ForumPortaliCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 SI TA ELIMINONI ANKTHIN?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
dreqja
Mamune vogel
Mamune vogel


Female Numri i postimeve : 3717
Registration date : 30/09/2008

MesazhTitulli: SI TA ELIMINONI ANKTHIN?   26th March 2009, 5:28 am

Që të gjithë shqetësohen. Është ndjenjë të cilën e kemi kur përballemi me diçka, nga e cila kemi frikë. Një shembull i mirë janë provimet. Të gjithë merakosemi për to, i themi vetvetes: "E di që nuk do të kaloj", ndërsa të rrahurat e zemrës dhe frymëmarrja shpejtohen kur jemi duke hyrë në sallë.
Një ankth i vogël është i mirë për ne. Përndryshe si do ta motivonim vetveten? Mirëpo nganjëherë ankthi bëhet problem. Nëse përgjigjeni me “po” për të gjitha pyetjet e poshtëshënuara, mund të jeni duke vuajtur nga anksioziteti:

- A shqetësoheni dhe merakoseni shpesh?
- A shqetësoheni për gjërat për të cilat të tjerët nuk brengosen?
- A keni filluar t’u shmangeni situatave që ju shkaktojnë ankth?
- A ka filluar t’ju pengoj në jetën tuaj?

Afërsisht 1 në 20 njerëz vuajnë nga ndonjë shkallë e anksiozitetit. Nganjëherë ankthi ynë nxitet nga ndonjë ndodhi në jetë, p.sh. divorci, mendimi për vdekjen, sëmundja, detyrimet si dhe gjërat që nuk na pëlqejnë. Kështu ne shqetësohemi për gjithçka. Megjithatë, kjo nuk mund të na mposhtë dhe ne mund të përballemi me të.

Disa mënyra për ta larguar ankthin

- Frymëmarrja e thellë. 3 sekonda frymëmarrje dhe 3 sekonda frymënxjerrje nëpërmjet hundës. Pritni 3 sekonda dhe pastaj përsëriteni. Provoni të merrni frymë duke e përdorur barkun jo gjoksin. Vazhdoni ngjashëm rreth pesë minuta.
- Detoksikoni mendjen, mënjanoni kafeinën, alkoolin dhe cigaret. Sa i përket këtyre: A ia vlen të diskutohet? Ato e çrregullojnë mendimin.
- Ushtrimet. Këto janë lehtësimi më i mirë. Nuk dihet si ndikojnë, por kanë shumë sukses, andaj djersituni mirë për të larguar ankthin.
- Mos u fiksoni në gjërat e këqija. Mundohu të flakni çdo mendim negativ të stilit, “Unë nuk jam i mirë në matematikë” dhe ndërrojeni me diçka pozitive, “Por unë jam i mirë në sport”.
- Bëni një listë të gjërave që ju stresojnë. Tentoni ta shmangni një brenda një jave. Vetëm një, mos e merrni me nguti.

Dhe mbani mend: E sotmja është, shqetësimi i nesërm për të djeshmen.

_________________
MyHotComments.com
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://kasata.forum777.com
 
SI TA ELIMINONI ANKTHIN?
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Kasata Forum :: Shkenca :: Psikologji-
Kërce tek: