ForumPortaliCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 KIRURGJIA PLASTIKE: VETEPERMIRSIM APO VETEDEMTIM?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
MISTERIOZJA
Luleshtrydhja Forumit
Luleshtrydhja Forumit


Female Numri i postimeve : 4095
Age : 27
Location : secret
Humor : not bad
Registration date : 02/10/2008

MesazhTitulli: KIRURGJIA PLASTIKE: VETEPERMIRSIM APO VETEDEMTIM?   4th December 2008, 6:36 am

Sot, shumica e implanteve (përdoren në operacionet plastike për të rritur masën e gjinjve) janë prej solucioni me kripë. Kjo është një lëndë relativisht më e sigurt, por që gjithnjë është e mbështjellë brenda një zarfi prej silikoni. Rreziqet e vonshme nga ky tip implanti janë akoma të panjohura, por disa probleme duken edhe sot:

•Implantet zgjatin 10 vjet. Çdo kirurgji për t’i zëvendësuar ato që hiqen, ka po ato rreziqe që ka kirurgjia e përgjithshme dhe anestezia.

•Implantet mund të rupturohen, fryhen, forcohen, lëvizin, shkaktojnë dhimbje, ose zhvillojnë infeksione nga mykrat dhe bakteret.

•Implantet pengojnë mamografitë dhe zbulimine kancerit të gjirit.

•Implantet mund të infektojnë qumështin e gjirit.

•Implantet ulin ndjeshmërinëdhe shkaktojnë rrudhosje të gjinjve.

•Implantet mund të shkaktojnë çrregullime serioze autoimune, siç është lupusi.

•Implantet janë të shtrenjta. Kirurgjia për të vendosur implantin kushton 2,000-3,000 dollarë; ndërsa për ta hequr implantin duhen 2,500-8,000 dollarë. Anestezia, qëndrimi në spital, mjekimet dhe kujdesi pas operacionit, janë shpenzime ekstra.

Liposuksioni- Pastrimi i trupit me vakuum

Ky operacion filloi në vitin 1982 dhe tani është procedura më e përdorur në kirurgjinë plastike. Instrumenti që përdoret për këtë procedurë i ngjan fshesës me korrent, që, pasi e thërrmon, e heq dhjamin nga pjesët e ndryshme të trupit. Kryesisht përdoret për të hequr dhjamin nga barku, mjekra, kofshët, gjunjët dhe syri i këmbëve. Çdo vit kryhen shumë procedura të tilla, me çmime të kripura, më shumë se 2,500 dollarë për heqjen e dhjamit vetëm në një vend të trupit.

Ndonëse aktoret dhe modelet, me qëllim që të ruajnë konturet që u kërkon profesioni, janë klientet më të shpeshta, liposuksioni është bërë sot masiv. Shumë kliente, pas operacionit, vuajnë dhe shqetësohen kur kuptojnë se dhjami grumbullohet në vende të tjera të trupit. (Vini re, unë i quajta kliente dhe jo paciente, sepse ka ndryshim thelbësor midis tyre).

Nuk ka studime të reja lidhur me liposukcionin. Të dhënat ekzistuese tregojnë se, ashtu si edhe për format e tjera të kirurgjisë plastike, liposuksioni nuk është pa rreziqe. Një investigim i kongresit Amerikan, në vitin 1988, flet për 20 vdekje pas kryerjes së kësaj ndërhyrjeje, si pasojë e embolive në zemër, në mushkëri dhe në tru.

Trombet, infeksionet, dhe hematomat janë të tjera komplikacione operatore, që arrijnë shifrën, deri 9%. Një raportim mjekësor për vdekjet, që u krye më vonë në New York City, tregoi se midis viteve 1993 dhe 2000, kishin ndodhur pesë raste vdekjesh nga liposuksioni. Raporti arriti në përfundimin se kjo procedurë mund “të vrasë njerëz të shëndoshë”

Bordi Mjekësor i Kalifornisë ka ekzaminuar tri vdekjet e fundit pas liposuksionit. Ky investigim theksoi faktin se, shumë mjekë me trajnim të pamjaftueshëm, po i kryejnë këto procedura. Rreziku bëhet edhe më i madh, ngaqë shumica e mjekëve operojnë në zyra ambulatore private, ose në salla kirurgjie, ku mungon vëmendja dhe metikuloziteti për sigurinë e pacientit.

Si edhe me luftërat e tjera për trupin, liposuksioni duket sikur kënaq më shumë nga sa ndodh në të vërtetë. Shumë njerëz e rifitojnë përsëri peshën trupore, veçanërisht, kur nuk mbërthehen në një dietë strikte dhe në një plan ushtrimor rigoroz. Keqkonturimet dhe gropëzat nën lëkurë, rënia e masës muskulore dhe ndryshimet në tonin e lëkurës, janë komplikacione të shpeshta pas liposukcionit.

Disa kirurgë plastikë heqin 1 deri 1,5 kg dhjamë në një procedurë, gjë që prish metabolizmin e yndyrave në trup. Dhjami që hiqet nga vithet, nga kofshët ose nga barku, do të shtohet në organet e brendshme dhe në gjak. Këto ndryshime metabolike çojnë në probleme shëndetësore serioze.

Çdo vit “kirurgjia e modës” promovon procedura të reja, të paprovuara më parë. Një nga këto metoda të reja për heqjen e dhjamit, ështëedhe “rruajtja e indeve të buta”. Kjo ngjan me liposukcionin, por sipas mjekëve që e kryejnë, ka më pak dëmtime të indeve përreth. Fatkeqësisht, edhe kjo metodë e ka të lartë rrezikun për dëmtime të nervave dhe vazave të gjakut.

Fytyra e lumtur

Për çdo problem në fytyrë, kirurgjia plastike ofron një zgjidhje. Sot ka rreth 40 procedura të kirurgjisë plastike që përdoren vetëm për të ndryshuar fytyrën.

Ndërhyhet për të rregulluar cikatrikset e vjetra. Linjat e të qeshurit ngrihen me injeksione kolagjeni që u zgjat efektin deri në gjashtë muaj. Implantet e mjekrës shërbejnë për të rikonturuar fytyrën. Syve mund t’u jepet formë e re, ose të ngrihen. Kryhen ngritje të fytyrës tek të rriturit e rinj, që e bëjnë fytyrën 5 deri 10 vjet më të re. Ka operacione për fytyrat që duken të “vuajtura”, ku hiqet dhjami për 3000 dollarë, por që sjell plakje para kohe të fytyrës.

Zhveshja kimike e lëkurës, ose abrazioni kimik i lëkurës së fytyrës, është një nga metodat që përdoret për të evituar shenjat e moshimit. Kjo procedurë djeg shtresat e sipërme të lëkurës me acid. Kjo zhveshje shkon deri tek lëkura e padëmtuar. Si rezultat, lëkura e “ceflisur” ënjtet dhe shkëlqen për dhjetë ditë. Ndërsa lëkura mbetet rozë edhe një muaj tjetër. Ndonjëherë, mbeten cikatriksa permanente, ndryshime në pigmentim, flluska dhe infeksione me temperaturë.

Kirurgjia me laser është një mënyrë tjetër për të hequr rrudhat. Kjo procedurë shkakton komplikacione. Shërimi nga komplikacionet kërkon rreth tre muaj dhe shpenzimi shkon, nga 550 dollarë, deri në 6,500 dollarë.

Mjekët thonë se njerëzit me sëmundje autoimune, duhet të evitojnë injektimin e kolagjenit, por si një alternativë e tij mund të përdorin Botox (toksina botulinike që është shkak për botulizmin). Kjo injektohet në muskujt e fytyrës për t’i paralizuar ato në vendin ku duket një rrudhë. Botox bën fryrjen e indeve ku injektohet. Ai përdoret për fryrjen e buzëve. Ne jemi mësuar t’i shikojmë gratë me buzë që kanë forma të ndryshme.

Të kuptojmë, kur ato i varin buzët, kur e ngrenë pak cepin, ose shtrembërojnë e i përdredhin ato. Këto lëvizje, dhe shumë të tjera si ato, shprehin emocione të brendshme e të shumëllojshme. Ku është bukuria e kësaj bote që vjen nga diversiteti, kur të gjitha gratë i kanë buzët njësoj të fryra dhe i lëvizin si dy gurë të rëndë?

Në mbyllje

Operacionet plastike mjekësore, kanë shumë vite që përdoren në vendin tonë dhe ato i kanë kryer me sukses kirurgët shqiptarë. Unë punova dyzet vjet në okulistikë dhe e di mirë se plastikat e palpebrave dhe të zonës periorbitale, zënë një përqindje të madhe të operacioneve okulistike. Ato kanë qenë pjesë e konsiderueshme e punës në okulistikë.

Ekziston një fushë e tërë, shumë e gjerë, që studion metodat e ndryshme të operacioneve plastike, që quhet blefaroplastika. Por, këto kanë qenë operacione me indikacione mjekësore për të rregulluar defekte të lindjes ose të fituara, por gjithnjë për të përmirësuar funksionin dhe shëmtimin.

Operacione plastike janë kryer me shumë sukses edhe në shërbime të tjera të mjekësisë shqiptare, si në Kirurgji, Djegie-Plastikë, Angiologji, ORL, Obstetrikë-Gjinekologji, Onkologji, Ortopedi etj., por ato nuk janë kryer për qëllime thjesht kozmetike, siç bëhen sot.

Ky artikull ka vlerë informuese dhe nuk synon të zëvendësojë këshillat e vlefshme, profesionale dhe të mençura të mjekut tuaj dhe të mjekëve specialistë, lidhur me problemet e kirurgjisë kozmetike.

Qëllimi im nuk është as të tremb, as të largoj njeri nga operacionet plastike, por si doktor, dëshiroj që njerëzit të dinë se ku po shkojnë .

Jennifer Washburn, një personalitete e njohur amerikane, para pak kohësh ka thënë: “Ne dimë më shumë për frenat e makinës, se sa për implantet e gjinjve”

Burimi: www.shekulli.com.al

_________________

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
KIRURGJIA PLASTIKE: VETEPERMIRSIM APO VETEDEMTIM?
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Kasata Forum :: Shkenca :: Shendeti-
Kërce tek: