ForumPortaliCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 ...me një përplasje qerpikësh

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
dreqja
Mamune vogel
Mamune vogel


Female Numri i postimeve : 3717
Registration date : 30/09/2008

MesazhTitulli: ...me një përplasje qerpikësh   2nd October 2008, 7:10 pm

opala Pas fustaneve, modelit të flokëve, tashmë e kanë radhën qerpikët. Muzë për mjeshtrit e stilit bëhen përsëri ato: ikonat e shekullit të kaluar. Ja si të ndiesh dive duke e parë botën përmes qerpikësh si të tyret...

Ndërkohë që në jetën e përditshme as që merren në konsideratë qerpikët e Twiggy-t si të kapura me kapëse rrobash, ja që ato, të gjatë, si valë flakësh, rivalizuan femrat e njohura për qerpikët e tyre Marilyn Monroe dhe Elisabeth Taylor. Sytë e tyre të mëdhenj legjendarë janë kthyer në fakt në trend. Gjithandej aplikohet grim i rëndë për të imituar qerpikët e ikonave të shekullit të kaluar. Sytë e artistëve të make-up-it janë hedhur pikërisht në gjashtëdhjetë vitet e fundit për të marrë leksione për qerpikë, që e bëjnë të paharrueshme çdo përplasje qepallash.

Për vështrimin më joshës të botës

Marilyn Monroe është mjeshtrja origjinale e vështrimit paksa të perënduar, ngultas me cepat e syve. Por duke u mbështetur te shkrimet rreth dives, shikimet e saj depërtuese nuk ishin thjesht rezultat i sex-appeal-it të saj të brendshëm. Specialistët shkruajnë se, kur një grua ia ngul sytë dikujt, ajo është e tërhequr prej tij, qepallat e saj ulen në mënyrë të pavullnetshme, duke krijuar pamjen e “syve joshës”.



Në shumë pasarela imitohet vështrimi joshës i Marilyn-ës me qerpikë të gjatë e të përhapur. Në sfilatat e fundit të “Seduzioni”, qerpikët dhe buzët e kuqe ishin elementët më të rëndësishëm, që krijonin një stil të vjetër dhe evokonin pamjen e aktores.



“Të gjitha zonjat e kohës së Marilyn-it mbanin qerpikë fals”, thonë artistët e make-up-it. “Ajo gjithë pjesën tjetër të grimit e mbante të lehtë, thjesht buzë të kuqe dhe qerpikë sexy në formën më klasike”.



Krijo sytë e paharruar të Marilyn-it me qerpikë artificial të pjerrët, që vijnë duke u zgjatur gradualisht në pjesën e jashtme të syve.



Për të krijuar qerpikë të kthyer, pa përdorur ato false, apliko një shtresë me rimel, një kthyese qerpikësh dhe një shtresë tjetër vetëm në këndet e jashtme.





…dhe do thonë: më pa një engjëll

Twiggy kishte atë pamjen e pafajshme-por-joshëse, që vetëm ato perëndeshat thatanike (dhe një adoleshente 16-vjeçare) mund ta ruajë. Duke u mbështetur te autorët që shkruajnë rreth stilit, qerpikët e gjatë e të ndarë, në fakt, bëjnë një fytyrë të rritur të ketë përpjesëtimet e fytyrës së një fëmije, që i shton ëmbëlsi dhe rini fytyrës së një gruaje.

Qerpikët e dyfishtë përdoren nëpër disa sfilata ku modelet ngjajnë si kukulla duke përdorur shumë shtresa rimeli në qerpikët e sipërm dhe të poshtëm për më shumë impakt.

Për të pasur rezultatin e pamjes së Twiggy-t, zgjidh një rimel që u jep shumë gjatësi qerpikëve, por nuk u shton volum. Mbaje bishtin e rimelit vertikalisht dhe lëri qerpikët që të bashkohen paska për të formuar disa fije më të trasha. Lyeji me një shtresë tjetër rimeli në qendër të qerpikëve për të zmadhuar disi sytë .

Pushtet dhe mister në sy

Sytë e maces së Elizabeth Taylor-it te “Cleopatra” ishin të egër dhe seksi. Qerpikët, që zgjateshin mbi anën e jashtme të syve, bënin që sytë t’i dukeshin më të vegjël dhe më misteriozë.

Në një nga sfilatat e Dior-it, make up-i u mbështet te pamja e viteve ‘60 të Taylor-it, duke shtuar dramacitetin me anë të qerpikëve fals, të vendosur rreth gjysmë centimetri poshtë vijës së poshtme të qerpikëve dhe penel gjysmë centimetri mbi vijën e qerpikëve të sipërm.

Për të krijuar një version të përshtatshëm të kësaj pamjeje, mjeshtrit e trukut këshillojnë të përqendrohemi në qerpikët e këndeve të jashtme të syve. Përdor një kthyes të vogël qerpikësh, mbaje para tharëses së ndezur të flokëve për pak sekonda për ta nxehur – për të krijuar kthesat dramatike të qerpikëve.

Lyej qerpikët me një rimel të zi intensiv – Dior ka një nuancë të thellë të së zezës – duke aplikuar një shtresë në gjithë qerpikët dhe duke i rënë disa herë në këndet e jashtme për t’i theksuar dhe zgjatur nga jashtë.





Për sy dramatikë

Sytë e Bette Davis-it ishin të famshëm për dramacitetin dhe intensitetin e tyre dhe truku i saj, që krijonte sy të mëdhenj, e bënin të bukur dhe të angazhuar. Sytë e mëdhenj të japin idenë që je e interesuar për dikë, që sinjalizon një ftesë për ata që të afrohen.

Në sfilatën e Tracy Reese, qerpikët e modeleve ishin theksuar për të krijuar volum ekstra rreth syve, pa u fokusuar mbi një zonë të caktuar: rimel i dendur në qerpikët e poshtëm dhe hije e tymtë pluhuri për të zmadhuar sytë më shumë.



Qerpikët e zinj bëjnë që e bardha e syve të ketë më shumë dritë, shenjë e shëndetit dhe rinisë. Në qoftë se përton që të aplikosh rimel çdo ditë, mund të përdorësh një ngjyrues që fikson qerpikët për disa ditë ose të bësh extension qerpikësh, që zgjasin disa javë.



Diçitura:



Rimel i zi Lancôme Virtuôse

Kthyes i vogël qerpikësh Shu Uemura

Rimel Dior Iconic

Fiksues qerpikësh që qëndron 4 ditë Tarte
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://kasata.forum777.com
MISTERIOZJA
Luleshtrydhja Forumit
Luleshtrydhja Forumit


Female Numri i postimeve : 4095
Age : 27
Location : secret
Humor : not bad
Registration date : 02/10/2008

MesazhTitulli: Re: ...me një përplasje qerpikësh   7th October 2008, 2:58 am

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
MISTERIOZJA
Luleshtrydhja Forumit
Luleshtrydhja Forumit


Female Numri i postimeve : 4095
Age : 27
Location : secret
Humor : not bad
Registration date : 02/10/2008

MesazhTitulli: Re: ...me një përplasje qerpikësh   7th October 2008, 2:59 am


_________________

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
MISTERIOZJA
Luleshtrydhja Forumit
Luleshtrydhja Forumit


Female Numri i postimeve : 4095
Age : 27
Location : secret
Humor : not bad
Registration date : 02/10/2008

MesazhTitulli: Re: ...me një përplasje qerpikësh   7th October 2008, 3:00 am


_________________

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
MISTERIOZJA
Luleshtrydhja Forumit
Luleshtrydhja Forumit


Female Numri i postimeve : 4095
Age : 27
Location : secret
Humor : not bad
Registration date : 02/10/2008

MesazhTitulli: Re: ...me një përplasje qerpikësh   7th October 2008, 3:00 am


_________________

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
MISTERIOZJA
Luleshtrydhja Forumit
Luleshtrydhja Forumit


Female Numri i postimeve : 4095
Age : 27
Location : secret
Humor : not bad
Registration date : 02/10/2008

MesazhTitulli: Re: ...me një përplasje qerpikësh   7th October 2008, 3:02 am


_________________

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
MISTERIOZJA
Luleshtrydhja Forumit
Luleshtrydhja Forumit


Female Numri i postimeve : 4095
Age : 27
Location : secret
Humor : not bad
Registration date : 02/10/2008

MesazhTitulli: Re: ...me një përplasje qerpikësh   7th October 2008, 3:04 am


_________________

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
MISTERIOZJA
Luleshtrydhja Forumit
Luleshtrydhja Forumit


Female Numri i postimeve : 4095
Age : 27
Location : secret
Humor : not bad
Registration date : 02/10/2008

MesazhTitulli: Re: ...me një përplasje qerpikësh   7th October 2008, 3:05 am


_________________

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: ...me një përplasje qerpikësh   Today at 9:01 pm

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
...me një përplasje qerpikësh
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Kasata Forum :: Art dhe kultur :: Moda & Estetika-
Kërce tek: