ForumPortaliCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 FENOMENE TE MISTERSHME 2

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
MISTERIOZJA
Luleshtrydhja Forumit
Luleshtrydhja Forumit


Female Numri i postimeve : 4095
Age : 27
Location : secret
Humor : not bad
Registration date : 02/10/2008

MesazhTitulli: FENOMENE TE MISTERSHME 2   16th January 2009, 6:41 pm

Fantazmat

Që nga tragjedia e Doruntinës, kur i vëllai Kostandini, u ngrit nga varri për të mbajtur amanetin, deri te filmat me fantazma, shpirtrat e të vdekurve janë shfaqur shpesh në kulturën dhe folklorin tonë.

Shumë njerëz kanë raportuar se kanë parë shfaqje të hijeve të panjohura si edhe të njerëzve të dashur apo të të afërmve. Edhe pse prova përfundimtare për fantazmat mbeten të pakuptueshme, dëshmues të sinqertë vazhdojnë të raportojnë pamje, duke fotografuar deri madje duke komunikuar me fantazmat. Fenomeni mund të përfshijë shfaqje, shqetësime me zhurma të mistershme, frymëmarrje të ftohta, tinguj hapash, zëra si edhe aroma të ndryshme.

Fantazmat janë fenomen tepër i diskutuar. Kritikët e dëshmitarëve okularë të fantazmave sugjerojnë se kufizimi i perceptimit njerëzor dhe shpjegimi i zakonshëm fizik mund të arsyetojnë shikime të tilla. Për shembull, ndryshimi i trysnisë në një shtëpi mund të bëj dyert që të përplasen ose dritat nga një makinë kalimtare mund të reflektojnë përmes dritares natën.

Sipas hetuesit skeptik Joe Nickell: “…shikimi periferik është shumë i ndjeshëm dhe mund të mashtrohet lehtë, sidomos natën vonë, kur truri është i lodhur dhe ka më shumë mundësi t’i keqinterpretojë pamjet dhe tingujt. Mendohet që tingulli është një tjetër shkak për shikimin e fantazmave.

Frekuencat më të ulëta se 20 hertz quhen infra tinguj dhe janë normalisht të padëgjueshme, por shkencëtarët britanikë Richard Lord dhe Richard Wiseman kanë nxjerrë përfundimin se “infra tingujt mund t’i bëjnë njerëzit të ndjejnë prani të huaja në dhomë apo ndjenja të pashpjegueshme ankthi apo frike.Helmimi me monoksid karboni, që mund të shkaktojë dëgjim të fuqishëm dhe halucinacione pamore, depresion dhe ndjesi të përgjithshme sëmundjeje dhe frike, është njohur si shpjegim i mundshëm për shtëpitë e pushtuara nga fantazmat, që nga vitit 1921”.

Disa kërkues, si profesor Michael Persinger, kanë arsyetuar se ndryshimet në fushat gjeomagnetike (të krijuara nga lëkundjet tektonike në koren e tokës apo në aktivitetin diellor) mund të stimulojnë tëmthat e trurit dhe të prodhojnë shumë nga përvojat e shoqëruara me fantazmat. E gjithë kjo hipotezë është kundërshtuar dhe ka hapur një debat të gjerë. Ndërsa hetuesit e fantazmave shpresojnë që një ditë të provojnë se të vdekurit mund të kontaktojnë me të gjallët, duke siguruar një përgjigje përfundimtare ndaj misterit.

Deja Vu

Deja vu është një shprehje franceze që do të thotë “e parë më parë”, duke iu referuar një ndjesie të veçantë, të çuditshme, të qartë dhe të mistershme njëkohësisht, sikur një skenë apo rrethanë e caktuar duket e përjetuar më parë. Deja vu-ja është përkufizuar si “të kujtosh të ardhmen”. Përvoja e “mëparshme” shpeshherë i atribuohet një ëndrre, megjithëse në disa raste është një ndjenjë e fortë se kjo situatë ka ndodhur me të vërtetë në të kaluarën. Disa ia atribuojnë deja vu-në përvojave psikike ose sekuenca të pakërkuara të jetëve të mëparshme.

Përvoja e deja vu-së duket se është shumë e përhapur. Në studime formale rreth 70% e njerëzve kanë raportuar se kanë përjetuar të paktën një herë (kjo përqindje i përket grup moshës nga 15-25, kur mendja është ende subjektive për të vënë re ndryshimet në mjedisin rrethues). Referenca të përvojave të deja vu-së gjithashtu janë gjetur në literatura të kaluara, duke dëshmuar se nuk është fenomen i ri.

Një person mund të dijë rrugën apo peizazhin e një qyteti që nuk e ka vizituar më parë, duke u habitur në të njëjtën kohë se si ka mundësi të ndodhë. Disa sugjerojnë se leximi i një rrëfimi të detajuar të një vendi mund të përfundojë në këtë ndjesi, kur më vonë ky vend vizitohet. Shpjegimi më i zakonshëm nuk e sheh deja vu-në si akt i njohjeve paraprake apo profecisë, por një anomali e kujtesës. Një tjetër teori e shpjeguar është ajo e vegimeve. Ashtu si sugjeron teoria, një sy mund ta regjistrojë atë që sheh një fraksion sekonde më shpejt se tjetri, duke krijuar atë ndjesi të fortë kujtese mbi të njëjtën skenë e parë në të mijtën e sekondës më vonë nga syri tjetër.

Megjithatë edhe kjo dështon në shpjegimin e fenomenit kur janë të përfshirë edhe informacione të tjerë ndijorë, si pjesa dëgjimore dhe veçanërisht pjesa dixhitale. Një lidhje reciproke klinike është gjetur mes përvojës së deja vu-së dhe çrregullimeve, si skizofrenia apo ankthi, dhe se përvoja ka gjasa të rritet me subjektet që janë në këto kushte. Ky korrelacion i ka çuar disa kërkues për të spekuluar se përvoja e deja vu-së është anomali neurologjike e lidhur me shkarkimet e tepërta elektrike në tru. Bashkë me intuitën, kërkimet në psikologjinë njerëzore mund të ofrojnë më shumë shpjegime natyraliste, por përfundimisht shkaku dhe natyra e vetë fenomenit mbeten mister.

Burimi: Revista One

_________________

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
FENOMENE TE MISTERSHME 2
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Kasata Forum :: Kurjozitete-
Kërce tek: