ForumPortaliCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Kinemaja shqiptare: Çfarë zhgënjimi!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
dreqja
Mamune vogel
Mamune vogel


Female Numri i postimeve : 3717
Registration date : 30/09/2008

MesazhTitulli: Kinemaja shqiptare: Çfarë zhgënjimi!   26th March 2009, 5:32 am

“Koha e Kometës” me regji të Fatmir Koçit i la vendin “Batmanit” me postera gjigantë në kinema “Millenium” në Tiranë. Me gjithë bujën që bëri me emrin e Kadaresë, në “Vitin e mbrapshtë” të të cilit u bazua Koçi, numri i shikuesve nuk ishte ai që pritej. Deri tani është ndjekur nga 2100 spektatorë, dhe pritet që bilanci të mbyllet pas projeksioneve në Elbasan dhe Korçë. Nuk u pëlqye, nuk u kuptua apo nuk pati publicitet, apo të gjitha bashkë?

Ecuria e një filmi në ekranin e madh kushtëzohet nga faktorë të ndryshëm. Ka ndodhur që filma që kanë mbushur arkat e fitimeve në kinematë e huaja, të mos jenë “shitur” në Shqipëri. Por kur vjen fjala tek filmat shqiptarë, pritshmëria është deri diku e njohur. Statistikat e ftohta tregojnë se një film shqiptar ndiqet sa gjysma e shikuesve të një filmi të huaj mesatar, për të mos thënë i dobët. Ndoshta sepse tematika është disi “e rëndë”, apo edhe për shkak të cilësisë.

Edhe dy filmat e tjerë shqiptarë të shfaqur gjatë këtij viti “Trishtimi i znj. Shnajder” i Pirro Milkanit dhe “Sekretet” e Spartak Pecanit, nuk kanë kapur aspak shifra të kënaqshme shikueshmërie. Por duhet thënë që mes këtyre të treve, më i ndjekuri ka qenë filmi i Milkanit me 5600 shikues, ndërsa ai i Pecanit me zor i ka kapur 1200 shikues.

Sipas zëdhënëses së Kinema “Millenium” në Tiranë, ku këto prodhime janë shfaqur, Rovena Rrozhani, në ndjekjen e një filmi luajnë rol shumë faktorë, si tematika, publiciteti, koha kur shfaqet, etj. Për “Trishtimin e znj. Shnajder”, Rrozhani thotë se është punuar shumë me publicitetin.

Përgjatë 2 vjetëve që filmi qëndroi në postproduksion, regjisori Milkani i bëri një fushatë të gjatë promocioni në median e shkruar dhe atë vizive. Ftoi gjatë ditëve të shfaqjes aktorin Michele Placido, vizita e të cilit “përmbysi” nivelin e shikueshmërisë. Ndërsa diskutohej mbyllja e ciklit të shfaqjeve, numri i spektatorëve u dyfishua. Futi në lojë edhe një farë llotarie, së cilës nuk iu mor vesh fundi, por që gjithsesi pati një lloj efekti pozitiv.

Duket se edhe koha e shfaqjes paska efektin e vet. Rrozhani thotë se pranvera dhe vjeshta janë periudhat më të mira për kinemanë dhe “Trishtimi…” u shfaq nga 29 shkurti deri në 15 mars. Por më së shumti publiku është i prirur të shohë një romancë dashurie, se sa një dramë. Si në rastin e filmit të Pecanit, i cili e vendoste ngjarjen e vet në një spital psikiatrik. Një temë, “mohimi” i së cilës vjen që nga subkoshienca.

Por zëdhënësja e “Milleniumit” thotë se “Sekretet”e Pecanit çaluan edhe në publicitet, duke nisur që nga posteri i zymtë, të cilin u është dashur ta kthejnë mbrapsht e të fusin në të edhe imazhin e aktorit Ndriçim Xhepa, që pavarësisht rolit e bën më të “shitshëm” filmin. Ndërsa në promovimin dhe premierën e filmit munguan aktorët Xhepa e Petrovci, që do t’i kishin tërhequr pak më shumë publik në kinema. “Sekreteve” u duhej të “vuanin” edhe faktin e shfaqjes menjëherë pas filmit të Milkanit.

Filmi më i fundit, i cili ende nuk e ka mbushur ciklin e shfaqjeve në rrjetin e kinemave, “Koha e Kometës” e nisi me bujë të madhe. Fakti që është ekranizim i një romani të Ismail Kadaresë ngjalli kureshtjen e njerëzve e më tej ndoshta mospëlqimin e shumë të tjerëve, të cilët panë se filmi dhe “Viti i mbrapshtë” ishin shumë larg.

Nga ç’mësohet, publiciteti i këtyre prodhimeve është bërë në mënyrë individuale kryesisht nga regjisorët e filmave, të cilët kur vjen momenti i premierës, ngrenë duart për mungesë fondesh. Posterat dhe e gjithë fushata publicitare kushton. Po kaq edhe koha e qëndrimit në kinema me një numër minimal shikuesish. “Nëse numri i shikuesit zbret në 100 apo 150, atëherë jemi të detyuar që ta ndalojmë shfaqjen e tij.

Ndoshta do të ishte mirë që Qendra Kombëtare Kinematografike të subvenciononte shfaqjet, apo të mbështeste fushatën publicitare të tyre”, - thotë Rrozhani. Në të vërtetë, viteve të fundit QKK-ja të jep përshtypjen e një bankomati, ku tërhiqen lekë dhe as që bëhet fjalë për politika. Hidhen para, por nuk dihet si shfrytëzohen. Shkelen kufij afatesh, prodhimet me zor mbërrijnë tek publiku, për të mos folur më tej për cilësinë.


Burimi: Gazeta "Shekulli"

_________________
MyHotComments.com
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://kasata.forum777.com
 
Kinemaja shqiptare: Çfarë zhgënjimi!
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Kasata Forum :: Art dhe kultur :: Kinematografia-
Kërce tek: