ForumPortaliCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 “Sex&City” made in Alb

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
UNKNOWN
H2O
H2O


Male Numri i postimeve : 750
Location : Tokesor
Registration date : 30/09/2008

MesazhTitulli: “Sex&City” made in Alb   6th November 2008, 7:24 am

Suksesi i filmit kinematografik “Sex and the City” ashtu si dhe pritej pati një interesim të madh edhe në kryeqytetin shqiptar. Një film që edhe pse i shkruar sipas mënyrës amerikane mund të thuhet se është realist për problemet femërore që pelikula trajton. E ky realizëm është çelësi i suksesit të filmit, pra fakti që femrat shohin një përjetim pse jo dhe zgjidhjeve të probleme të tyre.

Po në Tiranë, larg bulevardeve dhe butikëve luksozë të Nju Jorkut, a ekziston një realitet “Seks and the City”? E thënë ndryshe a është emancipuar femra shqiptare aq sa të thuhet që përjetohet një realitet i ngjashëm edhe tek ne? Edhe pse me problemet e shumta që mbart shoqëria shqiptare, edhe pse femrave u mbetet shumë për të bërë për një emancipim më të gjerë, edhe pse në miniaturë, përgjigja është “po”. Natyrisht që kjo temë mbart debat midis “kundra”-ve dhe “pro”-ve.

Është fakt që shoqëria shqiptare është emancipuar shumë nëse krahasimet do t,i bënim me periudhën e parademokracisë. Dinamizmi i zhvillimit ekonomik krijon premisat për një zhvillim social në përgjithësi e në kuadër të kësaj, për një emancipim në rritje të femrës. Në ato zona ku ky dinamizëm është më i prekshëm edhe emancipimi shoqëror është më i madh.. Në Tiranë janë të shumta femrat që kanë arritur të sigurojnë një vend të mirë pune, i cili u jep mundësinë të jenë ta pavarura ekonomikisht. Kjo pavarësi i bën që të jenë më të pavarura edhe nga ndikimet që familja, tradita, apo shoqëria kanë tek ato e të zhvillojnë një jetë të bazuar në zgjedhjet e dëshirat e tyre. Në qytetet e mëdha shqiptare është rritur shumë mosha mesatare e martesës për femrat në krahasim me njëzetë vjet më parë, ashtu si është rritur shumë numri i femrave beqare, të cilat nuk e shikojnë me preokupim kalimin e të tridhjetave me një status civil të tillë.

Edhe rritja tepër e lartë e numrit të divorceve tregon për një emancipim shoqëror pavarësisht se ajo mbart në vetvete një problem social për t’u analizuar. Është emancipim sepse çiftet arrijnë të gjejnë kurajon dhe të mos jetojnë një jetë që në rast të kundërt do të ishte hipokrizi. Këtë e vërteton edhe një dukuri tjetër sociale që ndeshet gjithnjë e më shpesh në kryeqytet, bashkëjetesa, e cila po hyn në psikologjinë kolektive të çifteve të dashuruar si një antidot për një martesë të suksesshme. Një dukuri sociale e paimagjinueshme mbi njëzetë vjet më parë. Në rastin kur raporti nuk mund të zgjasë më një femër sot nuk e ka aspak problem të ndahet e të mos vuajë faktin se çfarë shoqëria do të mendojë për të, apo si do të gjykohet veprimi i saj. Pra, ajo përmasë gjykimi kolektiv që dikur quhej “moral” sot ndeshet shumë më pak. Kuptohet flasim për një realitet kryeqyteti e jo qytezash të vogla ku shumë gjëra kanë ndryshuar fare pak.

Po kështu mund të thuhet edhe mbi fenomenin e të paturit një të dashur për një vajzë. Nëse dikur edhe për një studente universitare ishte një sekret madh një lidhje dashurore, sot femrat nuk ndruhen më ta tregojnë këtë. Ato mund të ndahen e të nisin një lidhje të re.

Ashtu si shpesh ndeshen femra që mendojnë se lidhja që përjetojnë nuk është ajo e duhura për martesë, por një kompromis i përkohshëm me veten.

Për të trajtuar emancipimin në rritje të femrës shqiptare ashtu si problemet e mëdha që ndeshen ende sot, do të duheshin libra të tërë, por ajo që doja të shprehja duke marrë shkak nga filmi kinematografik është se edhe në kryeqytet mund të shohim gjithnjë e më shumë femra që jetojnë vetëm me qira, femra që bashkëjetojnë, që ulen me shoqet përpara një gotë vere në mbrëmjet e Tiranës dhe flasim për dashuritë e tyre, që ndahen e pastaj rinisin një histori tjetër, që shkojnë të kërcejnë në shoqëri femërore deri në orët e para të mëngjesit, që nisen bashkarisht për pushime… Pra, pse jo? Edhe ne kemi një “sex and the city” made in Albania.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
MISTERIOZJA
Luleshtrydhja Forumit
Luleshtrydhja Forumit


Female Numri i postimeve : 4095
Age : 27
Location : secret
Humor : not bad
Registration date : 02/10/2008

MesazhTitulli: Re: “Sex&City” made in Alb   7th November 2008, 5:33 am

HMMM NORMAL QE DHE SHQIPTARET PO EMANCIPOHEN ME KOHEN ETJ ETJ
MEQE SEX AND THE CITY ESHTE TELENOVELE, DUA TE FLAS DHE PER 100 VITRINAT
ME PELQEN SHUME MESIMI QE JEP KJO TELENOVELE, PASI ATY TREGOHET QARTE QE FAMILJA NE ITALI PO SHPERFYTYROHET DHE KY TELEFILM JEP MESAZHIN SE NJEREZIT DUHET TI THERRASIN MENDJES PASI FAMILJA KA QENE, ESHTE DHE DUHET TE MBETET ME E SHTRENJTA albania

_________________

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
limona
Vip ne Kasata
Vip ne Kasata


Female Numri i postimeve : 388
Registration date : 02/10/2008

MesazhTitulli: Re: “Sex&City” made in Alb   7th November 2008, 8:14 am

`sex and the city`ka qen seriali qe mua sme ka shpetuar sec pa pare,e kam adhuruar,dhe filmin e kam pare qe diten e pare qe u shfaq ne kinema,,,,i love carry,personazhen kryesore te filmit,eshte fantastike ne te gjitha aspektet:xhan:
per sa i perket `sex and the city`alla shqiptarce mund te them se ndoshta ndodhemi ne hapat e pare,po besoj se ky lloj emancipimi shqiptar i perket akoma nje pjese te vogel te popullates qe si te thuash perbejn nje elite qe kan prekur pak metropolet,ndersa per shumicen akoma mendoj se eshte kontradiktore,,,,,sdi cthem tjeter,,,i love this move,une me shoqet e mia akoma mbajm vesin e vajzave ne film,kemi te caktuar takimin per kafe apo per te ngren mengjesin bashk opala lepirese
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
TIGER_SPIRIT
ROMANTIC TIGER


Male Numri i postimeve : 1334
Age : 32
Registration date : 07/10/2008

MesazhTitulli: Re: “Sex&City” made in Alb   18th November 2008, 10:30 pm

ajo seriali 100 vitrinat nuk ka 100 ka 1000000000000000 vitrina se ka nja 2 vjet qe vashdon ka per te vdekur aktoren ne set do behet si beatifuli qe na u trash per 4 vjet

_________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
MISTERIOZJA
Luleshtrydhja Forumit
Luleshtrydhja Forumit


Female Numri i postimeve : 4095
Age : 27
Location : secret
Humor : not bad
Registration date : 02/10/2008

MesazhTitulli: Re: “Sex&City” made in Alb   19th November 2008, 3:48 am

qesh me te madhe qesh me te madhe qesh me te madhe po si dihet, biznes eshte gjithcka sot lepirese

_________________

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
dreqja
Mamune vogel
Mamune vogel


Female Numri i postimeve : 3717
Registration date : 30/09/2008

MesazhTitulli: Re: “Sex&City” made in Alb   22nd November 2008, 2:49 am

TIGER_SPIRIT shkruajti:
ajo seriali 100 vitrinat nuk ka 100 ka 1000000000000000 vitrina se ka nja 2 vjet qe vashdon ka per te vdekur aktoren ne set do behet si beatifuli qe na u trash per 4 vjet
qesh me te madhe qesh me te madhe cna kujtove beautifulin tani qesh me te madhe qesh me te madhe qesh me te madhe

_________________
MyHotComments.com
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://kasata.forum777.com
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: “Sex&City” made in Alb   Today at 8:59 pm

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
“Sex&City” made in Alb
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Kasata Forum :: Forum i lir :: Diskutime-
Kërce tek: