ForumPortaliCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Ne, vajzat e kolegjit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
dreqja
Mamune vogel
Mamune vogel


Female Numri i postimeve : 3717
Registration date : 30/09/2008

MesazhTitulli: Ne, vajzat e kolegjit   23rd April 2009, 5:38 am

Sot janë personazhe të njohura të ekranit. Por nuk kanë vetëm këtë të përbashkët: të tria vijnë nga kolegjet. Xhemi, Luari dhe Zajmina rrëfejnë ditët e shkollës së mesme ku rregullat herë respektohen rigorozisht e herë caktohen nga vetë nxënësit
Na ishin njëherë e një kohe tre kolegjiste... Me funde të shkurtër me kuadrate, këmisha të bardha, kollare të mëndafshta, çorape të bardha mbi gju, (eh sikur!) me flokë të verdhë që iu derdhen supeve, sy të kaltër e të butë, por buzëqeshje djallëzore dhe... Hej stop! Ç’ju thotë mendja?! Nuk janë Alicia Silverstone dhe Liv Tyler në këngën “Crazy” të Aerosmith-ëve, të cilat mbajnë uniforma sensuale, braktisin shkollën, ngasin si të çmendura makinën në kërkim të aventurave pa fre.

Por nuk duhet menduar as për ndonjë histori tjetër kolegjistesh, ekstremisht të ndryshme nga të parat: të të dëshpëruarave, që fati i keq i ka degdisur brenda mureve të ftohtë të kolegjit tipik mesjetar; ku disiplina është e egër, ndërsa pedantizmi i mësuesve i pashoq.

Të paktën tre kolegjistet tona: Xhemi Shehu, Zajmina Vasjari dhe Luari kanë një histori ndryshe për të rrëfyer, ku thelbin e ndryshimit e përcakton stili i kolegjit ku kanë studiuar.


Mar nga Revista JETA

_________________
MyHotComments.com


Edituar për herë të fundit nga dreqja në 23rd April 2009, 5:47 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://kasata.forum777.com
dreqja
Mamune vogel
Mamune vogel


Female Numri i postimeve : 3717
Registration date : 30/09/2008

MesazhTitulli: Re: Ne, vajzat e kolegjit   23rd April 2009, 5:41 am

Xhemi: Në kolegjin e vajzave
“Mund të kisha ndjekur një shkollë të mesme të përgjithshme. Por, sipas prindërve të mi, kolegji ishte zgjedhja më e mirë në atë kohë”, nis të tregojë Xhemi 25-vjeçare, që shkollën e mesme e ka bërë në kolegjin e vajzave “Turgut Ozal”. Në Tiranën e pas ‘97-ës, siguria e fëmijëve në shkollë ishte shqetësimi më i madh i çdo prindi të kujdesshëm. Një kolegj vajzash, i vetmi që mundësonte transportin, përbënte një siguri më shumë për vajzën e vetme të familjes Shehu.

Kështu nisi historia e Xhemit në një kolegj vetëm me vajza. Pa dëshirën e saj, me lot në sy, filloi dita e parë e shkollës, “ku uniforma ishte e shpifur, e shpifur, e shpifur...” do t’u ankohej Xhemi prindërve duke përplasur këmbët në shenjë proteste. “Qaja sepse nuk doja të shkoja në shkollë”, kujton. Por dhimbja e sinqertë e një 15-vjeçareje si ajo, pati arsye të tjera veç “uniformës së shpifur”. “Më tmerronte ideja për të ndjekur një shkollë vetëm me vajza; rrinim mbyllur nga ora 8 deri në 16.00; mësuesit ishin shumë të rreptë; uniforma na mbulonte nga këmbët te koka”, vazhdon të tregojë vështirësitë e ditëve të para.

Uniforma e kolegjit të vajzave “Turgut Ozal” përmblidhej në një fund me kuadrate të kuqe dhe të verdhë (sigurisht deri në fund të këmbëve), këmishë të verdhë, jelek blu me viza të verdha dhe një triko blu, me jakë V dhe këpucë të zeza. “Kishte dhe rregulla që sot më duken qesharake. Veç uniformës, mësuesit na kontrollonin për thonjtë, që duhet t’i kishim të prerë, ndërsa makijazhi ishte një shkelje e rëndë, ndaj as që guxonim ta çonim ndër mend”, numëron disa rregulla të shkruara. Të pashkruarat ishin edhe më të padurueshme, por për fat të keq zbatoheshin me të njëjtin pasion nga stafi pedagogjik. Kështu për shembull: miqësia e ngushtë mes vajzave nuk shihej me sy të mirë nga mësuesit, “të cilët mendonin se një miqësi e tillë na shpërqendronte nga mësimet”, vazhdon Xhemi.

Për të shmangur “shpërqendrimet e mundshme”, vajzat – sidomos ato që binin në sy si shoqe të ngushta – pasi mbaronte viti shkollor, ndaheshin në klasa të ndryshme.

Ndërsa ditët kalonin brenda mureve të shkollës, Xhemi mësoi ta shihte kolegjin në një dritë të re, “shumë më pozitivisht nga ç’e kisha menduar në fillim” dhe vazhdon të tregojë arsyet.

“Fillimisht kuptova që uniforma, po të shfrytëzohej siç duhej, nuk ishte dhe aq keq. Kopjohej mirë me të”, tregon të fshehta që nuk do të kishte guxuar t’i tregonte nëse do të ishte ende në kolegj. “Nën funde mbanim materiale, kopje në fakt. Ndonjëherë, kopjet i shkruanim në trup, ndaj nuk rrezikonim të kapeshim nga profesorët. E kush nga mësuesit konservatorë do të guxonte t’i ngrinte fundin një kolegjisteje për të zbuluar nëse nën të kishte fshehur kopje?! “Askush, – thotë Xhemi, – ndaj ngopeshim duke kopjuar” ndihet një ngazëllim i sinqertë në zërin e saj, teksa rrëfen histori që më vonë gjithmonë kujtohen si “gallatat e shkollës së mesme”.

Por ja që edhe shkollës së mesme i erdhi fundi. Xhemi e mbylli këtë periudhë të jetës ashtu siç e nisi: me lot në sy. “Por ishin lot dashurie dhe malli. Do të më merrte malli për këtë periudhë të lumtur, shoqet më të dashura, shkolla ku ruaj kujtimet më të bukura të jetës”. Pas pak kohësh, ish-kolegjistja del në ekran si një prej velinave të para të emisionit Fiks Fare. Uniforma e velinave pati një ndryshim rrënjësor nga ajo e kolegjit. “Aq sa tim eti i ra tavani mbi kokë”, rrëfen Xhemi zemërimin e madh të të atit, kur pa të bijën në ekran duke kërcyer me shumë pak rroba në trup.

“Ishte një kod veshjeje dhe ai”. Xhemi diti t’i respektojë të dyja veshjet, në kohën dhe vendin e duhur.


_________________
MyHotComments.com
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://kasata.forum777.com
dreqja
Mamune vogel
Mamune vogel


Female Numri i postimeve : 3717
Registration date : 30/09/2008

MesazhTitulli: Re: Ne, vajzat e kolegjit   23rd April 2009, 5:45 am

Zajmina Vasjari Kur rregullat i bëjmë ne (kolegjistët)
Filloi kolegjin me dëshirën e mirë dhe vullnetin e duhur për t’iu nënshtruar rregullores. Në fakt rregullorja e kolegjit ku studioi për dy vjet, pati një rregull të vetëm: uniformën. Rastësisht apo për ironi të fatit, iu desh që edhe këtë rregull – në mos ta thyejë – ta përshtatë sipas përmasave XXS të trupit prej Miss-i. “Uniforma më rrinte shumë e madhe. Fundi që duhet të rrinte mbi gju, mua m’i mbulonte”, thotë Zajmina.

E imagjinoni dot Zajminën me fund poshtë gjurit? Sigurisht që jo. As ajo nuk mund ta imagjinonte veten për një kohë të gjatë me një uniformë të tillë. “Prandaj m’u desh të qepja një uniformë të re”, sqaron këngëtarja e “Chupa-chupa”. Sipas përmasave trupore prej Barbi, kukulla e ekranit bëri goxha modifikime. Fundin e ngriti mbi gju. Ndërsa xhaketën e përshtati sipas shijeve personale, duke nxjerrë në pah dekoltenë e zbukuruar nga një aksesor mjaft origjinal; kollaren e lëshoi si lavjerrës mbi xhaketë (Zaji e liroi kaq shumë, sa çdo aksesor tjetër mbi dekolte do të dukej i panevojshëm).

Për rregulla të tjera, showgirl-i nuk pati ankesa të tepërta, pikërisht sepse kolegji nuk pati rregulla të tjera.

Ndërsa mësuesit e kolegjit – me siguri një brez i ri në moshë – e ndihmuan të kapërcejë pa vështirësi dy vitet e kolegjit. “Mësuesit janë treguar shumë të mirë me mua duke më toleruar, ngaqë pjesën më të madhe të kohës isha e angazhuar me aktivitete kulturore”. Sa për ndonjë lajthitje tjetër të moshës – siç do të ishte lënia e ndonjë ore mësimi – së bashku me kolegjistët e tjerë, Zajmina nuk gjeti kurrë terrenin e duhur. Shkolla, në fakt, ishte ndërtuar në terrenin e gabuar, shumë larg zhurmës joshëse të qendrës së kryeqytetit. “Shkollën e kishim shumë larg nga qendra e Tiranës. Edhe nëse do të linim orët e mësimit, nuk kishim ku të shkonim. Prandaj, rrinim më mirë në shkollë”, rrëfen me një sinqeritet gati naiv.

Dhe një institucion edukimi si ai i Zajminës, do të kishte qenë pa diskutim institucioni i parapëlqyer i çdo adoleshenti që aspiron t’ia hedhë lehtë shkollës së mesme. Por edhe makthi më i keq i një prindi. E për fatin e mirë të prindërve dhe fatin e keq të shumë adoleshentëve, ky kolegj nuk e pati jetën e gjatë. Menjëherë pasi Zajmina përfundon studimet e shkollës së mesme, përfundon edhe periudha e lulëzimit të kolegjit. Kolegji mbyllet. “Nuk i di arsyet që i çuan drejtuesit në një vendim të tillë, pra për ta mbyllur. Por mua më erdhi keq. Kam kaluar shumë bukur në atë shkollë, – thotë 23-vjeçarja. – Shkoja me qejf të madh, nuk u trembesha as mësuesve dhe as rregullores së shkollës”. Në fakt, as Zajmina dhe as ndonjë tjetër nuk kishin pse t’i trembeshin një kolegji të tillë!


_________________
MyHotComments.com
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://kasata.forum777.com
dreqja
Mamune vogel
Mamune vogel


Female Numri i postimeve : 3717
Registration date : 30/09/2008

MesazhTitulli: Re: Ne, vajzat e kolegjit   23rd April 2009, 5:46 am

Luari: në kolegjin e pasanikëve
Kolegji është një institucion shkollor me një rregullore të caktuar, të cilës i nënshtrohen pa asnjë përjashtim të gjithë nxënësit. Në përgjithësi, në Angli dhe Amerikë (aty ku janë hapur fillimisht institucione të tilla edukimi), kolegjet janë shkolla private ku pagesa është shumë më e lartë se në shkollat publike. Atëherë mirë se vini në kolegjin e Luarit! “Jemi në vendin e duhur”, thotë këngëtarja. Por të tjerë nuk do të binin krejtësisht dakord me të. Sidomos, ata prindër konservatorë, të cilët nuk i shohin me sy të mirë vajzat që shkojnë me taka në shkollë apo përdorin të kuq buzësh. Sepse Luari është pikërisht njëra prej tyre: përdor make-up dhe ecën pa vështirësi me taka, edhe në terrenin malor, mes gjelbërimit ku është ndërtuar kolegji i saj. Por nuk i bën naze uniformës. “Uniforma është një rregull i detyruar, që respektohet rigorozisht nga të gjithë nxënësit e shkollës sonë”, thotë Luari duke treguar me gisht uniformën. “Pantallona të zeza, që gjatë muajve të ngrohtë zëvendësohen nga fundi, këmisha e bardhë, kollarja blu, trikoja blu me jakë V”, përshkruan uniformën e përditshme, që ndryshe nga ditët e para në kolegj, tani ka filluar t’i hyjë shumë në zemër. “E pata të vështirë ta pranoja idenë e uniformës. Pastaj e fjeta mendjen. Kuptova që në fakt është një lehtësim i madh, sepse nuk e vret më mendjen çdo ditë për veshjen, si dhe i bën nxënësit të ndihen të barabartë mes tyre”, vazhdon Luar, e cila vendimin për t’u futur në këtë shkollë e ka marrë bashkë me prindërit.

Pati arsye të forta për një zgjedhje të tillë. “Arsimimi në këtë shkollë është më i plotë se në gjimnaz. Studioj lëndë të cilat nuk zhvillohen në shkolla publike. Siguria është më e madhe, ndërsa ambientet e shkollës nuk kanë të krahasuar me asnjë shkollë tjetër në Tiranë. Nuk mungojnë laboratorët mësimorë, amfiteatri, palestra, pishina, mensa etj., etj.”. Kanë qenë këto disa nga arsyet që bindën prindërit e Luarit të paguajnë një shumë të konsiderueshme të hollash për shkollimin e vajzës.

Kolegji ku studion 18-vjeçarja ndjek modelin amerikan arsimor. Ndryshe, në kryeqytet njihet si kolegji i fëmijëve të të pasurve për shkak të tarifave të larta të regjistrimit.

“Por kushtet shumë të mira, si dhe pedagogët më të mirë, i justifikojnë këto tarifa”, thotë Luari, një prej dy vajzave të një biznesmeni të suksesshëm në Tiranë, emrin e të cilit (por edhe mbiemrin) ajo e ruan si më të madhin sekret në jetën e saj. Të paktën në muzikë, nuk dëshiron të identifikohet si “vajza e babait të pasur”, si “një Paris Hilton shqiptare”, “e famshme për asgjë”.

“Dua të njihem nëpërmjet punës sime, jo për shkak të mbiemrit të njohur apo babait të pasur”, thotë Luari, e cila së fundmi ka publikuar këngën “Udhëtim”, që u bë shumë shpejt hit veror. Por nëse suksesin në muzikë ia dedikon vetëm punës së saj, gjatë një viti tjetër akademik i duhet të durojë faktin e të qenit “vajza e babait të pasur”. Këtë nuk e fsheh dot, për aq kohë sa studion në të ashtuquajturin “kolegjin e fëmijëve të pasur”, ku uniforma lehtësisht e dallueshme e veçon nga shumë e shumë të tjerë, që kolegjin e përfytyrojnë ose si atë vendin e mësuesve pedantë, ose si shkollën nga ku me uniformën superseksi mund të arratisesh si tek videoja e Aerosmith-ëve.

_________________
MyHotComments.com
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://kasata.forum777.com
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Ne, vajzat e kolegjit   Today at 4:44 pm

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Ne, vajzat e kolegjit
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Kasata Forum :: Art dhe kultur :: Vip-
Kërce tek: