ForumPortaliCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Dy shkrime te panjohura te Andon Zako Cajupit.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
dreqja
Mamune vogel
Mamune vogel


Female Numri i postimeve : 3717
Registration date : 30/09/2008

MesazhTitulli: Dy shkrime te panjohura te Andon Zako Cajupit.   26th March 2009, 5:46 am

Po japin disa sqarime se si u zbulua autorësia e studimit të A. Z. Çajupit “Rolet e besimeve në botën anadollake” dhe “Rolet e
besimeve në Botën ballkanike”, i përmbledhur në një kryetitull të përbashkët prej nesh: “Rolet e besimeve fetare”. Ky studim i Çajupit me karakter historik i takon sferës së besimeve fetare. Për nga natyra e tij, shkrime të tilla për kohën kur u botuan ishin krejt të rralla. Shkrimi u botua me një pseudonim që ishte i panjohur nga kritika letrare, historia e letërsisë dhe nga studiuesit që u morën posaçërisht me Çajupin. Ky është dhe shkaku pse studimi mbeti në harresë për mëse 80 vjet rresht. Si u zbulua ky shkrim me shumë vlerë i Andon Zakos? Ishin vitet 80 të shekullit që është mbyllur. Në Zagorie, në vendlindjen e A. Zakos u organizua një veprimtari përkujtimore me pjesëmarrje nga Tirana dhe rrethi i Gjirokastrës. Edhe unë, i apasionuar pas Çajupit, diçka kumtova në këtë veprimtari, që bënte fjalë për ndikimin e folklorit në krijimtarinë e poetit tonë. Mbi 10 e më shumë vjet më parë, nga vitet 80, rastësisht, më kishte rënë në dorë shkrimi në fjalë, ruajtur nga mësuesi dhe shoku personal i Çajupit, Jani Levani në arkivin e tij. Shkrimi i gjetur ishte botuar me pseudonimin “Baba Tomorri”. Në vitet ‘80 desha të reklamoja shkrimin me shans për të vërtetuar autorin e vërtetë. Dëshirën ia shpreha në ceremoninë e përmendur më sipër “të madhit” të Partisë në Gjirokastër, M.B, po që nuk mirrte vesh nga këto punë, posa ia përmenda titullin e studimit të Çajupit ma preu shkurt: “Ne po i varrosim besimet fetare, ti kërkon t’i ngjallësh përsëri?…”. Më ktheu krahët dhe iu turr “bishtit” të qingjit të pjekur. U shtanga. Por nuk u ndava nga qëllimi. Shkrimin e botuar në shtypin e kohës, 80 vjet më parë e ruajta i bindur se do ti vërtetohej emri i autorit të vërtetë. Prapë rastësia: Duke punuar për një monografi të shqiptaro-amerikanit të njohur Xhevat Kallajxhi, në gazetën “Demokratia”, që vetë ai botonte të datës 2 Tetor 1926, në numrin 70, në faqen e parë tee saj lexova: “Z. Anton Tshako” si titull, pastaj citoj “Në”Gazetën e Korçës” z. Anton Tshako boton një studim përmbi besë të ndryshme në Ballkan. Z. Anton Tshako është avokat dhe banon në Misir (Egjypt). Është i njohur në botën intelektuale ndënë pseudonimin “Baba Tomorri” (nënvizimi A.J.) dhe ka botuar shumë vepra me rëndësi”, dhe më poshtë: “thema që zgjodhi tani për të studjuar është nga më të mirat e nga më të lartat. Hyn në qark të atyre studimeve që kanë për titull “etude comparative des religions”, edhe interesojnë shumë botën që mendohet edhe përpiqet në shesh të filozofisë e të sociologjisë”. Ky shkrim i gazetës “Demokratia” mbyllet me këto fjalë “Presim të shohim se si do ta zhvillojë këtë themee z. Tshako”. Pasi vërtetova se pseudonimi i “Baba Tomorrit” ishte i A. Z. Çajupit edhe në burime të tjera, pa shumë zorr gjeta në “Gazetën e Korçës” gjithë studimin e botuar 80 vjet më parë në vitin 1926, në gjashtë numra të kësaj gazete. 140 – vjetori i lindjes së këtij poeti të shquar, demokrat dhe atdhetar brilant, kaloi në heshtje, po le t’i falim “penat e mëdha” për tu ngushëlluar, siç është shkruar “Kur e harrojmë ne autorin, na kujton ai me shkrimet e tij”.


Rolet e besimeve në botën anadollake

Andon Zako Çajupi

Asia është vendi ku për të parën herë u zgjuan vetëdijat. Njeriu më parë n’atë vent e njohu vehten e tij, q’andej duke shikuar an’ e kand u nis nga vepra dhe hodhi hapat përdrejt vepërimit. Njëtimi, tretimi, idhujtaria atje kanë lindur, feja si prej origjine andej u ngjall. Kështu u këput dhe doli në shesh drejt prej ndërgjegjes të një populli duke analizuar ndjenjat dhe gjykimet e tij, ose u muar si hua nga një popull tjetër dhe pastaj u përdor si pas zakoneve kombëtare të popullit imitues.
Dielli i Myslimanizmës më parë u duk mi orizontin e Arabisë, dhe si një pasqyrë që shpije dritën nga nj’anë më tjatër – passi then disa pengime – hapi krahët dhe pushtoj provincat arabe anë mbanë.
Por si meleonë lumenj dhe keneta që mblidhen tok dhe formojnë një det, fiset e përçarë t’Arabisë, duke përqafuar Islamizmën, u bashkuan dhe bënë një komb të math, një komb që ngadhënoj ca kohë një pjesë të madhe të botës mbarë që në Hindi edhe gjer në Spanjë. Ushtritë Myslimane në fillim t’organizimit tyre u kërleshnë njëra me tjatrën, pa pastaj njëra më njanë e tjetra më tjatër anë u vërsulë përmi dy fet’ e vjetra q’ishin dobësuar nga fuqia.

_________________
MyHotComments.com
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://kasata.forum777.com
dreqja
Mamune vogel
Mamune vogel


Female Numri i postimeve : 3717
Registration date : 30/09/2008

MesazhTitulli: Re: Dy shkrime te panjohura te Andon Zako Cajupit.   26th March 2009, 5:47 am

Krishtërimi ka lindur në Syri, po duke mos u përhapur dot atje, u hoth n’Evripë, dhe pas shumë vjete duke ardhur reth anëdetjeve të Mesdheut, kur u kthye prapë në Syri, aq ishte ndryshuar dhe riformuar sa nuk e njohu dot Krishterimin e parë Syria vetë, e cila pat qënë djepi i tij.
Situata e Palestinës dhe Syrisë në kohën e mbretit Heraklius (viti 639) dukej e turbulluar. Nga ana tjatër Paganizma, duke ndërhyrë në trazirat e brëndëshme të Krishtërimit, shkakëtoj luftën e Byzandit me Persinë, që përfundim i luftës së para u dha përparim ushtërive Sasijane, njera nga të cilat duke iu pështeturë Ysqydarit iu kërcënua Stambollit, dhe tjatra duke pushtuar Palestinën rëmbeu si plaçkë lufte Kryqin e math të Jesujt edhe e barti në qytet të Mydainit.
Pas këtyre ngjarjeve të mëdha pra u çvillua lufta e dyjtë, dolli në skenë çgjakësimi fetar shum i famshim i Byzandit kundra Persisë , dhe perandori i krështer duke ndjekur këmba këmbës Persët paganë shtir një drith në mitër Asin e Vogël, i dha lemerinë tërë Persisë duke qarkuar për shumë kohë kryeqytetin e saj.
Gjith po n’atë kohë plasi kryengritja që rëzoj mbretin në Mydajin, që shkakëtoj çpërnguljen e Kryqin të Jesujt s’andejmi përsëri në Jerusalemin e bekuar.
Dhe në kësi farë çgjakësime midis Krishterimit dhe Paganizmit, buçitnë tri valat arabe q’u hodhë me rëmbim përmi Mydajn, Syri edhe Kajro.

***

_________________
MyHotComments.com
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://kasata.forum777.com
dreqja
Mamune vogel
Mamune vogel


Female Numri i postimeve : 3717
Registration date : 30/09/2008

MesazhTitulli: Re: Dy shkrime te panjohura te Andon Zako Cajupit.   26th March 2009, 5:47 am

Luftërat civile nërmjet ushtërive myslimane në sinisin e Arabisë formojnë kaptinën e parë të historisë fetare, bashkë me rëndësin e përkatëshme të rivalitetit Byzando-Persian ose Kristiano-Pagan.
Predikimi antimysliman i Abdullah Ibni Zebirit në Hixhaz, mbretërimi i familjes Mavijo Mervene në Sham, s’kanë nonjë diferencë midis tyre në dëmin e Myslimanizmës, si edhe myslimanizma e Persëve nuk shëmbëllen me atë t’Arabëve.
Ndër kohë të dorëzimit vullnetar prej popullit të Mekkas e Medinas përpara falësoreve – shkaket që ngutnë Emevinjtë të ngrehin një qabë të re në Kudus, që detyruan Irakasit të njohin si Perendi Alin’ e Math – nuk janë përfundimet e luftrave civile Emevi, Abbasi dhe Alevi, por janë të rjedhura natyrisht nga zakonet dhe idet e ndryshme q’ishin rënjosur prej kohësh në zemrat e fiseve arabe që banonin në viset e Irakut, Syrisë dhe Hixhazit. Edhe përsëri Myslimanizma përmes kësi farë turbullimeve kapërxeu kufit’ e ndërgjegjevetë të huaja.
***
Si u përmbys fortesa Persiane Myslimanizma duke marë në gji popullin Pers, i erdhi popullit Turk përkundrejt nga të dy krahët, nga të cilat krahë njëra ish në Horosan dhe tjatra në rëzët e Kaukazit.
Turqit banues në lindje të detit Kaspik nuk dinin gjë për njëtimin e Perëndisë; Turqit e lindjes së larkme kishin marë Budizmën nga Hindia; gjith me atë mënyrë edhe Turqit autoktonë të Turanit dhe Kremit dukej sikur u faleshin burimeve të Petrolit.
Që adhuronte vetëm një Perëndi, që i besonte vetëm një profiti dhe punonte me nyjat e një libri të vetëm, asi kohe ishte vetëm ushtëria Myslimane, e cila ushtëri kur u duk më të djathtë e më të mëngjër të detit Kaspik ndërgjegjen turke e gjeti më një situatë anormale.
Me qënë se idea Myslimane ishte e begatshme, institutive spirituale të paganizmës turke u erdhi mundësi që me betejën e parë. Turku i inspiruar me zakonet e ndryshme të çdo province, i pajosur me veset e çdo kombi, i edukuar me ligjet e çdo doktrine asiatike, të gjitha këto imitime i kishte shkuar nga kullonja (sita) e racës së vet dhe i kish tretur me atë stomak q’i kish falur natyra. Pastaj, Arabët duke shkelur viset e Turqisë, Turqit duke vizituar tuba-tuba viset e shenjta t’Arabisë, erdh’ e u përzjen një popull i rëmbyer prej valave të detit fetar, i cili popull duke parë me zemërim vepëruësin barbar të Buharës ktheheshë dhe shikonte me çudi të madhe madhështinë antinjerëzore të Halifëve në Bagdat.
Dhe ahere, mbret i besimtarëve (emir’ el myyminin) mos është ky djalosh i ngarkuar me mekate? Thoshte; këta të qelbër, te zes, të kuq, të bardhë, a nuk janë të gjithë Myslimanë? Pyeste; ata njerës që shkelë Kuranin me këmbë, që rahnë me kërbaç imamët, që nxuat të vdekurit nga varet e i doqnë, ata njerës do të zenë vëndin e Halifatës Myslimane? Thëriste.
Pra, theoritë, kritikat, luftërat vazhduan shumë kohë, dhe kush përqafoj armën kombëtare triumfoj, kush u rëmbye me valat fetare mjaftoj vetëm të mprojë independencën vetëdijake, q’ ajo farë independencë e çdo kombi i përçau besimet duke formuar shumë sekte prej syresh.
Fundi? Çdo fe që lakmoj të pushtojë gjithë botën, këtë farë përçarjeje fitoj si dhuratë meritimi nga historia plakë.




Rolet e Besimeve në Botën e Ballkanit

Andon Zako Çajupi
Pandehmja e ndodhjes së një fuqie spirituale mi gjithësinë eksistonte që kurse njeriu mban mënd të ndodhurit e tij mi faqe të dheut.
Atë fuqi, njeriu, e ka kërkuar në gjëmimet dhe rufetë, në zjar e në flagë, në gurë e në drurë, në det, në dhet e në hapësirën që s’duket.
Pas kësaj kërkese, Hindasit profesori i tyre Brahma i kish stërvitur të besonin që krijuësi i gjithësisë – i vetëmi e i pashoq – gjendet në një det të paanshëm, nga ku jep urdhëra gjindjes së tërë që ron në qiell e në det.
Elinëve të vjetër Sokrati – një fillosof me famë – u thoshte: “njihni vehten”. Pellasgët – më parë nga Elinët – kryerja e perëndive të tyre Zeusi i këshillonte: “farën e mbjellë do të korni, sikundër shtroni do të flini”. Dhe ashtu, me shumë ngjyra, shumë mjete a mënyra, “gjëja që lypej” ishte “një gjë e pagjendur”.
Por më pas “gjëja e lypur”, ra nënë strukun shvilluës të profetëve, nga të cilët Davidi e Solomoni ishin mbretër të drejtë, Abrahami e Jakovi bujq e barinj, Moisiu nacionalist guximtar, Krishti e Muhamedi filosofë evolucionarë. Dhe të gjithë këta profetër rollet e tyre i patnë lojtur në token e Asisë – përveç Krishtit e Muhamedit, nga të cilët i pari ka pushtuar tërë Evropën dhe Amerikën dhe një pjesë të madhe t’Asisë veriore; i dyti Asinë jugë lindore, Afrikën veriore dhe një pjesë të Evropës.
***
Ballkani – siç dihet prej gjithë dijëtarëve – ka qënë “ura e gjërë” ku kanë shkuar popujt e ndryshmë, herë duke bartur ide të mira, herë duke vozitur kot së koti.
Kush shkoj nga Ballkani? Nga u nis? Ku vajti? Në viset që vajti ç’bëri? A u kthye prapë tek vendi i nisjes?
Sikur të përgjigjemi plotësisht në këto pyetje duhet të përmëndim luftërat e Persëve me Athino-Spartasit, të përmëndim Lekën e Math – mbretin e Shqipëtarëve Maqedhonas – shkeli tërë Asinë dhe arivi gjer në Hindi, Selekon e Ptolemeun – gjeneralët e Lekës së Math – që themeluan mbretërirat e mëdha n’Anadoll dhe Egjyotë, të cilat bura shumë shekuj para profetëve Krisht e Muhamed kanë lojtur një roll, janë përpjekur për nonjë ide spirituale. Dhe që t’i afrohemi themes sonë duhet të marim ca lajme dhe për Romanët, të cilët historia i ze ngojë për shumë rolle të famëshme për ku kemi fjalën.
Romanët ishin paganë, jo më të shvilluar nga paganët Pellasgë dhe Elinë, kur nisnë të pushtojnë botën e lindjes mbase më parë shkelë vendin e Pellazgëve (Shqipërinë dhe Greqinë). Duke pushtuar radhazi tërë Ballkanin, Anadollin e Misirin, në gjithë viset që shkelë përhapnë qytetërimin e tyre.
Pra, idolatria (politheizma, paganisma) Pellasgo Eline e përzierë ahere me idolatrinë Romane – posi një branë dëbore kur këputet nga maj e malit dhe duke u rëkëllisur tatëpjetë formon një tjetër mal – pushtoj në gjirët e saj të gjitha idetë vetëdiake t’Asyrianëve dhe Egjyptasve, dhe u përhap aqë sa nuk meritonte.
Por pse ritej aqë shumë ajo ide aq’ e kotë? Vallë nuk ishin të mëndshim njerëzit e ahershim të peshonin e gjykonin?
Duke marë parasysh disa evolucione të njerëzis s’ aherëshme – s’mund të besojmë t’ ishin aqë mëndjetreshër sa dyshojmë duke vëzhguar hollësisht gnjarjet historike – mund të bindemi se idea spirituale (vetëdiake) edhe n’ato kohëra përdorej për forcat politike, dhe kështu mund të formojmë një koment që bota e njohur nënë pushtimin roman ish e detyruar t’i unjte krye idolatrisë më shumë për interesin imperialistic t’atij pushteti.
Më parë se të dallojmë rollet e besimeve në Botën e Ballkanit, s’duhet haruar Asia vëndi i lindjes së vetëdiave.
Në Asi, pas Hindasve dhe Kinezëve budistë e brahanë – një popull monotheist (i është falur vetëm një Perëndie) – ka qënë e ay i Judhenjve.
Judhenjtë, me anën e fesë i organizoj si një komb më gjallëri Abrahami e Jakovi, i vendosi n’ Egjyptë – për t’i shpëtuar nga kriza ekonomike, dhe i shelboj nga zgjedha e Faraonëve Moisiu.
Nga gjir’ i atij kombi u çfaq dhe Jesu Krishti, q’u përpoq t’i hithte nga nacionalisma në socializmë. Mirpo ata detyruar qeverin e vendit tyre t’a mbërthej në kryq “Bir e Perëndisë”. Dhe nxënësit e tij për të lëçitur idenë e Mësuesit tyre, pasi ardhë reth shumë kohë në provincat e vjetra anadollake dhe ku nukë gjetnë librin e duhur, u hodhë n’Evropë gjithë për atë ide, duk shkruar më parë nga viset e Ballkanit.
Në këto vise Krishtërimi e përkrahu Kostandini i Math perandor i Romës lindore, duke qëlluar të pushtonte kombet e ndryshme nën atë organizatë spirituale për forcën e perandoris së tij. E kundërshtoj më von Julian Apostali, edhe ky një perandor i famshëm roman, duke mprojtur se fuqia e pushtetit roman shigurohet më mirë me fen’ e vjetër, politheizmën.
Por “tretimi kristian” pothuaj se po hidhte rënjë të thella në tërë Ballkanin, që kur se në tempul dhe ariopag t’ Athinës Shenjt Pavli me shumë guxim, u tha popullit këto fjalë: “O ju njerëzit e Athinës, juve i u shoh fedakë më shumë se cilindo dhe duke m’urdhur keq se nukë dini kujt i besoni dhe kujt i fail, ardha t’i u zgjoj ndjenjën e vërtetë të fedakërisë; ardha t’iu shpëtoj nga zgjedha e agallmave (puteve) që ju i njihni për perëndi. Kur se vetë ju i kini bërë ato dhe gdhendur me duart tuaj”.
Edhe paskëtaj s’patnë ç’ti bënin Krishtërimit as Gothët e Hunët q’ishin paganë t’egër dhe e rumujosën fund e krye Ballkanin e shumëvuajtur në çdo kthim periodic.
Në fillim edhe këta deshin t’a lëftonin por në fund ja dhanë zverkun e tyre kësaj zgjedhe spirituale, dhe u lidhë nënë perandorin e shënjtë romane, kryetari moralisht i së cilës asi kohe quhej Papa.
Perandoria e Kostandinopojës jo vetëm që bëri të Krështerë popujt ballkanikë që sundonte por influencoj dhe një popull të math asiato-evropian, popullin Rus, të bëhet i Krështer.
Lëftoj Persët paganë të Zoroastrit për të forcuar Krështërimin n’ Anadoll, kur ay vënd prej popujve t’ Asis së Larkme quhej Dejjari Rum, d.m.th. Vise Romane. Lëftoj Arabët për t’i prerë hovin Muslimanizmës, që po hapte krahët si nga lindja edhe nga perëndimi, dhe u përpoq për idenë e Krishtit sa hyri e u kredhos në “një det spiritual”, për të mos dalë kurrë në “skelën nacionale”.
Kështu, pra, kjo perandori e imagjinuar nga kodrat e bukura të Bosforit dhe Helespondit, ra victim i thash-e-themeve fanatiko fetare, për fat të keq, sikur për të vërtetuar pesimizmën e Julian Apostatit në kohërat e kaluara!
Edhe baraz n’atë periudë, populli Arab me flamurin e Muslimanizmës, duke marë për dhëmbë Egjyptën, Syrinë, Persinë, Turqestanin dhe Anadollin, ardhi ballë për ballë perandorisë kristiano romane, kur se ish e thënë që, pas shumë ngathënime mi shpinën e asaj perandorie, të demoralizohej e t’ia lironte vëndin ngadhënor popullit Turk, i cili ahere ish shum i egër e i paqytetëruarë.
***
Ndaj çkatërimit të perandorisë romane popujt ballkanikë ndodheshin të ndryshmë dhe grindavecë midis tyre dhe duke përfituar nga ky farë anormalitet, ushtëria turke, veshur me petkun muslimane që kish grabitur prej popullit Arab dhe e udhëhequr prej derës mbretërore t’Osmanllis, kaptoj Dardanelet dhe, duke hedhur hapat gjithënjë përpara, pushtoj Thrakën, Maqedhoninë, Greqinë e Shqipërinë.
Pra, Bullgarët, Sërbët, Rumunët, Grekërit dhe Shqipëtarët që bëheshin Muslimanë me shtrëngatën e ushtrisë turke, detyroheshin të quheshin Turq në vënd që të pagëzoheshin Muslimanë. Dhe ay prej këtyre popujve të mjerë e të robëruar mbetej pa unjur kokën shkelmohej pa mëshirë, mbetej i rëzuar nga çdo e drejtë civile dhe quhej Raaje, d.m.th. skllav.
A thua që t’i pranonte feja Muslimane keto marëzi? Apo beson me këto sjellje t’i shërbente Turku Muslimanizmës së vërtetë?
Shqahu Boshnjak, që bëhej musliman për të shpëtuar nga thika e sunduësit armiqësohej me bashkëkombasin e tij Shqahun raaje; Greku duke ju falur shpatës e duke u bërë Turk – siç pandehte ay vetë – njëkombasit e tij të paturqëzuar i thërriste me qesëndi “o Romeos”; Bullgari i Thrakës dhe Filibesë i muslimanizuar, passi përziej në gjak e në racë me Turkun, nxirrte në botë racën e re Pomake; Shqipëtari i mjemëruar Turk, pak nga frik e shpatës e shumë nga zili e lavdisë, vëllathin e Krështer e quante – për turp e për fat të zi – “Kaurr” a “Dinsës”!
E përs vallë ky mashtrim i dobët nërmjet vëllazërisë? Pa fjalë për favorin e madhimit të kombit Turk, kombit mjeshtër në ditjen e çkatërimit a pushtimit të kombeve të tjerë!
Passi ngadhënuan tërë Ballkanin – sikundër vjen një lumë me tërbim e me rëmbim, që shkreton e përfshin viset e mbytura dhe passi shteron le shënja çkatërimi – edhe Turqit passi u qetuan e u sheshuan, sikundër më parësit e tyre Arabët e Romanët, ranë pas dëfrimeve demoralizuese dhe thash e themeve fanatike, dhe dale nga dale u rukullisnë në shkitën e humbjes amëshushme.
Flinin si halldupë dhe nukë vinin re përqark se ç’farë gatitje u bënte Patriku Ekumenik nënë maskën e dogmës orthodokse, gjer sa me ato intriga Rusia e vjetër u çkëputi nga duart viset e pasura si Rumaninë, Bullgarinë, Sërbinë e Greqinë. Por halldupët po flinin edhe gjumin e ëmbël për kobë e për zi të fatit tyre; nukë hapnin sytë me kohë për të parë që Maqedhonia, vëndi shum i vyer i Ballkanit, po bëhej shesh lufte midis Bullgarëve, Grekëve e Shqipëtarëve, ku kishin gjisht dy pleq mashtrues – Patriku e Cari – kundra të vetëquajturit Kalif q’ish thinjur e raskapitur më keq se dy kolegët në fjalë.
Patriku Ekumenik – faqeza kryetar i Orthodoksëve por në të vërtetë hij’ e shuar bizantine – ish bërë një shtyll e fortë propagande për të grekësuar gjith Orthodoksët e Ballkanit. Mirpo, kombet Rumun, Sërb e Bullgar, t’ëmbëlsuar me liri të pakufishme, nuk ia unjnë zverkun zgjedhës morale të këtij plaku politik, dhe desh o s’desh u kthye me vulnet të sigurtë të grekësonte të paktën popujt e Maqedhonisë.
***
Maqedhonia ish bërë një fushë trazirash ndërkombëtare dhe kjo çështje e tregonte Ballkanin si një vullkan të rrezikshëm për tërë Evropën.
Se, kur priftëria greke veç orthodoksëve të saj, u çonte çika dhelpërore gjith orthodoksëve Sërbë, Bullgarë, Rumunë e Shqipëtarë, sikur t’ish Krishti grek, Turqia, duke abuzuar regullat hierushike të Muslimanizmës së vërtetë, përpiqej të turqësonte Shqipëtarët Muslimanë, Boshnjakët e Pomakët më parë se ata.
Mirpo këtë herë kishte prekur shara në gozhdët për gjithënjë; se motori i gjithë këtyre planeve djallëzore kishte ngrirë e kishte mbetur si një kërcu që s’hyn më në punë, dhe dashuria e kombësisë po delte fitimtare duke mundur iden’ e vjetër të fanatizmës false. Tani pra, Bullgarët e kishin kupëtuar që më parë nga çdo ishin vetëm Bullgarë; Shqipëtarët, si Muslimanët ashtu e të Krështerët, ishin lidhur si vëllezër të një gjaku e të një fare q’ishin me të vërtet; dhe të dy palët u bënë kësisoj shkak n’orën e fundit të dalin në skenën e theatrit të rolleve besimtare pleqtë mashtruës me duar të lidhur e këmbë kyçur mi truallin e Bizantit romantik dhe fatpërua!

_________________
MyHotComments.com
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://kasata.forum777.com
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Dy shkrime te panjohura te Andon Zako Cajupit.   Today at 10:46 pm

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Dy shkrime te panjohura te Andon Zako Cajupit.
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Kasata Forum :: Art dhe kultur :: Gjyha shqipe-
Kërce tek: