ForumPortaliCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 NJE ROBOT NE VEND TE KIRURGUT

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
MISTERIOZJA
Luleshtrydhja Forumit
Luleshtrydhja Forumit


Female Numri i postimeve : 4095
Age : 27
Location : secret
Humor : not bad
Registration date : 02/10/2008

MesazhTitulli: NJE ROBOT NE VEND TE KIRURGUT   4th December 2008, 7:12 am

Nëse kirurgjia laparoskopike (teknika që mundëson ndërhyrje kirurgjikale në organizëm pa pasur nevojën e prerjes) bëri një revolucion në fund të shekullit të XX-të, në fillim të shekullit XXI, një revolucion i ri po përgatitet për në sallat kirurgjikale, ku kirugë do të jenë robotët.

Të hysh në një sallë operimi është njësoj si të jesh në bordin e një anijeje astronautësh, pjesë e serialeve televizivë të fantashkencës.

Kirurgu punon ulur përpara një ekrani me lëvizje që të kujtojnë ato të një DJ, ose të një regjisori që monton një film.

Në gjysmën e shekullit XXI-të do të realizohet një ‘mikronëndetëse’ operuese që do të hyjë në damarët e trupit human, në vend të atyre urinar, ose riprodhues. Ndërhyrje që do të jenë gati të padukshme.

Kirurgët e gjeneratës së re do të jenë më rehat, duke qenë se janë rritur me playstation dhe videogame. Madje edhe bisturia, thika prerëse do të jetë prehistori. Sepse të presësh dhe të qepësh do të bëhet tani me rreze dhe ultratinguj.

Një e ardhme e largët? Jo, është madje, e tashme.

Diagnostikimi dhe kirurgjia do të bëhen me një ndërhyrje të vetme. ‘Spitali i robotëve’ mund të bëhet brenda një kohe të shkurtër; një grumbull komandash në zemër të një strukture, robot anestezist e kirurg, robot laborant që analizon rrufeshëm gjithçka që i kalon kolegu i tij, robor radioterapist nëse është e nevojshme, bluza me sensorë ndjeshmërie për të kontrolluar parametrat jetësorë në reanimacion, infermierë me katër rrota në repart dhe robot sanitarë që kontrollojnë gjithçka.

Gjithçka e mundur. Por njeriu, ku do të jetë në gjithë këtë?

“Gjithmonë i pranishëm, manovron dhe kontrollon. Për më tepër që duhet të rritet raporti human me pacientin. Përndryshe në të gjithë këtë teknologji ka rrisk të humbasësh lidhjen thelbësore në raportin mjek-pacient”- thotë senatore Umberto Veronesi, kirurg onkolog në ‘Istituto europeo di oncologia (Ieo) a Milano’.

Burimi: www.shekulli.com.al

_________________

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
NJE ROBOT NE VEND TE KIRURGUT
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Kasata Forum :: Shkenca :: Teknologji-
Kërce tek: