ForumPortaliCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Qejfi atomik

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
UNKNOWN
H2O
H2O


Male Numri i postimeve : 750
Location : Tokesor
Registration date : 30/09/2008

MesazhTitulli: Qejfi atomik   4th October 2008, 5:56 am

Centrali berthamor, pro dhe kunder. Cfare thone politikane e fizikante. Mungesa e sigurise, ambiciet dhe te ardhurat qe mund te gjenerojne prej tij. Por dhe frika nga rrezatimi dhe mungesat ne legjislacion

Do te behemi fuqi berthamore. Edhe pse jemi ende shume larg shfrytezimit maksimal te burimeve te medha hidrike qe ka Shqiperia, pretendojme nje central berthamor per t’i thene erresires “hajt ku te kam pare”. Si ai varfanjaku qe ne vend te punoje shume e cdo dite per te rritur fitimet, lutet inshallah harron ndokush ne pragun e shtepise se tij, valixhen me nje milione dollare brenda. Nje valixhe berthamore jo te vogel, por nje qe te mbushe gjithe rajonin e ca pertej. Heren e pare kur kryeministri Sali Berisha hodhi idene se ne Shqiperi mund edhe te ndertohej nje central berthamor, askush nuk e mori seriozisht. Te dyten e quajten qesharak, por te treten… prit se paska dicka. Dhe per kete u desh qe kryeministri te fliste gjere e gjate per te perditshmen italiane “Corriere della Sera”, qe fjales se tij t’i kushtohej nje tjeter vemendje. Italianet e priten me entuziazem, duke qene se ata permes kompanise shteterore te energjise, ENEL, do te jene partneret kyc ne kete investim qe mendohet te kape shifren e 3 miliarde eurove. Greket, jo dhe aq: “Greqia eshte ne rrezik, nese rrethohet nga centrale berthamore”, shkruan gazeta “To Ethnos”, duke permendur edhe perspektiva te tjera te ngritjes se tyre ne vendet fqinje- Turqi, Maqedoni, Egjipt, Bullgari dhe Rumani. Ajo e kundershton haptazi kete projekt, i cili ne rast realizimi do t’i humbte beneficet qe gezon tani, ne shitjen e energjise vendeve te tjera te rajonit. Centrali mendohet te arrije jo vetem te plotesoje nevojat vendase, por te eksportoje edhe tek fqinjet. Nje tjeter lloj mbeshtetjeje qe s’ja mbushi mendjen njeriu, ka marre atomi “yne” nga Presidenti i Pergjithshem i Asamblese se Kombeve te Bashkuara. Ky eshte maqedonasi Srgjan Kerim, sipas te cilit: “Cdo lloj burimi energjie qe Shqiperia vendos te zhvilloje, qe mund te jete energji diellore, energjia e eres, energjia nukleare, etj, eshte nje vendimi mese i drejte. Ne duhet ta mbeshtesim se bashku dhe jo ta luftojme ate”. Por kundershtaret e asaj qe e quajne ne rastin me te keq, aventure, dhe ne rastin me te mire, diversion te Berishes, jane po aty.

Opozitaret nuk duan ta marrin seriozisht Berishen ne kete pike. Sipas deputetit te PS-se Andis Harasani, ideja per energjine berthamore eshte thjesht nje skeme, nje karrem i rradhes per te larguar vemendjen e publikut nga problemet e mprehta te ekzistences, pse jo per te harruar shperthimin apokaliptik te Gerdecit: “Eshte si nje nga ato xhinglat plot shkelqim, qe u jepeshin dikur indianeve te paditur ne kembim te arit”. PS e ka mbeshtetur tezen e saj te kundershtise me se shumti me mungesen e sigurise, duke qene se nje central nuklear punon me lende radioaktive, te cilat Shqiperia sot nuk i disponon. Kjo do te thote se funksioni i tij do te kerkoje, medoemos, qe vendi yne te behet edhe nje itinerar transporti dhe depozitimi per mbajtjen e materialeve radioaktive ne menyre te vecante, qofshin ato uranium apo pluton. Nga ana tjeter “funksionimi i centralit nuklear sjell mbetje te tilla radioaktive, qe jane te demshme per shendetin e qytetareve”, thote nenkryetari i deputeteve te PS-se, Erion Brace.

Kesaj teze i kane qendruar dhe eksperte te Shendetit Publik, te cilet jane te mendimit se duhet domosdoshmerisht te plotesohet paketa nderkombetare e sigurise. “Ne ligjin atomik, pervec aspekteve te sigurise fizike, duhet menduar edhe per sigurine e publikut nga pikepamja e mbrojtjes nga rrezatimet”, shprehen specialistet. Standardet qe do te studiohen per ndertimin e nje centrali berthamor lidhen me menyren e ndertimit. Sipas specialisteve te mbrojtjes nga rrezatimi, nuk mund te ndertohet nje central ne maje te malit, sepse kerkon disa parametra kryesore, sic eshte uji. Pra, duhet studiuar zonat ku do te ndertohet nje objekt i tille, si dhe sasia e ujit qe duhet per te bere ftohjen e sistemit te centralit. Thene ndryshe duhet pare nese mjafton nje lume apo liqen per te kryer procesin e ftohjes, apo duhet marre uji nga deti. Kjo eshte nje nga arsyet kryesore, e cila ka bere te hamendesohet se ndoshta qyteti ku do te ndertohet centrali berthamor do te jete Durresi.

Drejtorin e Institutit te Fizikes Berthamore, Fatos Ylli nuk e shqeteson aq elementi “siguri”, sesa mundesia reale qe ka vendi yne per ngritjen e nje vepre te tille, me te cilen do t’i thonim nje here e mire lamtumire erresires. “Per te ngritur nje central bethamor duhen plotesuar tre kushte kryesore; legjislacioni, mbrojtja nga rrezatimi dhe siguria berthamore”. Qe per momentin nuk jane. Nuk kemi legjislacion, dhe per me shume ne arenen nderkombetare ende konsiderohemi si vend me rrezik potencial, per shkak te sigurise. “Na mungon nje kuader normativ i nevojshem, por jemi duke punuar me Agjencine Nderkombetare te Energjise Berthamore ne Vjene. Projekti po avancon”, ka thene kryeministri. Nga ana tjeter fizikantet jane te gatshem qe te perballen edhe me specialiste te mjedisit per ceshtjen e nje centrali berthamor. Me teknologjine e re qe ka sot bota e zhvilluar, rreziku qe vjen nga nje central berthamor eshte minimal. Ndersa ndotja eshte shume here me e vogel se ajo qe leshon nje termocentral. Transporti mbetet nje pike problematike, duke qene se lenda e pare kerkon elemente tejet te larte sigurie. A i sigurojme ne dot ato?

Pergjigjen askush nuk mund ta jape me nje siguri matematikore, per sa kohe askush nuk e di se ku si dhe kur do te ngrihet ky central. I vetmi qe eshte shprehur ne lidhje me kete ceshtje ka qene kryeministri, i cili ka ka hedhur dhe mbrojtur me fanatizem kete projekt gjigand. Do te ishte i pari per vendin tone, ne nje kohe qe Europa gelon nga fusha berthamore. Ne France jane ne perdorim 59 centrale me fuqi te madhe te prodhimit te energjise. Jo me larg mbeten edhe vende te tjera si Britania, Zvicra, Suedia, Finlanda (ku po ndertohet nje central i gjenerates se fundit) dhe shume shtete te tjera ish-komuniste. Centralet berthamore e humben shkelqimin e tyre ne prillin e vitit 1986. Shperthimi ne Ukraine solli Cernobolin edhe ne vendet e tjera, kryesisht fqinje. Por nuk kemi pse shkojme shume larg. Vetem pak dite me pare Komisioni Europian ka aktivizuar sistemin e alarmit mbi rrezikun radioaktiv ne Europe. Burime nga Brukseli konfirmuan se ka pasur nje incident ne centralin berthamor te Krsko-s ne Slloveni, ku per pasoje eshte pezulluar dhe aktiviteti normal. Ekzekutivi i BE-se ka leshuar nje note zyrtare ne te gjithe territorin komunitar. Nuk ka pasur rrjedhje radioaktive dhe per pasoje nuk eshte dhene as alarmi civil. Centrali ndodhet vetem 100 kilometra larg kryeqytetit Ljubljana, eshte ne pronesi te perbashket ndermjet Sllovenise e Kroacise dhe eshte ndertuar ne fund te viteve '80. E megjithate, pavaresisht ketij rasti, uria per energji mbetet e madhe; vendosja e parametrave te reja dhe zhvillimi i teknologjise e ka rikthyer vemendjen drejt vendeve qe mund te jene te pershtatshme per ngritjen e nje atomiku.

Ndaj tingelloi jo dhe aq fantashkence alla-Berisha, deklarata e pak koheve me pare e kryeministrit ne nje mbledhje qeverie, ku pohoi se kishte marre nje oferte per ndertimin e nje centrali berthamor qe do te na zgjidhte definitivisht problemin e energjise. Pra nuk do te lypim, por do te na e lypin energjine. Por se sa do te mbajme per vete dhe sa do u japim te tjereve nuk eshte bere ende e ditur, per sa kohe nuk ka ende nje marreveshje, por vetem diskutime tryezash.

Sipas Berishes, kishte dy opsione: I pari lidhej me bashkepunimin me nje nga qeverite e vendeve fqinje, qe eshte Italia dhe i dyti, lidhej me ndertimin e centralit ne Shqiperi nga investitore te huaj. Por rikthimi ne pushtet i Silvio Berluskonit, kryeministri i ri i Italise ka bere qe te ndryshoje dhe qendrimi pro nuklear. “Une mirepres cdo bashkepunim me qeverine italiane ne kete fushe. Ne rast se qeverite nuk jane te interesuara, qeveria shqiptare nuk mendoj se do ta ndermarre me buxhetin e saj iniciativen per ndertimin e termocentralit nuklear”, deklaroi Berisha. Sigurisht, akoma dhe per Berishen do te ishte nje guxim i pamundur. Per Andis Harasanin, Shqiperia ne menyre absolute nuk i ka burimet e nevojshme, si financiare ashtu dhe ato njerezore per nje projekt te tille. Fillimisht kerkohen studime te thella, qe nisin nga koncepti se sa me shume te prodhohet, aq me shume ulet kostoja. Pastaj duhet te kete studime ne shkalle rajoni per te parashikuar kerkesen per energji per vitet e ardhshme, (te pakten per nje periudhe 15 vjecare), pastaj se cilet jane partneret qe do te bashkepunojne ne ndertimin e tij. Edhe vete ndertimi deri ne funksionim i nje centrali, kerkon minimalisht 6-8 vjet, dhe normalisht 15 vjet pune. “Personalisht e konsideroj naive te mendohet ne menyre kaq te thjeshtuar se mjafton te lejohet ENEL-i te ndertoje nje central te tille ne Shqiperi per te furnizuar brigjet e pertejme te Adriatikut”. Do te ishte ndryshe nese qasja jone do te fillonte me idene qe ne bashkepunim me ENEL-in te ndertohet centrali qe te zgjidhe se pari nevojat e Shqiperise per energji, e pastaj te fqinjeve.

Ajo qe mbetet e vertete, eshte fakti se brenda dekades se ardhshme, rajoni do te perballet me kriza te mungesave energjetike. “Sapo te jete gati kuadri ligjor, ne do te fillojme negociatat me Maqedonine, Kosoven, Malin e Zi ne perpjekje per te hartuar nje projekt te perbashket, sepse mendojme se ky duhet te jete burimi me i qendrueshem i energjise”, u shpreh Berisha duke iu referuar berthamorit. Por edhe nese OKB jep miratimin, sa fuqi financiare kane kater vende si tonat per te gjetur nje “valixhe te humbur” me te pakten 3 miliarde euro brenda? Edhe nese kjo mrekulli ndodh, vertet per te ndertuar nje central te gjenerates se fundit nevojiten rreth 50 muaj (mbi kater vite), por me pare duhen marre te gjitha autorizimet e nevojshme. Per centralin e ri berthamor te Olkiluotos ne Finlande, procesi ka nisur qe ne vitin 1998 me vleresimin e ambientit. Qeveria e autorizoi ndertimin e vepres ne vitin 2005, licenca u dha ne 2005 dhe ndertimi do te perfundoje ne vitin 2010-2011. Ne total shkojne 13-14 vjet, pa llogaritur rastin e protestes se banoreve te zones. Po sikur te vend te kesaj historie, ta nisnim me nje hidrocentral te hajrit? Atehere me siguri qe askush nuk do qeshte me kryeministrin.

Sa kushton?

Kostoja per ndertimin e nje centrali eshte rreth 2 mije euro per kw te prodhuar: nje central me 1 mije MW kushton 2 miliarde euro, plus interesat (5-10%). Kostoja e prodhimit per MWh (poshte) llogaritet per te gjithe jetegjatesine e impiantit (20-30 vjet, perfshire edhe modernizimet e mevonshme).

Kostot e prodhimit per MWh

Karbon Nuklear Gaz Eolik

28/59 31/53 43/50 45/125

Sa (dhe si) ndot?

Pak, por me nje “dallim” te madh. Ndotja nga nje central nuklear derivon nga mbetjet e radioaktivitetit te tij te larte. Ne Bashkimin Europian, keto lloj mbetjesh zene rreth 10% te totalit te mbetjeve vjetore (4 mije m3 ne 40 mije). Prandaj duhet ruajtur ne mjedise te qendrueshme dhe te papershkueshme, si kloruri i sodit: Zgjidhje qe nuk konsiderohen 100% e sigurta. Centrali prodhon rreth 0.055 cm3 mbetje radioaktive per kwh, kundrejt 0.18 kg/ kwh mbetje solide te qymyrit (ne pjesen me te madhe i cliruar ne atmosfere ne forme tymi).

A eshte vertet i sigurte?

Pergjigja nuk eshte e lehte. OSBE-ja perdor si tregues te sigurise numrin e te vdekurve per GWe (gigavat elektrik) ne vit gjate periudhes 1960/2000. E dhena qe rezulton eshte 0.048 te vdekur kundrejt 16.853 nga impiantet e gazit dhe naftes (1.673 ne BE me 15 vende anetare), dhe mbi 2 mije vete nga karboni. Por, te dhenat lidhen vetem me vdekjet nga tragjedite: Forumi Cernobil (organizata qe monitoron zonen e goditur nga aksidenti ne centralin berthamor te Cernobilit me 26 prill 1986) nenvizon se ka 4 mije te vdekur nga semundjet e shkaktuara nga ekspozimi ne radiacionet pas shperthimit; por, sipas Greenpeace, numri i vdekjeve eshte mbi 200 mije. Dhe ky disproporcion mes shkalles te aksidenteve lidhet me numrin e ulet te centraleve atomike (439 ne bote) krahasuar me te tjerat.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Qejfi atomik
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Kasata Forum :: Shkenca :: Teknologji-
Kërce tek: