ForumPortaliCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 A e mban dot një të fshehtë?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
dreqja
Mamune vogel
Mamune vogel


Female Numri i postimeve : 3717
Registration date : 30/09/2008

MesazhTitulli: A e mban dot një të fshehtë?   23rd April 2009, 6:25 am

Përgjithësisht krenohen se po, ka raste kur nuk kanë pse fshehin të kundërtën. Por kanë edhe situata pa fund që do t’i bënin të lëkundeshin, ashtu si dhe ndonjë betim që e kanë respektuar për tërë jetën, ashtu si dhe ca njerëz, të cilëve nuk u fshehin dot gjë. Dhe këto nuk na i kanë mbajtur sekret...

Një betim i madh për sekretet e të vegjëlve



Thuajse gjithmonë paraprihet nga një betim, një besim sekreti. Një betim me forma gati mistike, që sajojnë vajzat e vogla apo djemtë adoleshentë, të ngarkuara me peshë, në pikën që vite më vonë ka mbetur në kujtesë më shumë ajo atmosferë betimesh se sa sekreti ose thjesht një fjalë, plotësisht mjaftueshëm mes miqsh të vërtetë. Por mund të jetë edhe një betim shekullor, i mbërritur deri sot; ai betim që i ka lënë mjekësisë “babai” i saj: Hipokrati. “Ruajtja e sekretit profesional është një detyrë, një përgjegjësi për mjekët, që në kohën e Hipokratit kishte madje ngarkesën e një ligji që i ndalonte mjekët qoftë edhe para gjykatës të tregonin një sekret profesional. Një të tillë unë kurrë nuk jam tunduar për ta nxjerrë”. Një siguri më shumë për pacientët e vegjël të Ilira Gjikës dhe familjet e tyre. Pas kaq vitesh punë si pediatre, ajo është e bindur që asnjëherë të vetme nuk e ka shkelur këtë përgjegjësi profesionale, dhe pse pjesë e një populli “emocional si jemi ne, që shpesh themi gjëra që nuk duhen thënë, si për të shpëtuar nga situatat”. Megjithatë ajo ia del me lehtësi të mbajë sekrete, edhe kur nuk bëhet fjalë për ato profesionale, veçse motivet nuk i gjen më te Hipokrati, por plotësisht te vetja. “Nuk më ndodh të tregoj sekretet e dikujt tjetër. Kur unë rri me dikë, rri për veten time; nuk më vjen në mend një i tretë”. Dhe në këtë kohë kushtuar vetes, të ndarë nga koha që është mësuar të kalojë mes fëmijësh, aq më tepër që tani është administratore e shkollës 9-vjeçare jopublike “Mirash Ivanaj”, ajo mendon se “të kesh ca njerëz me të cilët mund të ndash gjërat që kanë të bëjnë me ty, është diçka e bukur”. Ilira ka mikeshat e saj për këtë, në një hapësirë ku sigurisht Hipokrati nuk do ndihej i tradhtuar.





Po të mbaj një sekret për të mirën tënde...

Jeni ndodhur ndonjëherë mes dilemës që të tregoni një të vërtetë që dhemb apo ta fshihni atë me justifikimin e mbrojtjes së tjetrit nga vuajtjet? Me siguri që kahet e kundërta të forcave në këtë rast vetëm në ekuilibër nuk të lënë. Duhet të vendosni. Edhe pse dhe për Hygerta Sakon situata të tilla nuk janë aspak komode, ajo të paktën duket se kahun e ka të zgjedhur që më parë: të mbajë sekretet që, po të zbulohen, do bënin keq. “Gjithçka është relative. Ama në disa raste specifike unë do zgjidhja të mbaja sekrete. Lutem të mos ndodhem në situata të tilla, por mendoj se po të mësoj tradhtinë e bashkëshortit të një mikeshës sime, nuk do ndërhyja, me shpresën se gjërat mes tyre do viheshin në vend. Po ashtu, do ruaja një sekret nga prindërit e mi, për një problem të motrës sime për shembull, duke pritur që ai të zgjidhej dhe prindërve t’u shmangia shqetësimin”. Situata të tilla janë ndër të paktat kur ajo do zgjidhte të mbante një të fshehtë. Sepse Hygerta shpesh atë çfarë e shqetëson nuk e bluan në vetmi, por zgjedh të flasë me dy nga mikeshat e saj. “Nuk mbyllem në vetvete zakonisht, por flas me dy shoqet e mia të ngushta. Di që ato më dëgjojnë pa paragjykuar; kush ka miq të ngushtë e ka të qartë”. Dhe në këtë shkëmbim sekretesh dhe besimesh, edhe asaj i bie radha të dëgjojë sekretet e tyre ose dhe të njerëzve të tjerë të afërt që e rrethojnë. “Kur dikush vendos të më rrëfejë një sekret, sigurisht që e marr si shprehje të besimit që ka ndaj meje kur është diçka e rëndësishme për personin, jo kur bëhet fjalë për thashetheme”. Këto të fundit janë thjesht për të kaluar kohë, ndërsa të parat për Hygertën janë “detyrim elementar për t’i ruajtur. E kundërta do ishte shumë e ulët”. Ja dhe garancia!



Dëshira për të botuar...



Nuk synon ta shpallë veten ruajtësin më të sigurt të sekreteve. Nuk harron se situatat shpeshherë mund ta nxirrnin kallp një zotim të tillë. Edhe kur ai është thuajse një detyrim. Të cilin botuesi Fatmir Toçi e has si në aspektin personal, dhe në atë profesional. “Sekreti profesional është një normë e rëndësishme pune, domosdoshmëri në kushtet e konkurrencës”. Dhe megjithatë, e skajshmja “gjithmonë” për respektimin e tij, është një ideal, distancën nga i cili një realist e pranon. “S’kam mundur të ruaj gjithmonë një sekret të tillë, edhe pse jam përpjekur. Shpesh një të fshehtë mund ta dekonspirosh edhe pa dashje, nga mosvlerësimi i një situate të caktuar apo nga besimi i tepruar te tjetri”. Siç ndodh edhe me sekretet personale. “Nuk është e lehtë ta ruash, pasi nuk ka një definicion se çfarë është sekret dhe çfarë jo. Çdo gjë është relative në raport me punën dhe me njerëzit që ke të bësh çdo ditë. Edhe tundimi është njerëzor. Jo rrallë njerëzve u pëlqen të duken se dinë diçka më shumë se të tjerët dhe të jenë në qendër të ngjarjeve që ndodhin”. Po cilado qoftë arsyeja e dikujt që tregon një sekret, pasoja është përherë thuajse e njëjtë, sigurisht kur bëhet fjalë për ato sekrete të konsideruara të rëndësishme. “Por më e keqja është se dekonspirimin në të shumtën e rasteve nuk e marrim vesh. Veç ndiejmë reagime që na bëjnë të kuptojmë se ka dalë sekreti”. Në të tilla situata ka gjykuar veten për të qenë i kujdesshëm, për të dalluar më mirë miqtë e vërtetë nga ata jo të tillë. Sepse një mik, i vërtetë, është personi të cilit i beson më shumë sekrete, dhe pse varet edhe nga lloji i tyre, edhe nga forma, edhe nga arsyeja pse mbahen: “Për të ruajtur një marrëdhënie, për të mos lënduar dikë, për të mos i hapur telashe vetes, për të mos shkaktuar ngatërresa e keqkuptime”... Ama një gjë është e përbashkët: “Një sekret është si një ngarkesë që organizmi e mban brenda vetes dhe e bën qenien më të rëndë”. Jo më të rëndësishëm. I tillë bëhesh kur e nxjerr sekretin!

_________________
MyHotComments.com
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://kasata.forum777.com
dreqja
Mamune vogel
Mamune vogel


Female Numri i postimeve : 3717
Registration date : 30/09/2008

MesazhTitulli: Re: A e mban dot një të fshehtë?   23rd April 2009, 6:25 am

Shenjat: pagjumësi, mungesë qetësie. Shkaku: mbidozë sekretesh

Ethet e kanë prekur, ato të parat e së premtes mbrëma, por tundimi për të nxjerrë sekretet e dikujt që ia ka besuar, kurrë! “Nuk më shkon kurrë nëpër mend që të tradhtoj besimin e dikujt. Nëse ky person ka kërkuar të mbaj një sekret, unë nuk kam pse të mos e respektoj. Madje harroj t’ia përmend dhe vetes”. Dhe nga kjo skutë e skajshme ku u gjen vend “dosjeve sekrete”, nuk del asgjë, por ama Anjeza Shahini, dhe pse një arkiv i sigurt, mendon se nuk do ishte një arkiv i lumtur. “Sekretet e shumta nuk e bëjnë jetën interesante. Mendoj se e bëjnë më të vështirë. Është më e thjeshtë kur nuk mban brenda vetes gjëra që fshihen nga gjithçka. Mungesa e tyre e bën jetën më të qetë e gjumin më të lehtë”. Mirë që nuk është vërtet kështu jeta e saj: me shumë sekrete. Nuk mund të jetë, përderisa disa sekrete që janë për gjithë të tjerët nuk i mban për njerëzit më të afërt: familjen dhe miqtë. Pastaj, në varësi të sekretit, lëviz dhe rrezja e këtij rrethi të besuarish: “Zakonisht, për të fshehtat e mia më të rëndësishme flas me motrën e mesme, me atë me të cilën edhe jetoj, por edhe me miket e mia më të ngushta”. Në këtë rreth nuk ka ndodhur të provoj zhgënjimin e një sekreti të pambajtur, por jo se nuk e ka provuar asnjëherë. “Nuk jam mërzitur dhe aq nga fakti që dikush ka nxjerrë një sekret, sepse asgjë të frikshme nuk kam fshehur ndonjëherë, por se e ka ndryshuar atë çfarë i kam thënë dhe nuk ka mbajtur premtimin. Në një rast si ky nuk të mbetet shumë për të bërë. Por ama humbet besimin te tjetri”. Dhe për një si ajo, që as me veten nuk e përgojon sekretin e tjetrit (në fakt dëshmitar për këtë nuk mund të ketë dhe i mjaftohemi fjalës së saj), nuk ka si të tolerohet ky veprim, aq më keq që bëhet fjalë për një sekret të shtrembëruar. Kushedi ç’formë të shëmtuar ka ai!



Një organizator festash sekrete

Është një njeri, të cilit Ermal Mamaqi nuk i mban dot sekrete. “Edhe sikur të doja, nuk do mund t’i mbaja sekrete të fejuarës sime, sepse ne rrimë bashkë 26 orë në 24 që ka ditë-nata. Por e bukura është që unë as nuk dua”... Një deklaratë e natyrshme dashurie për Amin, një nga arsyet, pse jo, e një lidhjeje të fortë si ajo e të dyve. Po një herë ai ka tentuar t’i mbajë një sekret: organizimin surprizë të ditëlindjes së saj. “Ishin lajmëruar miqtë e saj dhe miqtë e mi që dhjetë ditë më parë. Kisha shumë frikë se do kishte rrjedhje informacioni, që gjatë asaj kohe Amardës do t’i binte në vesh diçka për festën dhe surpriza do shkatërrohej, por ia dola që ta çoja deri në fund surprizën”. Pas kësaj, sigurisht që Ermali do mund të shtonte edhe një specifikim në listën e shërbimeve që ofron agjencia e organizimi të eventeve që drejtojnë Ami dhe ai: organizim festash sekrete (mu nën hundën e atij që feston). Dhe në të vërtetë, në jetën private, të mbajë një sekret pasi ia ka premtuar këtë dikujt, për Ermalin nuk është aspak e vështirë. Ka ndodhur ama t’u besojë njerëzve që nuk e ndiejnë si detyrim ruajtjen e një sekreti. “Edhe kjo ka rastisur. Por kam kuptuar që ka qenë faji im që u kam besuar atyre një sekret, sepse nuk i kam njohur. Ruajtja e një sekreti është virtyt i shokut të mirë. Disa s’e mendojnë kështu. Është çështje karakteri, çështje formimi”. Gjithsesi, Ermali di të jetë një shok i mirë sipas parimeve të veta, të cilat në fakt askujt nuk i duken të çuditshme. Pak çudi mund të duket si nuk harron të nxjerrë një sekret në vrullin e batutave të humorit që nuk i rreshtin asnjëherë. Por edhe kjo nuk është diçka e pamundur. Sekretet kanë vendin e tyre! Edhe kohën: ca zgjasin shumë, ca vetëm dhjetë ditë – sa organizimi i një feste të madhe për të fejuarën.

_________________
MyHotComments.com
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://kasata.forum777.com
MISTERIOZJA
Luleshtrydhja Forumit
Luleshtrydhja Forumit


Female Numri i postimeve : 4095
Age : 27
Location : secret
Humor : not bad
Registration date : 02/10/2008

MesazhTitulli: Re: A e mban dot një të fshehtë?   24th April 2009, 6:53 am

keq te mbash te fshehta, e keq jo pffff

_________________

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: A e mban dot një të fshehtë?   Today at 10:17 pm

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
A e mban dot një të fshehtë?
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Kasata Forum :: Art dhe kultur :: Vip-
Kërce tek: