ForumPortaliCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 MARSI, PLANETI QE FSHEH MISTERE

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
MISTERIOZJA
Luleshtrydhja Forumit
Luleshtrydhja Forumit


Female Numri i postimeve : 4095
Age : 27
Location : secret
Humor : not bad
Registration date : 02/10/2008

MesazhTitulli: MARSI, PLANETI QE FSHEH MISTERE   4th December 2008, 6:42 am

Shtohen shpresat për zbulimin e jetës në “Rruzullin e Kuq“. Arsyet e eksplorimit të trupave qiellorë lidhen edhe me kërkimin konkret për minerale të çmuara. Në një varr të vogël kristali, si në përrallat e dashura të fëmijëve, pushojnë, sipas NASA-s,mbetjet e marsianëve të mundshëm. Gërmim pas gërmimi, pas shumë vitesh ekspeditë dhe eksplorim, gjymtyrët e robotit “Spirit” të dërguar nga shkencëtarët, kanë zbuluar, nën koren e Marsit, shenja fosilesh të ruajtura në një silic të derdhur, baktere të dyshimta, pjella e padukshme e mrekullisë së ujit, dritës dhe karbonit. Në këtë mënyrë, zbulimet e bëra gjatë gjithë këtyre viteve, kanë ndezur sërish shpresat dhe projektet mbi planetin më pranë nesh.

Ka qenë një zbulim i rastësishëm, ashtu si gjithë zbulimet e mëdha. “Spirit”, roboti eksplorues që po udhëton mbi sipërfaqen e Marsit që prej tre vitesh së bashku me “shoqen” e tij “Opportunity“, i ka mbijetuar stuhive të rërës, prurjeve të mëdha të pluhurit që i zuri pamjen, gjatë tre dimrave të gjatë marsianë dhe lodhjes së “zemrës” së tij, të plakur në pritje të shenjave të jetës. Roboti, pavarësisht vuajtjes së tij marsiane, apo thyerjes së një prej katër këmbëve, nuk ka ndaluar. Ka vazhduar të zvarritet mbi planet, duke lëruar tokën për të gjetur sa më shumë gjurmë të jetë e mundshme. Pikërisht, në njërën prej këtyre plagëve të hapura mbi kore, udhëheqësi i grupit të shkencëtarëve të NASA-s ka vënë re diçka “tronditëse” siç ka deklaruar në Kongresin e Shoqërisë Amerigumëzhijnë. Ajo e zbuluar nga roboti “Spirit” është shenjë e një habitati të përkryer për formimin e jetës së baktereve”. Nga ky përfundim, që ka dalë në dritë pas shumë vite diskutimesh e debatesh rreth bacilit, një bakter në formë shkopi, që do të zbulohej nga mikroskopët elektronikë mbi një meteorit marsian të gjetur në Antarktidë në vitin 1986, i cili i hapi rrugën jetës në Mars, jo vetëm asaj fosile, por edhe jetës njerëzore. Ajo jetë që stacionet e ardhshme duhet të mirëpresin.

Në Tokë po përgatitet një armatë e vërtetë ndërplanetare. Në vitin 2009, drejt planetit të kuq do të niset “Laboratori shkencor i Marsit” nga Shtetet e Bashkuara, i cili do të zëvendësojë dy robotët “Spirit” dhe “Opportunity“, që kanë arritur të jetojnë tre vjet, ndërkohë që ishte parashikuar të mbijetonin vetëm tre muaj. Në këtë mënyrë, roboti i ri do të ketë mundësi të bëjë analiza biologjike, pra të konfirmojë nëse nën atë shami të hollë silici, ka mbetje të baktereve marsiane, apo jo. Në vitin 2011, NASA do të nisë në fluturim avionë të vegjël, balona aerostatike, që janë të afta të fryhen e të shfryhen me nxehtësinë diellore dhe t‘i bëjnë një hartë gjeografike sipërfaqes së planetit. Nga Evropa do të vijë “ExoMars“, roboti i parë eksplorues evropian. Këto zhvillime pritet të ndodhin dhjetë vitet e ardhshme, rreth 2015-ës. Ndër të tjera, do të tentohet edhe një ndër sipërmarrjet më ambicioze, vajtja dhe kthimi i një anije hapësinore, e cila duhet “të sjellë” Marsin në Tokë.

Më pas, kur një tjetër dërgesë rreth vitit 2020 do të ketë konfirmuar mundësinë e udhëtimit vajtje - ardhje, duke sjellë kampionë të tjerë të tokës marsiane, “kërcimi” i njeriut do të jetë i garantuar, por jo para vitit 2030, ndërkohë që në Hënë, ku shkencëtarët pritet të kthehen sërish, do të vendoset një bazë e posaçme, por këtë herë për të qenë aty përgjithmonë. Edhe Presidenti amerikan Bush ka premtuar shumë në 2004-ën, por pa bërë të ditur data e dekada, ndryshe nga ç‘bëri ish-presidenti Kenedi kur u premtoi bashkëkombësve se Amerika do të arrinte në Hënë brenda viteve ‘60. Problemet teknike vazhdojnë të jenë të mëdha, duke filluar nga fuqia shtytëse te jeta e astronautëve, të cilët janë të detyruar të bashkëjetojnë me njëri-tjetrin për muaj e vite, duke kaluar rreziqe të ndryshme, për të arritur një qëllim të vetëm, Marsin.

Burimi: www.gazeta-shqip.com



Kostoja e dërgesës së parë njerëzore në një tjetër planet të sistemit tonë diellor mendohet se do të kushtonte rreth 200 miliardë dollarë me vlerën e sotme, një shifër që nuk duket astronomike përballë 1000 miliardëve, shifra që po arrin dalëngadalë pushtimi amerikan i Irakut. Bilanci i NASA-s për vitin 2007 është 16 miliardë dollarë, më pak se një e dhjeta e kostos së fluturimit drejt Marsit.

Në mungesë të një armiku të mundshëm në garën për marrjen e Marsit, duke qenë se është e vështirë të imagjinosh se edhe më ambiciozët, kinezët, në pak dekada mund të paraqisnin ankthin që “Sputnik” dhe “Mir” krijuan në kohën e tyre për Amerikën e Eisenhower dhe të Kenedit, apo që “kërcënimi islamik” mund të jetë projektuar në hapësirë për të nxjerrë fondet, ai që NASA dhe presidentët e ardhshëm mund të përdorin është shpresa e një shfrytëzimi mineral te planetit të kuq. Një laborator gjeofizik, i aftë të vëzhgojë me sondë dhe të studiojë akujt e mundshëm me mbetjet e “Armada“, lëshuar drejt Marsit rreth 2030-ës, me shpresën që për atë epokë do të jenë të disponueshme anije dhe tregje ndërhapësinore të afta të sjellin mbi Tokë sasi materialesh të përdorshme nga ana tregtare.
Sepse nuk do të ishte normale të shpenzoje mijëra dollarë për të sjellë në Tokë një kilogram material, që fundja nuk do të kishte fare vlerë. Për këtë arsye, në perspektivë për të shfrytëzuar Marsin me të njëjtën lakmi me të cilën u shfrytëzua Toka, është e rëndësishme të ndizet imagjinata dhe pasioni i publikut, duke këmbëngulur drejt zbulimit të gjurmëve të jetës, edhe pse mikroskopike si bacilet. Nuk do të jenë kurrë marsianët e fantashkencës, por prova e vetme që jeta krijohet në mënyrë spontane. Ky është një lajm që nuk do ta gëzonte një President, si republikani Mike Huckabee, aktualisht një nga më të preferuarit për drejtimin e partisë së tij, që ka deklaruar se beson që “Adami dhe Eva janë dy persona që kanë ekzistuar me të vërtetë” dhe se Toka, sipas llogaritjeve të Biblës është e vjetër vetëm disa mijëra vjet. A do të mund të harxhonte një President me një mendësi të tillë qindra miliarda dollarë për të shkuar në planetin e kuq dhe për të vërtetuar atë që mendon?

Shkencëtari: Ende nuk ka prova

Nuk mund të ndalemi te të dhënat që kemi zbuluar nga roboti “Spirit”. Edhe pse thuhet se në Mars ka pasur kushte të përshtatshme për të jetuar. Ende nuk i kemi gjetur këto prova”, shpjegon një nga përgjegjësit e misionit për zbulimin e sistemit diellor nga një agjenci hapësinore evropiane. Cili do të jetë hapi pasardhës? Është e nevojshme dërgimi i një instrumenti më të sofistikuar për të vërtetuar nëse ka apo jo jetë. Deri më sot, instrumentet në bord, si robotët ashtu dhe sondat që shëtisin mbi planetin e kuq, studiojnë Marsin nga pikëpamja gjeofizike. Evropa, në vitin 2013, do të realizojë “ExoMars”.

A do të jetë në gjendje të zbulojë nëse në Mars ka me të vërtetë jetë? Një pjesë e instrumenteve të bordit është menduar pikërisht për të kërkuar molekulat e karbonit, mbi të cilën zhvillohet jeta që njohim ne. Deri më sot, është instrumenti më i mirë që kemi arritur të ndërtojmë. Veç të tjerash, ashtu siç ka treguar edhe roboti “Spirit”, sa më shumë të gërmohet në thellësi, aq më të mëdha janë mundësitë për të gjetur të dhëna të reja. Në fakt “ExoMars” do të ketë në bord edhe një zhbirues. Sa i rëndësishëm është kërkimi i jetës në planetin e kuq? Për vlerën filozofike që do të mbarte në vetvete një zbulim i tillë dhe për të kuptuar nëse mund të rezultojë e rrezikshme kundrejt njeriut kur të arrijë në Mars apo trupa të tjerë të sistemit diellor. Është e rëndësishme prania e njeriut në këto eksplorime? Kërkimi mund të bëhet edhe thjesht me një robot. Por njeriu mund të kërkojë të kuptojë se si është formuar dhe ka evoluar jeta në planet. Po nëse në Mars nuk do të gjendeshin gjurmë? Do të vazhdojmë më tej. Në disa satelite të Jupiterit, ashtu edhe të Saturnit, janë shfaqur disa karakteristika të përshtatshme për jetën, pra burimin kryesor të jetës, ujin.

Mikrobet në udhëtim

Askush nuk ka njoftuar për shenja jete në Mars - as një qenie njerëzore nuk ka shkelur në të - por nga njëri vit në tjetrin të dhënat shumëfishohen e bëhen më interesante. Të pasionuarit pas formës së jetës jashtëtokësore e kujtojnë me nostalgji lajmin në verën e vitit 1996, në të cilin sipas shkencëtarëve të NASA-s, ishte gjetur në Antarktidë një meteorit i ardhur nga Marsi. Ky meteorit paraqiste gjurmë të dukshme të veprimtarisë së mikrobeve, më saktësisht qenie pa formë të ngjashme me krimbat, që u ngjanë kolonive të baktereve, jetonin në brendësi të kores së Marsit. Në fakt, ajo ishte një dëshmi joshëse, edhe pse jo një provë e mirëfilltë. Në vitin 1997, sonda “Pathfinder” përcaktoi se në të kaluarën në Mars mund të ketë pasur ujë. Pak kohë më vonë, dy robotët e tjerë “Spirit” dhe “Opportunity” zbuluan se uji kishte qëndruar në planetin e kuq mjaft gjatë, madje kishte formuar depozita mineralesh të dendura. Ndërsa në vitin 2006, është zbuluar shpërthim uji të nxehtë ose gejzera. Së fundmi, këtë javë roboti marsian “Spirit” ka zbuluar mbetje fosilesh të asaj që mesa duket është një gejzer. Një gejzer është një habitat shumë i favorshëm për jetën.

Sigurisht jo për jetën normale siç e kuptojmë ne qeniet njerëzore, por të favorshëm për bakteret nëntokësore. U bë një kohë e gjatë që shkencëtarët kanë lënë mënjanë çdo pamje romantike të lëndinave të kuqe dhe marsianëve jeshilë. Në të njëjtën kohë, sa më shumë gjëra të mësojmë për aftësitë jetësore të qenieve njëqelizore, aq më e mundshme bëhet një shenjë jete në Mars. Duke qenë se ky planet ndodhet larg Diellit, nuk merr mjaftueshëm rrezatim dhe energji. Por burimet termale, fumarolat, gejzerat janë të gjithë të karakterizuar nga energjia kimike dhe mbi Tokë bakteret kimiosintetike ushqehen me energjinë e pranishme brenda planetit.

Sot, Toka është e pasur me mikroorganizma nëntokësore: disa mikrobe kanë arritur të mbijetojnë në thellësi të Tokës për më shumë se 80 milionë vjet. Mikrobet që mbijetojnë në gropat e vogla të thella në koren e Tokës, janë zhvilluar pikërisht për të jetuar në ato kushte, dhe dinë ta bëjnë atë shumë mirë. Nëse i bashkojmë të gjitha këto të dhëna, do të arrijmë në një përfundim se në një jetë “nën” Mars - mikrobet që jetojnë nën koren e fortë janë gjithnjë e më tepër një mundësi konkrete. Mund të jenë të njëjtat mikrobe që sot gjenden në koren e Tokës. Disa vite më parë, një fizikan vizionar që ka shkruar “The Deep Hot Biosphere”, hodhi hipotezën se jeta e mikrobeve në koren e Tokës arrin deri në thellësinë e panjohur dhe reziston për mijëra vjet, duke lulëzuar përreth venave shkëmbore sa herë që shfaqet ndonjë gjurmë uji. Ai hodhi gjithashtu hipotezën se çdo planet shkëmbor ka një biosferë të tijën, me një nxehtësi të mjaftueshme
për të lëshuar ujin përmes shkëmbinjve. Mikrobet mund të jenë zhvilluar në Tokë dhe të kenë shkuar gjetkë në epoka të ndryshme përmes erës diellore. Apo ndoshta kush e di, mikrobet rezistente mund të kenë ardhur me retë fillestare që i dhanë jetë edhe sistemit diellor. Fizikani pohon se praktikisht galaktika është e mbushur plot me mikrobe. Pra, nëse në Mars do të kishte jetë ajo mund të ishte e ngjashme me format më modeste të jetës që kemi nën këmbët tona.

Burimi: www.gazeta-shqip.com

_________________

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
MARSI, PLANETI QE FSHEH MISTERE
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Kasata Forum :: Kurjozitete-
Kërce tek: