ForumPortaliCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Dashurite e Aniles

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
UNKNOWN
H2O
H2O


Male Numri i postimeve : 750
Location : Tokesor
Registration date : 30/09/2008

MesazhTitulli: Dashurite e Aniles   6th November 2008, 6:59 am

Dhjete vjet pas rolit te fundit, Anila Bisha rikthehet si protagoniste ne telefilmin e regjisorit Ylli Pepo, "Dhimbja e dashurise". Arsyet e mungesave ne skenen e Teatrit Kombetar dhe jeta familjare. Plani per nje tjeter bashkepunim me bashkeshortin Besnik Bisha, puna me te cilin dikur i dha kupen e festivalit te filmit


Anila Bisha i ka perfunduar xhirimet qe per shume jave e mbajten te lidhur me ekipin e operatoreve te Televizionit Publik. Edhe faza e montazhit te telefilmit qe regjisori Ylli Pepo e paralajmeron prej kohesh, eshte drejt fundit dhe kjo do te thote qe me gjithe mungesat e dhjete viteve te fundit, aktorja e Teatrit Kombetar do t'i rikthehet ekranit. Mbase jo me ato permasat qe mori ne kohen e saj me te mire, - ato te vitit 1997 kur u shpall edhe Aktorja me e Mire me filmin "Bolero", - por gjithesesi mbetet nje rikthim. Behet fjale per nje serial qe do te filloje te transmetohet kete fund tetori ne TVSH e qe premton te jete po aq i suksesshem sa telenovela e pare e Pepos, "Njerez dhe fate".

Kesaj here Anila do te veshe petkun e protagonistes me rolin e Veres, qe ka provuar mbi kurriz shume vite internim e pas kthimit ne Tirane vihet ne kerkim te djalit, te cilin kujton se e ka humbur, por qe ne fakt jeton. Mbi historine e kesaj nene te re eshte ngritur fabula e filmit, qe synon te sjelle te tashmen dhe te shkuaren. "Nje rol ne dy kohe" e ka perkufizuar Pepo, i cili ne kasten e aktoreve ka perfshire edhe emra te tjere te njohur si Kastriot Caushi, Petrit Malaj etj.

Sakaq Anila Bisha, ne pritje te asaj qe do te ndodhe me pas, ka rifilluar rutinen e perditshme, me nje jete jo edhe aq aktive ne Teatrin Kombetar, si bashkeshorte e nje regjisori, te cilit i ka marre mbiemrin dhe nene e dy femijeve, nje vajze 16 dhe nje djali 11 vjec. Flet per teatrin ku punon prej vitesh dhe kinematografine. Por edhe per nje projekt te afert, qe me siguri do te jete shume me i fuqishem se telefilmi qe sapo ka perfunduar e qe shpeson ta sjelle ne ekranin e kinemase. Ne nje tjeter bashkepunim me bashkeshortin Besnik Bisha, puna e fundit me te cilin i dha edhe kupen e festivalit te filmit te dhjete viteve me pare.

-Paralajmerohet prej ditesh ne ekranin e TVSH-se, telefilmi "Dhimbja e dashurise" e regjisorit Ylli Pepo. Keni nje rol protagonist ketu. Si fillim: c'eshte ky film dhe si e moret rolin kryesor?

-Ftesa me erdhi drejteperdrejte nga regjisori Pepo ne nje dite fare e zakonshme, rutine ne familje. Ishim ulur te gjithe per dreke kur ra telefoni. Ishte Ylli Pepo qe me propozoi rolin ne nje serial. Te them te verteten sapo lexova skenarin, roli i Veres (protagonistja e serialit) me terhoqi. Mund te kisha rezerva ndoshta per skenarin ne pergjithesi, dialogjet apo disa elemente jetesore, por sa per personazhin qe m'u ofrua mua, ishte me te vertete nje rol shume i mire, te cilin do ta kishte zili cdo aktore.

-Cfare eshte ky personazh, historia e tij?

-Eshte nje personazh qe jeton dy jete, njera eshte koha e internimit te Veres dhe kur sapo kthehet nga internimi. Nje grua e derrmuar, e shkaterruar, pa asnje lloj shprese, e pafuqishme, pa perkrahje, pa asnje lloj motivi per te jetuar. Jeta e dyte eshte ajo e ringritjes, ringjalljes, e cila vjen fale kembenguljes se mikeshes se saj te ngushte, e cila eshte e vetmja qe e ka pritur. Eshte ndoshta i vetmi person qe i qendron prane. Pjese e historise se Veres eshte ekzistenca e nje femije, te cilin e ka lindur para internimit dhe qe ajo e dinte te vdekur, por nuk i di as varrin. Prandaj Vera vihet ne kerkim te eshtrave te femijes dhe kjo gje e ndihmon te gjeje motivin per te jetuar. Ringjallet. Ne kete mision ajo detyrohet t'i kerkojne ndihme edhe ish-te dashurit te saj, babit te femijes, i cili nderkohe ka ngritur nje familje te tijen, eshte martuar dhe ka femije. Pavaresisht kesaj, edhe ne film eshte e lexueshme qe Vera akoma ndjen per te, ai mbetet dashuria e madhe e jetes se saj. Nuk do doja t'i zbuloja te gjitha, por po ju them qe linja me e rendesishme e filmit eshte ajo e Veres dhe femijes se saj, Varri qe ajo gjen eshte bosh dhe kjo do te thote se femija jeton akoma.

-Nje film paraardhes i Ylli Pepos, "Njerez dha fate" pati shume impakt ne publik. Mbase sepse ishte hera e pare e nje realizimi te tille, qe asokohe u quajt telenovela e pare shqiptare. Shpresoni te ndodhe keshtu edhe kesaj here? Nese po, pse e besoni kete?

-Si fillim do te doja te sqaroja se kjo nuk eshte telenovele, eshte nje film artistik mirefilli me seri. "Njerez dhe fate" pati sukses sepse besoj se ishte vete tema qe i ndolli njerezit. Te njejten gje mund te them edhe per "Dhimbje dashurie". Mendoj se eshte me i mire se "Njerez dhe fate". Me sa e kam pare, menyra sesi eshte xhiruar, tema, e cila eshte me filmike, e dites, besoj se do t'i garantojne sukses.

-Qe nga filmi i fundit "Bolero" i vitit 1997, jeni shfaqur pak ose aspak. Ndoshta ndonje rol ne teater, por asgje per t'u shenuar si rol i madh. Kjo pavaresisht se jeni aktore e Teatrit Kombetar prej vitesh. Ku keni qene gjithe keto kohe?

-Une kam luajtur ne teater, por jo shume shpesh dhe kjo jo per fajin tim. Keshtu u krijuan klanet ne aty. Njeri thoshte "une luaj vetem me keta artiste", tjetri me te tjere. Problemi eshte se keto klane ishin kaq te fuqishem sa regjisoret kishin interes qe nje pjese e atyre njerezve qe ishin aty te luanin me ta. Dhe kjo per mua ka qene nje pjese shkaterrimtare per Teatrin Kombetar, u krijuan armiqesira me koleget, gjithcka u prish.

-Ju jeni akoma aktore e TK-se?

-Po vazhdoj. Kam luajtur vitin e kaluar tek "Kembanat e muzgut", drame e Teodor Lacos. Megjithate ka pasur momente kur edhe iu jam shmangur roleve per arsye familjare. Kisha dy femije qe kishin shume nevoje per mua. Ata qe te dy studiojne instrument dhe donin patjeter qe njeri nga dy prinderit t'u rrinte mbi koke, sepse eshte nje shkolle e veshtire, ka nje ngarkese te madhe. Keshtu duhej te sakrifikoja ose une ose Besniku. Mendova se ishte me e udhes qe kete sakrifice ta beja une, per arsyen e thjeshte se eshte burri ai qe e mban shtepine.

-Folet per klane ne teater. Ju nuk u bete pjese e tyre sepse nuk donit, apo sepse nuk ju pranuan?

-Sepse nuk me pelqen te rri kafeve. Une shkoj ne pune kur kam pune dhe nuk me pelqen te merrem as me llafe e as me gje tjeter. Ishte shume e thjeshte te beheshe pjese e ketyre klaneve, mjafton te shkoje te drejtori qe ishte, qe mendoj se e shkaterroi teatrin, te merreshe pak me llafe dhe mund te futeshe. Eshte pjese e karakterit tim qe as mos t'i lutem njeriu per role e as te mos e harxhoj kohen kafeneve e me fjale te kota.

-Por nderkohe edhe tek filmi ka mbizoteruar heshtja per ju. Cka ndodhur me kinematografine, qe ne fillimet tuaja ka qene nje pjese e rendesishme e karrieres? Keni interpretuar qe kur ishit nxenese ne gjimnazin "Partizani".

-Me filmin mund te kete qene edhe koincidence. Nuk ka pasur role ku te ingranohesha. Nuk eshte se nuk me kane propozuar te tille, por ose ka ndodhur qe gjate perpunimit te skenarit ato role jane tkurrur dhe bere shume te vegjel, si rrjedhoje regjisoret nuk mi kane ofruar dot me, ose duke qene se jane bashkepunime, producentet kane preferuar te kene aktore te tjera per rolet e tyre. Me pak fjale nuk ka dale tamam roli qe mund te me pershtatej.

-Filmi i fundit, qe ka shenuar dhe kulmin tuaj, ka qene "Bolero", me regji te bashkeshortit, Besnik Bisha. Me te fituat edhe kupen e festivalit te dhjete te filmit si Aktorja me e Mire. Si eshte bashkepunimi me nje njeri te familjes?

-Une kam bashkepunuar me Besnikun qe kur kam qene studente ne nje film me metrazh te shkurter, "Sinjal dashurie". Ishim te lidhur qe atehere. Por, pas kesaj nuk ndodhi me qe Besniku te ishte asistent regjisor ne filmat qe kam realizuar nder vite, deri kur erdhi "Bolero". Ne kohen qe regjisorin e ke te dashur, ben ca kapricio sepse nuk ke pergjegjesine e duhur. Por me filmin "Bolero" gjerat ishin shume te lidhura prandaj e degjoja shume Besnikun. Ne pergjithesi une kam qene aktore qe bej gjithcka thote regjisori. Nuk kam marre kurre persiper t'i imponohem, sepse ne fund te fundit ai e di vete qellimin final, ku do te shkoje me ate film. Ndersa me Besnikun ka qene nje bashkepunim shume i mire. Eshte fat te punosh me njeriun tend. Ne fund te fundit te do te miren me shume se kushdo.

-Eshte nje prioritet qe te ndihmon te dominosh ndaj te tjereve apo pengese?

-Per nje aktore besoj se eshte shume mire. Une edhe kur kam nje rol ne teater i kerkoj nje mendje Besnikut. Besoj se eshte prioritet.

-Dhe nuk mund te ndodhe qe te identifikohesh me mbiemrin e tij, t'ia atribuojne meritat pikerisht ketij mbiemri?

-Nuk me intereson askush. Nuk e kam vrare ndonjehere mendjen per te tilla gjera. Kam qene pa komplekse, kam pare profesionin tim. Nje femer nuk e bejne keto gjera.

-Nderkohe keni dy femije ne vazhdojne Liceun Artistik. Ka qene deshira juaj qe edhe ata te ndjekin rrugen e artit?

-Deshiren me te madhe e ka pasur Besniku. Une madje deshiroja qe ata te mos ingranoheshin fare ne rrugen e artit. Sepse eshte nje rruge shume e veshtire, e lodhshme, stresuese, ka konkurence. Te detyron te behesh egoist, ambicioz me shume se c'duhet. Doja te kishim nje jete me te qete. Por meqe Besniku kembenguli ata tashme jane aty. Dhe tani edhe une jam e kenaqur nga kjo gje, sepse edhe vajza edhe djali jane dy femije te talentuar dhe me rezultate te larta.

- A keni nje plan te afert per t'iu rikthyer skenes ose ekranit? Nje perpjekje mbase per te fituar kohen e humbur?

-Do te jete shume i shpejte dhe nje bashkepunim tjeter me Besnikun. Ai ka marre nje fond per projektin e nje filmi dhe besoj se aty do te interpretoj edhe une. Eshte nje film artistik me metrazh te gjate, jashtezakonisht i bukur. Aktualisht eshte eshte ne fazen e bashkepunimeve, por besoj shume shpejt do te filloje puna me te.

Ne kohen e rinise

E ka nisur kur ishte vetem 16 vjece, nxenese ne gjimnazin "Partizani", ne ato kohe kur regjisoret e ish-Kinostudios "Shqiperia sot" i gjenin neper shkolla aktoret e rinj. Dhe qe nga filmi i saj i pare "Guret e shtepise time" (1984) numeron nje rol ne vit. Personazhin e pare e fitoi sepse shumekush betohej per ngjashmerite e saj fizike me Roza Anagnostin, prandaj edhe ne 84-en fati e solli te interpretonte vajzen e Rozes ne film. Paskesaj Anila Bisha do te gjendej cdo here mes nje kaste aktoresh te medhenj tek "Kur hapen dyert e jetes" (1985), "Eja" (1986), "Familja ime" (1987), "Sinjal dashurie" (1988), "Pesha e kohes" (1989). Per shume vite te tjera pasardhese do te zgjidhte familjen dhe femijet, impenjimi pas te cileve nuk do ta pengonte qe ne vitin 1997 te shenonte kulmin e vet, ne nje film me regji te bashkeshortit te saj, "Bolero". Vetem se pas cmimit "Aktorja me e mire", Bisha do te zhdukej nje tjeter here te dyte. Me pak role ne teater, kete tetor do te shfaqet ne ekranin e TVSH, ne pritje te nje tjeter bashkepunimi me Besikun.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Dashurite e Aniles
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Kasata Forum :: Art dhe kultur :: Kinematografia-
Kërce tek: