ForumPortaliCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 CFARE NA BEN MIRE KUR JEMI TE SEMURE

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
MISTERIOZJA
Luleshtrydhja Forumit
Luleshtrydhja Forumit


Female Numri i postimeve : 4095
Age : 27
Location : secret
Humor : not bad
Registration date : 02/10/2008

MesazhTitulli: CFARE NA BEN MIRE KUR JEMI TE SEMURE   28th December 2008, 8:14 pm

DHIMBJA E KOKES

Dhimbja e kokës mund ta komplikojë dukshëm jetën. Shpesh nuk dihet shkaku i saj. Mirëpo mund të llogaritet se së paku një e katërta e dhimbjeve të kokës është e lidhur me të ushqyerit. Disa dhimbje të kokës janë pasojë e urisë, por më shpesh ato paraqiten për shkak të marrjes të ushqimit përkatës. Ndërkaq, “shkaktarët” rëndom janë ushqimi i njëllojtë, siç janë vera ose djathërat.

Substancat që zgjerojnë enët e gjakut

Ka artikuj ushqimorë që përmbajnë substanca, të cilat shkaktojnë zgjerimin e enëve të gjakut në tru, e ky është shkaku i dhimbjes në tëmtha. Fajtorët kryesorë janë nitritet, shtesat që i nxirren mishit të konservuar dhe disa llojeve të sallameve, si dhe disa përbërës të tjerë që nxirren kryesisht nga artikujt e konservuar.

Kujdes të posaçëm i duhet kushtuar kafesë, pasi kafeina ngushton enët e gjakut, mirëpo personat që janë mësuar të konsumojnë disa kafe në ditë, në rast të mungesës së rastësishme shkaktohet reaksioni i kundërt, përkatësisht zgjerimi me dhimbje i enëve të gjakut. Është dallim i madh në reaksionet ndaj kafeinës dhe secili e di më së miri kufirin e vet. Sido që të merret, nuk rekomandohet të pihen më tepër se dy ose tre filxhanë kafe në ditë.

Dhimbja mund të shkaktohet edhe nga artikujt ushqimorë, të cilët nuk i duron organizmi, ose nga ata artikuj që shkaktojnë alergji. Pra, gjithnjë duhet ta dini atë çfarë hani. Qumështi është njëri prej artikujve që shpesh nuk durohet, pra që mund të shkaktojë dhimbjen e kokës.

Ushqimi që duhet kufizuar: birra, vera, pijet e forta alkoolike, mishi i tymosur, mëlçitë e shpezëve, sallamet, proshuta, peshqit e tymosur, fasulja, lakra, qepa, patatja, ullinjtë, kumbullat, fiku, rrushi, bananet e pjekura, arrat, çokollata, buka e nxehtë etj.

Mëlçia

Mëlçia bën pjesë në funksionin e shumë organeve vitale që janë qenësore për shëndetin. Prandaj është me rëndësi që ndaj mëlçisë të veprohet mirë dhe të bëhen përpjekje që të ruhet. Meqë luan rol të madh në procesin e tretjes, kujdesi për mënyrën dhe zgjedhjen e ushqimit kërkon syçeltësi të madhe.

Të lehtësojmë punën

Që të mos e ngarkojmë së tepërmi dhe që t’i mundësojmë punë të mirë mëlçisë sonë, duhet t’ia lehtësojmë detyrën. Përparësi u duhet dhënë artikujve ushqimorë që treten lehtë, duhet shmangur shujtat e ngarkuara, e ushqimi duhet shpërndarë në shujta të rregullta gjatë tërë ditës: kafjalli i pasur, dreka dhe darka e lehtë, zemra gjatë paradites dhe pasdites (më së miri pemë ose jogurt).

Ushqim i shumëllojshëm dhe me masë

Të sëmurët nga mëlçia duhet t’i kushtojnë kujdes të madh mënyrës së të ushqyerit. Nuk ka nevojë për viktimizime të mëdha, por mjafton që të ushqyerit të jetë i llojllojshëm, me masë dhe me kalori që u përgjigjen nevojave të trupit dhe punës që kryejmë. Problemet me tretjen do t’i evitojmë nëse e pakësojmë marrjen e yndyrave, posaçërisht ato të sallameve dhe djathërave. Këto lloje të ushqimeve duhet konsumuar vetëm kohë pas kohe. Edhe prodhimet nga qumështi janë burim i rëndësishëm i yndyrave: djathërat, sidomos djathi i vjetër, nuk duhet të jetë pjesë e shujtës. Qumështin me pak yndyrë duhet zëvendësuar me atë të payndyrë. Edhe mëlmesat janë burim i yndyrave: gjalpi, margarina dhe vaji duhet konsumuar me masë, ndërsa ushqimin e fërguar vetëm në raste të rralla. Vezët lejohen, por jo më tepër se dy në javë.

Kolesteroli

Kolesteroli, yndyra që shpesh fajësohet nga ushqimi, është armiku kryesor i arterieve. Të mbahet kolesterina nën kontroll, do të thotë të pengohen yndyrat e tepërta të depërtojnë në gjak, e kjo për të mirën e shëndetit të zemrës, trurit dhe enëve të gjakut. Një pjesë e kolesterolit vjen nga brenda, ndërsa një pjesë nëpërmjet ushqimit. Me ushqim përkatës mund të ndikohet në të dy proceset dhe të zvogëlohet sasia e yndyrave.

Fajtori kryesor mishi

Mishi përmban sasi të mëdha të kolesterolit, mirëpo ai nuk duhet evituar plotësisht. Mjafton që ta kufizojmë në dy-tri herë në javë dhe të zgjidhen pjesët pa yndyrë, të zvogëlohen porcionet dhe të shfrytëzohet mënyra e përgatitjes.

Sa më shumë peshk

Peshku përmban shumë më pak yndyra dhe kolesterinë, sesa mishi i kafshëve dhe shpezëve, prandaj mund të hahet 3-4 herë në javë.

Vajrat e bimëve

Disa vajra bimore (prej misrit, grurit, lulediellit, sojës dhe kikirikut) janë bar i vërtetë në ushqimin tonë, sepse ndalin biosintezën e brendshme të kolesterinës (edhe pemët e freskëta dhe perimet përmbajnë molekule, të cilat ndalin këtë enzimë, ndërmjetës në biosintezën e kolesterolit). Vajrat e bimëve janë shumë të rëndësishëm, sepse janë të pasur me thartira gjysmë të yndyrshme.

Ushqimi që rekomandohet: Brumërat, orizi, patatja, peshku dhe drithërat.

Ushqimi që duhet kufizuar: Mishi i kuq, vezët, alkooli.

Ushqimi qe nuk duhet perdorur: Gjalpi, dhjami, qumeshti i yndyrshem, ushqimi i ferguar, yndyra e mishit, djatherat e yndyrshem, sallamet, pijet e forta alkoolike dhe likeri

_________________

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
CFARE NA BEN MIRE KUR JEMI TE SEMURE
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Kasata Forum :: Shkenca :: Shendeti-
Kërce tek: