ForumPortaliCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 FENOMENE TE MISTERSHME 4

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
MISTERIOZJA
Luleshtrydhja Forumit
Luleshtrydhja Forumit


Female Numri i postimeve : 4095
Age : 27
Location : secret
Humor : not bad
Registration date : 02/10/2008

MesazhTitulli: FENOMENE TE MISTERSHME 4   16th January 2009, 6:42 pm

Zhdukjet misterioze

Njerëzit zhduken për arsye të ndryshme. Disa arratisen, disa humbasin në aksidente, disa rrëmbehen dhe vriten, por pjesa më e madhe janë gjetur. Kjo nuk ka ndodhur me zhdukjet vërtet të mistershme. Që nga ekuipazhi i Marie Celeste te Jimmy Hoffa, Amelia Earhart, dhe Natalee Holloway, disa njerëz janë zhdukur pa lënë gjurmë.

Kur personat e humbur janë gjetur, ka ndodhur gjithmonë përmes punës kërkimore të policisë, dëshmive ose aksidenteve, kurrë prej detektivëve psikikë. Por kur provat mungojnë dhe udhëheqësit kanë humbur, as policia dhe as shkenca tradicionale nuk mund të zgjidhin krimin.

1872, Mary Celeste: anija u nis për lundrim nga porti i Nju Jorkut drejt Xhenovës në Itali më 5 nëntor. Anija britanike “De Gratia” e zbuloi anijen të braktisur në 5 dhjetor. Të gjithë në bordin e Mary Celeste-s ishin zhdukur: kapiteni, familja e tij dhe 14 burrat e ekuipazhit. Anija ishte krejtësisht në rregull me furnizim të bollshëm dhe nuk kishte asnjë shenjë dhune. Fati i ekuipazhit mbetet mister edhe sot e kësaj dite.

1918, Ciklopi, Bashkim Sovjetik: flota detare me qymyr duhej të shpërndante karburant dhe lëndë të tjera në luftanijen në Shtetet e Bashkuara gjatë Luftës së Parë Botërore. Ajo u zhduk gjatë rrugës nga Brazili për në Baltimorë. Anija ankoroi për pak kohë në ishujt Barbados më 3-4 mars. Meqenëse nuk arriti në datën e paracaktuar, 13 mars, në Baltimorë, filluan kërkimet, por as rrënojat e saj dhe asnjë nga 309 personat në bord nuk u gjetën kurrë. Shkaku i humbjes mbetet ende i panjohur.

1928, Köbenhavn: anija trajnuese e lundrimit me ekuipazh prej 75 vetash, duke përfshirë edhe 45 kadetë, lundronte nga River Plate drejt Melburnit, Australi më 14 dhjetor. Kontakti i fundit me radio me anijen u bë më 22 dhjetor dhe gjithçka dukej mirë. Köbenhavn-i dhe ekuipazhi i saj u zhdukën pa asnjë gjurmë dhe askush nuk e di se çfarë u ka ndodhur.

Sipas një shkrimtari paranormal John Keel, shumë zhdukje paranormale mund të jenë rezultat i vrimës në fabrikën e realitetit, ku njerëzit apo objektet kalojnë përmes një vrime jashtë së njohurës, duke lëvizur në një dimension tjetër, duke mbetur jashtë botës sonë në terma të kohës dhe hapësirës, duke iu shkaktuar zhdukjen. Një numër i konsiderueshëm zhdukjesh implikojnë UFO-t, si rasti i Frederick Valentich, një pilot 20-vjeçar, i cili u zhduk në një fluturim nga King Island në ngushticën australiane mes Viktorias dhe Tasmanisë më 21 tetor 1978.

Trekëndëshi i Bermudave i njohur gjithashtu si trekëndëshi i djallit është një zonë në veriperëndim të Oqeanit Atlantik, në të cilin një numër avionësh dhe anijesh lundruese janë zhdukur në ato të ashtuquajtura rrethana përtej kufijve të gabimit njerëzor apo veprimtarive të natyrës. Disa prej tyre i atribuohen paranormales: një pezullim i ligjeve të Fizikës ose aktivitet i qenieve jashtëtokësore. Edhe pse incidente të shumta janë raportuar pa saktësi ose janë zbukuruar nga autorët e vonshëm, shumë të tjera mbeten të pashpjeguara.

Intuita

Megjithëse e quajmë ndjesi të brendshme, “shqisë të gjashtë” etj., të gjithë e kemi përjetuar intuitën në një situatë apo në një tjetër. Sigurisht, ndjenjat e brendshme shpeshherë janë të gabuara, por ato duken se janë të vërteta në shumicën e rasteve. Shumë njerëz besojnë se intuita është një formë fuqie psikike, një mënyrë për të futur misterin apo njohuritë e veçanta rreth botës së të ardhmes.

Psikologët vërejnë se njerëzit në mënyrë të pavetëdijshme marrin informacion rreth botës që na rrethon, duke na udhëhequr në një skenë të dukshme ose informacion të njohur, pa e kuptuar saktë se si apo përse e dimë. Por rastet e intuitës janë të vështira për t’u provuar apo studiuar dhe psikologjia mund të jetë vetëm një pjesë e përgjigjes.

Nga përkufizimi, intuita nuk ka vlefshmëri objektive. Gjithsesi është shumë e përhapur si një fenomen i dukshëm. Për këtë arsye është bërë subjekt i studimeve në Psikologji, si edhe çështje e interesit për të mbinatyrshmen.

Intuita supozohet të jetë një formë e hyrjes së drejtpërdrejtë. Por, hyrje e drejtpërdrejtë në çfarë? Ndoshta intuita është mënyra e mendjes për të ndërvepruar drejtpërdrejt me idealet platonike apo esencat fenomenologjike. Kanti ka thënë se si hapësira, ashtu dhe koha janë të lidhura me intuitën. Me fjalë të tjera, ai mendonte se shqisat ndërveprojnë me intuitat tona transshendente për të prodhuar një njohuri sintetike a priori. Seria e të dhënave të përftuara nga shqisat tona apo përvojat shqisore përbëjnë intuitën. Dikush mund të argumentojë se intuita është e pavarur nga shqisat tona. Kështu që këto mund të mos jenë pasojë e informacioneve shqisore të llogaritjes apo të procedimit dhe manipulimit të së njëjtës.

Bergson-i e përshkruan si një lloj intuite empatike instiktive, e cila percepton objekte dhe njerëz, identifikohet me ta dhe në këtë mënyrë derivon njohuri rreth absolutes. Spinoza mendonte se njohuria intuitive është më superiore (si njohuri empirike dhe njohuri shkencore). Ajo bashkon mendjen me qenien e përjetshme dhe zbulon atë në një univers të lashtë e të shenjtë.

Por a janë intuitat me të vërtetë a priori apo zhvillohen si përgjigje të një realiteti relativisht të qëndrueshëm në ndërveprim me të? A kemi pasur intuita në një univers kaotik, kapriçioz, të paparashikueshëm dhe të parregullt?

Burimi: Revista One

_________________

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
FENOMENE TE MISTERSHME 4
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Kasata Forum :: Kurjozitete-
Kërce tek: