ForumPortaliCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Vip Shkurt

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Stica
LLastica
LLastica


Female Numri i postimeve : 1179
Registration date : 01/10/2008

MesazhTitulli: Vip Shkurt   3rd October 2008, 2:20 am

Leonardo Di Caprio pëlqen jetën normale





Aktori hollivudian, Leonardo Di Caprio, ka vendosur të martohet pasi dëshiron të bëjë një jetë më normale.

Ylli i filmit “Titanik” është lodhur duke udhëtuar nëpër botë dhe duke jetuar vetëm për të xhiruar filma. Ai dëshiron të sistemohet, të krijojë një familje të madhe, të këtë fëmijë dhe të ndjehet i bekuar.

“Dëshiroj të kem një jetë normale më shumë se sat ë kem një karrierë të suksesshme dhe famë- ka thënë aktori për revistën britanike “The Sun” . Shpesh mendoj se vetëm një pjesë të shkurtër të jetës sime e kam jetuar si një njeri normal. Tani, dëshiroj të martohem dhe të kem fëmijë”, ka përfunduar 33-vjeçari.

Vetëm disa ditë më parë, Di Caprio i ka dhënë fund lidhjes së tij 3 vjeçare me bukuroshen 23-vjeçare, modelen izraelite, Bar Rafaeli.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Stica
LLastica
LLastica


Female Numri i postimeve : 1179
Registration date : 01/10/2008

MesazhTitulli: Re: Vip Shkurt   3rd October 2008, 2:21 am

Britney Spears ...Zhvishet për bamirësi
.
Britney Spears po ndjek hapat e të famshmëve George Clooney, Scarlett Johansson dhe Kate Moss, duke ofruar trupin e saj për të grumbulluar para për bamirësi. Britney ka pozuar vetëm me jelek për artistin Daniel Maltzman i cili ka krijuar disa vepra artistike të cilat do t’i shesë për bamirësi. Piktura do të nxirret në ankand për të grumbulluar para për fondacionin “The Promises” (“Premtimet”), i cili u ndihmon nënave në nevojë dhe fëmijëve të tyre. Spears ndërkohë, është duke shitur shtëpinë e saj në Kaliforni, kështu që do të ketë më shumë “para” për t’i rritur dy fëmijët e saj. Krijuesja e hitit ‘Toxic’, ka nxjerrë në shitje shtëpinë me gjashtë krevate për një shumë prej 7.9 milionë euro dhe shpreson të gjejë një pronë të re, e cila do t’i japë më shumë liri dhe hapësirë për të rritur dy fëmijët, Sean Preston, trevjeçar, dhe Jayden James, dyvjeçar. Këngëtarja ka jetuar në atë shtëpi për së paku dy vjet.


Edituar për herë të fundit nga Stica në 5th October 2008, 5:23 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Stica
LLastica
LLastica


Female Numri i postimeve : 1179
Registration date : 01/10/2008

MesazhTitulli: Re: Vip Shkurt   3rd October 2008, 2:24 am

Me Visin tani bashkëjetesë



Edhe pse nuk ka dashur që media të përcjellë çdo detaj të jetës private, Xhemi Shehu vijon të përjetojë emocionet e një lidhjeje dashurore të veçantë. Ata janë kthyer nga një turne i gjatë pushimesh, që nisën dhe Evropë dhe mbaruan në Amerikën Latine. E Xhemi nuk kishte sesi të zgjidhte ndryshe, që në krah në verën e nxehtë që kaloi, të kishte ndonjë person tjetër përveç Visit. Tashmë janë çifti që po shfaqen gjithnjë e më shumë në publik, si në premierën e filmit “Sex and the city”. Ata parapëlqejnë që zakonisht në fundjava të largohen nga zhurma e kryeqytetit, ndërkohë që duket se janë larguar paksa nga frekuentimi i jetës së natës, një mënyrë kjo për të treguar se nuk duan që të jenë në qendër të vëmendjes. E natyrisht që e kanë marrë seriozisht lidhjen e tyre, pasi thuhet sapo kanë nisur bashkëjetesën.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Stica
LLastica
LLastica


Female Numri i postimeve : 1179
Registration date : 01/10/2008

MesazhTitulli: Re: Vip Shkurt   3rd October 2008, 2:24 am

Një këngë dashurie për Miriamin

Mendimi të dilnin së bashku në një klip, u kishte shkrepur në kokë, që në fillimet e njohjes së tyre. I bërë me dashuri, klipi i ri “Një herë në jetë” i Alban Skënderajt, më shumë se krijim artistik, është dëshmi e një momenti të mirë mes tij dhe Miriam Canit. Kjo e fundit është shfaqur në klipin e tij si imazhi i një fabule, që flet për dashurinë e vërtetë. Lidhja e tyre, është histori dashurie shumë romantike, që pas thashethemeve në shtypin rozë, Albani pranoi të fliste më në fund për revistën “Psikologjia”, duke pranuar të publikojë për herë të parë një foto ku kanë pozuar të dy. E tashmë janë një çift që nuk kanë pse ta fshehin më që duhen. Kanë kaluar një verë të mrekullueshme në shoqërinë e njëri-tjetrit në plazhin e Vlorës, ndërsa kanë shëtitur po ashtu bregdetin e jugut. Por pavarësisht se kishin nisur të krijonin një lidhje, ata u përpoqën shumë ta mbanin të fshehur, derisa Miriami pranoi e para në njëfarë mënyre këtë lidhje në media, duke pohuar se ndihej e lumtur, që kishte njohur Albanin, dhe që mes saj dhe atij kishte diçka. Tani kanë një menaxher të përbashkët, dhe synojnë të arrijnë së bashku famë ndërkombëtare. Miriam Çani, vajza nga Elbasani u bë e njohur në Gjermani si këngëtare e grupit “Preluders”, e që bëri bujë në gjithë Evropën, ndërsa Alban Skënderaj mori një famë të menjëhershme pas pjesëmarrjes në festivalin e muzikës moderne “Top Fest”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Stica
LLastica
LLastica


Female Numri i postimeve : 1179
Registration date : 01/10/2008

MesazhTitulli: Re: Vip Shkurt   5th October 2008, 5:31 am

Futet në biznesin e çarçafëve










Aktorja seksi, Eva Mendes, kësaj here do të nxjerrë mbi shtretërit tuaj diçka të re, çarçfë të linjës “Vida”. Mendes do të sulmojë shitoret Macy gjatë muajit të ardhshëm, me një linjë të mbulesave të shtratit dhe jastëkëve. Dhe, megjithëse kjo mund të jetë befasi për shumëkënd, ajo thotë se kjo është diçka që e ka dëshiruar një kohë të gjatë. “Unë jam një adhuruese e madhe e dizajnit të brendshëm dhe adhuruese e arkitekturës, që është një prej pasioneve të mia. Nuk jam aq e mençur të jem arkitekte. Do të fillojmë me çarçafë dhe do të shohim se si do të përgjigjet publiku”, ka thënë aktorja.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
MISTERIOZJA
Luleshtrydhja Forumit
Luleshtrydhja Forumit


Female Numri i postimeve : 4095
Age : 27
Location : secret
Humor : not bad
Registration date : 02/10/2008

MesazhTitulli: Re: Vip Shkurt   11th October 2008, 8:52 am

Stica shkruajti:
Britney Spears ...Zhvishet për bamirësi
.
Britney Spears po ndjek hapat e të famshmëve George Clooney, Scarlett Johansson dhe Kate Moss, duke ofruar trupin e saj për të grumbulluar para për bamirësi. Britney ka pozuar vetëm me jelek për artistin Daniel Maltzman i cili ka krijuar disa vepra artistike të cilat do t’i shesë për bamirësi. Piktura do të nxirret në ankand për të grumbulluar para për fondacionin “The Promises” (“Premtimet”), i cili u ndihmon nënave në nevojë dhe fëmijëve të tyre. Spears ndërkohë, është duke shitur shtëpinë e saj në Kaliforni, kështu që do të ketë më shumë “para” për t’i rritur dy fëmijët e saj. Krijuesja e hitit ‘Toxic’, ka nxjerrë në shitje shtëpinë me gjashtë krevate për një shumë prej 7.9 milionë euro dhe shpreson të gjejë një pronë të re, e cila do t’i japë më shumë liri dhe hapësirë për të rritur dy fëmijët, Sean Preston, trevjeçar, dhe Jayden James, dyvjeçar. Këngëtarja ka jetuar në atë shtëpi për së paku dy vjet.

KJO E KA PER NDER TE ZHVISHET DHE PA SHKAK, E JO ME PER BAMIRSI qesh me te madhe
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Vip Shkurt   Today at 10:21 pm

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Vip Shkurt
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Kasata Forum :: Art dhe kultur :: Vip-
Kërce tek: