ForumPortaliCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Coupe rimodelon look-un

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
UNKNOWN
H2O
H2O


Male Numri i postimeve : 750
Location : Tokesor
Registration date : 30/09/2008

MesazhTitulli: Coupe rimodelon look-un   4th October 2008, 5:51 am

Mercedes SLK 200 KOMPRESSOR

Kater vjet nga hedhja e saj ne treg, nje prej coupe-cabriolet me elegante, SLK e Mercedes, i eshte nenshtruar nje axhornimi estetik dhe motoristik. Nje turi me hunde me te mprehte dhe mbrojteset e ajrit te ridizenjuara e bejne te duket pak me agresive; pjesa e prapme ka fenere te shndritshem dhe tub shkarkimi me te gjere dhe te zhurmshem, disqet me pese rreze prej 18 polsh jane dizenjuar nga sektori sportiv Mercedes, pikerisht Amg.

Brenda, hapesira eshte e ngushte, si dhe me pare, dy vendesh sigurisht, por akoma me i kuruar, timon i ri dhe tre rreze me nderthurje druri; gjithashtu te reja jane dhe instrumentet rrethore me ane te kromuara dhe shigjeta te kuqe. Mes versioneve optional, duke pare faktin se ai qe zgjedh Mercedes deshiron dhe komfortin, eshte Air craft, gjithmone i dobishem: Nje “shall” me ajer te ngrohte qe sillet rreth qafes kur catia eshte e hapur, per te evituar dhembje te qafes dhe dhembje nga ajri i pranveres.

Ndersa persa i perket motorrit, 200 Kompressor (me e kerkuara) ka fituar 21 kuaj dhe nje sjellje me te gezueshme ne rruge, fale dhe nje timoni me preciz (Direct steering, por opsional, me 310 euro). Ndersa per ata qe duan dicka me gjemuese eshte versioni 350 me motorr me 6 cilindra dhe 305 kuaj. Por ne kete rast, eurot do t’ju duhen 51 mije.

Skeda teknike

Benzine

Cilindra 1,796 CC

Fuqia 184 CV

Shpejtesia 236 KM/H

Konsumi 12,9 KM/L

Cmimi 40.301 Euro

Timon me sportiv dhe motorr me brilant krahasuar me versionin e meparshem te Mercedes Slk

Kur e hap behet kompjuter

ASUS M930

Funksionon me sistemin operativ Windows mobile 6. Hapet si liber dhe brenda ka nje display me rezolucion te larte dhe tastiere te shtrire. Lidhet me webin me nje shpejtesi te larte me teknologjine Hsdpa. Ka wifi dhe bluetooth. Ne treg pritet te dale ne fund te ketij muaji.

Email dhe harta

BLACKBERRY

Pearl 8110

Celulari per te gjithe menaxheret ka nje funksion me shume: funksionon edhe si navigues satelitor, pervec sherbimit te email-it dhe navigimit ne web.

Autoparlant universal

PARROT 3400

Lidhet me impiantin e kasetofonit me nje instalim te thjeshte dhe me te gjithe celularet qe kane bluetooth. Kur mberrin nje thirrje ne telefonin tuaj, muzika sfumohet dhe mund te flasesh. Largohet edhe nga antena gps per ata qe e kane celularin me navigator. Kushton 160 euro.

Kompjuter dhe navigues

HP IPAQ 614

Eshte nje smartphone me Windows mobile 6 plus navigator gps te integruar. Ka nje kamere prej 3 megapixel dhe te gjithe lidhjet wi-fi, bluetooth dhe Hsdpa (per te naviguar ne internet si me kompjuerin tuaj normal. Kushton 560 euro.

Per muzike dhe videoklip

Motorola ROKR E8

Kur eshte i fikur siperfaqja nuk shfaq asnje taste, nderkohe sapo ndizet nje tastiere numerike virtuale merr forme. Me nje prekje te thjeshte te nje pulsanti tastiera numerike zhduket per ti lene vend vetem komandave te lexuesit muzikor per riprodhimin, pauza, avancimi dhe risjllja e shpejte e kengeve. Ne treg do te dale ne muajin prill.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Coupe rimodelon look-un
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Kasata Forum :: Shkenca :: Teknologji-
Kërce tek: