ForumPortaliCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 POEZI DASHURIE

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
Shko tek faqja : 1, 2, 3  Next
AutoriMesazh
xhentil3
I keq
I keq


Male Numri i postimeve : 733
Location : I_KEQ
Humor : bziiiiit bziiiiiit
Registration date : 02/10/2008

MesazhTitulli: POEZI DASHURIE   2nd October 2008, 6:58 pm

DIELLI DOLI LART NE QIELL,
DHE U FSHEH NE NJE RE,
TE DHUROVA ZEMREN TIME,
TI IKE E ME LE... respekt
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Enkelejda



Numri i postimeve : 333
Registration date : 01/10/2008

MesazhTitulli: Re: POEZI DASHURIE   18th October 2008, 5:23 am



DERI KUR.....!!!!
[SIZE=-1][/SIZE][SIZE=-1][/SIZE]
6Muaj që vdekja të ndau nga unë....
Ty dashuria ime...
Jetoj në një pjesë të botës së errët,
ku drita dhe rrezet e diellit nuk më ngrohin fare....
Jam ulur dhe mendoj për ty...
për lumturin dhe vuajtjen që e ndanim së bashku.
Ah,sa të lumtur që ishim dikur.
Dashuri e mallkuar qofsh,
pse më bëre të dashuroj me gjithë shpirt!
Nga dashuria që kisha për ty,
symbyllur shkova pas ndjenjave të mia që më dërguan tek ti.
Dhe kur mendova se nuk do të humb kurrë jeta të ndau nga unë...
A harrohet dashuria e zjarrët që kishim?
Gjdo natë në ëndërra më vjen dhe posa hapi
sytë fluturimthi më largohesh
duke më lën me lotë në sy...
Deri kur.....kështu????
Do të vuaj e qaj nga dhimbja që kam se një pjesë
të zemrës time e humba bashkë me ty...
Zemra më është plagosur rëndë.
Tani shërim për këto plagë më duken vetëm lotët,
dhe kujtimet e dashurisë sonë që kishim dikur.
Do të vuaj gjithmonë për ty....
Do të iki nga të gjithë diku larg....
Do ta thërra emrin tënd
dhe do të qaj e lirë
duke mallkuar vdekjen
që të ndau nga unë....
Më mungon,sepse të desha shumë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Enkelejda



Numri i postimeve : 333
Registration date : 01/10/2008

MesazhTitulli: Re: POEZI DASHURIE   18th October 2008, 5:24 am





Të kujtoj në mbrëmje....
Të kujtoj në mëngjes....
E di se s'do të më kthehesh,
por jetoj me shpresë....
Të kujtoj në vetmi....
Të kujtoj në shoqëri....
Të kujtoj kur më thoshe:
" PER MUA JE TI"....
Të kujtoj të qeshur,
sytë të shkëlqenin ku ata sy
shumë shpejt më rrëmbenin....
Të kujtoj tani....
E gjithmonë do të kujtoj....
Dhe dashuria ndaj teje
Kurrë nuk do të mbaroj..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Enkelejda



Numri i postimeve : 333
Registration date : 01/10/2008

MesazhTitulli: Re: POEZI DASHURIE   18th October 2008, 5:26 am



[SIZE=-1][/SIZE]DHE JETA IK VET.....

Sonte prapë shpalosi historinë e të kaluarës,dhe ndjehem e brengosur në këtë mbrëmje të errët dhe me shi,me një shi të imët që duket sikur s'do të pushoj kurrë.....
Ah shiu...!
Më duket se më jep forcë të shkruaj,po më zgjon nga kjo botë e përgjumur dhe e qetë,më troket në dritare dhe sikur më fton për një lundrim të panjohur,nëpër një oqean të thellë ku padyshim se do të më priste stuhia shkatërrimtare.
Por sidoqoftë,për një gjë e ndjej vetë të qetë,edhe pse nuk e di se si do t'i vijë fundi kësaj bote gënjeshtare,dhe plot trazira të egra që mban në vete...
Nuk është kjo natë e vetme që lind vetëm një herë në jetë,ashtu siq vjen vetëm një herë rinia....ku ato pak lumturi që lindin zhduken si reja e bardhë,kur tretet në qiellin e errët!
Sa e shkurtër qenka kjo periudhë e jetës dhe sa shpejt fluturojnë këto ditë,sikurse valët e detit që ndjekin njëra-tjetrën për të mos u kthyer kurrë më......

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Enkelejda



Numri i postimeve : 333
Registration date : 01/10/2008

MesazhTitulli: Re: POEZI DASHURIE   18th October 2008, 5:27 am





DHE JETA IK VET.....

Sonte prapë shpalosi historinë e të kaluarës,dhe ndjehem e brengosur në këtë mbrëmje të errët dhe me shi,me një shi të imët që duket sikur s'do të pushoj kurrë.....
Ah shiu...!
Më duket se më jep forcë të shkruaj,po më zgjon nga kjo botë e përgjumur dhe e qetë,më troket në dritare dhe sikur më fton për një lundrim të panjohur,nëpër një oqean të thellë ku padyshim se do të më priste stuhia shkatërrimtare.
Por sidoqoftë,për një gjë e ndjej vetë të qetë,edhe pse nuk e di se si do t'i vijë fundi kësaj bote gënjeshtare,dhe plot trazira të egra që mban në vete...
Nuk është kjo natë e vetme që lind vetëm një herë në jetë,ashtu siq vjen vetëm një herë rinia....ku ato pak lumturi që lindin zhduken si reja e bardhë,kur tretet në qiellin e errët!
Sa e shkurtër qenka kjo periudhë e jetës dhe sa shpejt fluturojnë këto ditë,sikurse valët e detit që ndjekin njëra-tjetrën për të mos u kthyer kurrë më......

[/quote]
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Enkelejda



Numri i postimeve : 333
Registration date : 01/10/2008

MesazhTitulli: Re: POEZI DASHURIE   18th October 2008, 5:27 am

[SIZE=-1][/SIZE]

PA TY

23Tetor....Një ditë e paharrueshme....
Një ditë e trishtueme....
Një ditë e mbushur vajtim....
Sepse Zot ma more dashurinë e jetës sime dhe më le për ngushëllim vetëm
emrin "JETIME".
Dielli,hëna ndriqojnë....
Ditët,netët kalojnë....
Por lotët e mi nuk pushojnë....
Se sa shumë vështirë qenka pa ty të jetoj....

[Këto fjalë po t'i dhuroj.....
Edhe pse në këtë BAJRAM nuk të kam....
Vetëm fotografinë tënde me mall e shikoj

[SIZE=-1]


[SIZE=-1][/SIZE]
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Enkelejda



Numri i postimeve : 333
Registration date : 01/10/2008

MesazhTitulli: Re: POEZI DASHURIE   18th October 2008, 5:28 am



[



AH,KETO ENDERRA TE KOTA...

Mbrëmë të ëndërrova.Ishe aq i bukur,i ëmbël,i buzëqeshur si dikur.Më tërhiqje pranë vetes dhe bërtisje:"Tregoj të gjithëve se ne të dy duhemi"!,pastaj vrapoje plot gaz fushave.
E unë,unë dehesha duke të vështruar pa ndalur nga gëzimi më rridhnin lotët si shi.E qmendur hapa sytë dhe u ndesha me terrin e zi,me heshtjen e natës,me qetësin e vdekjes.Ti nuk ishe askund.
Më kot të kërkova....
Më kot të e thirra emrin tënd...
Më kot ëndërrova përqafimin tënd të ngrohtë...
Qe sa ditë kam shpresuar që të të shoh të paktën në ëndërr që ta shuaj mallin që më përvlon shpirtin,dhe ja sonte më erdhe po me atë buzëqeshje të dikurshme.
[Oh,kurrë s'do të arrij ti kuptoj njerëzit kur thonë:"Qdo gjë harrohet,e e nesërmja sjell diqka të re!".
E unë kurrë nuk mund të të harroj,as që do të provoj ndonjëherë.Vitet do të ikin,por mua do të më shtohet edhe më shumë malli për ty!
[Do të jetoj qdo ditë me kujtimin tënd të paharruar,dhe qdo natë kur të bie në gjumë do të lutem që s'paku në ëndërr të më vish,sepse prej asaj dite që vdekja të mori unë mbeta të jetoj me "ENDERRA TE KOTA"......




[IMG]http://www.poezi.org/Poezi/Poezi26/aydedesol.gif][SIZE=-2]©[/SIZE][/FONT]


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Enkelejda



Numri i postimeve : 333
Registration date : 01/10/2008

MesazhTitulli: Re: POEZI DASHURIE   18th October 2008, 5:29 am







Lamtumirë


Gjindem me emocione,
Dhe shumë i stresuar,
Këmbët nën mua dridhen,
Sepse nuk kam shpresa.

Gjithëçka është monotone,
Jeta është shkatrruse
Vetëm lodhje e nervoza,
E gjithëkjo është shkatrrim.

Dashurisë i humb vlera,
Në mua nuk ndiej jetën,
Që të jem i dashuruar,
Po më duhet shumë të vuaj.
IMG]http://www.poezi.org/Poezi/Poezi61/yildizlar.jpg[/IMG]
Si kalon kjo botë,
Ne cilën perfundim arrin?
Gjitha këto në mbrendësin time,
Çdo ditë i ndiej.

Gjithëçka shkon kah një përfundim,
Po mbaron edhe arsya,
Në mua humbë fuqia,
E si do të jet ardhmëria ime?

Atë që e kam ndërtuar,
Dëshprimi po e shkattron,
Një trishtim sundon në mua
E ndjenjat më nuk i ndiej.

Jam humbur në një shkretëtirë,
Ku nuk ka as ujë,
I vetëm në këtë jetë,
Sepse kam lindur që të vuaj.

Si mundem të dashurohem,
Kur ardhmëri unë nuk kam?
Nuk dëshiroj ta gënjej asken,
Dhe që ta bëjë të vuaj për gjithëmon.

E dashura ime, të lutem shumë,
Mos u dashuro në mua,
Mos vuaj ti për mua,
Duhesh të jetosh pa mua.

Jetoje jetën në gëzim,
Shpreso në ardhmërin tënde,
Pse unë jam i pafat,
Ti faj nuk më ke.
Bota më ka denuar,
Jeta më ka mallkuar,
Zoti më ka harruar,
Atëherë pse të jetoj?

jasht kohës dhe hapësirës,
Ekziston një kaus,
Ku errësira ekziston,
Aty dëshiroj të mbaroj.

Një numër i matematikës,
Vlen ma shumë se unë,
Sepse të gjithë e mësojn,
Dhe kurr nuk e harrojn.

Shumë shpejt kalojn dy orë,
Dhe më harrojn përgjithëmon,
Por unë këtë e pres,
Sepse anonim do të mbes.






Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Enkelejda



Numri i postimeve : 333
Registration date : 01/10/2008

MesazhTitulli: Re: POEZI DASHURIE   18th October 2008, 5:30 am

****************************************


Dëshirat e Mia

Në shpirtin tim gjinden shumë deshira,
Nuk di se ka tja folloj që ti numroj,
Gjitha jan shumë të rëndësishme,
Atëherë muduhet një nga një ti shqiptoj

Qëndron shumë larg prej meje,
E ndiej në zemër një mungesë,
Dëshiroj të kem afër meje ktu ngat,
Edhe kjo është dëshira ime e parë

Dëshiroj që të kem në mes duarve të mia,
E në këtë mënyrë do të mundem
Që të përgdheli me shumë ngadal,
E të ndiej në zemrën time që të don.

Dhe shumë deshira ndiej për ty,
Sepse ti je drita e syve të mi,
Ti më ndihmon që të realizohem,
Ti i jep jetës time domethanje.

Dashuria jote më jep forcë e dashuri
Ta shiqoj këtë botë shumë më të mirë,
Kah do që të sillem buzëqeshje të shof,
Një jetë pranverore me lule plo

Në dashurinë tonë nuk do të ket tradhëti,
Sepse qëllimi i dashurisë sonë është bashkimi,
Prandaj nuk mund të ekzistoj tradhetimi,
Kur ne dy lidhëm sëbashku pëlqimin

Prej fjalës të dua unë gjitha ti kam dhuruar,
Dashurinë deri në fund ta kam dërzuar,
Unë jam krejtsisht i yti e ti je e imja,
E kështu do të jetojm një jetë të kompletuar.










Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Enkelejda



Numri i postimeve : 333
Registration date : 01/10/2008

MesazhTitulli: Re: POEZI DASHURIE   18th October 2008, 5:30 am

**************************************








Bota Dhe Ëndrat



O toke o diell
O ju yjet lart ne qiell,
Bekimin tuaj njerzit po presin
Me zemer t'paster te lindin
Dhe krenar te vdesin



Kaluan vitet e terbimit
Po qajn nenat prej hidherimit,
Ndahet motra e vellai
Pyet fmija ku esht babai.



O njerz mbyllni syt dhe shikoni
Fjalet e shpirtit ti degjoni,
Amanetin e keni harruar
Dhe pse kurre se keni kuptuar.



Era shiu dy fjale mi tha
për ty,dhe për ata
Doni jeten e lumturi
Doni nenen e femij
Pra degjoni kto dy fjal
Tha era me ngadale.



Nqofse ju tmiren kerkoni
një gje kurre mos ta harroni
Me shpirt njeri tjetrin ju ta doni
Por si fillim zemren pastroni



Si një femije i etur
Si një nene me zemer te tretur
Ashtu siç toka e thare shiun e pret
Une zemren nisa ta pastroja
]Kurre me njeri mos te lendoja.



]Por si një perralle e pafund
Mua trupi mu lekund,
Hapa syt dhe dhe nuk shikoja
Vec se ndjeja që vajtoja.



Ishte enderr, s'isht e vertet
Ohhh sa do doja te ish realitet
që mos t'vuaj me kjo bot e shkret.

[

Mos valle dielli me sdo doje
Drite mbi ket bote te leshoj????







IMG]http://www.poezi.org/Poezi/Poezi64/objesag.jpg[/IMG]









****************************
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Enkelejda



Numri i postimeve : 333
Registration date : 01/10/2008

MesazhTitulli: Re: POEZI DASHURIE   18th October 2008, 5:31 am

Vajza 17 Vjecare


Vajza 17 vjecare tmerresisht dinte te dashuronte
dhe djali 20 vjecar dinte t'ja vleresonte.
Vajza e donte aq shume sa per te falte gjithcka
dhe djali e donte po vajzes kurre nuk ja tha.
Po djali ne zemer mbante nje sekret
qe nuk ja tha as te dashures se vet.
Vajza ia falte gjithe dashurine
por djali tek droga gjente qetesine.
sekretin e djalit vajza s'e kish zbuluar
qe djali drogohej ajo s'e kish kuptuar.
Dhe ditet iknin,iknin nje nga nje
dhe djali keqesohej,keqesohej gjithmone e me.
por dhe per djalin erdhi nje dite e mallkuar
vajza zbuloi sekretin kur i pa shenjat ne duar.
Ia mohonte djali"-asgje s'eshte e vertete,
mos i beso syve,
besome mua qe te dua dhe do te dua perjete"
vajza me lot ne sy nga djali u largua
ai e ndoqi nga prapa falje per ti kerkuar.

"-lerme te qete-i tha vajza,-me mos me kerko
lerme te qete te lutem,ne verte me do.
-Te lutem mos vrapo,te lutem ti ndalo
Pritme e dashurte te them vec nje fjale."

vajza djalin nuk e degjonte
me lot ne sy ajo vetem vraponte.

"-Kujdes-bertiti djali-kujdes,nje makine!"
Por vjaza se degjoi,nuk e ndaloi shpejtesine.
Frenat shoferi dot nuk i ndaloi,
mbi vajzen shkelen ato dhe ajo ze me s'leshoi.
te gjithe u mblodhen mbi vajzen e shkrete
te gjithe po ulerinin per ate jete,
ate jete qe vdiq nga e shkreta dashuri.

'Ah-tha vajza,-sa e veshtire qenka kjo jete
ta dish sa te kam dashur....,te kam dashur vertete.
Duhet te mesosh problemet pa droge ti kalosh
kam frike te vdes,kam frike s'di ku do te shkoj
te lutem ndihmome se vdekjen se meritoj.
Vajza mbylli syte dhe driten e diellit me se pa
nje lot qe i pikonte ngadale,ne faqe iu tha.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Enkelejda



Numri i postimeve : 333
Registration date : 01/10/2008

MesazhTitulli: Re: POEZI DASHURIE   18th October 2008, 5:31 am

Permes dashurise!!!
Përmes Dashurisë
Gjithçka që është
E hidhur-dëshmohet
Se do të ëmbëlsohet.
Përmes Dashurisë
Gjithçka që është
Bakër i thatë
Do të bëhet dukat.
Përmes Dashurisë
Gjithçka që është
Llum, fundërrinë
Do të shndërrohet
Në venë të kthjelltë
Që ruan pastërtinë.
Përmes Dashurisë
Të gjitha dhembjet
Që sjellin vështirësi
Do të kthehen në ilaçe,
Që sjellin lehtësi.
Përmes Dashurisë
Të vdekurit
Do të ngjallën.
Përmes Dashurisë
Mbreti do të bëhet
Shërbëtor i njerëzisë…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Enkelejda



Numri i postimeve : 333
Registration date : 01/10/2008

MesazhTitulli: Re: POEZI DASHURIE   18th October 2008, 5:32 am

O JU QE BUKURIA JU VERBON

O ju qe bukuria ju verbon ! prej kohesh zemra ime dashuron
Ne gjume dashuror ky shpirt po lengon ! prej kohesh zemra ime dashuron

Kudo perreth ishte nje tymnaje dhe bota zinte fill
Qe atehere nis kjo ndjenje dhe zemra dashuron

Dhe vit per vit ne mijera vjet u gdhend fytyra ime
Qe se kur lindi dhe gjallon ,kjo zemer dashuron

Qe kur zoti pyeti njerzit :a jam une zot mbi ju?
Gjeta kuptimin qe kerkon! Kjo zemer dashuron

O engjej,ju qe botet mbani pezull !
Ngrijeni lart diturine ne fron !kjo zemer dashuron

I beni fjale diellit tim: rumiu erdhi ne tibriz
Rumine dashuria e pervelon ! prej kohesh zemra dashuron

Kush eshte ai qe e quaj diell tibrizi??
Pishtar qe te verteten na tregon ! prej kohesh zemra ime dashuron
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Enkelejda



Numri i postimeve : 333
Registration date : 01/10/2008

MesazhTitulli: Re: POEZI DASHURIE   18th October 2008, 5:32 am

EPOKALIPS





Gjalp, bukë , vajë,
Zierje e jetës në një vend…
Frikë që moliset karshi bilbilave të rilindur,
Forma e vizionit pompoz…
Të ndjej kur ditët në vete numëroj,
Me zërin e Krishnas dhe Konfucies,
Humbën miliona jabanxhi,
Nën plehërat e zërit të shpëtimit…
Epokalips thonë , bërtasin , gjumojnë,
Këto qiej që veniten me këtë pulëbardhë,
Kjo tokë madhështore si naze qëndron,
E stuhisë së brengës një këngë ia kushton…
Mesihu i vetëdijes thumboi mbi Dexhall,
Me frymën e Zotit jeton shpirti jonë,
Si Ibën Arabiu të humbej në Askundi ,
Dhe Sadiu i mjerë të pushonte mbi gjithësi…
Shkunden themelet në Orient,
Një hijerëndë që më pushton si ogurzezë,
Flokët e shkapërderdhura nëpër këtë ujëvare melmesash,
Si në fjalorin e Ersoit , e në vargun e pafundshëm të Ikballit,
Shpirti denisë këtë fshehtësi…
Epokalips , zëri i borisë po c`mendë mencurinë,
I devotshmi i qetë me nallane prej sinqeriteti,
Renegati i poshtëruar dridhet , vyshket , djerësitet , c`kyen flokët e tij…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Enkelejda



Numri i postimeve : 333
Registration date : 01/10/2008

MesazhTitulli: Re: POEZI DASHURIE   18th October 2008, 5:32 am

MË KËRKO NË KËNGËT E ZOGJVE

Sonte s’kam frikë dhe kënaqësi kam
Nga kjo natë e qetë që lehtas bie
Dhe Nuri që mbi trupin tim lëshohet
Të më ndritë përjetësisht...

Engjëjt mbi krahët e tyre
Bartin veprat të mia jetësore
Tek ngjiten horizonteve hyjnore
Sa i këndshëm është ky udhëtim mistik...

E ty, nëse ndonjëherë
Të bie ndërmend për mua
Më kërko në aromën e luleve
Në burimet e lumenjve
Dhe në këngët e zogjve...

Në agun e mëngjesit të hershëm
Kur dielli rrezet e tija të para lëshon
Mes tyre është shpirti im dhe ndritë...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Enkelejda



Numri i postimeve : 333
Registration date : 01/10/2008

MesazhTitulli: Re: POEZI DASHURIE   18th October 2008, 5:33 am

S'e mendoja qe nje dite nga
nga krahet e tu do te ndahesha
mbase duheshim shume
si dy femije te lumtur
mbase erdhi vete koha qe
duhet te kuptoja cfare po beja
Edhe pse te doja shume doja
qe nga ty te ndahesha
O Zot sa kam vuajtur dhe ende po vuaj
por shpresoj se do kaloj
Te flisnim thjesht si shok s'kishte rendesi
mjafton qe te degjoja zerin tend
qe zemra donte ta degjonte
Shpirt sa kohe u be qe ne
nuk jemi me nje?
Mbase eshte faji im
qe po perfundojme
keshtu qe po shkaterroj
nje ndjenje qe nuk mund te zhduket
asnjehere
nga zemrat tona
Vetem nje zot e di sa te dua
natyrisht edhe ti e di sa te dua
Mendonim se zemrat tona do rrinin
te bashkuara per gjithe jeten
nuk do te ndaheshin kurre
por erdhi ajo dite qe une vendosa
kur une permbysa gjithcka
kur e dija qe ti me doje.


edhe pse ti me kishe treguar gjithcka
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Enkelejda



Numri i postimeve : 333
Registration date : 01/10/2008

MesazhTitulli: Re: POEZI DASHURIE   18th October 2008, 5:33 am

Natë e qetë. Qetësia ka zënë vend sonte në gjithë hapësirën e dhomës sime të gjumit. Sonte ndihem më e vetmuar se kurrë... S'di ç'po ngjet me mua në të vërtetë, mendjen e kam prore tek TI, tek fytyra jote e buzëqeshur, tek ajo buzëqeshje aq dashamirëse, tek ai shikimi yt aq magjepsës... Të parafytyroj me imagjinatën time, të parafytyroj sikur je afër dhomës sime, sikur më përgjon se si përpiqem së koti për të më marrë gjumi, sikur më ndjen nga afër dhe dëgjon me aq ëndje tiktaket e zemrës sime, e cila rrah vetëm për TY... Kotem nganjëherë, por ëndërrimi për ty s'ka të ndalur, zgjohem befas shikoj nga dera, por... TI nuk je asgjëkundi, sikur dëgjoj rënkimin tënd nga jashtë, sikur don të trokasësh në derë, të hysh brenda e të më përqafosh, por... nuk e bënë këtë, se bënë dot, se të mungon guximi që do të duhej dhe e meriton ta kishe... Zgjohem me ngadale, marr lapsin, mikun tim të shpirtit e të zemrës dhe filloj ta maltretoj duke i varguar ca rreshta, të cilat simbolizojnë ate çfarë dua të ta them TY sonte .....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Enkelejda



Numri i postimeve : 333
Registration date : 01/10/2008

MesazhTitulli: Re: POEZI DASHURIE   18th October 2008, 5:34 am

TE DUA
Te dua o shpirti im! Te dua o SyN Te dua sa oqeani me thellesi! Te dua sa qielli me kaltersi! Te dua ylli im me i shndritshem! Te dua misterja ime me e mahnitshme! Te dua s'kam dashuruar kurre! Te dua si gruaja qe do nje burre! Te dua sa qmenduria! Te dua me shume se gjithesia! Te dua te me besosh! Te dua qe te me dashurosh! Te dua nen henen me vezullime! Te dua nen dritat me shkelqime! Te dua me ndjenjen me te madhe! Te dua edhe me merzi apo halle! Te dua sa kurre s'ta them dot! Te dua me shume se qdo gje ne bote! Te dua me qdo dashuri! Te dua vetem ty Te dua, te dua kaq shume! Te dua pafundesisht si nje rryme! Te dua edhe me shume se vetja ime! Te dua o shprese me mendime! Te dua por mos trego! Te dua, I love You, Te dua o diell rrezearte! Te dua o hyjni e paster! Te dua e me ty jam ne dashuri! Te dua se ti vetem me sjell lumturi! Te dua me shume se kedo! Te dua dhe te dashuroj! Te dua oh Zot sa te dua, sepse vetem ti je ne bote per mua! Te dua dhe s'kam as frike as turp ta Mohoj, sepse vetem me ty ne kete JET ...............................une mund te jetoj! Te dua dhe per ty Enderroj! Te dua, por edhe te adhuroj! Te dua sepse me do edhe ti! Te dua o e vetmja imja dashuri!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Enkelejda



Numri i postimeve : 333
Registration date : 01/10/2008

MesazhTitulli: Re: POEZI DASHURIE   18th October 2008, 5:34 am

NE XHDO HAP UN TE KERKOJ

chka të them...si tja filloj ,as vet nuk e di se pse
jam e tretur ne mendime
..mendime vetëm për ty,e humbur në rrugët e largëta e
vetmuar ne netët e
ftofeta..e lodhur nga lotët e ngrohta,eci rrugëve
duke të kërkuar në xhdo kalimtar ,duke
shikuar në syt e tyre a mund
ta gjej dashurin time,i shikoj me plot mall dhe
dëshiroj që të jesh dikun prej
tyre..por ti nuk je,nuk je as pran meje..edhe se
të mbaj ne
zemer edhe se e jotja sjam
por ty të dua edhe se në zemër e shpirt vetëm me ty
kam lumturi..dashuri,shërim ne shpirtin tim..me trego
i dashur si ta quaj
kët dashuri?si ti them
zemrës time se do të jetojn në largësi pa ty e për ty
ajo jeton,me trego drita e syve të mi si në shpirt e
vetmuar të qëndroj kur se ti je i vetmi sherim.Ti më
trego si te vazhdoj rregët pa qëllim,pa syt e tu dhe
perqafimet tuaja?
të kërkoj në krahët e shpendeve që tek unë
fluturojnë,të kërkoj në xhdo pik
shiut që në dritarën time troket,të kërkoj në
melodit e erës që në veshin
tim si zani yt cingron,të kërkoj se të dashuroj,se
për ty jetoj dhe për ty
do të vdes!
por nuk të gjej aty ku të lypi,të gjej vetëm në ënrat
e mija nga cilat nuk
dëshiroj që të zgjohem,në netët qe i lutem zotit mos
të mbarojnë kurr,në
rrahjet e zemrës time që më tregojn se egxistoj.Të dua
është shum pak të të thëm ,per ty jetoj ësht pak
ma shum se pa ty nuk e
dua jetën dota them të vërtetën!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Enkelejda



Numri i postimeve : 333
Registration date : 01/10/2008

MesazhTitulli: Re: POEZI DASHURIE   18th October 2008, 5:34 am

DIKU LARG


Diku larg ne horizontin e perqafimeve ti ishe ngritur nga gjumi.Diku ne mengjezet e bukura rrezja e djellit te trazoj nga endrat ,diku atje ku deshirosha une te jem ajo rreze qe te perqafon ne mengjes ,ftyra jote e shendritshme u buzeqesh.Atje ku era te lurton si kur gishtat e mi nepr floket tuaja,atje ku valet e detit perputhen dhe tregojn se ne thelcin e zemres time gjindesh ti,atje te zbardhin ditet ,linden hana,shendrisin yjet.
E une edhe mram e shqetsuar nga dhimjet e embla ,dhimjet e shpirtit te dashuruar,kerkojshe te jam me ty ne endra.Nga syt e mi rrijedhshin lotet dhe nji nga nji pikojshin ne jastykun tim....mallin dhe dashurin ma te prehet si nje thik ne zemer e bani ora qe shikova ne ato momente.Nga buzet e thamuna nje za e lishova ,nje emer e thira por ti smu pergjigje.Te paramenojsha duke ecur rrugeve qytetit me ato hapa si kur nji engjull i bardh...me krahet e hapur dhe shkelqim ne sy...une deshirojsha ne ato momente vetem te jem me ty!Si te ishe djell dhe me rrezen time te zgjoj une nga gjumi ,te perqafoj dhe koken tande ne krahnorin tim e mbaj deri ti i chelen syt,si te isha era dhe me gishtat e mi floket tuaja i krefi,si te isha pellumbesh dhe ne pragun tand te pres dhe ta tregoj rrugen...eh,si te isha!Si te isha hana qe naten te ban drit mbi qytetin e dashuris dhe mos te lejoj qe netet te jen te errta,si te kishte mundesi ti uli yjet dhe te shendris me driten e tyre...eh,si te isha!Si te isha diku larg atje ku gjindesh ti,atje ku me pret me duart e hapura,me buzet e ngrofeta ,me zemer plot dashuri...eh,si te isha!
Diku pran teje si te isha,por pa dyshim me ty une jam,diku ne ato kalusat qe sot ne rrug takove si te qendrosha,por pa tjeter ne zemren tande une jetoj...te dua per ty shkruaj,te dua per ty jetoj,te dua per ty vuaj,se pse shum te dashuroj!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Enkelejda



Numri i postimeve : 333
Registration date : 01/10/2008

MesazhTitulli: Re: POEZI DASHURIE   18th October 2008, 5:35 am

Çdo nat un jetoi me plaget e dashuris,
Çdo dite zgjohem me shprese se do tme duash,
Çdo fjale qe e them per ty e them nga zemra ,
I ndjej nga thellsia e shpirtit puthjet e tua ,
Dua te di qka ndjen ti per mua?
Kur te shoh zemra me dridhet ,
E lotet ngadale rrjedhin n`faqe ,
me shikon me nje buzqeshje t`reme,
por e di qe per mu po menon ,
por pse me genjen e me thua ste dua ,
ki deshir me u kan me mu po pse spomm thu
po pe lendon veten edhe mu
Sa me mungojne puthjet e tua
sa po kam qef met tperqafu
e met tkallxu qe me gjith zemer TDU.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Enkelejda



Numri i postimeve : 333
Registration date : 01/10/2008

MesazhTitulli: Re: POEZI DASHURIE   18th October 2008, 5:35 am




VDEKJA



Këtë letër i dashur ta shkruaj prej frontit
kurë të dëgjojsh për mua
të lutëm zemër mos të del loti,
këto vargje ti shkruaj sepse vdekja më ariti
me shpejtësi të madhe mua më grabiti,
kurë ta lexojsh këtë letër, të lutëm mos u brengos
si hije mbas teje vij, ti mos u merakos
urë të iki une ti mos më vajto
bane vetën te fort edhe tek varri kurrë të shkojsh,
një lutje për ty që ishe bota pran sye
mos u pendo fare, gjith më mbaj në kujtime
edhe gjethët kurë të qelin ti mu më imagjino
ndër drurin e blinit era e leht në flokt e tua do të valoj
]e ti si një engjëll pran drurit qëndro
atëherë i dashur dije se une ende jetoj
do të jem ajo furtun që degët i trazon
mos u tut fare se une vec të përqafoj,
kjo i dashurë është letra e fundit nga unë
mbaje në gji, kurrë të mërzitësh e shpalon








Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Enkelejda



Numri i postimeve : 333
Registration date : 01/10/2008

MesazhTitulli: Re: POEZI DASHURIE   18th October 2008, 5:36 am


Mos e Zemro

Mos e zemero buzen
Që vec ty te qeshi
Mos e mundo zemren
Që vec ty te deshi
Mos e mbush me lot
Syrin tim te zi
Mos e braktis ti mos
Këtë DASHURI

Këtu jam
Dhe po pres
O shpirt I vuajtur
Te me flasesh
E vetëm te mos me lesh
sepse një te kam
E si ti askush nuk është
E si ti askush sme don

Ku je e ku te kam
Kur te duhem ku jam?
TI je ne shpirtin tim
Ne zemren time
Aty ku askush gjer sot ska mund te hyj

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Enkelejda



Numri i postimeve : 333
Registration date : 01/10/2008

MesazhTitulli: Re: POEZI DASHURIE   18th October 2008, 5:36 am



ENDE E NDJEJ PRANIN TENDE



Ndjehem quditshem...
Me duket se qdo dite te jetes sime e kam kaluar me ty.
Kam ndjenjen se te kam prane,kam ndjenjen se ti ende po me mbron pertej asaj
largesie te pafund.
Une ende po jetoj me ty,por nuk e di a po jeton edhe ti me mua....
As drita e diellit nuk mi ka verbuar syte sa mi ka verbuar shkelqimi i syve
te tu.
Ah!!!!
Sa me mungon ai shkelqim.
Me mungon aq sa me mungon ti.
Nese dashuria eshte kaq e qmueshme pse Zoti e nderpreu ate.
Me mungon zeri yt engjellor
Kam shum nostalgji per aromen e lekures tande,me shume se qdo gje me mungon
ajo
Sot ndihem quditshem,sepse kam gabuar shume here me ty.
Te kam bere te ndihesh keq,e per qudi asnjehere nuk jam penduar me shume se
sot,dhe sot me shume se kurre po ndjej nostalgji per Ty......
Te humba per gjithmone por ende e ndjej pranin tende tek un





Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Enkelejda



Numri i postimeve : 333
Registration date : 01/10/2008

MesazhTitulli: Re: POEZI DASHURIE   18th October 2008, 5:37 am

Më Djegi Dashuria
AH UNE E MJERA
SHUM VUAJTJE PO HJEK
DJALIN që E DO ZEMRA
NUK MUNDEM AS TA PREK

NE SYTE E MI
MBET vetëm një LOT
TE TJERET U DERDHEN
NEPER këtë BOTE

URIME DHE SHUM FAT
NE JETEN E RE
GEZOHU TI ,SE MUA
ME MBULUAN ME DHE

KUR JAM e VETMUAR
VEc NE TY MENDOJ
S'DI A KAM TE DREJTE
APO PO GABOJ

SIKUR RRJEDHE LUMI
MUA ME RRJEDHIN LOT
PSE NA U NDANE ZEMRAT
NUK PO E KUPTOJ DOT

ATE DITE KUR MBI TRUPIN TIM
TE FILLOJ MBULIMI ME DHE
ME ZEMER TE LUTEM MOS ME QAJ
POR FILLOJE një jetë TE RE

QKA TE SHKRUAJ
KUR SKAM ME FJALE
NUK KAM AS ZEMER
SE GJITHA TI KAM FALE

AJO DASHURIA
që I PATA BESUAR
NE THELLESINE E TOKES
MU ME KA MBULUAR

TREGOJU TE GJITHEVE
SI është E VERETETA
THUAJU SE për TY
MUA ME SHKOJ KJO JETA

ERDHI DITA TE NDAHEMI
FJALE E FUNDIT E VESHTIRE
JO NUK KAM ZEMER i DASHUR
ME TE THENE LAMTUMIRE.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: POEZI DASHURIE   Today at 2:47 am

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
POEZI DASHURIE
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 3Shko tek faqja : 1, 2, 3  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Kasata Forum :: Ndjenja ,dashuria,erotika :: Dashuria-
Kërce tek: