ForumPortaliCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Këtë Vit të Ri jam edhe unë!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
dreqja
Mamune vogel
Mamune vogel


Female Numri i postimeve : 3717
Registration date : 30/09/2008

MesazhTitulli: Këtë Vit të Ri jam edhe unë!   6th November 2008, 3:44 pm

Duhet të përgatisësh festat, por në të njëjtën kohë të përballosh kapriçot e fëmijëve. E njëjta histori që përsëritet e të zë ngushtë, por këto festa mund t’i shpëtosh. Ja se si...



Në Vit të Ri bëjmë plane që t’u dhurojmë fëmijëve tanë një festë të gëzueshme e të paharrueshme. Po shpesh ndodh që humbasim në mijëra parapërgatitje dhe, duke u marrë me ushqimin dhe ftesat, dhuratat dhe urimet, përfundojmë duke lënë pas dore pikërisht fëmijët tanë.

Shumë kapriço dhe ankesa të fëmijëve të çdo moshe, si kur janë dy, edhe kur janë pesë vjeç, vijnë nga zhgënjimi që pësojnë kur u duket vetja e përjashtuar nga përgatitjet për një festë të shumëpritur. Në rast se duam një festë të Vitit të Ri që të na pëlqejë të gjithëve, mund të mjaftojnë disa këshilla.

Të organizosh një tavolinë feste e të marrësh pjesë në maratonën tradicionale të pritjes së orës 24, sidomos kur fëmija është i vogël, është e vështirë.

Në rast se nuk do që fëmija të bëjë kapriço para gjyshërve, bëj një shkëputje nga përgatitjet e tavolinës së festës dhe organizohu në mënyrë të tillë që t’ia delegosh rolin e zonjës së shtëpisë për nja dhjetë minuta dikujt tjetër e t’i kushtohesh fëmijës: në këtë mënyrë ai do ketë gjithë vëmendjen tënde për vete e do jetë më i kënaqur e më pak i irrituar.

Mos e ngarko vogëlushin me ankthet e tua prej të rriture (të bësh figurë të mirë, të tregohesh mirënjohës për kë sjell dhurata) dhe kontrollo pritshmëritë e tua.

Mos harro se fëmijët provojnë një vuajtje të natyrshme ndaj gjithçkaje që iu imponohet. Kështu që duhet të dish ta luash lojën e të mbushurit të mendjes. Do që vajza jote të veshë fustanin tafta me jaka dantelle? Mundohu ta bisedosh disa ditë më parë për të parë se çfarë fustani pëlqen dhe ajo vetë, pastaj vendoseni bashkë se çfarë do të veshë.

Në rast se pëlqen të gatuash me qetësi dhe jo t’i lësh të gjitha për ditën e fundit, mundohu të planifikosh pjatat që duhen, duke lënë për ditën e fundit vetëm pak gjëra. Në këtë mënyrë mund ta angazhoni fëmijën në përgatitjen e drekës: po të jetë shumë i vogël do mjaftohet të përziejë brumin e kulaçit, ndërsa, po të jetë 4 vjeç mund të të ndihmojë të presësh kubat e djathit, të lyesh me vaj ulliri fetat e bukës së thekur ose të zbukurosh ëmbëlsirën.

Në rast se ditën e Vitit të Ri dëshironi që dhuratat t’i hapni para prindërve për t’i respektuar në ndarjen e këtij çasti të rëndësishëm të festave, mos harro se fëmijët duan gjithashtu t’u kushtosh rëndësi. Lejoji fëmijët që të shijojnë kënaqësinë e çmbështjelljes së pakove sapo zgjohen, duke u lënë disa dhurata në dorë e disa të tjera të paekspozuara, që t’i hapni kur të vijnë prindërit. Kështu do të kenë më të lehtë të presin dhe gjithashtu do të dinë të tregohen më të përmbajtur para gjyshërve apo miqve.

Gjatë darkës së Vitit të Ri mundohu të tregohesh fleksibël edhe para prindërve më rigorozë: lejoju fëmijëve ndonjë arratisje nga tavolina.

Po të vonohen të ftuarit para bakllavasë apo ëmbëlsirave të tjera, koha rreth tavolinës zgjatet shumë. Lëre fëmijën të luajë dhe në rast se mërzitet, vishe mirë, jepja prej dore një njeriu të besuar e lëre që të luajë pak jashtë shtëpisë.

Kështu Viti i Ri do të jetë festa e shumëpritur për të gjithë familjen. Edhe për më të voglin.

_________________
MyHotComments.com
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://kasata.forum777.com
Stica
LLastica
LLastica


Female Numri i postimeve : 1179
Registration date : 01/10/2008

MesazhTitulli: Re: Këtë Vit të Ri jam edhe unë!   7th November 2008, 1:44 am

Lëre fëmijën të luajë dhe në rast se mërzitet, vishe mirë, jepja prej dore një njeriu të besuar e lëre që të luajë pak jashtë shtëpisë.



Ashtu po bej , po ja le cunit gjynaf gjynaf gjynaf gjynaf

_________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
MISTERIOZJA
Luleshtrydhja Forumit
Luleshtrydhja Forumit


Female Numri i postimeve : 4095
Age : 27
Location : secret
Humor : not bad
Registration date : 02/10/2008

MesazhTitulli: Re: Këtë Vit të Ri jam edhe unë!   27th December 2008, 10:50 pm

qesh me te madhe qesh me te madhe

_________________

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Këtë Vit të Ri jam edhe unë!   Today at 4:45 pm

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Këtë Vit të Ri jam edhe unë!
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Kasata Forum :: Shkenca :: Psikologji-
Kërce tek: