ForumPortaliCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Partizani, barazim mes polemikave

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
UNKNOWN
H2O
H2O


Male Numri i postimeve : 750
Location : Tokesor
Registration date : 30/09/2008

MesazhTitulli: Partizani, barazim mes polemikave   16th November 2008, 5:25 pm

"Bilbili" Janku i kërkon falje trajnerit Duro për 11-metërshin e paakorduar


Partizani barazon 2-2 me Elbasanin në ndeshjen më të rëndësishme të javës së 11-të. 90 minuta të mbyllura mes polemikave, pasi të kuqtë pretendonin një 11-metërsh të paakorduar nga gjyqtari Albano Janku, që mund të kishte dhënë fitoren e dytë në këtë kampionat. Ishte minuta e tretë shtesë, kur sulmuesi Marjus Ngjela frenohet në mënyrë të parregullt në zonë nga mbrojtësi Arjan Sheta. Loja vazhdon mes protestave të lojtarëve dhe stafit teknik të kryeqytetasve. Kërkesa e llogarisë ndaj "xhaketave të zeza" vazhdon edhe pas fërshëllimës finale dhe për të qetësuar situatën është dashur ndërhyrja e forcave të rendit, që shoqëron gjyqtarët në dhomat e zhveshjes. Pak çaste më vonë, "bilbili" ndërkombëtar, Janku, duket se e ka kuptuar gabimin dhe për këtë i kërkoi falje trajnerit Shpëtim Duro. "Arbitri Janku iu afrua trajnerit dhe kërkoi falje për 11-metërshin, që nuk e akordoi në favor të Partizanit. Ai tha se, duke lejuar vazhdimin e lojës, bëri një gabim. Megjithatë, fakti qëndron se sot (dje) kemi humbur dy pikë", pohuan burime pranë klubit të kuq. Fillimisht elbasanasit kaluan në avantazh me Oriand Abazajn, që pas 26 minutave lojë ka zhbllokuar rezultatin, pas zhvillimeve të një goditjeje këndi. Edhe pse pa qartësinë e duhur, Partizani reagon dhe përpara pushimit të ndeshjes barazon shifrat me Ngjelën. Fraksioni i dytë i lojës vazhdon me disa raste mjaft të mira për Partizanin, por që nuk shfrytëzohen si duhet nga Elis Bakaj. Kur mungonin 6 minuta nga mbyllja e ndeshjes, është sërish Ngjela, ai që shënon për të kuqtë, duke krijuar iluzionin e fitores. Por, një pasiguri në mbrojtje, i jep Ahmatajt shansin për të barazuar në të 90-ën dhe kapiteni verdheblu nuk gabon, duke vulosur rezultatin final të takimit.

Të tjerat - Tirana fiton 1-0 me Lushnjën dhe për tri pikët e fundjavës falënderon "lagunarin" Ndoni, që pas 13 minutave lojë shënoi në portën e tij. Me këtë rezultat, bardheblutë e Balzhe Slishkoviç kryesojnë kampionatin në përfundim të fazës së parë, me 22 pikë të grumbulluara në 11 ndeshje. Pas avantazhit, bardheblutë kanë vuajtur, edhe sepse kanë luajtur në inferioritet numerik për më shumë se 60 minuta, pas largimit nga loja të Kçirës. Vllaznia fiton me vështirësi 2-1 me Teutën dhe mban hapin e kryesuesve, duke qëndruar vetëm 1 pikë larg Tiranës. Vendimtar për kuqeblutë e Canajt ishte goli i mbrojtësit të Kombëtares, Elvin Beqiri, në minutat shtesë. Dinamo dhe Besa vazhdojnë momentin negativ, duke humbur respektivisht 1-0 dhe 3-1 me Bylis dhe Apoloninë. Vetëm barazim pa gola në Vlorë, ku Shkumbini merr një pikë me shumë vlera përballë Flamurtarit.



Kategoria Superiore

Java 11

Sot

Vllaznia - Teuta 2-1

Osja 31‘, Beqiri 90‘+2‘ / Hysa 70‘

Tirana - Lushnja 1-0

Ndoni (ag) 13‘

Partizani - Elbasani 2-2

Ngjela 43‘, 84‘ / Abazaj 26‘, Ahmataj 90‘

Apolonia - Besa 3-1

Xhunior (11m) 39‘, Brkiç 57‘, 65‘ / Mancaku (11m) 67‘

Flamurtari - Shkumbini 0-0

Bylis - Dinamo 1-0

Nenaj 65‘


KLASIFIKIMI

Skuadra N Pikë

1. Tirana 11 22

2. Vllaznia 11 21

3. Shkumbini 11 19

4. Dinamo 11 17

5. Teuta 11 16

6. Elbasani 11 16

7. Besa 11 16

8. Flamurtari 11 13

9. Bylis 11 12

10. Apolonia 11 11

11. Partizani 11 7

12. Lushnja 11 7
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Partizani, barazim mes polemikave
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Kasata Forum :: Sporti :: Futbolli Shqiptar-
Kërce tek: