ForumPortaliCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Bota sipas Brad

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
UNKNOWN
H2O
H2O


Male Numri i postimeve : 750
Location : Tokesor
Registration date : 30/09/2008

MesazhTitulli: Bota sipas Brad   6th November 2008, 7:09 am

A e dinit qe Brad Pit ka studiuar per gazetari? Per kete arsye ai ka vendosur qe per nje here, te shkruaje vete nje artikull: Lista e gjerave qe kane vertet rendesi per te, eshte botuar ne Vanity Fair

Nga Brad Pitt

15 gjera qe duhet t’i dini

Martesa

Angie dhe une do te marrim ne konsiderate mundesine per te bere hapin e madh, vetem atehere kur martesa te jete e hapur per kedo qe do te martohet.

Industria e gjelber

SHBA perdor 25% te naftes boterore dhe prodhon vetem 3%: kete e dine te gjithe. Ate qe nuk dine njerezit eshte se sa ineficente jane ndertesat tona. Shtepite tona, zyrat, dyqanet, kompanite tona, thithin 40% te energjive tona dhe jane pergjegjes per ndotjen e ajrit ne masen 45%: faji eshte i menyres me te cilen realizojme materialet per ngritjen e ndertesave, si i ndertojme dhe si funksionojne. Nje banese mesatare ndot sa nje makine.

Lufta ndaj droges

Jam dakord me faktin qe droga te ben keq, por ne SHBA (di qe dhe ne pjesen tjeter te botes situata nuk eshte shume e ndryshme) harxhojne cdo vit 40 miliard dollare ne luften kunder droges dhe 8 milion per te menaxhuar burgjet, ku 1 i burgosur ne 4 eshte futur brenda per perdorim droge. Nese vertet nje person do te perdore droge, por pa kryer dhune ndaj te tjereve, pa korruptuar te miturit, pa i dhene makines nen efektin e lendeve narkotike, pra pa vene ne rrezik tjetrin- a ka vlere te acarohesh dhe te shpenzosh kaq shume, per te penguar qe ta bejne (mbi te gjitha pa ja dale dot)? A e mendoni se sa gjera te dobishme mund te bejme me ato para? Per nje pikepamje interesante mbi kete ceshtje ju keshilloj librin “Ain’t nobody business if you do” i Peter McWilliams.

Adoptimi

Dhjete milion femije kane humbur prinderit per shkak te SIDA-s. Nje numer qe do te dyfishohet ne 2010. Tani qe kam dy femije te adoptuar, nuk mund ta imagjinoj jeten time pa ta. Jane gjaku im, po aq sa dhe cdo femije natyral dhe ata kane te njejtat ndjenja ndaj meje. Kjo eshte gjithcka cfare mund te them. Nuk mund te jetoj pa to. Ndaj: nese dikush ka ne mendje mundesine per te adoptuar, le ta dije qe une e mendoj keshtu.

Produktet per floket

Persa i perket adoptimit: prinderit e bardhe qe gjenden per here te pare duke u marre me floket e femijeve te tyre me ngjyre dhe kane ndonje problem, le ta mesojne se produktet Carol’s Daughter jane fantastike. I kemi blere per Zaharen. Tani floket e saj kane nje shndritshmeri te bukur dhe nje arome te mire (site www.carolsdaughter.com bejne dhe dergesa jashte Amerikes).

Nje model i ri

Natyra konsumon dhe rigjeneron: ekziston nje cikel i gjerave. Qeniet njerezore konsumojne dhe kaq. Tani ka ardhur momenti per te adoptur nje model te ri te sjelljes. Dhe pyetja eshte: do ta bejme tani, apo do te presim qe te jemi vertet ne telashe? Sigurisht qe do na duhet te bejme zgjedhje te veshtira. Disa persona do te jene te detyruar te humbasin para, por te tjere do te fitojne. Industria dhe ambjenti nuk duhet te rrine ne fronte te kunderta: mund te funksionojne ne harmoni.

Dysheku perfekt

Mos i hidhni parate dem ne nje dyshek gjigand, te rende dhe shume te kushtueshem. Bleni nje dyshek te thjeshte, por te forte, pastaj gjeni pjesen qe vihet siper dyshekut ne te njejtin material, i shpikur nga NASA, qe ka “kujtesen” e formave te trupit: Me i famshmi quhet Tempur. Jua them une qe e kam bere kete zbulim: ndiqni keshillen time dhe do te flini pergjithnje si femije. Vetem nese keni nje te porsalindur qe t’iu zgjoje vazhdimisht.

Kremi me i mire ndaj irritimit te panolinove

Shiloh, e shkreta vuan nga skuqje te tmerrshme. I kishte ndodhur e njejta gje dhe Zahares, kur e morem ne Etiopi. I provuam te gjitha, kremra, produkte natyrale. Por nuk e kemi gjetur pomaden magjike. Jo akoma.

Gromesima

Ti nxjerresh nje gromesime vajzes sime atehere kur ajo ka nevoje, eshte padyshim sadisfaksioni me i madh qe une kam patur deri me sot. Eshte me te vertete nje nga momentet magjike te jetes.

Valentino Rossi

Eshte njeriu me i zote ne bote mbi dy rrota. Nje magjistar i vertete: duke e pare, mbetesh i hipnotizuar. Peshon jo me shume se 60 kg dhe eshte me i shpejti mbi dy rrota. Shpejtesi, por edhe ekuiliber: Po flasim per meshkuj qe e ngrene motorrin nga toka pa rene. Rosi ka fituar titullin kampion ne kater vitet e fundit. Asgje nuk mund ta shqetesoje. Ka nje lloj ndjenje te lindur te ekuilibrit qe shkon pertej nesh, njerezve te zakonshem. Eshte si Lance Amstrong me motorr. Poezi per t’u admiruar.

Motocikleta

E pranoj qe kam me shume se nje motorr. Njeri eshte nje chopper me te vertete i ulet me nje motorr pneumatik ne pjesen e perparme, kur i jap me duket vetja sikur jam ne raketen e Doktor Strangelove. Kam edhe motorre sportive dhe krosi. Dhe frekuentoj oficinat e prodhuesve artizanale, te afte per te prodhuar motorre qe ngjajne me vepra arti, si skulptura. Cfare doni t’iu them me. Eshte semundja ime.

Jack White & The Raconteurs

Jack White, 31 vjec ( i treti nga e majta), kitarrist i White Stripes, ne vitin 2005 ka krijuar grupin Raconteurs, albumi qe iu solli suksesin ishte “Broken Boy Soldiers”. Jack White eshte nje vullkan i muzikes: dicka me te vertete speciale.

Muzeu hebraik i Berlinit

Kjo kryeveper e Daniel Libeskind eshte nje nga ndertesa me te medha te te gjitha koherave, shembulli me i mire (ne te cilin une kam njohje) se si nje ambjent mund te krijoje nje efekt te thelle tek nje njeri. Eshte e veshtire ti gjesh fjalet per ta pershkruar. Gjithcka varet dhe ndjehesh sikur je fare pa ekuiliber. Eshte nje salle, e larte 14 metra, ne forme trapezi. Eshte e gjitha prej betoni, e erret pervec drites se nje llambe qe e penetron. Eshte nje ndjesi mbytjeje, shqetesimi. Jashte pastaj eshte nje kopesht shume i bukur, qe ta trondit prespektiven dhe te ben te ndjehesh sikur po kthehesh permbys. Kam qene tre kater here. Dhe cdo here ndjehem gjithnje e me kokeulur. Te trondit ashtu sikurse di te beje vetem arti.

Tre gjera qe kam mesuar nga te qenit prind

Perpiqem te mos i ndrydh instiktet e femijeve. Nese nuk kane probleme, dua qe te kalojne eksperiencat e tyre, edhe pse kjo ndonjehere i ben pak me shume capkene. Pastaj kane nevoje per kohe. Duhet t’i lajmerosh pershembull se kur duhet te pushojne se luajturi. Ndonjehere eshte thelbesore t’iu thuash: “Ke dhe tre minuta”. Ne fund ne mbremje, para se te bien te flene, mendoj se eshte e rendesishme te gjesh pak kohe per te biseduar me ta. Me pelqen shume minuti i fundit, para se ata te bien te flene.

Prindi qe do doja te isha

Joseph “Run” Simmons, 42 vjec, rreperi i Run DMC dhe protagonist i reality show-t te MTV Run’s House, me 26 shtator ka humbur vajzen e gjashte e sapo lindur . “Dhimbja te purifikon”, ka thene “Run”, i cili eshte dhe prift i kishes njujorkeze “Zoe Ministries”.

Run Simmons ne reality e Mtv Run’s House. Pese femije eshte gjithnje fjala e duhur: kushedi, ndoshta ndonje dite do ta arrij dhe une.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
MISTERIOZJA
Luleshtrydhja Forumit
Luleshtrydhja Forumit


Female Numri i postimeve : 4095
Age : 27
Location : secret
Humor : not bad
Registration date : 02/10/2008

MesazhTitulli: Re: Bota sipas Brad   7th November 2008, 5:43 am

KY E KA NDA MENDJEN, DO BEJE SKUADER FUTBOLLI qesh me te madhe

_________________

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Bota sipas Brad
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Kasata Forum :: Art dhe kultur :: Vip-
Kërce tek: