ForumPortaliCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Sekretet e një fytyre të bukur mashkullore

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Stica
LLastica
LLastica


Female Numri i postimeve : 1179
Registration date : 01/10/2008

MesazhTitulli: Sekretet e një fytyre të bukur mashkullore   3rd October 2008, 2:35 am




Është më se e vërtetë: meshkujt e sotëm e kanë hedhur tashmë tej tabunë e kujdesit për bukurinë e tyre dhe pretendojnë të kenë pamje të jashtme sa më të këndshme.

Kështu duke u ndihmuar jo vetëm nga produktet e ndryshme kozmetike por edhe përmes një rruajtjeje të saktë të fytyrës, ata kanë filluar të zotërojnë lëkurë gjithnjë e më të butë, pa puçrra dhe zona të thata.

Sipas statistikave rreth 89% e meshkujve vazhdojnë të preferojnë brisqet e ndryshëm për mjekrën dhe mustaqet, ndërsa vetëm 11% e tyre përdorin makinat elektronike. Njëkohësisht rezulton se rreth 40% e meshkujve përdor në masë të gjerë produkte për fytyrën. Por cilat janë vallë sekretet për të pasur një rruajtje sa më të saktë të saj?


stil


Lloji i lëkurës

Hapi i parë ka të bëjë me gjetjen e llojit të lëkurës dhe të qimeve që mund të ketë një mashkull. Për këtë ai duhet të shikohet me kujdes në pasqyrë dhe të ndjekë ecurinë dhe pasojat e rruajtjes për çdo ditë.

• Nëse lëkura juaj shkëlqen në pjesën e hundës dhe në ballë por në faqe është e thatë, atëherë keni lëkurë të përzier ose të yndyrshme.

• Nëse lëkura juaj duket fiziologjike, nuk shkëlqen por nuk duket as e thatë, atëherë keni lëkurë normale.

• Nëse lëkura juaj është e thatë, e prirë që të shqitet në copa të vogla, atëherë keni lëkurë të thatë.

Hapi i dytë që duhet të ndërmerrni ka të bëjë me gjetjen e llojit të qimeve që keni në fytyrë.

• Nëse ato janë tepër të dendura, në ngjyrë të errë, të egra dhe ridalin pak orë pasi jeni rruar, atëherë keni "mjekër" (qime) të fortë.

• Nëse qimet e mjekrës janë të dendura, të zeza ose kafe, disi të ashpra dhe mjafton që të rruheni çdo mëngjes për të qenë në formë të mirë për 24-orëshin e ardhshëm, atëherë padyshim që keni qime me fortësi mesatare.

• Nëse qimet e juaja janë të dendura, por kanë edhe hapësira mes tyre, nuk janë të egra dhe nuk rriten shpejt, atëherë keni qime të buta.


Zgjedhja e produkteve

Në përputhje me llojin e lëkurës dhe të qimeve mund të zgjidhni produktet e duhura për rujtje sikurse edhe metodën e përshtatshme.

• Nëse lëkura muaj është e yndyrshme ose e përzier është më mirë që të rruheni me briskun klasik të rrojës dhe rrallë të përdorni makinën elektrike.

Në këto lloj lëkure është e këshillueshme që të përdoren produkte për kujdesin e fytyrës në formë xheli dhe jo shkume. Por kështu duhet të përdoret edhe "after shave" (pas rrohjes) në formë xheli.

• Nëse lëkura juaj është normale, mund të përdorni si briskun tradicional ashtu edhe makinën elektrike të rrojës. Por, nga seria e produkteve të pas rrojës është e këshillueshme që të shmangni përdorimin e atyre me alkool, të paktën jo përditë. Në vend të tyre mund të përdorni produkte në formë kremi.

• Nëse lëkura juaj është e thatë dhe e ndjeshme mund të përdorni gjithnjë makinën elektrike dhe më pas, si “after shave”, një nga produktet në formë kremi.

• Nëse keni qime të forta, të cilat rriten shpejt, është e këshillueshme që të kombinoni briskun me makinën. D.m.th. të rruheni çdo mëngjes me brisk,
pasi të keni bërë një shkumë të mirë, ndërsa pasdite përdorni për "freskim" makinën elektrike.

• Nëse qimet tuaja nuk janë kaq të vështira dhe nuk dalin shpejt përdorni vetëm makinën elektrike dhe më pas "after shave" që i kombinon lëkurës suaj.

Veçantitë

Lëkura e meshkujve nuk është e njëjtë me atë të femrave dhe për këtë arsye firmat e ndryshme kanë krijuar dy seri produktesh kozmetike. Pra, është e detyrueshme që të zgjidhni kremra dite ose produkte rruajtjeje që i takojnë serisë mashkullore. Por çfarë e ndryshon lëkurën mashkullore nga ajo femërore?

1. Shtimi në ritme të larta i hormoneve mashkullore gjatë periudhës
së pubertetit krijon terren të përshtatshëm për rritjen në sasi të madhe të qimeve në fytyrën mashkullore. Si rrjedhim lëkura do të humbasë butësinë e dikurshme.

2. Po kështu gjatë pubertetit ka më shumë mundësi për daljen e puçrrave, gjë e cila prish njëtrajtshmërinë e lëkurës.

3. Procesi i "mbushjes" së lëkurës me yndyrë vazhdon deri në moshën 80-vjeçare.

4. Indet e shumta mbrojtëse brenda lëkurës reflektojnë trashësi më të madhe.

Dush skocez

Shumë duhet të kenë dëgjuar për këtë lloj dushi, por nga praktika rezulton se pak e përdorin atë. Ne ju ofrojmë mundësinë të gjithë meshkujve që t’i japin fytyrës së tyre një kënaqësi dhe pamje të mrekullueshme, duke ndjekur këto hapa.

Nëse rruheni gjatë kohës që bëni dush dhe më e butë, ndërsa rruajtja do të bëhet më e thellë. Përveç të tjerash avulli dhe uji i ngrohtë i ushqejnë qimet me lagështirë dhe përmirësojnë gradualisht cilësinë e tyre, sidomos kur keni qime të forta.

Menjëherë më pas shpëlajeni lëkurën me ujë të ftohtë, i cili do të ndihmojë të mbyllen poret dhe të largohet çfarëdo dëmtimi (çarje etj.) që mund të jetë shkaktuar nga brisku.
cdodite
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
xhentil3
I keq
I keq


Male Numri i postimeve : 733
Location : I_KEQ
Humor : bziiiiit bziiiiiit
Registration date : 02/10/2008

MesazhTitulli: Re: Sekretet e një fytyre të bukur mashkullore   3rd October 2008, 9:37 pm

hehe,flm stica per sekretet...po tani qe i the do zbatohen dhe do marim gocat ne qafe :shtyp:
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
dreqja
Mamune vogel
Mamune vogel


Female Numri i postimeve : 3717
Registration date : 30/09/2008

MesazhTitulli: Re: Sekretet e një fytyre të bukur mashkullore   3rd October 2008, 9:39 pm

xhentil3 shkruajti:
hehe,flm stica per sekretet...po tani qe i the do zbatohen dhe do marim gocat ne qafe :shtyp:
kujdes ti se do bish nga bicikleta gjynaf

_________________
MyHotComments.com
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://kasata.forum777.com
Stica
LLastica
LLastica


Female Numri i postimeve : 1179
Registration date : 01/10/2008

MesazhTitulli: Re: Sekretet e një fytyre të bukur mashkullore   3rd October 2008, 9:48 pm

qesh me te madhe qesh me te madhe qesh me te madhe
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
dreqja
Mamune vogel
Mamune vogel


Female Numri i postimeve : 3717
Registration date : 30/09/2008

MesazhTitulli: Re: Sekretet e një fytyre të bukur mashkullore   3rd October 2008, 9:49 pm

Stica shkruajti:
qesh me te madhe qesh me te madhe qesh me te madhe
erdhi tani kjo qe po iki un .
klm llastickee kiss dhe xhentili kiss

_________________
MyHotComments.com
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://kasata.forum777.com
xhentil3
I keq
I keq


Male Numri i postimeve : 733
Location : I_KEQ
Humor : bziiiiit bziiiiiit
Registration date : 02/10/2008

MesazhTitulli: Re: Sekretet e një fytyre të bukur mashkullore   3rd October 2008, 10:59 pm

KLM DREQKA DHE MO LEXO SEKRETET E DJEMVE gjynaf
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
MISTERIOZJA
Luleshtrydhja Forumit
Luleshtrydhja Forumit


Female Numri i postimeve : 4095
Age : 27
Location : secret
Humor : not bad
Registration date : 02/10/2008

MesazhTitulli: Re: Sekretet e një fytyre të bukur mashkullore   7th October 2008, 3:20 am

BOLL LEXOVE TI SIPER SE DO BIESH NE DASHURI ME VETEN qesh me te madhe lepirese

_________________

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
xhentil3
I keq
I keq


Male Numri i postimeve : 733
Location : I_KEQ
Humor : bziiiiit bziiiiiit
Registration date : 02/10/2008

MesazhTitulli: Re: Sekretet e një fytyre të bukur mashkullore   22nd October 2008, 4:12 am

te pakten nuk do tradhetohem asnjehere...po ty luleshtrydhja te ka dhe do te tradhetoj... akullore
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
MISTERIOZJA
Luleshtrydhja Forumit
Luleshtrydhja Forumit


Female Numri i postimeve : 4095
Age : 27
Location : secret
Humor : not bad
Registration date : 02/10/2008

MesazhTitulli: Re: Sekretet e një fytyre të bukur mashkullore   22nd October 2008, 4:18 am

xhentil3 shkruajti:
te pakten nuk do tradhetohem asnjehere...po ty luleshtrydhja te ka dhe do te tradhetoj... akullore

KUSH TKA RREJT MO? qesh me te madhe perqesh lepirese

_________________

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Sekretet e një fytyre të bukur mashkullore   Today at 10:19 pm

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Sekretet e një fytyre të bukur mashkullore
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Kasata Forum :: Art dhe kultur :: Moda & Estetika-
Kërce tek: