ForumPortaliCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Çfarë thonë shijet tona muzikore për karakterin

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
dreqja
Mamune vogel
Mamune vogel


Female Numri i postimeve : 3717
Registration date : 30/09/2008

MesazhTitulli: Çfarë thonë shijet tona muzikore për karakterin   26th March 2009, 5:36 am

Të dashuruarit mbas muzikës Heavy-Metal kanë karakter të butë, ata mbas muzikës Pop janë jo shumë kreative, ndërsa të dashuruarit mbas muzikës Funk janë paksa dembela. Këto janë rezultatet e një studimi online 3 vjeçar, të kryer në universitetin Heriot-Watt në Edinburgh, studim që kërkon të nxjerrë në pah lidhjen midis karakterit të njeriut dhe shijeve të tij muzikore.

Rreth 36 000 njerëz nga vende të ndryshme, të moshave të ndryshme, kanë marrë pjesë në këtë studim. Në homepage të studimit, www.peopleintomusic.com, gjendet nje pyetësor që mund të plotësohet nga çdokush. Në të të kërkohet të vlerësosh rryma të ndryshme muzikore, por edhe sjellje të njeriut.

Profesori i psikologjisë Adrian North, udhëheqësi i studimit, është i mendimit se ky studim arrin të provojë atë që, sipas tij, ishte dyshuar prej kohësh: ekziston një lidhje e ngushtë midis karakterit të njeriut dhe shijeve të tij muzikore. Megjithë sigurinë e profesorit, pas mbushjes së pyetësorit, për mua ngelet shumë kurioz fakti se si ky pyetësor, relativisht i shkurtër, me pyetje relativisht sipërfaqësore, arrin të dalë në konkluzione për tipare të tilla si kreativiteti apo hapja ndaj eksperiencave të reja.

Pavarësisht dyshimeve, rezultatet të argëtojnë dhe çudisin. Të dashuruarit mbas muzikës Rap janë njerëz jo shumë të hapur, kurse të dashuruarit mbas muzikës Country janë njerëz shumë punëtorë. Por, çudine më të madhe e shkakton ngjashmëria e karakterit midis të dashuruarve mbas muzikës Heavy Metal dhe atyre mbas muzikës klasike: të dy palët janë kreative, shumë të kënaqur me vetëveten dhe jo shumë të hapur ndaj eksperiencave të reja.

Megjithë rrymat e ndryshme muzikore që janë përfshirë në pyetësor, në të nuk gjendet muzika popullore, apo variacione të saj si Turbo-Folku. Për konsumues të mëdhenj të kësaj rryme, siç jemi ne shqiptarët dhe Ballkani në përgjithësi, ngelet një mister domethënia e konsumimit te kesaj lloj muzike për karakterin tonë. Ndoshta duhet sygjeruar.

AlisaT

Nga Peshkupauje.com

_________________
MyHotComments.com
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://kasata.forum777.com
 
Çfarë thonë shijet tona muzikore për karakterin
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Kasata Forum :: Art dhe kultur :: Muzika-
Kërce tek: