ForumiPortaliCalendarGalleryPytësoriKërkoLista e AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuIdentifikohu
Share | 
 

 FENOMENE TE MISTERSHME 1

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
MISTERIOZJA
Luleshtrydhja Forumit
Luleshtrydhja Forumit


Female Numri i postimeve: 4095
Age: 25
Location: secret
Humor: not bad
Registration date: 02/10/2008

MesazhTitulli: FENOMENE TE MISTERSHME 1   16th January 2009, 4:40 pm

Shkenca ka fuqinë të shfrytëzojë energjinë, t’i lejojë njerëzit të fluturojnë, të ndihmojë në kurimin e sëmundjeve dhe të shpjegojë shumë rreth botës.

Por, edhe pse është e mrekullueshme dhe e dobishme, shkenca nuk mund të shpjegojë gjithçka. Shkencëtarët mund të mos e zbulojnë kurrë se si ka lindur universi e as nuk mund të ndihmojnë në zgjidhjen e çështjeve të besimit, ashtu si kanë lënë të pashpjeguara plotësisht edhe fenomenet që lidhen me botën paranormale.

Edhe pse mund të shpjegojë shumë fenomene të çuditshme, disa mistere mbeten për t’u zgjidhur - shpeshherë sepse nuk ka informacion të mjaftueshëm për të arritur në një vendim përfundimtar. Disa nga këto fenomene ndoshta një ditë do të kuptohen plotësisht, si shumë gjëra që dikur ishin mistere dhe të pashpjegueshme (si për shembull, shkaqet e sëmundjeve) tashmë janë një njohuri e përgjithshme… Megjithatë për epokën tonë ato mbeten ende mistere dhe askush deri më sot nuk ka arritur t’i shpjegojë, të paktën në mënyrë të kënaqshme.

Lidhja trup/mendje

Shkenca mjekësore vetëm sa ka filluar të kuptojë mënyrat se si mendja ndikon trupin. Efekti Placebo për shembull, tregon se njerëzit mund të çlirohen nga simptoma të ndryshme sëmundjesh vetëm duke besuar se kurat janë efektive, pavarësisht nëse ato janë apo jo. Studimet kanë treguar se gjatë periudhave të traumave, njerëzit ngulitin përvoja që kanë nivele të larta përmbajtjeje emocionale.

Trupi mund të mbajë informacion përtej nivelit të ndërgjegjes, si mekanizëm mbrojtës, kështu që kujtimet priren të shkëputen ose të kthehen në amnezi. Informacioni nuk është i vlefshëm në gjendjen normale të ndërgjegjshme dhe mekanizmi mbrojtës i trupit na mban larg nga pozicioni ku vetëdija e trup/mendjes sonë e interpreton të dhimbshme apo traumatike.

Një zonjë e quajtur Evy McDonald në vitin 1980 u diagnostikua me sëmundjen Amyotrophic Lateral Sclerosis. Mjekët i dhanë asaj vetëm një vit jetë. Sot, pas shumë vitesh, ajo jo vetëm që është gjallë, por gëzon shëndet të plotë. Duke përdorur vetëm procese të kuptuara në mënyrë të thjeshtë, aftësitë e trupit për të shëruar veten janë shumë më mbresëlënëse se çdo lloj gjëje që mjekësia moderne mund të krijojë.

Fuqia psikike dhe perceptimi superndijor

Fuqitë psikike dhe perceptimet superndijore renditen në majë të fenomeneve të pashpjeguara, jo për ndonjë arsye tjetër veç bindjes shumë të përhapur në të. Psikika i referohet forcave apo agjentëve me natyrë paranormale. Kërkuesit kanë testuar njerëz që pretendojnë se kanë fuqi psikike, ndonëse rezultatet nën kushtet e kontrolluara në mënyrë specifike kanë qenë negative ose të paqarta.

Disa kanë argumentuar se fuqitë psikike nuk mund të testohen ose, për disa arsye, zvogëlohen në prani të skeptikëve apo shkencëtarëve. Nëse kjo është e vërtetë, shkenca nuk do të jetë kurrë e aftë të provojë apo të përgënjeshtrojë ekzistencën e fuqisë psikike. Nga i fitojnë fuqitë psikikët? Skeptikët argumentojnë se hilet dhe fuqia e sugjestionimit është gjithçka që ka lidhje me fuqitë psikike. Ata që besojnë, zakonisht mendojnë se është një dhunti që e kanë të gjithë njerëzit, por shumica nuk e zhvillojnë. Disa njerëz kanë lindur me këtë dhunti të zhvilluar fuqishëm. Dhuntia është argumentuar si ndjeshmëri e zmadhuar e të gjitha apo disa shqisave.

Burimi: Revista One

_________________

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

FENOMENE TE MISTERSHME 1

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Kasata Forum :: -