ForumPortaliCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 A është vërtet ai i duhuri?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
dreqja
Mamune vogel
Mamune vogel


Female Numri i postimeve : 3717
Registration date : 30/09/2008

MesazhTitulli: A është vërtet ai i duhuri?   6th November 2008, 3:49 pm

E do, por ndonjëherë pyet veten nëse ke bërë vërtet zgjedhjen e duhur? Ja dhjetë pyetje që duhet t’i bësh vetes për të kuptuar nëse çifti juaj funksionon mrekullisht mirë. Jo ndonjë filozofi e madhe. Por gjëra që ndeshen në jetën e përditshme





Je e dashuruar e mbi këtë nuk ka pikë dyshimi. Por sa më shumë lidhja bëhet e fortë dhe intensive, aq më shpesh një pyetje të fanitet në mendje: ai do jetë vërtet i duhuri? Nëse për t’u kuptuar do ishte kaq e thjeshtë, ndarjet dhe divorcet nuk do ishin në rend të ditës.



Gjithsesi sipas shkrimtares amerikane Susan Swimmer, një mënyrë e thjeshtë për të zbuluar në do funksionojë mes jush, ekziston. Ka nxjerrë një manual: “Është ai i duhuri? 101 pyetje që do të të shpien te e vërteta, cilado ajo qoftë!” Ja atëherë dhjetë më thelbësoret për t’i bërë vetes.



1. A ndihet ai burrë me fat?

Një mashkull që mendon se është me fat është një njeri që përcjell pozitivitet e mirënjohje dhe kjo nuk mund të gjenerojë tjetër veçse një atmosferë të gëzueshme. Por ajo që ka më shumë rëndësi është nëse, mbi të gjitha, ai ndihet me fat që të ka ty në jetën e vet. Sepse një mashkull që e mendon kështu, e adhuron partneren. Çfarë fati më të madh (për ty) do kishte?



2. Mendon se mund t’ia dalësh të përballosh defektet e tij?

Të gjithave na bezdis te partneri diçka. Ai pi drejtpërdrejt nga shishja? Grumbullon gazeta të vjetra pa fund? Nuk kombinon asnjëherë pantallonat me këmishën, kur ti e di mirë që mundet të bëjë me gardërobën që ka? Le mos të shtojmë më. Gjithmonë do ketë ndonjë huq që na vjen të bërtasim me sa kemi në kokë. Megjithatë, t’i pranosh ato, bën pjesë në dashurinë që ke. Mos lejo që veset e tij të pengojnë të shohësh partnerin e sinqertë, të dashuruar që të respekton.



3. A e di cilën pjesë të trupit tënd pëlqen më shumë ai?

Në rast se di të përgjigjesh menjëherë (pa pyetur atë) që pëlqen shpatullat e tua të ngushta, harkun e barkut tënd kur je e shtrirë apo faqet që, sipas tij, janë pjesa më e butë e fytyrës tënde, do të thotë që ta ka thënë më shumë se një herë. Kjo është një pikë e fortë në favorin tënd...



4. Do ta përdorte pikën e fundit të qumështit për kafen e vet?

Ka kaluar natën pa gjumë, u nis vonë për në punë, me gjithë problemet e veta në këtë fushë, i është dashur të zgjedhë vetë kravatën e përshtatshme për takimin e punës: po qumështin e fundit në kuti nuk e ka përdorur, e ka lënë për kafen tënde. Eshtë një nga ata tipat që e di ç’është “të konsideruarit”. Në rast se ai mban parasysh nevojat e tua dhe e tregon në gjeste të vogla që thonë ‘po të mendoj’, do të thotë se e di sa të çmuara për janë lidhjet.



5. Di të mbajë një sekret?

Sekretet nuk janë të gjithë njëlloj, kjo dihet. Disa mund të tregohen, të tjerët është më mirë t’i mbash deri në varr. Që ti je dehur një mbrëmje, kjo mund të thuhet kur jeni duke qeshur me miqtë, por që ti ke pasur një sëmundje seksuale, është një sekret që nuk duhet rrëfyer kurrë. Ajo që ka rëndësi, është që ju të dy jeni në një mendje mbi këtë çështje e dini t’i kategorizoni sekretet në të njëjtën mënyrë.

6. A di se sa para ka ai?

Jo në qindarka, sigurisht, por një ide për gjendjen e tij financiare. Sepse do të thotë që keni folur hapur me njëri-tjetrin, ndershmërisht. E jo që ti ke parë fshehurazi letrat e tij të bankës...

7. Të ka parë në formën më të keqe?

Pa grim. Me flokët krejtësisht pa formë. Po flasim për anën tënde estetike më të keqe, që tek ty ka efektin e një kokteili që përgatitet duke përzierë depresionin, nervozizmin e lodhjen ezauruese! Do me thënë, atë anën tënde, me të cilën askush nuk do donte të kishte të bënte. Mirë pra, në rast se ai ka pasur kënaqësinë të të shohë një nga këto herë (të paharrueshme) dhe ia ka dalë ta kalojë, është pa dyshim një mashkull për t’u shtrënguar pas vetes!

8. Të puth duke shfaqur siguri?

Një puthje e hutuar, dhënë pa përfshirje, është si një shtrëngim i ftohtë dore. Dhe puthja më e lehtë dhe e butë ka nevojë për siguri.

9. Është tip argëtues?

Një mashkull alegro është një që e do jetën. Qesh me batutat, vlerëson ushqimin e mirë, i pëlqen të argëtohet e të kërcejë kur është në humor. Ka një moskokëçarje prej adoleshenti një mashkull i tillë, që e lejon gjithmonë të kapë çastin. Por dhe të shohë si duhet ata që e rrethojnë e t’u japë hapësirë mundësive që i prezantohen në jetë.

10. A e vendos rripin e sigurimit?

Pyetja e ka një shkak. Të vendosësh rripin e sigurisë, në fakt është një veprim i thjeshtë që bën të kuptosh se sa kujdeset për veten dhe jetën e tij një njeri. Pak a shumë si të hash perime apo të lyhesh me krem mbrojtës. Duhet veç një minutë, por është për jetën.

_________________
MyHotComments.com
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://kasata.forum777.com
limona
Vip ne Kasata
Vip ne Kasata


Female Numri i postimeve : 388
Registration date : 02/10/2008

MesazhTitulli: Re: A është vërtet ai i duhuri?   22nd November 2008, 7:26 am

interesant shkrimi,me pelqeu!!!ndoshta do me hyj ne pune ndonje dite!!!
respekt dreqe
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
MISTERIOZJA
Luleshtrydhja Forumit
Luleshtrydhja Forumit


Female Numri i postimeve : 4095
Age : 27
Location : secret
Humor : not bad
Registration date : 02/10/2008

MesazhTitulli: Re: A është vërtet ai i duhuri?   27th December 2008, 2:15 pm

i lezecem si informacion albania

_________________

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Vlonjatja



Female Numri i postimeve : 857
Humor : ♥♥♥
Registration date : 24/10/2008

MesazhTitulli: Re: A është vërtet ai i duhuri?   27th December 2008, 2:32 pm

:?:
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
dreqja
Mamune vogel
Mamune vogel


Female Numri i postimeve : 3717
Registration date : 30/09/2008

MesazhTitulli: Re: A është vërtet ai i duhuri?   27th December 2008, 7:47 pm

ju lutmi nje perkthys per vlonjaten qesh me te madhe

_________________
MyHotComments.com
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://kasata.forum777.com
MISTERIOZJA
Luleshtrydhja Forumit
Luleshtrydhja Forumit


Female Numri i postimeve : 4095
Age : 27
Location : secret
Humor : not bad
Registration date : 02/10/2008

MesazhTitulli: Re: A është vërtet ai i duhuri?   27th December 2008, 10:47 pm

qesh me te madhe qesh me te madhe
ka ik me pushime perkthysi, per informacione te metejshme kontaktoni ne
www.ontheby. com qesh me te madhe qesh me te madhe

_________________

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: A është vërtet ai i duhuri?   Today at 4:45 pm

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
A është vërtet ai i duhuri?
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Kasata Forum :: Shkenca :: Psikologji-
Kërce tek: