ForumPortaliCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 QETËSIA E SHPIRTIT<Besimi>

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
dreqja
Mamune vogel
Mamune vogel


Female Numri i postimeve : 3717
Registration date : 30/09/2008

MesazhTitulli: QETËSIA E SHPIRTIT<Besimi>   26th March 2009, 5:27 am

Besimi dhe lutja i bëjnë mirë njeriut. E largojnë nga stresi, i rrisin mbrojtjen imunitare dhe tonin e humorit

Ata që kanë zakon të frekuentojnë shpesh persona me të cilin ndajnë një besim fetar kanë katër herë më pak mundësi të ftohen apo t’i zërë gripi, në krahasim me ata që nuk besojnë në diçka superiore. Kjo nuk është një deklaratë e një personi i cili ia ka dedikuar jetën e tij fesë dhe me argumente të reja kërkon t’i bindë të tjerët të ndjekin shembullin e tij, por është rezultat i një kërkimi shkencor i realizuar në departamentin e psikologjisë në Universitetin e Pitsburgut te 276 vullnetarë të moshës nga 18-55 vjeç. Ky universitet nuk është i vetmi që ka nxjerrë këto rezultate. Edhe një profesor nga një universitet i Uashingtonit pas një studimi të hollësishëm arriti në rezultatin se personat që besojnë në fe dhe e praktikojnë atë gëzojnë në përgjithësi një shëndet më të mirë.


Arsyet e një mirëqenieje të tillë nuk kanë asgjë magjike: mirëqenia më e madhe nuk është dhuratë e dhënë nga i plotfuqishmi në të cilin besohet, por siç pohojnë edhe studiuesit është rezultat i influencës pozitive të ushtruar ndaj trupit dhe psikikës nga një seri rrethanash konkrete. Për të filluar ata që frekuentojnë një komunitet besimtar i ofrojnë vetvetes më shumë raste kontaktesh sociale, në të cilat siç është vënë re ai kërkon të shpëtojë nga ndjenja e vetmisë duke u ndihmuar që të ndihet më mirë. Jo vetëm kaq. Në përgjithësi, personat që besojnë sforcohen të bëjnë një jetë larg teprimeve (për shembull konsumimin e pijeve alkoolike dhe të duhanit në sasi të vogla ose fare), kjo tregon se ato gëzojnë një shëndet më të mirë. Po kështu edhe impenjimi për të mbajtur më shumë qetësi në raport të tjerët. Mbrojta nga stresi dhe pasojat të cilat vijnë prej tij është tipike për njerëzit fetarë (ngritjet dhe uljet e tensionit, rrahje kardiake të shpeshtuara, ulje e mbrojtjes imunitare etj.) Së fundi, sjellja përkundrejt komunitetit fetar dhe besimi në një qenie të plotfuqishme ndihmojnë për të mbajtur larg më me lehtësi stresin dhe depresionin.



Përveç të gjitha këtyre të mirave, personat besimtarë kanë një mjet dialogu me të Shenjtin, lutjen, e cila ka veti mjekësore, që tashmë është vërtetuar. Sipas disa kërkimeve të fundit të bëra në pacientë që u ishin nënshtruar ndërhyrjeve kardiake kanë nxjerrë në dritë se ata e morën veten më shpejt kundrejt atyre që nuk luteshin.



Një rezultat kaq i veçantë i ka shtyrë shkencëtarët të thellojnë kërkimet e tyre për të marrë të dhëna më të sakta. Në këtë drejtim ato kanë vënë re shumë risi. Është parë se në harkun kohor të dedikuar lutjes, organizmi pësonte një sërë modifikimesh biokimike: niveli i të gjitha hormoneve i ngritur nga niveli i stresit ulej ndjeshëm, ndërsa niveli i endorfinës (analgjezik natyror që e disponon trupi, ose të ashtuquajtura hormone të kënaqësisë) ndihej menjëherë. Përfundimi? Një ngadalësim i ndjeshëm i rrahjes së zemrës dhe frymëmarrjes i shoqëruar me qetësimin e të gjithë muskujve, përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe të sistemit imunitar.



Të gjitha këto avantazhe janë të njëjta me ato të konsumimit të ilaçeve ose me anë të meditimit dhe është pikërisht kjo disiplinë që po i afrohet gjithnjë e më shumë lutjes. Flitet për momentin e një përmbledhjeje të brendshme si një lloj takimi me vetë shpirtin, të afta të rrisin ndërgjegjësimin dhe vetëshërimin.



Lutja i bën mirë çdo njeriu, jo vetëm atyre që e kryejnë rregullisht këtë ritual. Sipas një studimi të zhvilluar nga një profesor në një spital të San Fraçiskos u vu re se nga lutjet e grupeve prej 5-7 personash, të cilët u lutën për 192 pacientë, ata patën më pak nevojë për antibiotikë dhe operacione se 201 të tjerët, për të cilët nuk u lut njeri. Pra duket se lutja luan një rol të rëndësishëm dhe është krejt e pavarur nga distanca që ndodhen personat që luten. Këtë fenomen e kanë quajtur pjesëmarrje në shpërndarjen e dashurisë universale.



Si të lutesh? Fjalët që e përbëjnë nuk duhen përsëritur si një poezi që në fund humbet krejt kuptimi, por duhet të gëzojnë atë përmbledhje të veçantë që lind vetëm nga inteligjenca e zemrës që na çon drejt rrugës së meditimit. Mund t’i lutesh Zotit, engjëjve apo shenjtorëve, por ajo që e dallon një lutje nga tjetra është të ndjerit, aftësia për të mos kërkuar për vetveten për nevojat tona njerëzore, por për të tjerët. Jo “pasuri”, por forcë morale të brendshme plot dritë, që është një veti e mirëfilltë për t’u kuptuar dhe dashur. Çdo lutje është e mrekullueshme, sidomos kur shprehet jo si një përgjërim personal dhe e mbushur shpesh me kërkesa.



Lutjet antike tregojnë një mësim të shenjtë për persona që duan të kenë takime me shpirtin si një burim mirëqenieje shpirtërore. E nëse herë pas here dëshirohet edhe pak hapje ndaj recitimeve tipike të botëve të tjera të besimit duke ushqyer në vetvete dashuri për të tjerët, mund të jetohet një moment evolucioni më i madh dhe tejkalimi paragjykimesh. Fjalët që njeriu i ka drejtuar Zotit, përbëjnë në fakt një pasuri të pafundme për shpirtrat e sinqertë që kërkojnë gëzim. Mund të bëhen të gjitha këto, por pa lejuar që përkujdesja personale për besimin dhe lutja të kalojnë disa limite. Një teprim zelli rrezikon të përkthehet si fanatizëm, si një sjellje shumë e rreptë me vetveten dhe me të tjerët që ushqen në vetvete vetëm ndjenja faji të pakëndshme dhe një farë mërzitjeje. Të besosh në ekzistencën e diçkaje superiore, të frekuentosh rregullisht një vend kulti janë veprime që duhet të ushqejnë qetësinë. Besimi, që natyrisht mund të ketë edhe një dimension laik apo t’i korrespondojë një besimi të fortë në vlerat dhe impenjimin e përditshëm për t’i dhënë kuptim vetë jetës, duhet të jetë një rast më tepër për gëzim dhe ekuilibër e jo për mërzitje.

_________________
MyHotComments.com
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://kasata.forum777.com
 
QETËSIA E SHPIRTIT<Besimi>
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Kasata Forum :: Art dhe kultur :: Besimi fetar-
Kërce tek: