ForumPortaliCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 interviste me ilva tare

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
dreqja
Mamune vogel
Mamune vogel


Female Numri i postimeve : 3717
Registration date : 30/09/2008

MesazhTitulli: interviste me ilva tare   23rd April 2009, 6:21 am

E dini se cili është sendi më i çmuar që zotëron Ilva Tare? Po gjendjen e saj shpirtërore? Po mashkulli që pëlqen më shumë? Ajo na i ka rrëfyer neve. Që nga Londra. Ne po jua rrëfejmë juve



Cila është ideja jote për lumturinë e vërtetë?

Po të përshkruhej me fjalë, s’do mund të ishte lumturi e vërtetë.



Cila është frika më e madhe?

Të humbas kujtimet.



Kë person të gjallë admiron më shumë?

Prindërit e mi.



Cili është ai tipar i të tjerëve që të ngjall mëshirë?

Zilia.



Ekstravaganca jote më e madhe?

Të mos humbas asnjë opera që vjen në Londër.



Cili është udhëtimi yt i preferuar?

Të marr makinën dhe të udhëtoj pa destinacion drejt jugut, për të përfunduar në Vlorë, Dhërmi, Jalë, Vuno. Edhe në Positano, në bregdetin amalf, Itali.



Në ç’rast mund të gënjesh?

Atëherë kur mendoj se është e nevojshme.



Personi që përçmon më shumë?

Asnjë.



Cilat fjalë ose shprehje përdor më shpesh?

“Vërtet!”.



Pengu yt më i madh?

Asnjë.



Kur dhe ku ke qenë e lumtur?

Në periudha të ndryshme të jetës sime.



Në ç’gjendje shpirtërore je tani?

Diellore, me ndonjë re të vogël aty-këtu.



Nëse do të mundeshe të ndryshoje diçka te vetja, çfarë do ishte ajo?

Do doja të investoja për të shtuar njohuritë.



Ç’gjë e konsideron arritjen tënde më të madhe?

Akoma nuk e kam arritur.



Po të vdisje dhe të mund të rimishëroheshe në një tjetër njeri apo diçka tjetër, çfarë do doje të ishe?

Ilva Tare.



Po sikur të mund të shndërroheshe në diçka, ç’do të doje?

Këtë do ta vendos përpara se të vdes.



Cili është sendi më i çmuar që zotëron?

Fantazia ime.



Kë quan pikën më të thellë të mjerimit?

Dhimbjen e patolerueshme, të çfarëdo lloji.



Ku do të pëlqente të jetoje?

Aty ku po jetoj tani.



Ndër veprimtaritë që merresh, cila është e preferuara jote?

Të gjitha.



Cila është karakteristika jote më e spikatur?

Sensi i humorit.



Veçoria që pëlqen më shumë te një mashkull?

Të më bëjë të qesh. Misterioz, i ditur dhe i dashur. Edhe romanca ndihmon.



Veçoria që pëlqen më shumë te një femër?

Intelekti dhe mungesa e komplekseve.



Cilët janë shkrimtarët e tu të preferuar?

Ndryshojnë në periudha të ndryshme të jetës sime. Për momentin, Amos Oz.



Cili është heroi yt në art?

Peter Pan.



Kë ke heronj në jetën reale?

Nënë Terezën.



Cilat gjëra nuk të pëlqejnë fare?

Pabesia.



Si do pëlqeje të vdisje?

Në gjumë, vetëm. Duke pritur aventurën e radhës.



Cila është motoja jote?

“Ngrihu nga shtrati dhe shko bëj ç’ke në plan të bësh, edhe në rast se e urren”.

_________________
MyHotComments.com
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://kasata.forum777.com
 
interviste me ilva tare
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Kasata Forum :: Art dhe kultur :: Vip-
Kërce tek: