
|
|
| | VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE | |
| |
| Autori | Mesazh |
|---|
MISTERIOZJA Luleshtrydhja Forumit


Numri i postimeve: 4095 Age: 24 Location: secret Humor: not bad Registration date: 02/10/2008
 | Titulli: VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE 4th October 2008, 4:27 am | |
| GJUHA SHQIPE (GJERGJ FISHTA)
Porsi kanga e zogut t'verës, qi vallzon n'blerim të prillit; porsi i ambli fllad i erës, qi lmon gjit e drandofillit; porsi vala e bregut t'detit, porsi gjáma e rrfès zhgjetare, porsi ushtima e nji tërmetit, ngjashtu á' gjuha e jonë shqyptare.
Ah! po; á' e ambël fjala e saj, porsi gjumi m'nji kërthi, porsi drita plot uzdajë, porsi gazi i pamashtri; edhe ndihet tue kumbue; porsi fleta e Kerubimit, ka'i bien qiellvet tue flutrue n't'zjarrtat valle t'ameshimit.
Pra, mallkue njai bir Shqyptari, qi këtë gjuhë të Perëndis', trashigim, që na la i pari, trashigim s'ia len ai fmis; edhe atij iu thaftë, po, goja, që përbuzë këtë gjuhë hyjnore; qi n'gjuhë t'huej, kur s'asht nevoja, flet e t'veten e lèn mbas dore.
Në gjuhë shqype nanat tona shi prej djepit na kanë thánun, se asht një Zot, qi do ta dona; njatë, qi jetën na ka dhánun; edhe shqyp na thanë se Zoti për shqyptarë Shqypninë e fali, se sa t'enden stina e moti, do ta gzojn k'ta djalë mbas djali.
Shqyp na vete, po pik' má para, n'agim t'jetës kur kemi shkue, tue ndjekë flutra nëpër ara, shqyp má s'pari kemi kndue: kemi kndue, po armët besnike, qi flakue kanë n'dorë t'shqyptarëvet, kah kanë dekë k'ta për dhé t'Parvet.
Në këtë gjuhë edhe njai Leka, qi'i rruzllim mbretnin s'i a, xúni, në këtë gjuhë edhe Kastriota u pat folë njatyne ushtrive, qi sa t'drisë e diellit rrota, kanë me kenë ndera e trimnive.
Pra, shqyptarë çdo fès qi t'jini, gegë e toskë, malci e qyteta, gjuhën t'uej kurr mos ta lini, mos ta lini sa t'jetë jeta, por për té gjithmonë punoni; pse, sa t'mbani gjuhën t'uej, fisi juej, vendi e zakoni kanë me u mbajtë larg kambës s'huej, N'per gjuhë shqype bota mbarë ka me ju njohtë se ç'fis ju kini, ka me ju njohtë për shqyptarë; trimi n'za, sikurse jini.
Prandaj, pra, n'e doni fisin, mali, bregu edhe Malcija prej njaj goje sod t'brohrisim: Me gjuhë t'veten rrnoftë Shqypnia! |
|  | | MISTERIOZJA Luleshtrydhja Forumit


Numri i postimeve: 4095 Age: 24 Location: secret Humor: not bad Registration date: 02/10/2008
 | Titulli: poezi per shqiperine 4th October 2008, 4:29 am | |
| Shqipëri, o jetëgjatë! (N.FRASHERI)
Shqipëri, o jetëgjatë, ty të kemi mëmë e atë dhe për ty do të luftojmë gjersa të të trashëgojmë. Për ty të gjithë, ditë dhe natë, mendohemi gjerë e gjatë, ti kurrë s´prishesh, s´shkretohesh, as drobitesh, as rrëgjohesh, më ke gjithë bukuritë e tëtëra mirësitë, ke fusha me lule shumë. lumenj të mëdhenj pa gjumë, male të lart' e të veshura, buzën e detit të qeshur, Mëje dritëz në dritë me të gjitha mirësitë. ................................... Shqipëri, të qofsha falë, të kam mëmë e më ke djalë.
Edituar për herë të fundit nga MISTERIOZJA në 4th October 2008, 4:33 am, edituar 1 herë gjithsej |
|  | | MISTERIOZJA Luleshtrydhja Forumit


Numri i postimeve: 4095 Age: 24 Location: secret Humor: not bad Registration date: 02/10/2008
 | Titulli: Re: VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE 4th October 2008, 4:30 am | |
| Ti, Shqipëri, Më Jep Nder! (N. FRASHERI)
O malet e Shqipërisë dhe ju, o lisat e gjatë, fushat e gjera me lule, që ju kam ndër mend ditë e natë.
Ju bregore bukuroshe dhe ju, lumenj të kulluar, çuka, kodra, brinja, gërxhe dhe pyje të gjelbëruar!
Do të këndoj bagëtinë që mbani ju e ushqeni, o vendëthit e bekuar, ju mendjen ma dëfreni... Ti, Shqipëri, më jep nder, më jep emrin shqiptar, zemrën ti ma gatove plot me dëshirë e me zjarr!
Edituar për herë të fundit nga MISTERIOZJA në 4th October 2008, 4:33 am, edituar 1 herë gjithsej |
|  | | MISTERIOZJA Luleshtrydhja Forumit


Numri i postimeve: 4095 Age: 24 Location: secret Humor: not bad Registration date: 02/10/2008
 | Titulli: Re: VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE 4th October 2008, 4:30 am | |
| Fjalët e Qiririt (N. FRASHERI)
Në mes tuaj kam qëndruar E jam duke përvëluar Që t'ju ap pakëz dritë, Natënë t'jua bënj ditë. Do të tretem, të kullohem, të digjem, të përvëlohem, Që t'ju ndrinj mir' e të shihni, Njëri tjatërin ta njihni. Për ju do të rri të tretem, As një çikë të mos mbetëm, Të digjem, të qanj me lot Se dëshirën s'e duronj dot. Unë zjarrit nuk i druhem Dhe kurrë s'dua të shuhem, Po të digjem më dëshirë, Sa të mundt t'ju ndrinj më mirë. Kur më shihni se jam tretur Mos pandehni se kam vdekur : Jam i gjall' e jam në jetë, Jam në dritët të vërtetë; Unë jam në shpirtit tuaj, Mos më kini për të huaj. Më është falur durimi, Andaj po digjem si trimi, Sa më kënda t'ju bënj mirë, Të mos mbeti n'errësirë. Jakëni, rreth meje rrini, Flisni, qeshni, hani, pini Në shpirtit kam dashurinë, Pa digjem për njerëzinë... Me zjarr ta djek mushkërinë E të tretem për njerinë Unë dua njerëzinë, Mirësin'e urtësinë. Në bëhi shokë me mua, Në më doni si ju dua, Njëri tjatrinë në doni Të paudhë mos punoni... Unë, duke përvëluar, Njerëzit i kam ndrituar; Kam qenë mik me njerinë, Andaj i di e më dinë... Dua shum fjalë t'ju them, Po trembem mos ju bënj ujem. E ku shkruhenë në kartë Fjalët' e gjuhësë 'zjarrtë ?
Edituar për herë të fundit nga MISTERIOZJA në 4th October 2008, 4:33 am, edituar 1 herë gjithsej |
|  | | MISTERIOZJA Luleshtrydhja Forumit


Numri i postimeve: 4095 Age: 24 Location: secret Humor: not bad Registration date: 02/10/2008
 | Titulli: Re: VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE 4th October 2008, 4:32 am | |
| Himni i Flamurit (ASDRENI)
Rreth flamurit të përbashkuar, me një dëshirë e një qëllim, të gjithë atij duk'iu betuar të lidhim besën për shpëtim. Prej lufte veç ai largohet që është lindur tradhëtor, kush është burrë, nuk frikohet, po vdes, po vdes si një dëshmor!
Në dorë armët do t'i mbajmë, të mbrojmë atdheun në çdo kënd, të drejtat tona ne si ndajmë; këtu armiqët s'kanë vend. që kombe shuhen përmbi dhe, po Shqipëria do të rrojë, për të, për të, luftojmë ne!
O flamur, flamur, shenj' e shtrenjtë tek ti betohemi këtu, pë Shqipërin, atdheun e shtrenjtë, për nder'edhe lavdimn e tu. Trim, burrë quhet dhe nderohet atdheuet kush iu bë therror. Përjetë ai do të kujtohet mbi dhe, nën dhe si një shenjtor! |
|  | | MISTERIOZJA Luleshtrydhja Forumit


Numri i postimeve: 4095 Age: 24 Location: secret Humor: not bad Registration date: 02/10/2008
 | Titulli: Re: VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE 4th October 2008, 4:34 am | |
| Dua (ASDRENI)
Mbi bar dua të prehem, të këndoj, të dëfrehem, të shoh rreth bagëtinë, kur hanë dhe pinë; të shoh fushat e blerta, bimët kur i fryen era, njërzit kur punojnë dhe çupat kur këndojnë!
Ah, dua dhe lulet, kur i shfaqin pekulet, dhe fluturat që venë, mbi to dua të jenë; bilbili t'ia thotë nën diellin e ngrohtë.
Dua dhe Shqipërinë, se atje kam shtëpinë, kur rrija nëpër ferrat edhe lozja me sheqerrat; për këtë kam dëshirë dhe s'dua më mirë, atje dua të shkoj, sa të jem e të rroj! |
|  | | MISTERIOZJA Luleshtrydhja Forumit


Numri i postimeve: 4095 Age: 24 Location: secret Humor: not bad Registration date: 02/10/2008
 | Titulli: Re: VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE 4th October 2008, 4:35 am | |
| Sa të dua Shqipëri (ASDRENI)
Sa të dua, o Shqipëri, sa me mall ndiej e sa dëshirë, për ty gaz e dashuri mu në zemër më ka mbirë!
Se për mua, o Atdhe, je një lule aq e vyer, sa nuk gjendet përmbi dhe shpirtintim për të ushqyer! |
|  | | MISTERIOZJA Luleshtrydhja Forumit


Numri i postimeve: 4095 Age: 24 Location: secret Humor: not bad Registration date: 02/10/2008
 | Titulli: Re: VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE 4th October 2008, 4:35 am | |
| I dashur Atdhe (ASDRENI)
Me vite jam larguar, i dashur Atdhe, por nuk të kam harruar, se shumë i ëmbël je.
Kjo zemra më këndon për ty, o Shqipëri, por prapë më lëngon, se je në varfëri.
Të fala të dërgoj, këndej ku jam Atdhe, gjithnjë po të kujtoj, se birin tënd më ke. |
|  | | MISTERIOZJA Luleshtrydhja Forumit


Numri i postimeve: 4095 Age: 24 Location: secret Humor: not bad Registration date: 02/10/2008
 | Titulli: Re: VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE 4th October 2008, 4:36 am | |
| Mëmëdheu (CAJUPI)
Mëmëdhe quhet toka ku më ka rënë koka, ku kam dashur mëmë e atë, ku më njeh dhe guri i thatë, stërgjyshët ku kanë qenë dhe varret q'i kanë vënë, ku jam rritur me thërrime, ku kam folur gjuhën time, ku kam fis dhe ku kam farë, ku kam qeshur, ku kam qarë, ku rroj me gaz e me shpresë, ku kam dëshirë të vdes. |
|  | | MISTERIOZJA Luleshtrydhja Forumit


Numri i postimeve: 4095 Age: 24 Location: secret Humor: not bad Registration date: 02/10/2008
 | Titulli: Re: VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE 4th October 2008, 4:38 am | |
| Ç’u Mbush Mali (LASGUSH PORADECI) Shqipëri! moj nëna ime, Më ke rritur me thërrime! Shqipëri! të qofsha falë, Të kam nënë e më ke djalë
********
Ç’u mbush mali me dëborë, Ç’u mbush deti me pamporë, Seç u mbush e shkreta Vlorë Plot me krushq e me dasmorë, S’janë Toskë e Malësorë Me flamur të kuq në dorë Si dhëndurë me kurorë.
Ç’u zbardhë malet, ç’u zbardhë: Nga çdo anë seç na ardhë Shqipëtarët gunë-bardhë, Seç na ardhë palë-palë Duke rutulluar malë Kush më këmb’e kush më kalë Kush më shpejt, kush më ngadalë; Kush i lum e kush i gjorë Kanë zbritur mun në Vlorë, Mun në Vlorën e lirisë, N’atë thelb të Shqipërisë. |
|  | | MISTERIOZJA Luleshtrydhja Forumit


Numri i postimeve: 4095 Age: 24 Location: secret Humor: not bad Registration date: 02/10/2008
 | Titulli: Re: VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE 4th October 2008, 4:39 am | |
| Gjuha Shqipe (I. KADARE) Kur në sulm hodhën turqit Hordhitë e pambaruara, Kështjellat e sintaksës S’i muar, që s’i muar.
Kur panë se gjuhës S’i hodhën dot prangat Lëshuan drejt saj Gjithfarë merimangash.
Parashtesa e pjesëza E lidhëza së prapthi, Të bukurën gjuhë Ta bënin leshharpi.
Të të bënin ty, donin, Shqipëri, memece. Po ja, erdhi Naimi, Si yll mbi ty ecte.
Dorën e zbehtë Mbi ballë ta vuri Të të hiqte zjarrllëkun Prej të sëmuri.
Dhe vdisnin pjesëzat, Thaheshin merimangat, Ndriste si perlat Poezia e madhe. |
|  | | MISTERIOZJA Luleshtrydhja Forumit


Numri i postimeve: 4095 Age: 24 Location: secret Humor: not bad Registration date: 02/10/2008
 | Titulli: Re: VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE 4th October 2008, 4:40 am | |
| Gjuha jonë Gjuha jonë sa e mirë, sa e ëmbël, sa e gjerë, sa e lehtë, sa e dlirë, sa e bukur, sa e vlerë!
Naim Frashëri |
|  | | MISTERIOZJA Luleshtrydhja Forumit


Numri i postimeve: 4095 Age: 24 Location: secret Humor: not bad Registration date: 02/10/2008
 | Titulli: Re: VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE 4th October 2008, 4:41 am | |
| Për Mëmëdhenë (MIHAL GRAMENO)
Për mëmëdhenë, për mëmëdhenë Vraponi burra, se s'ka me prit. Të vdesim sot me besa-besë pranë flamurit të kuq q'u ngrit.
Pranë flamurit, pranë flamurit, me shpatë zhveshur shqipëtarisht, Për dhen' e babës edhe të burrit kemi me vdekur sot burrërisht.
E Drini plak me oshëtima mbi Shqipërinë valët po dredh; Tosk' edhe Gegë, si vetëtima armikut bini se dita erdhi.
Ejani burra malit përpjetë duke u betuar vdekj' a liri. Se s'ka m'e ëmbël në këtë jetë, kur vdes shqiptari për Shqipëri! |
|  | | MISTERIOZJA Luleshtrydhja Forumit


Numri i postimeve: 4095 Age: 24 Location: secret Humor: not bad Registration date: 02/10/2008
 | Titulli: Re: VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE 4th October 2008, 4:42 am | |
| Djali Shqiptar (HIL MOSI) Unë jam nji bir shqiptari e Shqipninë e due. Kujdes na la i pari m’e dashtë e m’e nderue.
Se ne atë e kemi nanë, prandaj s’do lodhem kurr’ tue thanë: Un’ jam nji bir shqiptari e Shqipninë e due.
Un’ jam nji bir iliri e i lirë un’due me mbetë; për çfardo xhevahiri Shqipnin’ s’e jap përjetë. .................................................
Un’ kombin kurr s’kam m’e mohue, gjithmonë, gjithkund ka m’u diftue: Un’ jam nji bir arbnori, shqiptar besnik i mirë. |
|  | | limona Vip ne Kasata


Numri i postimeve: 388 Registration date: 02/10/2008
 | Titulli: Re: VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE 9th October 2008, 3:15 am | |
| | MISTERIOZJA shkruajti: | GJUHA SHQIPE (GJERGJ FISHTA)
Porsi kanga e zogut t'verës, qi vallzon n'blerim të prillit; porsi i ambli fllad i erës, qi lmon gjit e drandofillit; porsi vala e bregut t'detit, porsi gjáma e rrfès zhgjetare, porsi ushtima e nji tërmetit, ngjashtu á' gjuha e jonë shqyptare.
Ah! po; á' e ambël fjala e saj, porsi gjumi m'nji kërthi, porsi drita plot uzdajë, porsi gazi i pamashtri; edhe ndihet tue kumbue; porsi fleta e Kerubimit, ka'i bien qiellvet tue flutrue n't'zjarrtat valle t'ameshimit.
Pra, mallkue njai bir Shqyptari, qi këtë gjuhë të Perëndis', trashigim, që na la i pari, trashigim s'ia len ai fmis; edhe atij iu thaftë, po, goja, që përbuzë këtë gjuhë hyjnore; qi n'gjuhë t'huej, kur s'asht nevoja, flet e t'veten e lèn mbas dore.
Në gjuhë shqype nanat tona shi prej djepit na kanë thánun, se asht një Zot, qi do ta dona; njatë, qi jetën na ka dhánun; edhe shqyp na thanë se Zoti për shqyptarë Shqypninë e fali, se sa t'enden stina e moti, do ta gzojn k'ta djalë mbas djali.
Shqyp na vete, po pik' má para, n'agim t'jetës kur kemi shkue, tue ndjekë flutra nëpër ara, shqyp má s'pari kemi kndue: kemi kndue, po armët besnike, qi flakue kanë n'dorë t'shqyptarëvet, kah kanë dekë k'ta për dhé t'Parvet.
Në këtë gjuhë edhe njai Leka, qi'i rruzllim mbretnin s'i a, xúni, në këtë gjuhë edhe Kastriota u pat folë njatyne ushtrive, qi sa t'drisë e diellit rrota, kanë me kenë ndera e trimnive.
Pra, shqyptarë çdo fès qi t'jini, gegë e toskë, malci e qyteta, gjuhën t'uej kurr mos ta lini, mos ta lini sa t'jetë jeta, por për té gjithmonë punoni; pse, sa t'mbani gjuhën t'uej, fisi juej, vendi e zakoni kanë me u mbajtë larg kambës s'huej, N'per gjuhë shqype bota mbarë ka me ju njohtë se ç'fis ju kini, ka me ju njohtë për shqyptarë; trimi n'za, sikurse jini.
Prandaj, pra, n'e doni fisin, mali, bregu edhe Malcija prej njaj goje sod t'brohrisim: Me gjuhë t'veten rrnoftë Shqypnia! |
KJO POEZI ESHTE MADHESHTORE  |
|  | | | | VJERSHA PER GJUHEN SHQIPE | |
|
| | Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |
|