ForumiPortaliCalendarGalleryPytësoriKërkoLista e AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuIdentifikohu
Share | 
 

 GJELI I DETIT

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
MISTERIOZJA
Luleshtrydhja Forumit
Luleshtrydhja Forumit


Female Numri i postimeve: 4095
Age: 25
Location: secret
Humor: not bad
Registration date: 02/10/2008

MesazhTitulli: GJELI I DETIT   28th December 2008, 6:09 pm

Të mirat e mishit të gjelit të detit

Mishi i tij është shumë i pasur në proteina. Një racion prej 120 gr, ofron rreth 65% të nevojave ditore të një personi në proteina. Mishi i gjelit të detit ka gjysmën e sasisë së yndyrnave të ngopura, në krahasim me mishin e viçit. Struktura e trupit tonë ndërtohet mbi proteinat. Ne përdorim proteinat nga burime shtazore dhe bimore për të ndërtuar proteinat që i nevojiten organizmit për funksionet e tij jetike.

Seleniumi i gjelit të detit të mbron kundër kancerit

Gjeli i detit është një burim i pasur i mineralit selenium. Ky mineral është themelor për shëndetin e njeriut. Është një përbërës i rëndësishëm i shumë reaksioneve metabolike, duke përfshirë metabolizmin e hormoneve tiroide, sistemet antioksidante të mbrojtjes dhe sistemin imunitar.

Studimet e fundit tregojnë një lidhje të fortë e të drejtpërdrejtë me konsumin e seleniumit dhe rastet e kancerit. Seleniumi duket se ndihmon në riparimin dhe sintezën e ADN-së në qelizat e dëmtuara, të ndalojë zhvillimin e qelizave kancerogjene dhe të ndihmojë në veteliminimin e tyre, një mekanizëm mbrojtës që përdor organizmi për t’u ruajtur nga zhvillime tumoriale dhe anormale. Gjithashtu, seleniumi është përbërës i enzimës glutathione peroxidase, e cila ndihmon spastrimin që kryen mëlçia nga molekulat e dëmshme.

Vetëm 120 gr gjel deti ofron një sasi seleniumi, që përbën 47% të kërkesës ditore për një person.

Gjeli i detit është gjithashtu burim i pasur i një antioksidanti tjetër, siç është vitamina B-niacin. Përbërës të ADN-së kërkojnë këtë element, një mangësi e së cilës lidhet me dëmtime gjenetike.

Vitaminat B për energji dhe mbrojtje të sistemit kardiovaskular

Gjeli i detit është burim i pasur edhe i vitaminës B6. Këto vitamina janë shumë të rëndësishme për prodhimin e energjisë. Niacin është shumë e rëndësishme edhe për përdorimin e proteinave, yndyrnave dhe karbohidrateve për energji. Niacin ndihmon në normalizimin e nivelit të sheqerit në gjak.

Mangësi të vitaminës B6 ndikojnë në dëmtim të enëve të gjakut nga një molekulë e quajtur omokisteinë. Vitamina B6 ndihmon kthimin e kësaj molekule në të padëmshme. Një sasi prej 120 gr mishi të gjelit të detit, jep rreth 27% të kërkesave ditore në niacin.

Këshilla

Kërkoni për gjel të plotë dhe me formë solide, të shëndetshme dhe me gjoks të rrumbullakosur. Gjeli i detit duhet të jetë i përthyeshëm kur shtypet lehtë dhe nuk duhet të ketë aromë të pakëndshme. Lëkura duhet të jetë e bardhë, pa prerje dhe dëmtime ose mavijosje.

Vendoseni mishin e gjelit të detit në pjesën më të ftohtë të frigoriferit.

Mos lejoni të jetë në kontakt me ushqime të tjera, sidomos ushqime që do konsumohen pa u gatuar.

Preferoni gjel të rritur në formë organike, pa ndërhyrje kimike.

Preferoni pjesët e gjoksit, pasi është pothuajse pa yndyrë fare.

Largoni gjithmonë lëkurën para se ta konsumoni.

Gatimi

Mundohuni ta gatuani gjelin e detit pa i shtuar shumë yndyrë. Mbushja e gjelit të detit me arra dhe zarzavate e bën atë akoma më të shëndetshëm, por kujdes sasinë!

Një mbushje shumë e suksesshme mund të bëhet me gështenja, rrush të thatë dhe fara pishe!

Përdorni erëzat e preferencave tuaja dhe shoqërojeni me sa më shumë larmi zarzavatesh dhe sa më pak yndyrë.

Shoqërojeni me një gotë verë të një cilësie sa më të mirë dhe…..Gëzuar Vitin e Ri!

Burimi: Gazeta Shekulli

_________________

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

GJELI I DETIT

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Kasata Forum :: -