ForumPortaliCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 JETA NIS EDHE TRIDHJETË VJEÇ

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
dreqja
Mamune vogel
Mamune vogel


Female Numri i postimeve : 3717
Registration date : 30/09/2008

MesazhTitulli: JETA NIS EDHE TRIDHJETË VJEÇ   26th March 2009, 5:24 am

Duket si ai kufiri që ndan si me magji të qenit vajzë apo grua. Sepse pikërisht në këtë moshë trupi fillon të ndryshojë. Por koha mund të ndalet fare mirë: mjafton të ndiqni disa rregulla dhe të përshtatni një tjetër stil jetese. Dhe ndoshta përvjetori i të tridhjetave nuk është dhe aq tragjik

Koha kalon për të gjitha, por jo në të njëjtën mënyrë. Mosha e të tridhjetave është shumë e vështirë për t’u përballuar për pjesën më të madhe të vajzave. Jo vetëm stili i jetës është shumë ndryshe nga ai me të cilin ishim mësuar kur ishim më të reja (tashmë duhet llogaritur puna, familja, fëmijët, detyrimet, angazhimet, përgjegjësia, ushqyerja jo korrekte...), por edhe trupi ynë nis të ndryshojë: metabolizmi ngadalësohet e nisim të vëmë ca kile më shumë. Disa e marrin lehtë, disa nuk duan ta pranojnë. Ne i drejtohemi kësaj kategorie të dytë vajzash dhe propozojmë një varg këshillash praktike për të përballuar shenjat e para që na bëjnë të kuptojmë se koha kalon, dhe për ne. Po kush e ka thënë që pas të tridhjetave duhet ta lësh veten pas dore? Nga ne sigurisht nuk e keni dëgjuar.

Në të kundërt ju propozojmë këto këshilla:

1) Regjistrohuni në palestër. Stërvituni rregullisht (3-4 herë në javë po të jetë e mundur) e përpiquni të kombinoni stërvitjen aerobike (hapa, vrap, biçikletë) me atë me pesha. Pas të tridhjetave masa muskulore priret të zvogëlohet edhe më, ndërkohë që ulet dhe nevoja për kalori. Praktikisht, duke vazhduar të hamë si gjithmonë, rritet progresivisht sasia e yndyrnave të depozituara sepse (por jo vetëm për këtë) teorikisht kemi më pak nevojë për energji. Duke u stërvitur me pesha ruajmë masën muskulore veçse e bëjmë më të fortë. Stërvitja aerobike ndihmon për të shkrirë depozitat duke i djegur si burim energjie dhe e mban më aktiv metabolizmin.



2) Pini shumë ujë. Çhidratimi, dhe pse shumë nuk e dinë, e ul metabolizmin. Pini gjithmonë shumë ujë, të paktën dhjetë gota në ditë, përgjatë gjithë ditës edhe për të mbështetur shkrirjen e toksinave e për ta mbajtur trupin tuaj të hidratuar gjithmonë. Eliminoni absolutisht pijet e ëmbla dhe ato me gaz.
3) Hani pak dhe shpesh. Në vend që të fryheni duke ngrënë dy ose tri herë në ditë, përpiquni t’i shpërndani vaktet në pesë-gjashtë orë të ditës, duke mos ngrënë kurrë deri në pikën sa të ndjeheni të ngopura. Kur trupi nuk ushqehet për pak kohë, priret të “vërë mënjanë” sepse i trembet “kohërave të vështira”, por në rast se vaktet janë të shpeshta, trupi qëndron gjithmonë aktiv dhe i detyruar të djegë më shumë kalori (edhe tretja ka nevojat e saj për energji!).

4) Përpiquni të pini gjithmonë qumësht të skremuar ose të hani djathëra pa shumë yndyrë. Qumështi e djathi janë burime shumë të mira të kalciumit, shumë i rëndësishëm, sidomos pas të tridhjetave, por edhe burime të rrezikshme të yndyrnave shtazore po të mos bëhet kujdes.



5) Përdorni suplemente si vitamina, minerale, antioksidues. Ushqyerja jonë moderne ka shumë mungesa në to.

6) Mos e teproni me konsumin e alkoolit. Shmangni sa më shumë të jetë e mundur birrën. Është e mirë, por të shëndosh shumë…

7) Po të tymosni duhan, do bënit mirë të mendonit që ta lini e sa më shpejt. Ai ndikon në plakjen e lëkurës, zverdhjen e dhëmbëve...për të mos folur për tumorin në mushkëri…

Kaq ishte. Rregulla të thjeshta jete që, po të zbatohen të gjitha, do t’ju ndihmojnë të maturoheni të shëndetshme dhe në formë. E mos dëgjoni miket tuaja që nga zilia ose diçka tjetër, do përpiqen t’ju mbushin mendjen që koha kalon dhe është e kotë të kundërshtosh. Lërini në rrugën e tyre. Do takoheni pas disa muajsh në plazh.


Ledina Çelo
Metabolizmi nuk e ka tradhtuar aspak edhe kur dhjetëvjeçarët janë ndërruar. Kështu që ka pasur shkak për ta pritur tërë krenari ditëlindjen e tridhjetë. Këngëtarja dhe modelja nuk është detyruar kështu të heq dorë nga asgjë: as nga klipet provokuese, as nga fotot ku përmasat as të bëjnë të mendosh për moshën.








Valbona Selimllari
Absolutisht simboli më përfaqësues i një miss-i: elegante dhe, mbi çdo subjektivizëm, e bukur. Shumë në formë për ta besuar se është zgjedhur “Miss Albania” në vitin ’91, por ja që është pikërisht kështu. Në zemër të të tridhjetave ajo është mishërimi i formës perfekte.









Valbona Çoba

Spektakli i parë i “Miss Albanias” duket se ka prodhuar nga ato bukuroshet që mbeten të tilla dhe mbi moshën tridhjetë vjeç. Valbona e dytë, me mbiemrin Çoba, sot madje impresionon shumë më tepër se atëherë: linja nën kontroll, tipare të theksuara dhe një dhunti plus: të shndërrohet në çdo foto. Sytë, buzët, truku, eleganca, veshjet fashion po që bien në sy, por mosha kurrë!









Ilva Tare
Një emision lajmesh më pak, e një bashkëshort. Këto janë ndryshimet e mbivendosura që u dalluan menjëherë në jetën e Ilva Tares përveç largimit nga Shqipëria. Sepse forma trupore, e natyra e veshjeve te ajo ka qenë e mbetet e njëjta. Të tridhjetat janë vetëm një ndihmë në profesionalizëm.

_________________
MyHotComments.com
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://kasata.forum777.com
 
JETA NIS EDHE TRIDHJETË VJEÇ
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Kasata Forum :: Shkenca :: Psikologji-
Kërce tek: