ForumPortaliCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Njeriu i padukshëm, sa pranë jemi?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
UNKNOWN
H2O
H2O


Male Numri i postimeve : 750
Location : Tokesor
Registration date : 30/09/2008

MesazhTitulli: Njeriu i padukshëm, sa pranë jemi?   4th October 2008, 5:50 am

Njeriu i padukshëm, sa pranë jemi?


Kanë arritur të përthyejnë dritën përreth objekteve, për t‘i bërë të pakapshëm nga syri

Shkencëtarët e Universitetit të Kalifornisë: shpejt një realitet


Ndërsa shkencëtarët vazhdojnë të na lënë me gojë hapur me shpikjet që po shndërrojnë botën tonë fizike, gjenden disa synime shkencore që kanë reaguar me shumë kokëfortësi përgjatë viteve ndaj çdo përpjekjeje për t‘i kthyer në realitet. Është e vërtetë që disa prej pajisjeve futuriste i kemi hasur nëpër romane të shkruara nga autorë veprash fantastiko-shkencore, por, megjithatë, shpikje si mjete fluturuese në kufijtë e së besueshmes apo turizmi hapësinor e kanë ngacmuar imagjinatën njerëzore (si të ekspertëve, ashtu edhe të profesionistëve) duke bërë që të hidhen hapa për kthimin e tyre në realitet.

Në ditët e para të këtij muaji u bë me dije se dy skuadra shkencëtarësh në Universitetin e Kalifornisë kanë arritur suksese domethënëse, në përpjekjet për ta përthyer dritën përreth objekteve në mënyrë që këta të bëhen të padukshëm. Megjithëse jemi të detyruar të nënvizojmë, se nuk ka gjasa të ndodhë që së shpejti të shkojmë të blejmë nëpër dyqane xhaketa në gjendje të na bëjnë të padukshëm, duhet thënë se jemi në rrugën e duhur në realizimin e një manteli si ai i magjistarit Herri Poter.

Është e kuptueshme që ideja e të qenit në gjendje për t‘u vërtitur rreth të tjerëve pa u parë është më joshëse se analizat e transformimeve optike. Por puna e ekipeve në Kaliforni konsiston pikërisht në një numër kërkimesh mbi mundësitë e manipulimit të dritës, dhe veçanërisht mbi përpjekjet që përmes këtyre manipulimeve objektet të bëhen të padukshme.

Dy vite më parë, matematicienë britanikë, përfshi edhe Xhon Pendrin e Kolegjit Perandorak në Londër, skicuan kalkulimet e nevojshme për realizimin e një pajisjeje të aftë t‘i bëjë objektet e padukshme; në prillin e vitit 2007 inxhinierët e Universitetit Purdue në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, iu përmbajtën asaj skice për krijimin e nocionit teorik të "nano-gjilpërave" që krijon mundësinë e përthyrjes së dritës përqark një objekti, përafërsisht ashtu siç rrjedh uji i një burimi përreth kontureve të një guri. Përpjekjet, që u panë me shumë interes nga forcat e armatosura amerikane, për arsye që mund të merren lehtë me mend, bënë të mundur zhdukjen e një objekti pak më të vogël se një top hokeji nga sytë e një kamere që "sheh" përmes mikrovalëve.

Rezultatet që do të sjellë kjo arritje në përpjekjet afatgjata në këtë kuadër, zor se mund të merren me mend; në të vërtetë, një prej shkencëtarëve kalifornianë të përfshirë në projekt, tha gjatë një interviste se edhe atij vetë "e gjitha kjo i dukej e çuditshme. Ajo që mund të merret me mend është se eksperimentet do të zhvendosen nga mikrovalët te spektri i valëve të dritës që përdor syri njerëzor, në mënyrë që objektet të bëhen ta padukshme jo vetëm për kamerat, por edhe për njerëzit.

Vladimir Shalajev, i cili vazhdon punën në këtë fushë në Universitetin Purdue, mendon se bërja e objekteve të padukshme për syrin është veç maja e ajsbergut: "Për shembull mund të jemi në gjendje objektet të duket në një vend tjetër dhe jo aty ku ndodhen realisht, apo të fokusojmë sasi shumë të mëdha energjish në pika mikroskopike". Ndërkaq Shalajev e di shumë mirë çfarë i intereson publikut: manteli i padukshëm. Filma të shumtë fantastiko-shkencorë na kanë vënë në pritje që kjo të ndodhë me të vërtetë - bashkë me një seri të gjatë objektesh futuristikë, që e ofrojnë këtë mundësi.

Syzet me rreze X

Ndërsa vështrimi me rreze X i Supermenit qe me vlerë të vyer në luftën kundër krimit - duke zbuluar armë shumë të rrezikshme - në serinë e vitit 1978 i dha mundësinë protagonistit të këqyrte të brendshmet seksi nën petkat e bukuroshes Luis Lein. Dhe këtu fshihet edhe aspekti më joshës i spektaklit që mund të ofrojnë rrezet X: ato janë në gjendje të na japin mundësinë të shohim çfarë fshihet nën një palë rroba.

Pajisje me rreze X, të cilat ofrojnë imazhe të zhveshura të njerëzve që kalojnë nëpër to, janë tashmë në përdorim në aeroportin Hithrou, për të zbuluar armë të fshehura. Por pamjet që ofrojnë janë bërë objekt polemikash, duke qenë se organizmat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut e konsiderojnë shkelje të rëndë. Ngushëllimi i vetëm është se këto pajisje janë me përmasa gjigande dhe është e pamundur të montohen mbi hundën e dikujt.

Shërbyes robotë

Në vitin 1893 u shkrua një tregim me titull "Vajza automatike e aftë të bëjë gjithçka". Në të përshkruhej një vajzë mekanike që funksiononte me bateri në gjendje të kryente detyrat e një shërbyeseje të përsosur - dhe duhet vërejtur se ëndrra e zotërimit të një pajisjeje pa ndjenja në gjendje të na lajë, të na hekurosë e të në përgatisë për të ngrënë është prej kohësh ide fikse në mendjen tonë.

Mbërritja e tyre në shtëpitë e shtresës së mesme është parashikuar rregullisht gabim, dhe përveç ndonjë pajisjeje në gjendje të na lajë tapetet apo të na korrë barin e bahçes, tregu nuk ofron thuajse fare robotë të aftë. Në krye të përpjekjeve në këtë fushë qëndrojnë japonezët; roboti Vakamaru, i konceptuar për t‘u bërë shoqëri të moshuarve është goxha i këndshëm, ashtu si edhe produkti Asimo i Hondës - megithëse duhet thënë që këto prototipe, të shumtë e kohës e kalojnë duke përsëritur papushim fjalën "keqfunksionim".

Përpjekjet (për disa arsye) janë drejtuar nga synimi për të realizuar një robot sa më të ngjashëm me qeniet njerëzore; në revistën shkencore "New Scientist" raportohej pak kohë më parë se është krijuar një material që ngjan shumë me lëkurën e njeriut i përbërë nga nano-tuba gome e karboni, që do të shërbejë për prodhimin e robotëve të së ardhmes.

Çizmet raketë

Forca e jashtëzakonshme shtytëse e "çizmeve shtatë lega" shpesh i referoheshin folklorit evropian dhe zunë vend edhe në romanet "Discworld" të autorit Terri Pratçet. Pratçet vërente se distancat e stërmëdha mes hapave e vinin organizmin në stres të tmerrshëm fizik, por ekzistojnë tani disa pajisje moderne në gjendje të na bëjnë ta rendim me shpejtësi supernjerëzore.

Praktikimit të vrapimit me të tilla pajisje sot i është vënë një emër (Powerbocking), ndërsa pajisjet që e mundësojnë këtë quhen "Powerstriders" (hapa të fuqishëm), çizme kangur dhe kambaleca shpejtësie. Por janë Çizmet Këmbëshpejta, të shpikura nga rusi Viktor Gordejev, ato që marrin medaljen e artë në këtë fushë - kjo ngaqë secila nga çizmet ka nën vete nga një motor të vogël që funksionon me naftë. Po të shohësh videot e tyre në internet, të vjen e vështirë të besosh se fillimisht qenë ideuar për t‘u përdorur nga forcat e armatosura ruse. Në mos plani ka qenë të habitet armiku për vdekje.

Videofoni

Komunikimi ballë për ballë me ndihmën e ndonjë [pajisjeje telekomunikuese ka qenë temë bazë e filmave fantastiko-shkencorë, që kur këta u shfaqën për herë të parë si zhanër më vete. Por kur kjo teknologji u bë më në fund realitet, në Shtetet e Bashkuara (në vitet 1970) falë kompanisë "AT&T‘s Picturephone", u përqafua nga shumë pak njerëz (në çastin më të mirë vetëm 500 vetë preferuan të abonoheshin). Suksesi i pakët mund t‘i atribuohet çmimit prej 90 dollarësh në muaj, që duhet paguar për ta pasur këtë shërbim, por më thelbësor ishte zbulimi se si ide qe më joshëse nga ç‘qe në realitet; nuk i shtojnë bisedave ndonjë vlerë kushedi se çfarë nga ato që jemi të mësuar të bëjmë përmes telefonit. AT&T u përpoq përsëri të hynte në treg në vitet nëntëdhjetë, falë një teknologjie të re të quajtur videofon, por çmimi prej 1,500 dollarësh i mbajti larg klientët që në fillim.

Sot një pjesë e smart-fonëve janë në gjendje të bëjnë edhe kontakte me video, por gjithsesi njerëzit preferojnë të mbështeten tek ato sisteme telefonimi që kushtojnë më pak.

Rrezet e zgjuara

Ta pasionuarit pas filmave fantastiko-shkencore i pëlqejnë pa masë rrezet e zgjuara. Përtej faktit që përbëjnë një metodë shumë të mirë, për të bërë të palëvizshëm, apo për të zhvendosur një objekt, një i pasionuar i filmit "Star Trek" i thur lavde nga më të mëdhenjtë: "në vitin 2372", shkruan, "Zëvendës Komandanti Uorf i forcave amerikane të Mbrojtjes sugjeroi përdorimin e rrezeve të zgjuara kundër një mjeti sulmi të tipit Vor‘ça. Rrezja dëmtoi rëndë fuqinë e zjarrit të agresorit dhe e zvogëloi me 50 për qind efektshmërinë e tij". Por zhvillimi i ekuivalentëve mikroskopikë të rrezeve të zgjuara - të njohur si pinceta optike - u ka krijuarve lazerave mundësinë të kapin dhe të zhvendosin qeliza individuale.

Kjo teknikë ka gjetur përdorim në Universitetin VU të Amsterdamit, ndërkohë që po shfrytëzohet për ndërtimin e strukturave mbi sipërfaqet e mikroçipeve. Në terma ta gjata kohore mund të shfrytëzohet në mjekësi apo në ndërveprimin mes elektronikës dhe biologjisë.

Pilulat ushqimore

Teksa pjesa më e madhe e parashikimeve mbi stilet e jetesës në të ardhmen përqendrohet nga lehtësitë e pabesueshme që do na ofrojë teknologjia, është edhe ai i zymti sipas të cilit bota e së nesërmes nuk do jetë e tëra robotë që na vijnë në ndihmë e udhëtime nëpër hapësirë. Pilulat ushqimore përbëjnë edhe një prej parashikimeve më të zymta të së ardhmes; tabletat e parapërgatitura me një varietet të gjerë shijesh e përmbajtjesh do jenë një pasojë e pashmangshme e mbipopullimit të planetit.

Ndërsa ngremë shumë dyshime mbi përmbajtjen ushqimore të vakteve që përgatitet shpejt e shpejt me mikrovalë nuk mbajmë parasysh horrohet e vërejtura në disa filma fantastikë të zmjentuara në një botë që nuk arrin t‘i ushqejë gjithë banorët e saj. Por për fat, pilulat deri më sot i kemi parë vetëm në formën e tabletave me përbërës energjetikë si dhe të pakova ushqimore të kompresuara për astronautët dhe forcat ushtarake.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
MISTERIOZJA
Luleshtrydhja Forumit
Luleshtrydhja Forumit


Female Numri i postimeve : 4095
Age : 27
Location : secret
Humor : not bad
Registration date : 02/10/2008

MesazhTitulli: Re: Njeriu i padukshëm, sa pranë jemi?   19th October 2008, 6:33 pm

WOWWW SA INTERESANTE
albania albania

_________________

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Njeriu i padukshëm, sa pranë jemi?
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Kasata Forum :: Shkenca :: Teknologji-
Kërce tek: