ForumPortaliCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Te rrish pa u lare te ben mire

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
dreqja
Mamune vogel
Mamune vogel


Female Numri i postimeve : 3717
Registration date : 30/09/2008

MesazhTitulli: Te rrish pa u lare te ben mire   26th March 2009, 5:11 am

Gjashtë javë pa ujë e detergjentë i kanë gjeneruar trupin. Gjithçka në një dokumentar televiziv



Gjashtë javë pa u larë. Gjashtë javë pa prekur sapunin, shampon e trupit, të kokës, pastën e dhëmbëve deordorantin, madje edhe produktet kozmetike dhe kremrat anticelulit. Nuk bëhet fjalë për

reality show-n, e radhës, por për një eksperiment të vërtetë shkencor, i pari i këtij lloji. "Kavia" e eksperimentit ka qenë një grua angleze, ndërsa dokumentari do të transmetohet në kanalin BBC 3, më pesë shtator, me titullin "How Dirty Can I Get?

E tronditur nga zbulimi se shpenzonte rreth 2000 stërlina (rreth 3000 euro) në një vit për produktet e bukurisë, Nicky Taylor ka vendosur të lerë mënjanë, të gjitha kutitë dhe shishet që e kishin shndërruar banjën e shtëpisë së saj në një repart parfumerie. Vendosi të qëndronte natyrale për 42 ditë dhe 42 net. "Isha e fiksuar pas produkteve të bukurisë, tregon Niki për "Daily Mail" - dhe besoja gjithçka që më thuhej për efektet e tyre të mrekullueshme. Megjithatë, një ditë vendosa të lexoja të gjitha etiketat e tyre dhe e kuptova se çdo ditë vendosja në trup dhe lëkurë më shumë se 200 përbërës kimikë. Kështu, vendosa që të mos i përdorja më dhe të shihja se ç‘do të ndodhte me mua".

Kështu, për gjashtë javë ajo nuk u la, veshi të njëjtat rroba dhe vazhdoi të bënte jetën e saj të përditshme, duke mos lënë pas dore edhe vrapin çdo mëngjes, dhe punën në të cilën shkonte me mjetet e transportit publik. Në të vërtetë, ajo eksperimentoi te vetja, atë që mund të ndodhte, nëse do të qëndronte larg ujit dhe produkteve për kujdesin dhe higjienën personale, sigurisht e tronditur edhe nga zbulimi se një britanik shpenzon mesatarisht 3000 euro në vit për produktet kozmetike. Gruaja, një producente televizive, ashtu si Morgan Spurlock, që në filmin "Suer size me" ka ngrënë ushqim në fast food për një muaj rresht, për të treguar se sa e dëmshme është për shëndetin, 42-vjeçarja angleze, grua e divorcuar dhe nënë e tre fëmijëve, është protagonistja e një dokumentari që do të transmetohet në rrjetin BBC 3 më 5 shtator dhe që mund t‘i bindë të gjithë të përdorin më pak produkte kimike dhe të kursejnë paksa në përdorimin e ujit. Nëse në fund të eksperimentit Spurlock tregoi se fast fond-et ndikojnë në dëmtimin e shëndetit, pas gjashtë javësh pa i hedhur ujë fytyrës ose pa larë duart, Niki Tejlor zbuloi se ishte më e shëndetshme se më parë. Gjithçka duke i kursyer planetit pak ndotje që u atribuohet substancave kimike që pas çdo dushi përfundojnë në sasi të mëdha në detet dhe liqenet tona, si dhe kutive plastike të kremrave dhe produkteve të tjera të bukurisë. "Lëkura ime është si e rigjeneruar, tregon ajo dhe mjekët e ‘Skin Research Centre‘ të Universitetit të Leeds-it, te të cilët u mbështeta për këshillim mjekësor, më treguan se nga analizat e gjakut nuk kishte parametra të ndryshuar dhe nuk kishte asnjë shenjë për ndonjë infeksion të mundshëm". "Qëllimi i dokumentarit ishte të kuptohej, nëse janë vërtet të nevojshme të gjitha ato produkte që blejmë. Kam kontrolluar me shumë kujdes etiketat e atyre që përdorim çdo ditë, duke zbuluar se çdo ditë vendosja mbi lëkurën time 200 elemente të ndryshme kimike, atëherë pyeta veten nëse ishin vërtet të nevojshëm apo jo". Kështu, Niki Tejlor, bëri një kuti që e mbushi plot me shishe dhe flakone dhe nisi eksperimentin ekstrem, duke u kujdesur që të vinte vetëm dorashka plastike kur i përgatiste për të ngrënë tre fëmijëve të saj. "Në fillim ishte shumë e vështirë, thotë, pastaj gjëja më e keqe ishte që të mos laje dhëmbët dhe pjesët intime. Është e pabesueshme, kur sheh vazhdimisht reklamat televizive, që flasin për gra që nuk përdorin deordorantë ose sapunë intimë, dhe nuk mund t‘u afrohesh. Zbulova se askush nga ata që më rrethonin nuk e kuptonin. Sigurisht që dëshira për t‘u larë ekzistonte gjithmonë, por paralelisht ndieja një ndryshim të madh mbi lëkurën time, që dukej sikur po "merrte" frymë dhe po lirohej nga ajo shtresë produktesh kimike dhe po kthehej në gjendjen e saj natyrale". Pamja, duke parë fotografitë, nuk ishte ndër më të mirat, por Tejlor siguron se lëkura e saj ishte shumë herë më e bukur dhe më e shndritshme se më parë. Madje, ajo tregon se edhe raportet sociale nuk ishin një katastrofë, të paktën nëse nuk e tregonte atë që po bënte. "Jemi gjithmonë të fiksuar për t‘u dukur sa më mirë, thotë ajo, por një herë që mblodha flokët bisht, nuk m‘u duk se njerëzit po më shikonin me përbuzje. Me pak fjalë, problemi qëndronte tek unë, sepse nuk ndihesha mirë me veten, jo te sikleti që mund të ndienin të tjerët". Në fund të 42 ditëve (plot gjashtë javë) gjëja më keqe ishin flokët, "si shkurre" që vinin erë më shumë se këmbët. Megjithatë, në fund ishte shëruar një cist i madh nga njëra qepallë, pasi për një kohë të gjatë nuk u vendos make up mbi të, madje ishte zhdukur edhe koliti, gjë që Niki Tejlor ia ka atribuuar reduktimit të substancave kimike në trup. Por mbi këtë fakt mjekët nuk kanë dashur të bëjnë asnjë koment. "Ndihesha e shëndetshme për aq kohë sa nuk kisha kontakt me persona të tjerë", shton Niki Tejlor. Por dushi i parë pas 6 javësh më dhuroi një ndjesi të mrekullueshme, saqë nuk doja të dilja më nga banja. Tashmë përdor vetëm sapun tualeti, një shampo dhe hidratues për fytyrën. Është gjithçka për të cilën kam nevojë", përfundon ajo

_________________
MyHotComments.com
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://kasata.forum777.com
MISTERIOZJA
Luleshtrydhja Forumit
Luleshtrydhja Forumit


Female Numri i postimeve : 4095
Age : 27
Location : secret
Humor : not bad
Registration date : 02/10/2008

MesazhTitulli: Re: Te rrish pa u lare te ben mire   12th April 2009, 6:05 am

???

_________________

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Te rrish pa u lare te ben mire
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Kasata Forum :: Kurjozitete-
Kërce tek: