ForumPortaliCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Hesht gojë! Flasin sytë...

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
dreqja
Mamune vogel
Mamune vogel


Female Numri i postimeve : 3717
Registration date : 30/09/2008

MesazhTitulli: Hesht gojë! Flasin sytë...   2nd October 2008, 7:19 pm

Sy të theksuar për një vështrim joshës. Është tendenca e Pranverë/Verë 2008. S’kanë dalë nga hiçi, sepse në pasarela shfaqen herë pas here. Tani mëso si t’i trukosh vetë



Duket si kompetencë e grimierëve profesionistë dhe pronë e modeleve. Por ja që mund t’ia dalësh dhe vetë të kesh sy të theksuar. Duhet të kesh parasysh këto këshilla, që të tregojnë hap pas hapi rrugën drejt një truku të theksuar sysh.

Ja si procedojnë grimierët:

Një bazë e përkryer. Si bazë (por dhe për të fshehur papërsosmëritë e lëkurës së fytyrës) përdoret një korrektor i lëngshëm. Sipër përdoret pudër pluhur për të hequr shkëlqimin.

Sy të theksuar. Në fillim aplikohet një shtresë e parë kremoze me ngjyrë natyrale për të mos lejuar që grimi të rrëshqasë. Sytë konturohen me një laps të zi. Dhe vija precize e harkuar e qepallës është shënjuar me laps. Për të theksuar të zezën, përdor një penel krem dhe një pluhur i zi shumë i theksuar.

Forma e syrit ka shumë rëndësi. Për të pasur të njëjtin efekt që shohim te modelet, duhet tepruar; nuk duhet të kesh frikë t’u japësh syve një formë që shkon përtej kontureve të vetë syrit. Pastaj është shumë e rëndësishme të punosh me shumë përpikëri. Për të shmangur njollat e zeza poshtë syve dhe mbi faqe para se të lyeni sytë, mund të përhapësh një shtresë të bollshme pudre në këto zona. Pasi të mbarosh grimin, hiq me një furçë, duke mos ushtruar forcë, pudrën bashkë me grimcat e pluhurit që kanë rënë.

Një nuancë e artë. Qepallat lyeji drejt këndeve të brendshëm me një pluhur të artë dhe me një shkëlqyes të artë poshtë vetullave. Pastaj përdor një produkt me refleks të kuq për të theksuar edhe më shumë shikimin.

Qerpikët harkoji me kthyesen e qerpikëve. Vetullat vizatoji me një pluhur kafe të errët dhe fiksoji me një xhel transparent.

Mollëza të theksuara dhe buzë natyrale. Mbi mollëza apliko një pluhur të theksuar, ndërsa për buzët zgjidh një buzëkuq natyral, që anon nga ngjyra e kuqe. Pjesën e qendrës së buzëve lëre në ngjyrë më të hapur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://kasata.forum777.com
MISTERIOZJA
Luleshtrydhja Forumit
Luleshtrydhja Forumit


Female Numri i postimeve : 4095
Age : 27
Location : secret
Humor : not bad
Registration date : 02/10/2008

MesazhTitulli: Re: Hesht gojë! Flasin sytë...   10th October 2008, 6:34 pm


_________________

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Hesht gojë! Flasin sytë...
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Kasata Forum :: Art dhe kultur :: Moda & Estetika-
Kërce tek: