ForumPortaliCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Aktore te mirenjohur te skenes dhe ekranit shqiptar

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
UNKNOWN
H2O
H2O


Male Numri i postimeve : 750
Location : Tokesor
Registration date : 30/09/2008

MesazhTitulli: Aktore te mirenjohur te skenes dhe ekranit shqiptar   4th October 2008, 6:22 am

Ne kete teme te mundohemi te sjellim sado pak pjese nga krijimtaria dhe veprimtaria e aktoreve te skenes dhe ekranit shqiptar.
Do doja ta nisja kete teme me te madhin dhe te paperseritshmin Sander Prosi.

Sander Prosi


Ata jane mpakur! Te tjere akoma qe jane ende ne jete, ngjiten shkalleve te skenes ne capitje. Gjerdani nuk i mungoi as paraditen e djeshme skenes se Teatrit Kombetar, por vendi i “gjeneralit” i takonte Sander Prosit. Ne 24 shkurtin e vitit 1985 ai u shua, ndersa tani pershpirtja qe per vitin e tij te 22-te te te mosqenit me ne jete. Ironi fati a jo, 22 vjet me vone, ne te njejten dite, ate te 24 shkurtit u shua edhe Sulejman Pitarka, e dheu mbi varrin e tij, por edhe te Kadri Roshit, eshte ende i pathare.

Dhaskal Todri dhe Ismail Qemali s’mund te perseriten me, por ne jemi te pasur, pasi Sander Prosi na i ka skalitur ne dublat e filmave keto figura dhe ne kemi pse te mburremi. Te gjithe rolet e tij jane ajo, gravura e qendisur me fije shpirti, pasi cdo gje dilte prej zemres se tij, e cila kurre nuk reshti se rrahur per teatrin, ndersa fryma e tij ndjehej edhe ne ato minuta te tera ne sallen e teatrit.

Ndersa te tjeret qe vijne pas tij s’kishin sesi t’i mungonin skenes: Lazer Filipi, Drita Pelingu, Margarita Xhepa, Kallamata, Viktor Gjika, por edhe Tinka Kurti etj., qene aty ne skene, por edhe ne salle per te ndjekur nje e nga nje rolet e tij. Natyrshem kishte edhe mungesa ne kete gjerdan. Violeta Manushi s’mundi dot te ngjiste shkallezat e kesaj skene dje. Mpakje tjeter edhe kjo!

Fjale u thane, e sikunder kritiku Josif Papagjoni pohoi, “cdo fjale e thene per te nuk eshte shume, dhe jo te gjitha fjalet nuk mjaftojne per te”. Por ajo cka eshte e sigurt, cdo fjale e thene eshte nje penel me shume per te ravijezuar portretin e tij, Sander Prosit, kontit te hijshem te skenes dhe ekranit shqiptar.

Tek ai fjala shqipe ishte me e bukur, me e embel!

Rolet ne teater jane te shumta, por sec i pati me shume hije filmi! Ndaj edhe Viktor Gjika para se te fliste, u perul para kujtimit te Prosit per te thene fill: “Nderojini artistet! Jane rrenjet e kombit tone, ndaj dhe nderojini ata sa jane mes nesh!”.

Humbjet pakkush i pranon, por fisnikeria e tij shfaqet cdo dite ne ekran dhe pjese prej roleve te tij u shfaqen paraditen e djeshme. E jo me kot regjisori Gjika teksa fliste i drejtohej... “I dashur Sander! U mblodhem te te themi qe s’mund te te harrojme”. E duket se buzeqeshjet jane ushqimi i madh qe ai pati.

Natyrshem ne te tilla raste, ata qe e njohen kthehen pas, sjellin ende copeza kujtimesh... “Ishte i madh edhe ne rolet e vogla, - shprehet Gjika, - pasi per te nuk kishte role te medha e te vogla, sepse ai punonte qe t’i bente te medha edhe rolet e vogla dhe ia arrinte”.

Ai ishte aktori qe ia beri nderin vetes, duke na nderuar te gjithe ne.

Por vec nje porosi mund te lihet ne kesi rastesh. Duajeni skenen sic e deshi Sander Prosi!

Pirro Mani, nje leter nga pertej...

Per te vyerin Sander Prosi... Keshtu e nis letren e tij Pirro Mani nga pertej oqeanit, pasi i pranishem fizikisht ne sallen e teatrit nuk mundi te ishte. Nuk mundi dot t’i shihte as aktoret e tjere ne sy. I paten kerkuar edhe atij te jepte mendimet per te, per Sandrin e paarritshem, per te cilin eshte e veshtire te thuash teper mendime.

Dhe nder radhet e letres se tij Pirro Mani shkruan: “Duhet te ndalesh mire kur flet per te. Te ulesh dhe te mbeshtetsh fort mbi tavoline dhe me nje e-mail s’mund t’i shkruaj te gjitha. Mirepo tani me jane zgjuar me shume emocione, sesa mendime”. Ata flisnin edhe per duhanin e keq, pasi ne asnje rast s’mund te jete i mire dhe ne cdo rast per teatrin perfundonin te ndaleshin me gjate. Per ate pjese, qe ishte edhe jeta e tyre. “Ai fliste thjesht dhe paster, - shkruan Pirro Mani, - pasi ishte ndryshe. Dhe askush nuk mund te harroje te qeshuren e tij te bukur, aq sa edhe fisnike”.

Stomatologu qe lindi per skene

Diploma e stomatologut ne xhep nuk e ka stepur aspak Sander Prosin. Pasioni qe kishte per skenen e beri qe, ndonese i sapokthyer nga studimet ne Austri dhe vetem pak kohe pune ne profesionin e tij qe diploma i diktonte, nuk mundi ta linte indiferent, teksa degjonte per konkursin e Teatrit Kombetar. Per te vijuar me rolet e tij te paarrira ne kinematografi, pasi Dhaskalin plak askush nuk mund ta shlyeje nga kujtesa.

Ndersa roli i tij i pare ka qene ai i Shaqir Ages ne komedine “Prefekti” te Besim Levonjes, qe u prit mjaft mire dhe ku aktori luajti krahas Loro Kovacit, Mihal Popit, Marie Logorecit etj. Ishte viti 1961, kur ai mori rolin e pare ne film, si drejtori i shkolles ne filmin “Debatik”. Ne filmin “Vitet e para” ai i beri pershtypje spektatorit per nje konkretizim te qarte te personazhit te Abdylit, duke mbetur ne mendje te cdokujt per nje kohe te gjate. Sander Prosi vdiq atehere, kur mund t'i jepte akoma role te bukura skenes dhe ekranit. U vleresua me cmime, tituj e medalje, si dhe me titullin e larte “Artist i Popullit”. U nda nga jeta duke xhiruar metrat e fundit te filmit “Pranvere e hidhur” me 24 mars 1985. Dhe pranvera e hidhur ishte vertet per te.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
UNKNOWN
H2O
H2O


Male Numri i postimeve : 750
Location : Tokesor
Registration date : 30/09/2008

MesazhTitulli: Re: Aktore te mirenjohur te skenes dhe ekranit shqiptar   4th October 2008, 6:22 am

Reshat Arbana
-----------------------------------
Reshat Arbana lindi më 15 shtator 1940 në Tiranë, Shqipëri. Ai është një aktor teatri dhe filmi. Një nga aktoret me popullorë te kinemase shqiptare, me mbi 35 role, duke filluar që nga viti 1963.

Pasi kreu studimet ne shkollen e larte per aktore “Aleksander Moisiu”, prane Teatrit Kombetar ne Tirane, më 1968, filloi punë në Radio Tirana. Nga viti 1977 e deri sa doli në pension ishte aktor i Teatrit Kombetar të Tiranës.

Ndër rolet më të spikatura në film Samiu tek “Fijet qe priten” 1976, Prefekti tek “Gjeneral gramafoni” 1978, Bimbashi tek “Liri a vdekje” 1979, Isa Boletini tek “Nentori i dyte” 1982, Ahmeti tek “Dora e ngrohte” 1983, Adnani tek “Hije që mbeten pas” 1985, Aliu tek “Binarët” 1987, Emili tek “Rikonstruksioni” 1988, Kuke Memini tek “Balada e Kurbinit” 1990. Për rolet e Dajlan Beut tek “Kush vdes ne kembe” 1984 dhe Kryetarit të Këshillit tek “Kur hapen dyert e jetës” 1986 ka fituar Medalionin e Festivalit të Filmit më 1985 e 1987.

Filma të tjerë të Arbanës janë “Komisari i dritës” 1966, “Duel i heshtur” 1967, “Plage te vjetra” 1969, “Kapedani” 1972, “Pylli i lirise” 1976, “Tingujt e luftes” 1976, “I treti”, “Kur hidheshin themelet” 1978, “Nga mezi i erresires” 1978, “Intendenti” 1980, “Gjurme ne kaltërsi” 1981, “Shoket” 1982, “Fundi i nje gjakmarrjeje”, “Gracka”, “Koha e larget” 1983, “Shirat e vjeshtes”, “Zambaket e bardhe” 1984, “Te paftuarit” 1985, “Flutura ne kabinen time” 1988 etj.

Në maj 2004 u rikthye në skenën e Teatrit Kombëtar me rolin e protagonistit në dramën “Streha e të harruarve”.

Filmografia

* Kaskadori shqiptar (1998) (TV)
* Balada e Kurbinit (1990)
* Vetmi (1990)
* Flutura në kabinen time (1988)...Nikolla
* Rekonstruksioni (1988) (TV)...Emili
* Binarët (1987)...Aliu
* Kur hapen dyert e jetës (1986)...kryetari
* Hije që mbeten pas (1985)...Adnani
* Te paftuarit (1985)...Qehajaji
* Kush vdes në këmbë (1984)...komandanti Turk
* Shirat e vjeshtës (1984)...Instruktori i KQ
* Zambakët e Bardhë (1984) .... Pedagog Petriti
* Dora e ngrohtë (1983)...Ahmeti
* Fundi i një gjakmarrjeje (1983)
* Gracka (1983)...gjnerali CIA-s
* Kohë e largët (1983)
* Nëntori i dytë (1982)...Isa
* Shokët (1982)...Nikolla
* Gjurmë në kaltërsi (1981)...Marku
* Intendanti (1980)...kryetri i Keshillit
* Liri a vdekje (1979)...Bimbashi
* Gjeneral gramafoni (1978)...prefekti
* Kur hidheshin themelet (1978) (TV) .... Beqir Aga
* Fije që priten (1976)...Zoti Sen
* Pylli i lirisë (1976)...Kovi
* Tinguj lufte (1976) .... Mësuesi
* Duel i Heshtur (1967)...Islami
* Komisari i Drites (1966)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
UNKNOWN
H2O
H2O


Male Numri i postimeve : 750
Location : Tokesor
Registration date : 30/09/2008

MesazhTitulli: Re: Aktore te mirenjohur te skenes dhe ekranit shqiptar   4th October 2008, 6:23 am

Robert Ndrenika


Robert Ndrenika lindi në Vuno, Shqipëri në 1942. Në vitet 1960-1964 ka studiuar për aktor ne Shkollen e Larte "Aleksander Moisiu". Nga ky vit, deri me 1970, punon si aktor ne Teatrin "Skampa" te Elbasanit. Ne vitet 1970-1974 punon si aktor ne Teatrin e Institutit te Larte te Arteve (sot Akademia e Arteve), me pas ne Teatrin Kombetar, deri sa doli në pension. Sot punon si aktor i lire.

Ka qene nder aktoret qe ka pasur ngarkesen me te madhe ne teater dhe kinematografi. Nga dramaturgjia kombetare, midis te tjerash, ka interpretuar: "Besa" e S. Frasherit, "Ura" e M. Jeros, "Prefekti" i B.Levonjes, "Familja e peshkatarit" e S. Pitarkes, "Bashke me agimin" e K. Jakoves, "Midis dy njerezve" e K. Blushit, "Skenderbeu" i L Shllakut, "Gjenerali i ushtrise se vdekur" dhe “Stinë e mërzitshme në Olimp” të I. Kadarese, "Lumi i vdekur" i J. Xoxes, "Fytyra e dyte" dhe "Shkelqimi dhe renia e shokut Zylo" te D. Agollit, "Shkallet" dhe "Shtepia me dy porta" te R. Pulahes.

Nga dramaturgjia e huaj mund te permendim "Shume zhurme për asgje", "Nata e dymbedhjete" dhe "Zbutja e kryeneçes" te Shekspirit, "I semuri për mend" dhe “Kopraci” të Molierit, "Udha e larget" e Arbuzovit, "Luiza Miler" e Shilerit, "Prometeu" dhe "Njeriu qe pa vdekjen me sy" te V.Eftimiut, "Dashuri e tille” e Kohoutit, "Banja" e Majakovskit, "Arturo Ui" e Brehtit, "Vdekja e nje komisioneri" e Millerit, "Vizita e dames plake" e Dyrrenmatit, "Magjia e madhe” dhe “Cilindri” të De Filipos, "Darka e te marreve" e Veberit, “6 vjet shtatzënë” e Cikliropulosit, “Pulëbardha” e Çehovit, “Histori zooparku” e Ollbit, etj.

Ne kinematografi ka interpretuar mbi 30 filma, midis te cileve mund te permendim "Horizonte te hapura", "I teti ne bronx", "Kapedani", "Shtigje lufte", "Ne shtepine tone", "Koncert ne vitin 1936", "Bolero" etj.

Ka punuar me regjisore teatri si Kujtim Spahivogli, Mihallaq Luarasi, Lec Shilaku, Piro Mani, Esat Oktrova, Drita Agolli, Gezim Kame, Fatos Haxhiraj, Kiço Londo, Kastriot Çipi, Hervin Çuli, dhe kineastë si Dhimiter Anagnosti, Viktor Gjika, Muharrem Fejzo, Piro Milkani, Saimir Kumbaro, Vladimir Prifti, etj.

Ne vitin 1979 i është akorduar titulli "Artist i Merituar" dhe ne vitin 1988 titulli "Artist i Popullit". Eshte nderuar me Kupen për Aktorin me të Mire ne Festivalin Kombetar te Teatrit, me 1994, për rolin e Di Spetes ne shfaqjen "Magjia e Madhe", te De Filipos dhe ne Festivalin e Filmit te vitit 1979, për rolin e Prefektit ne filmin "Koncert ne vitin 1936".

Për disa vite ka punuar si pedagog i mjeshtrise se aktorit dhe fjales artistike, ne degen e aktrimit, ne Institutin e Lartë te Arteve.


Filmografia:

* Tirana, viti zero - (2001) si Kujtimi
* Parullat - (2001) si Lleshi
* Bolero - (1997)
* Botë e padukshme - (1987)...ANDONI
* Përralle Nga e Kaluara - (1987) si Vangjeli
* Vrasje në gjueti - (1987)
* Dhe vjen një ditë - (1986)...ZENELI
* Gurët e shtëpisë sime - (1985)
* Tre njerëz me guna - (1985)
* Shirat e vjeshtës - (1984)...SOTIRI
* Kohë e largët - (1983) si Anastas Grigori
* Besa e kuqe - (1982)
* Era e ngrohtë e thellësive - (1982) (TV)
* Nëntori i dytë - (1982)...KARROCIERI
* Vellezer dhe shoke - (1982)
* Një shoqe nga fshati - (1980)...AGUSHI
* Ditët që sollën pranverën - (1979) (TV)
* Mësonjëtorja - (1979)...LYPESI
* Në shtepine tonë - (1979)..STEFI
* Koncert në vitin - 1936 (1978)...PREFEKTI
* Shëmbja e idhujve - (1977)...XHANDARI
* Emblema e dikurëshme - (1976) (TV)
* Duke kërkuar pesëorëshin - (1974) si Zeqo
* Rruge te bardha - (1974)
* Shtigje të luftës - (1974)..SHABANI
* Kryengritje në pallat - (1972)
* Odiseja e tifozave - (1972)
* Kapedani - (1972) si Oficeri
* Horizonte të hapura - (1968) .... Azemi
* Oshëtime në bregdet - (1966)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
UNKNOWN
H2O
H2O


Male Numri i postimeve : 750
Location : Tokesor
Registration date : 30/09/2008

MesazhTitulli: Re: Aktore te mirenjohur te skenes dhe ekranit shqiptar   4th October 2008, 6:23 am

Margarita XHEPA

Lindur në in Lushnje, në 02/04/1934



Nje nga Zonjat e Medha te teatrit shqiptar. Ne maj 2004 u rikthye ne skenen e Teatrit Kombetar, per te shkelqyer ne dramen "Streha e te harruarve", nje tjeter sukses ne karrieren e saj 50-vjecare.
Nga viti 1950 u aktivizua si artiste probiste ne Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar) dhe njekohesisht studioi ne Liceun Artistik, Dega e Drames.
Ka krijuar mbi 150 role ne teater, midis te cileve mund te permendim: Majlinden tek "Majlinda" (Xh. Broja), Dafina tek "Lumi i vdekur" (dramatizim nga K. Velça i romanit me te njejtin titull te J. Xoxes), Filja tek "Cuca e maleve" (L. Papa), Zonja Meme tek "Kush e solli Doruntinen" (dramatizim nga E. Budina e P. Mani i romanit me te njejtin titull te I. Kadarese), Nena "Perballe vetes" (R. Pulaha) etj.
Ka qene njesoj e suksesshme ne rolet e dramaturgjise boterore, si Ofelia tek "Hamleti", Vajza e dyte tek "Mbreti Lir", Dado tek "Romeo e Xhulieta" Mbreteresha Margaret tek "Rikardi i III", te Shekspirit.
Ne rolet e tjera nga dramaturgjia boterore spikasin Klea tek "Dhelpra dhe rrushte" (Figereido), Lena tek "Xhaxha Vanja" (Çehov), Ledi Milford tek "Luiza Miler" (Shiler), Zonja Berling tek "Vizita e inspektorit" (Pristli), Zonja Lomen tek "Vdekja e nje komisioneri" (A. Miller), Ana Andrejevna tek "Revizori" (Gogol), Marsela tek "Qeni i kopshtarit" (De Vega), Mashenka tek "Mashenka" (Afigenov), ShejIa tek "Morali i zonjes Dulska" (Zapolska), apo Dado tek "Elektra" e Sofokliut, nen drejtimin e regjisorit grek Dhimitri Mavriqis, ne Teatrin Kombetar te Greqise, ne Athine.
Veç roleve ne teater, ka realizuor edhe 32 role ne kinema, duke punuar me shumicen e regjisoreve shqiptare. Me K. Dhamon xhiron "Vitet e para" dhe "Gjurmet", me I. Muçajn e K. Mitron "Dimri i fundit", "Toke e pergjakur", "Nje djale dhe nje vajze" dhe "Apasionata", me V. Gjiken "Gjeneral Gramafoni", me E. Musliun "Rrethi i kujteses" dhe "Vitet e pritjes" (E. Musliu), me K. Çashkun "Dora e ngrohte", me Dhe. Anagnostin "Guret e shtepise sime", me P. Milkanin "Pranvera s'erdhi vetem", me S. Kumbaron "Koncert ne vitin 1936", me Gj. Xhuvanian "E diela e fundit" dhe "I dashur armik".
Ne vitin .... interpretoi ne filmin grek "Mirupafshim" (regjisor J. Koras, K. Vupuras). Filmi u laureua me Çmimin e Madh ne Festivalin Nderkombetar te Filmit Mesdhetar ne Selanik, ndersa Margarita Xhepa, Çmimin e Nderit

ROLE NE FILMA

I dashur armik (2004) .... NENA
Mirupafshim (1997)
E diela e fundit (1993) ... NENA
Misioni përtej detit (1988) ... GRUAJA E ANDREAS
Rrethi i kujtesës (1987) ... MAMAJA
Fillim i vështirë (1986) ... DREJTORESHA E AMBULANCES
Gabimi (1986) ... GJYSHJA
Gurët e shtëpisë sime (1985) ... NENA
Militanti (1984) ... NENA E VISARIT
Apasionata (1983) ... NENA E ARTURIT
Dora e ngrohtë (1983) ... NENA E BESOS
Shokët (1982) ... NENA E GENCIT
Dita e parë e emrimit (1981) ... SHOQJA DRITA
Me hapin e shokëve (1979) (TV) ... NENA
Dollia e dasmës sime (1978) ... VJEHRRA
Gjeneral gramafoni (1978) ... GRUAJA E PREFEKTIT
Koncert në vitin 1936 (1978) ... PIANISTJA
Dimri i fundit (1976) ... NJE NGA GRATE
Pylli i lirisë (1976) ... NENA E VLASHIT
Tokë e përgjakur (1976) ... GRUAJA E MITIT
Vitet e para (1965) .... ZYRAKA
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
UNKNOWN
H2O
H2O


Male Numri i postimeve : 750
Location : Tokesor
Registration date : 30/09/2008

MesazhTitulli: Re: Aktore te mirenjohur te skenes dhe ekranit shqiptar   4th October 2008, 6:23 am

ILIA SHYTI

Ilia Shyti lindi më 19 korrik 1929 në Lushnjë, vdiq më 26 nëntor 2003. Veprimtarinë e tij e filloi si aktor dhe regjisor në qytetin e tij të lindjes, ndërsa në vitin 1954 ai u vendos pranë Kinostudios “Shqipëria e re”, sot Qendra Kinematografike Shqiptare. Katër vite më vonë, në vitin 1958, ai do të interpretonte në filmin e parë me metrazh të shkurtër “Tana”.

Ilia Shyti, arriti të krijojë personazhe që kanë mbetur tashmė në kujtesën e spektatorit. Në kinema aktorë me një profil të tillë janë të paktë, duke e kthyer në mjeshtëri më vete lojën episodike. Nga rreth 54 rolet që ka interpretuar ai, ndër më të suksesshmit mund të përmendim, inxhinier Mborja, tek filmi "Vitet e para", përgjegjësi i ofiçinës, tek "Brazdat", gjyshi, në filmin për fėmijë "Qyteti më i ri në botė", mësuesi në "Koncert në vitin 1936", babai i Etlevës në "Treni niset në 7 pa pesë", ish-gjenerali në filmin "Kthimi i ushtrisë së vdekur" etj.

Ne vitet 80-te ai mori titullin, ARTIST I MERITUAR, titull qe per mendimin tim personal, referuar potencialit te tij te madh, duhet qe te rishikohet, pasi ai meriton pa asnje medyshje titullin e larte qe e supermeriton, ARTIST I POPULLIT. Pra le te shpresojme se shteti i sotem do ta beje kete ne nje te ardhme te afert. Mendoj se eshte gjeja me e vogel qe mund te behet per te nderuar dhe cmuar punen e Ilias, si dhe shume te tjerve, ne fushat respektive. Ilia ishte nje artist i madh, nje aktor i nivelit shume shume te larte. I tille do te mbetet gjithenje, ne kujtesen e mijra artdashsve, qe me rolet e tij, e mbajne te pavdekshem kujtimin mbi kete aktor te madh.


Role ne kinema

E diela e fundit (1993) ... plaku
Djali elastik (1989)
Kthimi i ushtrise se vdekur (1989) ... ish gjenerali ne pension
Treni niset më shtatë pa pesë (1988) ... babai i Etleves
Tre vetë kapërxejnë malin (1988)
Këmishët me dyllë (1987) .. kapedani
Një vitë i gjatë (1987)
Rrethi i kujtesës (1987) ... vellai Margarites
Tela për violinë (1987) ... babai i Mucos
Gabimi (1986) ... gjyshi
Kronikë e atyre netëve (1986)
Asgjë nuk harrohet (1985) ... veterani
Shirat e vjeshtës (1984) ... babai i Ilirit
Zambakët e Bardhë (1984) ... rektori
Era e ngrohtë e thellësive (1982)
Nentori i dyte (1982) ... mullai i Lushnjes
Vëllezër dhe shokë (1982)
Gezhoja e vjeter (1981) ... babai i Servetit
Qortimet e vjeshtes (1981) ... profesor Luka
Koncert ne vitin 1936 (1980) ... mesuesi
Ne shtepine tone (1979) ... komshiu
Ne vinim nga lufta (1979) ... Abdyli
Radiostacioni (1979) ... inxhinjeri i Radio Tiranes
Intendenti (1979) ... komandanti i Batalionit
Pranverë në Gjirokastër (1978) ... Shyqo
Nga mesi i erresires (1978) ... oficeri i zyres propagandistike
Fijet qe priten (1976) ... roja e kooperatives
Brazdat (1975) .. përgjegjësi i ofiçinës
Gjenerali i ushtrise se vdekur (1975) ... babai i dhenderit
Qyteti me i ri ne bote (1974) ... gjyshi
Rrugë të bardha (1974) ... drejtori i PTT-se
Yjet e neteve te gjata (1972) ... Rako
Mëngjeze lufte (1971) ... xha Qazo
Vitet e para (1965) ... inxhinjer Mborja
Toka jonë (1964)
Detyrë e posaçme (1963)
Debatik (1961) ... spiuni
Fortuna (1959) .... Abazi
Tana (1958)

Role ne teater

Prefekti ... memeci
Karnavalet e Korces ... Nikollaqi
Cuca e maleve
Arturo Ui
Lumi i vdekur ... kryeplaku
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
UNKNOWN
H2O
H2O


Male Numri i postimeve : 750
Location : Tokesor
Registration date : 30/09/2008

MesazhTitulli: Re: Aktore te mirenjohur te skenes dhe ekranit shqiptar   4th October 2008, 6:24 am

Mimika Luca

Mimika Luca lindi në Gjirokastër më 24 dhjetor të vitit 1937, është aktore e mirënjohur shqiptare. Interpretoi në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit, si balerinë, nga 1951 – 1962. Më 1962 pranohet aktore në Teatrin Popullor, ku ka interpretuar rreth 30 role në 15 vjet, si p.sh: Suzana, Luçia, Tjen Ny “Muri i madh”, Dila “Cuca e maleve”, Sonja, Nica “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, Laja “Lulet e Shegës”, etj. Ka interpretuar edhe në 12 filma artistikë. U martua me aktorin e shquar Ndrekë Luca. Shkroi edhe disa drama, të cilat u vunë në TP, më e njohura “Drita”, etj. Në vitin 1977 kalon pedagoge në ILA, dega dramë.

Role ne teater

Shi ne plazh ... Lajdeja
Karnavalet e Korces ... sherbyesja

Role ne filma

Treni niset më shtatë pa pesë - (1988) .... nëna
Përrallë nga e kaluara - (1987)...mamaja e Marigose
Rrethimi i vogël - (1986) ... pastruesja
Taulanti kërkon një motër - (1984) .... edukatorja
Zambakët e bardhë - (1983) .... Drita - sekretare partie
Ne shtepinë tonë - (1979) ..mamaja, Flora
Kur hidheshin themelet - (1978) (TV) .... Laja
Kryengritje në pallat - (1972) ...mamaja
Detyrë e posaçme - (1963) ... Dila
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
UNKNOWN
H2O
H2O


Male Numri i postimeve : 750
Location : Tokesor
Registration date : 30/09/2008

MesazhTitulli: Re: Aktore te mirenjohur te skenes dhe ekranit shqiptar   4th October 2008, 6:24 am

Marie Qyrsaqi: “Emocionet e mia te ‘Çifti i lumtur’”

Shkruar nga Zef Pali

SHKODËR- Na ishte njëherë një vajzë 25 vjeçe nga Shkodra, që e përzgjodhën të luante filmin “Çifti i lumtur”. Që nga viti 1975 gati e kanë harruar. Por Marie Qyrsaqi jo vetëm jeton jetën e saj por na tregon emocionet e jetës së filmit në Shkodër. Është 57 vjeçe, por ende i ruan të freskëta emocionet e sheshxhirimit të një prej filmave më të pëlqyer të kohës së komunizmit, i cili për fat nuk kishte brenda tij ideologjizma.
Edhe pse kanë kaluar 32 vjet nga ditët e hershme kur xhironte filmin “Çifti i Lumtur”, ende e thërrasin me atë “Ej, vajza e “Çiftit të Lumtur”. “Ndihem mirë të më thërrasin kështu jo vetëm në Shkodër, por kudo ku kam qenë, edhe në Itali. Është vlerësimi më i mirë që mund të marr, megjithëse ka kaluar shumë kohë”. Marie Qyrsaqi (Garxhola) nuk ka humbur shumë nga freskia e vajzës që dashuronte djalin e ish-fesë tjetër, dhe që në batuta e situata gazmore mundi të arrinte atë që donte. Është thuajse e njëjta, ndërsa jo pa krenari të tregon foton e Xhuljas, vajzës së saj, që është kopja e nënës të saj në kohën kur luante filmin, që është ndër më të dashurit për shqiptarët kudo që ndodhen. Megjithëse me pushime në plazhin e Velipojës, Marija ju përgjigj me shumë dëshirë ftesës të “Tirana Observer” për një intervistë. Vajza e “Çiftit të Lumtur”, “Rina e Këshillit të Ndrikullave” tregon më hollësi detaje nga jeta e saj. “Ka qenë një ndër eksperiencat e mia më të bukura luajtja e atij filmi. Tre muaj punë dhe ankth, përkushtim, dëshirë, e pse jo, edhe shqetësim. Ndërsa pas tre muajsh, kur kam parë veten në film, nuk doja ta besoja”, shprehet Marija. Që nga koha kur nisi të punojë në Teatër më 1968 dhe deri vonë ajo është ndër aktorët kryesore të Teatrit “Migjeni”.

Si erdhi në art dhe në teatër Marie Qyrsaqi?
Nuk mund ta quaj rastësi që jam artiste. Vij nga një familje artistësh dhe nuk mund të dilja edhe unë jashtë kësaj rryme. Gjyshi im ka qenë tenor i mrekullueshëm. Im atë i binte aq bukur mandolinës. Jam mbesë e kompozitorit që la aq emër në muzikën shqiptare, Pjetër Gacit, mbesë e Lazër Filipit. Është një gjen artistësh nga ku nuk shpëton askush nga familja jonë. Unë u bëra aktore, im vëlla piktor e skulptor, sot është në Amerikë, motra ime është violiniste në orkestrën e Athinës dhe pedagoge në Universitetin Gjerman Muzikor në Athinë, njëri vëlla i bie kitarës, im vëlla tjetri është arkitekt, mbesat janë të lidhura me artin, njëra është për violinë në Athinë, tjetra studion violinë e balet, ndërsa një tjetër është për kanto. Fëmijët e mi, megjithëse ishin të talentuar, zgjodhën gjuhët e huaja. Sot janë në Itali dhe studiojnë atje. Unë mora drejtimin e artit dramatik. Kështu ndodhi, në 1968 unë punoja në Fabrikën e Letrës. Isha 17 vjeç dhe në një festival teatrosh amatore me dramën “Cuca e Maleve”, ku interpretoja Cucën, fitova çmimin e parë. Çmim të parë fitova edhe me një rol tjetër. Pas kësaj me sa duket tërhoqa vëmendjen e drejtuesve të teatrit dhe më morën si probise, që do të thotë të jesh në provë për një vit. Në fakt ka qenë periudhë e vështirë. Nga një anë mentaliteti. Një vajzë e re, vetëm 17 vjeç të jetë aktore në një mentalitet fanatik është jo e lehtë. Nga ana tjetër edhe vështirësitë e punës. Megjithatë, duket se ja dola mbanë. Kam luajtur në një dramë të Fadil Paçramit.
Në plejadën e artistëve shqiptarë ju keni hyrë si nusja e “Çiftit të Lumtur”. Si erdhët te ky rol? A mund të na kujtoni diçka?
Çifti i Lumtur ka qenë komedi para se të jetë film. Ka qenë një komedi e Bik Pepës. Regjisor ka qenë Serafin Fanko. Sapo mori komedinë, e kishte të caktuar edhe ndarjen e roleve. Me një fjalë ka qenë zgjedhja e tij. Punuam shumë që të gjithë. Kam pasur fatin e mirë të punoj edhe në komedi dhe më pas në film me një trupë të mrekullueshme. Aktorë që ndihmonim njëri-tjetrin. Premiera ishte një mrekulli. Të gjitha biletat ishin shitur pa përjashtim. Dy orë para shfaqjes ishte mbushur i gjithë teatri. Ne aktorëve na pëlqen që me emocionet të përziejmë edhe kureshtjen. Qëndronin pas kuintave dhe shikonim ata që erdhën. Pas shfaqjesh, vlerësimi ishte maksimal. Spektatori që është edhe vlerësuesi më i mirë i punës tonë na dha notën më të mirë. Mbaj mend që isha në ankth për vlerësimet e regjisorit të nesërmen. Por edhe ai na dha maksimumin.
Emocionet natyrisht ishin të mëdha. I mbani mend?
Natyrisht. Në art para dhe gjatë premierës ka dy lloj emocionesh. Nganjëherë të mbërthejnë shumë dhe të bëhen pengesë. Nganjëherë të bëjnë të ecësh dhe të matesh mirë. Unë zakonisht i kam zotëruar emocionet, megjithëse kanë qenë të jashtëzakonshme. Te komedia “Çifti i Lumtur” kam patur shumë emocione. Por më bënë mirë.
Si u realizua më pas filmi?
Komedia ka qenë rreth viteve ‘70. Janë dhënë në Shkodër shumë e shumë shfaqje dhe më pas kemi bërë disa turne në të gjithë vendin. Në një nga këto shfaqje na ka parë edhe regjisori Pirro Milkani, i cili hodhi idenë që të bëhej film. U miratua, dhe më pas i gjithë grupi i xhirimit erdhi në Shkodër. Duheshin përzgjedhur aktorët. U bënë shumë kinoprova. Të them të drejtën për rolin në komedi kisha punuar shumë. E doja patjetër edhe në film. Më shumë se një javë janë bërë në sallën e teatrit kinoprovat për vajzën. Me dhjetëra vajza kanë bërë provat. Një javë kam përjetuar ankth. E doja shumë rolin. Pas një jave regjisori Milkani dhe operatori që ne e quanim Roshi më thanë se kisha fituar rolin. Ishte gëzim i madh për mua. Me pas erdhën xhirimet. Nuk mund të besohet, por kanë zgjatur 3 muaj. Ka qenë eksperienca e parë në një film. Ishte e vështirë, por edhe bukur. Më kujtohet që skenat e shtëpisë xhiroheshin në një ambient të improvizuar të Katedrales që aso kohe ishte Pallati i Sportit. Aty ishte improvizuar shtëpia. Xhirohej natën dhe kishte shumë qetësi. Kishte raste në skenat më masive me disa persona kur na duhej të bënim disa duble për një rol. E di se kur shija dublet më vonë nuk më pëlqente vetja, ndërsa regjisori lëvdonte punën time.
A u prit mirë filmi?
Dalja e një filmi në vitin 1975, ishte ngjarje. E kam parë filmin në Tiranë. Gjatë të gjithë kohës kam qëndruar e ngrirë. Shihja veten dhe nuk më dukej se isha unë në ato skena. E kisha të vështirë ta besoja veten. Pas filmit, shtrëngimet e duarve dhe përqafimet ishin treguesi se ishte pëlqyer. Ndërsa pas daljes së filmit në televizion, afeksioni i njerëzve ishte një mrekulli. Ka qenë diçka që zgjati për vite më radhë. Në fakt dikur filmi jepej shumë shpesh. Më pas për disa vite para 1990 nuk u dha. Pas ‘90 jepet me qindra herë. Shpesh duke qëndruar në shtëpi më bie telefoni, dhe miq, të njohur e të panjohur, më thonë, hape te ky a ai stacion dhe aty shoh ndonjë sekuencë të filmit.
Si ndiheni kur e shihni sot filmin pas shumë vitesh?
Mbase nuk duhet thënë, por mund ta kem parë filmin gjithsej një a dy herë nga fillimi deri në fund. Si ndihem? Kujtoj rininë time. Në fakt është një film që iu reziston kohërave. Personazhet nuk kanë emër në këtë film. Është thjesht djali, vajza, fanatiku, halla, nëna.
Po aq i famshëm është edhe interpretimi i Rinës tek Këshilli i Ndrikullave. Si e kujtoni?
Është një ndër pjesët më të bukura të historisë së teatrit shqiptar dhe më vjen keq që nuk jepet më. Komedia ishte pjesë e Sheri Mitës dhe u vu në skenë nga Serafin Fanko. Është brilant interpretimi i Tano Banushit. Kur autori erdhi të shohë shfaqjen tonë u habit. “Kjo nuk është ajo që kam shkruar unë”, më kujtohet që tha. Më kujtohet një detaj. Gjatë kohës që kishim mizanskenat në prova, si për të luajtur në skenën kur unë, Rina, duhet të bëja prezantimin me Leon në shtëpi, dhe isha duke punuar, marr majmunin dhe e vendos në një karrige ku do ulej Tanoja. Në lodhjen e provave ishte si çlodhje dhe lojë. Kur Tanoja u ul, majmuni lëshoi një pi...i...i...p. Të shihje mimikën e Tanos, ishte një gjë e papërsëritshme. “Aty rri”, më tha regjisori, dhe ky detaj u la, dhe është ndër më tërheqësit në komedi.
Po sot a jeni e lidhur me teatrin?
Natyrisht. Vazhdoj të jem aktore. Madje në vitet ‘90 kam realizuar një ndër rolet e mia më të mira. Ka qenë drama “Franku V”, ku unë luaja rolin e një vajze që jeta e detyron të shesë trupin e saj. Regjisor ka qenë Arben Kumbaro, një nga regjisorët me të talentuar. Ishte shkurt, në kohën kur në Tiranë bëhej greva e urisë së studentëve. Megjithëse ishte shumë ftohtë, më dolën ata që ne në Shkodër u themi djersë e vdekjes.

Marie Qyrsaqi

arie Qyrsaqi tani mban mbiemrin Garxhola dhe ka dy fëmijë. Mbesa e Pjetër Gacit dhe Lazër Filipit aktualisht jeton në Itali prej disa vitesh. Ndryshe nga familja e saj, një familje muzikantësh, aktorësh dhe skulptorësh, fëmijët e Maries kanë zgjedhur një rrugë tjetër. Ata studiojnë për gjuhë të huaj në Itali. Ajo është ende e dashuruar pas aktrimit, teatrit dhe filmit, dhe mban në kujtesën e saj, të freskët emocionet dhe batutat e sheshxhirimeve. “Vazhdoj të jem aktore”, thotë Maria. Ndërkohë që filmi i saj i fundit është realizuar në vitin 1990, “Franku V”, me regjizor Arben Kumbaro.

Pasaporta

Emri: Marie Qyrsaqi (Garxhola)
Vendlindja: Shkodër
Datëlindja: 09\03\1950
Profesioni: aktore
E martua me dy fëmijë

Rolet

“Çifti i Lumtur”
“Këshilli i Ndrikullave”
“Franku i Pestë”
“Fytyra e Dytë”
“Shpartallimi”
“Binjakët”
“Vetëm për një L”

Në film

“Çifti i Lumtur”
“Fjalëkryqi”
“Sa afër paske qenë”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
UNKNOWN
H2O
H2O


Male Numri i postimeve : 750
Location : Tokesor
Registration date : 30/09/2008

MesazhTitulli: Re: Aktore te mirenjohur te skenes dhe ekranit shqiptar   4th October 2008, 6:24 am

Rikard Ljarja, aktori dhe regjisori që s'u bë pianist

Dikur, aktorët shqiptarë ishin njerëzit më të adhuruar nga publiku dhe politikanët, madje dhe nga vetë krerët e shtetit shqiptar, ndërsa aktualisht për ta nuk ka kujdeset asnjë qeveritar, të paktën për t’u ngritur atë pensionin e ulët që ata marrin, apo tu krijojnë kushte për të interpretuar sërish në skenë. Kështu që ata janë të detyruar të shijojnë ditët e pensionit, larg jetës aktive në skenë dhe në ekran siç bënin dikur. Një ndër protagonistët e kësaj drame, është edhe “Artisti i Merituar”, aktori i madh, Ri****d Ljarja, emri i të cilit tashmë është gdhendur përjetë në historinë e kinemasë shqiptare.

I lindur në Shkodër më 1 prill të vitit 1943, brenda një harku të shkurtër kohor, ai do të bëhej një ndër aktorët më aktiv dhe më me emër të skenës shqiptare.Pasi mbaron gjimnazin në vitin 1960 vazhdon shkollën e lartë për aktor pranë Teatrit Kombëtar, të cilën e mbaron në vitin 1965. Nga ky vit e deri në vitin 1973 punon si aktor në Teatrin "Migjeni", të qytetit të Shkodrës, ndërsa më 1996-2002 është Drejtor Artistik në Televizionin shqiptar, pas kësaj periudhe ai shijon pensionin e pleqërisë. ****riera e tij kinematografike ka nisur në vitin 1965 kur ai iu përkushtua tërësisht kinematografisë si actor, duke interpretuar me shumë sukses në shumë filma. Ndonëse emri i tij nuk është përfaqësuar denjësisht në skenën dhe ekranin e pas viteve nëntëdhjetë, para viteve nëntëdhjetë figura aktoriale e Ri****d Ljarjës ka qenë gjithmonë në qendër të ekranit dhe të skenës shqiptare. Portreti i tij ka qenë vazhdimisht i pranishëm, si në kinema, ashtu dhe në televizionin shqiptar, i vetmi televizion për atë kohë. Aktori i famshëm, me origjinë nga Shkodra, me lojën dhe portretin e tij të veçantë kishte pushtuar i tëri si ekranin e kinemasë ashtu dhe atë të televizionit. Ai ka interpretuar rreth njëqind role në skenë dhe në kinematografi.

…Fëmijëria e Ri****dit dhe dëshira e ndezur për artin
Ka qenë vetëm 6 vjeç kur ka shijuar emocionet e para që të jep magjia e fushës së artit. Kjo magji dhe këto emocione janë ndezur tek ai, falë këmbënguljes së dy prindërve të tij, të cilët kanë dashur medoemos që djali i tyre t’i përkushtohej vetëm fushës së artit, veçanërisht muzikës. Për të realizuar qëllimin e tyre, prindërit e Ri****dit e rregjistrojnë në rrethet muzikore për piano. Kështu që atij i është dashur të studiojë për shumë vite për muzikë, por megjithatë, ëndrra e tij më e e madhe ka qenë aktrimi. Krahas aktrimit ka shfaqur talent edhe në fushën e muzikës, për pak kohë ka marrë pjesë edhe në në orkestrën simfonike të Prenk Jakovës, si fagotist. Në vitin 1960 mbaron shkollën, ndërkohë që i del e drejta e studimit për të studiuar në degën “Matematikë-Fizikë”. Duke qenë, se ai nuk dëshironte të vazhdonte në këtë degë, pasi preferonte degën për aktor, nuk pranon të studiojë në Shkencat Ekzakte. Gjatë kohës që ka studiuar në gjimnaz është marrë shumë me muzikë. Teatri i Shkodrës, gjatë muajve të verës jepte shumë shfaqje nëpër fshatra, për të plotësuar numrin, e merrinin edhe atë si muzikant, për t'i shoqëruar gjatë skeçeve të ndryshme. Këtu u ndez tek ai edhe dëshira për të vazhduar shkollën për aktor, të cilin e mbaron në vitin 1965.

Fillimi i ****rierës si aktor kinemaje
Menjëherë pasi diplomimit si actor, ka ardhur edhe roli i parë i tij në kinematografi, ku ai shfaq një talent të madh gjatë interpretimit të rolit duke hapur rrugë për shumë role të tjera. Në debutimin e parë ka interpretuar rolin e mësuesit, i cili ishte Dritan Shkaba, tek filmi artistik "Komisari i Dritës". Suksesi i këtij filmi është pasqyruar në të gjitha faqet e shtypi të asaj kohe. Këtë rol e ka fituar me një kinoprovë, ku mes 15 konkurruesve të talentuar, mes të cilëve, Guljem Radoja, Viktor Zhusti, Mark Topollaj e të tjerë, ai ka triumfuar. Përveç këtij roli, ai ka ndihmuar rastësisht edhe për rolin e priftit, pasi mungonte i madhi Ndrek Luca, por kur e ka parë ish-ministri, Fadil Paçrami, e ka pëlqyer më shumë atë të mësuesit, duke thënë: "Ky bëka për komisar".

….Rënia e Kinostudios dhe e Ri****dit
Rënia e Kinostudios shënoi edhe largimin e shumë aktorëve me zë të kinematografisë shqiptare. Mes tyre ishte edhe Ri****d Ljarja. Në vitin 1996 ai ka shkëputur marrdhëniet financiare me Kinostudion, por në fakt ëndrra e tij për të bërë filma kishte mbaruar që në vitin 1990, kur Kinostudioja nuk kishte më mundësi financiare të prodhonte filma. Por, ndonëse ai u largua nga bota e filmit, filloi punë si Drejtor Artistik në Televizionin Shqiptar, por edhe nga kjo punë e larguan në mënyrë krejt arbitrare në vitin 2002 duke e shkëputur përfundimisht nga puna krijuese dhe duke i lënë si ngushëllim të vetëm financiar pagën shumë të ulët të pensionit të pleqërisë.

Si e shtyn ditët aktori i madh…
Nuk është i kënaqur me pensionin e ulët që merr. Ndonëse ka një jetë të tërë në skenë dhe në ekran, si dhe titullin “Artist i Merituar”, ai nuk gëzon ndonjë privilegj të madh përsa i përket pagës së ulët të pensionit. Për të larguar pleqërinë, ai vazhdon të shkruaj. Deri tani ka shkruar disa skenarë, si dhe librin “Në një humbëtirë këtej rrotull”. Gjithashtu, kur shkon në vendlindjen e tij në Shkodër, mbjell qepë, hudhra, tulipanë dhe trëndafilë në kopshtin e tij. Ndonëse është në pension është i gatshëm të luaj sërish në skenë. Ndërkohë mendon se Teatri Kombëtar nuk mund të mbahet vetëm me dramën e huaj, pasi sipas tij, “një Teatër Kombëtar pa dramë, kombëtare nuk mund të ekzistojë”.

Rolet e tij më të spikatura
Rolet më të spikatura të Ri****d Ljarjës janë: Dritani te filmi “Komisari i dritës” i realizuar në vitin 1966, Skënder Guri te “Duel i heshtur” 1967, Perlat Pëllumbi në “Ngadhënjim mbi vdekjen”, 1967, Deda në “Rrugë të bardha” 1974, Rrema në “Shtigje lufte” 1974, Gaqo tipografi në “Rrugicat që kërkonin diell” 1975, inxhinier Tosti në “Ilegalët” 1976. Filmi i tij i parë si regjisor i pavaruar është “Në pyjet me dëborë ka jetë” 1978 , ndërsa tek filmi “Kur hapen dyert e jetës” 1986 , është edhe autor i skenarit. Është aktor dhe regjisor në 12 filma, si dhe ka shkruar edhe shumë skenare të cilat janë bërë filma.

Çmime dhe medalje
Si regjisor, filmi më i arrirë i tij është “Kur hapen dyert e jetës”, i cili u realizua në vitin 1986, ku ishte edhe autor i skenarit. Ky film u nderua me çmimin “Aleksandër Moisiu” për vitin 1987. Filmi i tij Kur happen dyert e jetës fitoi çmimin “Aleksandër Moisiu” për vtin 1986 dhe u nderua me çmimin e dytë në Festivalin e VII të filmit Artistik shqiptar. Akorët, Petrit Malaj (për rolin e mjekut) dhe Reshat Arbana (për rolin e kryetarit) u nderuan me Medalionin e Festivalit. Për meritat e tij aktoriale dhe regjisoriale është nderuar me titullin “Artist i Merituar”.

Pasaporta dhe ****riera artistike
Vendlindja: Shkodër
Datëlindja: 1943
Diplomimi: Aktor

Filmat ku ka interpretuar si aktor
1966. “Komisari i dritës”
1967. “Duel i heshtur”
1967. Ngadhënim mbi vdekjen”
1974. “Rrugë të bardha”
1974. “Shtigje lufte”
1975. “Rrugicat që kërkonin diell”
1976. “Ilegalët”

Prodhimtaria regjisoriale
1978. “Në pyjet me dëborë ka jetë”
1979. “Radiostacioni”.
1980. “Skëterrë ‘43”
1981. “Dita e parë e emërimit”
1983. “ Fundi i një gjakmarrjeje”
1984. “Ura pranë kështjellës”
1985. “Pranverë e hidhur”
1986. “Kur hapen dyert e jetës”

Si skenarist
1988. “Pesha e kohës”

Si autor librash
“Në një humbëtirë këtej rrotull”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
UNKNOWN
H2O
H2O


Male Numri i postimeve : 750
Location : Tokesor
Registration date : 30/09/2008

MesazhTitulli: Re: Aktore te mirenjohur te skenes dhe ekranit shqiptar   4th October 2008, 6:25 am

Sulejman Pitarka

Ai lindi në të vërtetë në Dibër të Madhe në shtator të vitit 1923. “Babai më ka regjistruar në 2 shkurt 1924, por ditlindja ime e vërtetë është e shtatorit”-thotë ai, sa herë bie fjala tek dditëlindja e tij. Në moshën 3 vjeçare familja e tij shpërngulet në Durrës, ku Sulejman Pitarka kreu shkollën fillore në 1939. Më pas kreu shkollën 7 vjeçare, me profil tregëtar dhe punoi 9 vjet në bankë në fillim në bankën e Durrësit deri në 1944, kur banka italo - shqiptare u trasferua në Tiranë ai u vendos me punë në Tiranë. Ai, nuk mbaroi shkollë për aktor, por pasinin për teatrin e kishte qysh i vogël. Pas çlirimit luan në teatrin amator të Durrësit, ku luan role në dramat “Ishulli i paqes”, “Invadimi”, etj, deri në vitin 1951. Me ndihmën e të madhit Mihal Popi në 1951 futet në Teatrin Popullor, ku luan krahas aktorëve të tjerë të mëdhenj të kohës. Shumë shpejt do të afirmohej ndër aktorët më të mëdhenj e më të talentuar të këtij teatri. Të paharruara do të mbeten për spektatorin rolet e tij të arrira në këtë skenë si në pjesët “Trimi i mirë me shokë shumë”, “Syleshi”, Orët e Krmelinit”, “Familja e peshkatarit”, “7 shalianët”, “Vajza nga fshati”, “Doktor Aleksi”, “Epoka para gjyqit”, etj. Dhjetra role në kinematografi e teatër, një punë e madhe krijuese, nga 1951 ku ai u ballafaqua me vepra të rëndësishme të repertorit kombëtar e botëror, kur u fut në teatër si aktor dhe dha një kontribut të çmuar deri në vitet 90.

Rolet e tij janë vlerësuar me çmime të ndryshme në festivalet e filmit. Ai ka luajtur në filmat: “Debatik”, “Oshëtimë në bregdet”, “Horizonte të Hapura”, “Tingujt e luftës”, “Gunat mbi tela”, “Streha e re”, “Gjeneral Gramafoni”, “Pas gjurmëve”, “Ballë për ballë”,etj.

Ka luajtur mbi 100 role në teatër e në kinmematografi, por ka pasur një pasion të madh edhe për krijuar drama. Kryevepra e tij është “Familja e peshkatarit”, që bëri të njohur shumë artistë, e që rolin e Jonuz Brugës e kanë luajtur artistë të mëdhenj, që nga Naim Frashëri, Ndrek Luca, Demir Hyskja, Kadri Roshi, etj. Kjo dramë nga më të fuqishmet e më të suksesshmet e kohës është vënë në skenë pothuajse në të gjitha teatrot e rretheve. Gjithashtu ai ka shkruar edhe drama të tjera si “Heronjtë e Linasit”, komedinë “Punë grash”, “Kulla e hutajve”, “Trimi i mirë me shokë shumë”, fitues i çmimit të parë për vitin, “Udhëkryq në barikada”, etj. Për kontributin e tij të madh që ka dhënë në teatër dhe në film, Suljeman Pitarka është nderuar me titullin “Artist i popullit”. Roli i tij i fundit në film ka qënë “Larg Barbarëve”, rol të cilin ai përballoi me sukses.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
UNKNOWN
H2O
H2O


Male Numri i postimeve : 750
Location : Tokesor
Registration date : 30/09/2008

MesazhTitulli: Re: Aktore te mirenjohur te skenes dhe ekranit shqiptar   4th October 2008, 6:25 am

Tinka Kurti: Përfundova rastësisht në skenë


Ngado që të udhëtojë kjo grua era e shirokut dhe era e murlanit shkodran do ta ndjekë pas. Do ta ndjekë pas si një kujtim i bukur, ajo udhëza e parë, trokitja e parë në portën e teatrit "Migjeni". Tinka Kurtin, me "rrënjën" e parë në skenën e teatrit "Migjeni" të Shkodrës, me një diapazon të gjerë aktorial në skenë dhe në kinematografi, për rolet që dhuroi, pak kush mund ta nxjerrë nga mendja. Çuditërisht, në atë rrugë që mbante emrin "Hysaj", ku banonte ajo vajzë, në atë shtëpi të vogël krevete, siç i thonë shkodranët, nuk kishte asnjë artist apo njeri që merrej sadopak me art.... Pra, kjo udhë ishte e zbrazët, askush nuk ndikonte, askush nuk mbartte qoftë një grimcë talenti e magji arti. Me sa dukej, vetëm mosha me sekretet e saj fshihte magjinë që më vonë do të shfaqej si vjollcë në pranverë, me një qeshje të bukur, si vajzë çapkëne e shumë gazmore. Ajo do të rrezatonte në universin e aktrimit, kështu do të kalonte Tinka një fëmijëri me ëndrra, më shumë në krahët e nënës se të babait. Shpesh ndodh që jeta të hedh në brigje të panjohura, kurse ëndrrat në brigje të largëta drejt të cilave duhet të ecësh, të stërmundohesh dhe nuk arrin... Kështu ndodhi edhe me Tinkën. Jeta e hedh në një "vendqëndrim" jo të shumëkohshëm si punonjëse e muzeut të rrethit, ndërsa zëri i skenës e thërret. E thërrasin ëndërrat për të bërë në realitet ëndrrën e saj. Si shumë kolegë të saj nisi udhën në Shtëpinë e Kulturës. Shpejt dallohet mbi të tjerët. Hyn në teatrin "Migjeni" dhe fiton një nemër....
Bep Shiroka, Artist i Merituar, kujton se "kur kam hyrë në teatrin "Migjeni" Tinka kishte emër dhe kishte 10 vite si aktore profesioniste. Ndoshta jam partneri që ka role më shumë se të tjerët më të. Roli im i parë qe te drama "Nora", por roli im i parë i rëndësishëm ka qenë në dramën "Histori irkutase". Valja - Tinka ishte një rol që e nderonte aktoren. E gjithanshme. Ajo pëson një metamorfozë dhe bëhet një grua ideale. Tinka jo vetëm shpalos një botë të mrekulleshme prej aktoreje, por kalon situata të ndryshme, natyrshëm, me ngrohtësi e vërtetësi. Roli i Valjas është i bukur profesionalisht, pa batakçillëk".
***
Ka kaluar mbi gjysmë shekulli që kur aktorja Kurti ka nisur rrugën e saj të karrierës. Kur ishte vetëm 14 vjeç ajo del për herë të parë në skenë. Ndërsa 25-vjetorin e saj e feston gjatë xhirimit të filmit të parë shqiptar "Tana". Për Tinkën dy çmimet e para janë njëri ne Festivalin e Parë të filmit me filmin "Çifti i lumtur"…. Më vonë, me një karrierë të gjatë, aktorja shkodrane Kurti meriton shumë çmime deri në Festivalin Kombëtar të Teatrit, të zhvilluar në Vlorë, rreth gjashtë vite të shkuara, kur ajo merr çmimin e karrierës.
Kurti shënon 65 role në film dhe mbi 167 role në skenë. Në tërë këtë galeri figurat - nëna zënë një kapitull të veçantë, figura siç thuhen në një këngë
për nënën; "nuk njohin mplakje, nuk njohin moshë". Te drama "Gjaku i Arbërit" Tinka arrin një kulm në figurën e Nënëmadhes. Mandata i vjen për djemtë e vdekur, të bijën e ka martuar nëntë male larg. Në stoicizmin e saj, përmes vijave të vuajtjeve e tragjizmit, ajo nuk përthyhet, burrave u flet me gjuhën e burrërisë.
***
Tinka Kurti është një aktore që të gjitha roleve ua ka bërë hyzmetin. Asnjerin nuk e ka nënvleftësuar, i ka luajtur me shpirt. Ndaj figurën e saj e ka gdhendur skena e teatrit dhe celuloidi i kinematografisë. Tinka Kurti, një nga aktorët më me emër të filmit dhe teatrit shqiptar, ka marrë një vlerësim edhe nga Universiteti i Biografive të Kembixhit, medalje për arritje të larta në fushën e artit. Krahas 5 500 grave të tjera nga e gjithë bota edhe artistja shqiptare me gjen shkodran, është renditur mes personaliteteve që kanë konturuar listën deri në vitin 2000. Aktorja Kurti, megjithëse në pension, për asnjë çast nuk i ndahet skenës se teatrit. Ajo është e ftuar për të marrë pjesë në shumë trupa teatrale të vendit, të cilat po vënë në skenë pjesë të ndryshme teatrale. E kështu mund të themi se Tinka mbetet përherë e re dhe e mirëpritur në skenë.

***
Kur ka interpretuar për herë të parë në skenë, Tinka Kurti ishte veç 14 vjeç. Qysh atëherë deri më sot në fondin e karrierës së saj artistike numërohen 320 role, shumica në dramë, por pa lënë pas edhe filmin, ku ajo ka realizuar karaktere të papërsëritshme. Karrierën e saj si aktore e nisi në Shkodër, ku për herë të parë u ngjit në skenë. Roli i saj i vërtetë ishte në dramën “Fejesa” të Çehovit, i cili do të pasohej me dhjetëra të tjerë, si “Fisheku në pajë”, Toka jonë”, ku ka interpretuar rolin e Files dhe më pas të Lokes etj. Vetëm pas tre muajsh shkollë në degën e dramës në Liceun e Tiranës, ajo, së bashku me 7 - 8 shokë të tjerë do të përjashtohej nga shkolla për shfaqje liberale. “Teatrin e mora tmerr”, tregon ajo. Nuk e mori asnjëherë diplomën e aktrimit, por talenti i saj nuk kishte nevojë për diplomë. Shumë shpejt regjisorët zbuluan tek ajo jo vetëm talentin, por edhe pasionin e një aktoreje të vërtetë. “Më ndodhte që brenda një viti të realizoja 4 role. Më duhej të shkoja nga Shkodra në Vig, ku xhiroheshin “5 heronjtë”, që aty në një vend tjetër. Isha e lodhur, e sfilitur, por shumë e lumtur”, thotë aktorja. Rolet do të pasonin njëri-tjetrin, nga skena në sheshxhirim. Disa nga rolet e saj më të arrira janë ato të Lokes te “Toka jonë”, nënë Pashakoja, te “Yjet e netëve të gjata”, nëna te “Gjaku i arbrit” etj.

Fillimet e Kinematografisë

Kinematografia në Shqipëri u zhvillua pas vitit '45, ndërkohë që si shfaqje e parë filmike njihet ajo e piktorit Kol Idromeno, në vitin 1912. Filmi më i vjetër me temë shqiptare, i xhiruar nga të huajt, është "Albania ribelle", xhiruar nga shoqëria italiane "Cines" e Torinos, në vitin 1909. Në vitin 1946 u ngrit ndërmarrja e parë kinematografike shqiptare. Gjatë viteve '70 - '80 - '90 prodhimi kinematografik shqiptar numëronte në një vit 14 filma artistikë, 40 dokumentarë dhe kronikale, si dhe16 filma vizatimorë të teknikave të ndryshme. Pas viteve '90 prodhimi i filmit shqiptar ka shënuar një rënie të ndjeshme.
"Tana", është filmi i parë artistik shqiptar me metrazh të gjatë. Prodhim i Kinostudios "Shqipëria e Re", realizuar në vitin 1958. Filmi me temë nga jeta e fshatit, është me skenar të Fatmir Gjatës, mbështetur në novelën e tij me të njëjtin titull. Regjisor është Kristaq Dhamo.
"Qeshim, se nuk qajmë dot" është filmi i parë artistik me metrazh të shkurtër, me regjisor Viktor Stratobërdhën e me skenar të Dionis Bubanit. U shfaq për herë të parë pas 43 vjetësh, ne vitin 1999, për shkak se regjisori Stratobërdha u dënua nga regjimi komunist. Viktor Stratoberdha u lind në qytetin e Korçës në vitin 1925.
"Beni ecen vetë"; film artistik për fëmijë, me regjisore Xhanfise Kekon (Artiste e Popullit), prodhim i vitit 1975, ka fituar çmimin e posaçëm në festivalin për fëmijë të Salernos në Itali, në vitin 1979.
"Zana dhe Miri", është filmi i parë vizatimor i prodhuar në vitin 1975. Më pas filloi prodhimi i filmave me teknikën e vizatimit dhe më vonë ai i filmave me teknikën e kombinuar me sende reale.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
UNKNOWN
H2O
H2O


Male Numri i postimeve : 750
Location : Tokesor
Registration date : 30/09/2008

MesazhTitulli: Re: Aktore te mirenjohur te skenes dhe ekranit shqiptar   4th October 2008, 6:25 am

Lindur në/Born in Tiranë në 1948

Bujar LAKO

Fillon karierën si aktor në Teatrin Kombëtar pas mbarimit të studimeve në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë, më 1973. Shumë shpejt bëhet i njohur nëpërmjet filmave "Në fillim të verës" i G. Erebarës dhe "Perballimi" i V. Gjikës. Pas kësaj ai realizon një sere figurash në rreth tridhjetë filma midis të cilëve mund të përmendim: "Gjeneral gramafoni" V. Gjika, "Udha e shkronjave" V. Prifti, "Ballë per ballë” K. Çashku, P. Milkani, "Kthimi i ushtrisë se vdekur" dhe "Gurët e shtëpisë sime" Dh. Anagnosti, "Amiko" Cizia Zyke, produksion francez.
Në teatër ka interpretuar rreth shtatëdhjetë role, midis të cilëve veçomë: "Vizita e inspektorit" Xh. Pristli, (Dh. Pecani), `Monserati" E. Robles (P. Mani), "Vdekja e një komisioneri" A. Miler (F. Haxhiraj), "Vdekja e Dantonit" Byhner (V. Milçin), "Ditë vere" Mrozhek, (B. Lako), "Ariu" Çehov (S. Duni) etj.
Në vitin 1992 interepreton në Teatrin e Kombësive ne Shkup në produksionin "Varrtarët" .
Në vitin 1975 nderohet me çmimin e veçantë per filmin "Përballimi". Në vitin 1979 çmimin e veçantë per filmin "Ballë per ballë".
Në festivalin e filmit të vitit 1979 vlerësohet si aktori me i mirë i festivalit dhe nderohet me kupën e festivalit per rolin e Halit Beratit në filmin "Gjeneral gramafoni".
Në vitin 1979 është lauruar me çmimin e Republikës së shkallës se pare, per filmat "Gjeneral grarnafoni" dhe "Ballë per ballë”
Në vitin 1982 është nderuar me urdhrin "Naim Frashëri" klasi i pare, per interpretim në teatër.
Në festivalin e filmit të vitit 1991 është shpallur aktori me i mirë per interpretimin e rolit të gjeneralit në filmin "Kthimi i ushtrisë se vdekur".
Në vitin 1985 fiton titullin "Artist i Merituar
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
UNKNOWN
H2O
H2O


Male Numri i postimeve : 750
Location : Tokesor
Registration date : 30/09/2008

MesazhTitulli: Re: Aktore te mirenjohur te skenes dhe ekranit shqiptar   4th October 2008, 6:25 am

Kadri ROSHI

Lindur në/Born in Ballsh në 1924
Kadri ROSHI - Veprimtaria/Activities:
Një nga aktorët më të shquar në historinë e teatrit shqiptar. Kaloi nga biletashitës në kinema “Gloria”, në sufler e më pas aktor në Teatrin Kombëtar të Tiranës.
Në vitin 1944 dhe 1946 u regjistrua në Shkollën Dramatike pranë Teatrit Popullor, por nuk fitoi, pasi ishte i belbët. Sidoqoftë, më 1948 nisi studimet e larta për aktor në Zagreb dhe më pas i vazhdoi ato në Pragë. Në 1952 u emërua aktor në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar) dhe luajti rolin e Osipit te “Revizori” i Gogolit. Një rol i përmasave dramatike ku ndihet karakteri shqiptar është ai i Jonuz Brugës në dramën “Familja e peshkatarit” (1956). Me Hamletin dëshmoi aftësinë për të operuar me fjalën dhe poezinë e saj, duke zbuluar kuptimet e fshehta të tyre, nëntekstet, filozofinë e jetës. Nga Shekspiri luajti edhe Jagon (1959) te tragjedia “Otello”, ku vuri në dukje njeriun cinik, me ironinë dhe mllefin e fshehur pas shtirjes, një sumum ligësie, hipokrizie, poshtërsie.
Në vitin 1961 ai mishëroi një nga rolet më të bukur, duke mbritur në një kulm interpretativ, rolin e Ezopit në dramën “Dhelpra dhe rrushtë” e Guilherme Figueredos. Për të mbritur në përfytyrimin e filozofit dhe fabulistit të lashtë, aktori provoi mbi 30 variante vetëm të makjazhit, krahas elementëve të tjerë të aktrimit, duke na dhënë pamjen poetiko-dramatike të atij skllavi mendjendritur e filozof, që arrin gjer në një sintezë të mençurisë popullore.
Roli i Arturo Ui nga drama me të njëjtin emër e B. Brehtit (1971) mbetet një nga rolet më të spikatura të historisë së aktrimit shqiptar. Figura e gangsterit politik dhe e tiranit kundrohet në motërzimet figurative që aktori bëri në rrafsh historik e bashkëkohor, duke mbritur në caqet e një abstragimi shprehës, me elementet e simbolit, alegoritë, aluzionet.
Është aktor i larmisë së karaktereve nga shtresat e gjera popullore, njohës i psikologjisë së njeriut, ka një zë të veçantë, metalik, ka punuar mjeshtërisht me nëntekstin, me planet e fsheta, me maskën aktoriale, me plastikën dhe elementët e tjerë shenjues të interpretimit. Ai ka realizuar një shndërrim sa të brendshëm, psikologjik, po aq të jashtëm, fizik në njëmendësimin e personazheve të shumtë.
Ka interpretuar mbi 160 role, nga këto 30 në filma.
Roshi ka dhënë ndihmesë të vyer edhe në fushën e pedagogjisë si profesor i mjeshtërisë së aktorit në Akademinë e Arteve për shumë vite. Më 1995 iu dha Çmimi i Karrierës, më 1997 Çmimi i Madh i Nderit në Festivalin e 38-të Ndërkombëtar të Filmave në Selanik, kurse më 1999 ia dha titulli i lartë Nderi i Kombit. Mban titullin Artist i Popullit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
UNKNOWN
H2O
H2O


Male Numri i postimeve : 750
Location : Tokesor
Registration date : 30/09/2008

MesazhTitulli: Re: Aktore te mirenjohur te skenes dhe ekranit shqiptar   4th October 2008, 6:26 am

Kastriot ÇAUSHI

Lindur në/Born in Tepelenë në 1954


Aktor i mirënjohur i kinemasë dhe pedagog i aktrimit. Duke filluar nga viti 1997 është rektor i Akademisë së Arteve të Tiranës. U diplomua për aktor dhe disa vjet punoi në Teatrin “Skampa” të Elbasanit, më pas u rikthye në Tiranë, këtë herë si pedagog. Ka luajtur 18 role në filma artistikë, duke filluar me rolin e Fatmirit tek “Nusja dhe shtetrrethimi” (1978).
Në vitet ’80 ka pasur karrierë në ngjitje, duke fituar fillimisht Medalionin e Festivalit të Filmit me rolin e Vasil Laçit në filmin “Plumba Perandorit” (1980) dhe pastaj Kupën për aktorin më të mirë me rolin e Kujtimit në filmin “Qortimet e vjeshtës” dhe në fund përsëri Medalionin për rolin e Ilirit në filmin “Shirat e vjeshtës” (1984). Ndër filmat e tjerë të suksesshëm mund të përmendim “Apasionata” (1983), “Vendimi” (1984), “Ngjyrat e moshës” (1990) dhe “Përdhunuesit” (1994).
Pas dhjetë vjet pauze u rikthye në kinema me filmin “Lule të kuqe, lule të zeza” (2004) të regjisorit Mevlan Shanaj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
UNKNOWN
H2O
H2O


Male Numri i postimeve : 750
Location : Tokesor
Registration date : 30/09/2008

MesazhTitulli: Re: Aktore te mirenjohur te skenes dhe ekranit shqiptar   4th October 2008, 6:26 am

Luiza XHUVANI

Lindur në/Born in Sarande, Shqiperi në 26/03/1964


Nje nga yjet e teatrit dhe kinemase shqiptare, deri me sot e vetmja aktore shqiptare e vleresuar me çmim ne nje festival nderkombetar filmi.
U diplomua aktore ne Akademine e Arteve me 1986, por ne Teatrin Kombetar filloi punen pas nje pervoje dy vjeçare ne Estraden e Sarandes. Ende studente, fillon karrieren si aktore filmi me “Dhe vjen nje dite” (Infermierja) dhe “Flutura ne kabinen time” (Flutura) te V. Priftit, me te cilin fiton Kupen per Aktoren me te Mire ne Festivalin e Filmit, te vitit 1985, “Fjale pa fund” (Magdalena) i S. Pecanit, “Hetimi vazhdon” (Hetuesja), “Rrethi i kujteses” (Mbesa) i E. Musliut, “Muri i gjalle” (Rozafa) i M. Fejzos. Nga viti 1991 e ne vazhdim ka nje bashkepunim te suksesshem me regjisorin Gj. Xhuvani, nen drejtimin e te cilit interpreton ne filmat “Bardhe e zi”, “Nje dite nga nje jete”, “Dashuria e fundit” (Mirjana), me te cilin fiton perseri Kupen ne Festivalin X te Filmit, me 1995, “Funeral Business” (Sana), me te cilin u shfaq ne Festivalin e Venecias ne vitin 2000, “Slogans” (Diana), me te cilin fiton Çmimin Aktorja me e mire e Festivalit te Tokios 2003 dhe se fundi “I dashur armik” (2004).
Ne Teatrin Kombetar interpreton vazhdimisht role protagoniste, si ne dramat “Une dhe Mefistofeli” (Margarita) te B. Hoxhes, “Dhelpra dhe rrushi” (Klea) te Figueiredos, “Dasem gjaku” (Nusja) te Lorkes, “Rikardi III” (Ledi Ana) te Shekspirit, “Kati VI” te Alfred Zheri, “Kengetarja tullace” (Misis Martin) te Ioneskos dhe komedite “Valsi i Titanikut” (Xhena) e “Oportunesku” te Mushateskut, “Kopshti me dallendyshe” (Maria) te Cikliropulosit, “Armiku i popullit” (Pietra) te Ibsenit, “Pulebardha” (Nina) te Çehovit, “Cilindri” (Rita) te De Filipos dhe “Kapitulli i dyte” (Xheni) te Sajmonit, me te cilin fiton Çmimin per Aktoren me te Mire te Festivalit Mbarekombetar te Aktrimit, Apollon 2004, ne Fier.
Jashte kesaj skene, interpreton ne produksionet e pavarura te dramave “Valle Vdekjeje” te Strindbergut dhe “Sherbetoret” (Kler) te Zhenetit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
MISTERIOZJA
Luleshtrydhja Forumit
Luleshtrydhja Forumit


Female Numri i postimeve : 4095
Age : 27
Location : secret
Humor : not bad
Registration date : 02/10/2008

MesazhTitulli: Re: Aktore te mirenjohur te skenes dhe ekranit shqiptar   19th October 2008, 5:06 am

WOW SA INTERESANTE KETO INFO
THNX KUSHO te kam shum xhan

_________________

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Aktore te mirenjohur te skenes dhe ekranit shqiptar   Today at 8:52 am

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Aktore te mirenjohur te skenes dhe ekranit shqiptar
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Kasata Forum :: Art dhe kultur :: Kinematografia-
Kërce tek: