ForumPortaliCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 FUNDI I EPOKES SE DIELLIT

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
MISTERIOZJA
Luleshtrydhja Forumit
Luleshtrydhja Forumit


Female Numri i postimeve : 4095
Age : 27
Location : secret
Humor : not bad
Registration date : 02/10/2008

MesazhTitulli: FUNDI I EPOKES SE DIELLIT   4th February 2009, 7:46 pm

Per rreth 7 miliarde vjet Dielli yne do te filloje te shuhet. Ne fillimin e vdekjes se tij do te behet nje yll “i kuq gjigant” mjaft i madh, aq sa mund te gelltisi Token duke shenuar edhe fundin e jetes se planetit tone. Toka mund te avulloje si nje flok debore qe perfundon ne zjarr, hipotizohet nga nje kerkim i fundit. Kacper Rybicki, i Akademise polake te shkencave te Varshaves, dhe C. Denis i Universitetit te Liezhit, ne Belgjike, kane qene nder te paret qe kane vezhguar nga afer baticat dhe zbaticat per te llogaritur fundin e jetes ne Toke. Ata kane arritur ne rezultatin se nga njera ane eshte nje fat i madh i planetit tone qe eshte ne kete distance nga dielli sepse keshtu eshte bere i mundur zhvillimi i jetes ne Toke, por nga ana tjeter kjo e ben shume te veshtire llogaritjen me saktesi te fundit te jetes se Tokes.
Venusi, planeti me i afert i Diellit, ne fakt nuk ka asnje lloj shprese per te shpetuar: eshte pothuajse e sigurt qe do te avulloje dhe do te gelltitet nga Dielli. Kurse Marsi, planeti pas Tokes, mendohet se mund te mbijetoje ne fazen e gjigantit te kuq, ashtu si planetet me te larget. Por kur Dielli te ftohet dhe te behet nje yll i vogel i bardhe keta planete do te vazhdojne rrugen ne orbitat e tyre pothuajse te pademtuar fare.
Dielli nuk do te djege pergjithmone, sepse karburanti i tij, hidrogjeni, eshte i destinuar te mbaroje. Reaksionet berthamore do ta shnderrojne hidrogjenin i cili eshte me i lehti nga te gjithe elementet kimike, ne helium i cili eshte pak me i rende se hidrogjeni. Kur i gjithe hidrogjeni te jete konsumuar Dielli do te behet nje gjigand i kuq. Ne kete pike ai do te fillloje te djege heliumin ne vend te hidrogjenit duke prodhuar elemente akoma me te rende. Mbas rreth 100 milion vjetesh me pas, kur Dielli te kete djegur gjithçka qe mund te digjej, ai do te ftohet dhe do te zvogelohet. Dhe kjo do te shenoje fundin e epokes se Diellit.

_________________

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
FUNDI I EPOKES SE DIELLIT
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Kasata Forum :: Kurjozitete-
Kërce tek: