ForumPortaliCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 8 MENYRA PER TE LARGUAR STRESIN

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
MISTERIOZJA
Luleshtrydhja Forumit
Luleshtrydhja Forumit


Female Numri i postimeve : 4095
Age : 27
Location : secret
Humor : not bad
Registration date : 02/10/2008

MesazhTitulli: 8 MENYRA PER TE LARGUAR STRESIN   4th December 2008, 6:38 am

Si mund të çlodhet trupi dhe të rimëkëmbet shpirti

Keni pasur një javë të vështirë? Ngjarje të ndryshme jua kanë ulur moralin? Mos e mbartni peshën e javës që shkoi në ditët e javës së re, sepse nuk do ta përballoni dot. Ja disa mënyra çlodhëse për trupin, që ndikojnë
edhe në rimëkëmbjen e shpirtit tuaj.




Akupunktura
Çfarë është? Bazohet në filozofinë kineze, që energjia e trupit “qi” përbëhet nga “yin” dhe “yang”, rryma që ndodhen nën lëkurë. Nëse “yin” apo “yang” janë më dominuese, atëherë “qi” ka probleme dhe si pasojë vijnë
sëmundjet. Një specialist akupunkture fillimisht merret me shëndetin tuaj në përgjithësi për të gjetur mungesën e ekuilibrit të “qi”-së. Pasi ta ketë bërë një identifikim të tillë, atëherë do të nisë injektimi i gjilpërave në zonat e fluksit dhe kanaleve të energjisë, në mënyrë që trupi të vijë në balancën e tij natyrore.
Edhe pse nuk ka shumë kërkime të mirëfillta shkencore në lidhje me këtë teknikë, një numër i madh njerëzish e preferojnë dhe gjejnë tek ajo çlodhje e relaks. Të pasionuarit: Sandra Bulok

Aromaterapia
Çfarë është? Është një term gjithëpërfshirës, që ka të bëjë me mënyrat çlodhëse dhe shëruese përmes aromave dhe vajrave. Fjala aromaterapi u përdor fillimishtnë vitin 1920 nga kimisti francez, Rene-Maurice Gattefose. Vaji i levadës është vaji klasik që të sjell çlodhje dhe relaks. Të tjerë vajra shumë të përdorur janë ato të kamomilit e bergamonit. Të pasionuarit: Cameron Diaz, Dani Mino, Xhud Law




Masazhi me gurë të nxehtë
Çfarë është? Është vendosja e gurëve të nxehtë dhe të ftohtë në disa pjesë të trupit. Gjatë terapisë së gurëve të nxehtë, gurët vihen zakonisht mbi shpinë dhe ngrohen në ujë. Ndërsa gurët e mermertë, të ftohtë, përdoren menjëherë pas tyre. Disa prej tyre vendosen edhe në pëllëmbën e duarve dhe të këmbëve. Kjo terapi përdoret për të vënë në lëvizje qarkullimin e gjithë sistemeve të trupit të njeriu, atë të gjakut dhe atë limfatik. Të pasionuarit: Ashli Xhun dhe Anxhelika Huston

Refleksologjia:
Çfarë është? Kjo teknikë përdor manipulimin e pikave të presionit trupor, zakonisht këmbët, por edhe duart e veshët, për t‘u dhënë impulse pjesëve të tjera të trupit. Sipas refleksologëve, në trup ka mbetje kripërash dhe kristalesh të tjera, apo edhe acidesh të cilat përqendrohen rreth fundit të nervave në këmbë, ndaj ato ndihen shpesh të rënduara. Sipas një sondazhi në Danimarkë, të publikuar në vitin 1999, refleksologjia doli se kishte kuruar rreth 80% të personave me migrenë, të cilët e kishin aplikuar.
Të pasionuarit: Princi Çarls


Notimi
Çfarë është? Së pari ka lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1950 dhe pretendon që të reduktojë presionin e gjakut, të lehtësojë dhimbjen e kurrizit dhe stresin, si dhe të përmirësojë fuqitë krijuese. Gjatë një sesioni subjekti futet në një kuti, ku mbizotëron temperatura trupore. Aty shtohen edhe
disa kripëra të tretura në ujë. Ky solucion ndihmon për t‘u dizintoksikuar. Ata që e preferojnë një teknikë të tillë thonë se në 10 minutat e para përjetohen shumë dhimbje, derisa më në fund ato nisin të zhduken njëra pas tjetrës për një muaj rresht. Në disa qendra të tilla mund të shohësh edhe televizor. Kutitë janë shumë relaksuese dhe nuk u bëjnë dëm as grave shtatzëna. Të pasionuarit: Uain Runi



Reiki

Çfarë është? Është një fjalë që vjen nga japonishtja, e cila nënkupton “energjinë universale të jetës” dhe u praktikua për herë të parë nga një budist me emrin Mikao Usumi, në vitin 1922. Praktikuesit e reikit “i shërojnë” pacientët e tyre përmes transferimit të energjisë me anë të pëllëmbëve të duarve. Zakonisht praktikanti nuk e prek pacientin, por i mban duart e tij në afërsi të trupit, duke bërë lëvizje të ndryshme
rreth tij. reiki është shumë popullor, por efektshmëria e tij nuk është provuar. Të pasionuarit: Nikol Kidman,
Meg Rajan

Qigong
Çfarë është? Është shpikur nga murgjit taoistë 3000 vjet më parë dhe lidhet shumë me meditimin. Ka të njëjtën bazë si reiki dhe akupunktura, pra të energjive të brendshme trupore dhe është i organizuar përmes
kombinimit të lëvizjeve trupore me frymëmarrjen. Të pasionuarit: Xhulia Roberts


Meditimi
Çfarë është? Meditimi në një mënyrë, ose në një tjetër është komponent përbërës i shumë feve dhe është praktikuar shumë gjatë këtyre 5000 viteve të fundit. Qëllimi është qetësimi i mendjes dhe arritja e paqes së brendshme. Në meditimin transshendental, qëllimi është shndërrimi i procesit të të menduarit në një proces të qetë, në një gjendje ideale paqeje e përqendrimi të plotë. Për këtë rekomandohen 20 minuta meditim çdo ditë, për të reduktuar stresin dhe ankthin. Njerëzit mund të arrijnë një gjendje meditative vetë, duke u
fokusuar në dritaren e autobusit, ose në një pikë në mur, apo edhe thjesht duke ecur. Meditimi mund të vetëmësohet, por edhe të instruktohet. Të pasionuarit: Sting, Halle Beri

Burimi: Gazeta Shqip

_________________

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
8 MENYRA PER TE LARGUAR STRESIN
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Kasata Forum :: Shkenca :: Shendeti-
Kërce tek: