ForumPortaliCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Pasqyrë moj pasqyrë...

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
dreqja
Mamune vogel
Mamune vogel


Female Numri i postimeve : 3717
Registration date : 30/09/2008

MesazhTitulli: Pasqyrë moj pasqyrë...   2nd October 2008, 6:50 pm

JORIDA RUSTEMI (Magjistër në Psikologji Klinike dhe Këshillim)

A nuk është e vërtetë se dhe atëherë kur je ndier më e bukur se kurrë, po të kishe mundësi, do të kishe ndërruar së paku diçka nga pamja jote? S’do të ishte keq, apo jo, sikur të ishe pakëz më e gjatë e me trup më të hajthëm, gjoks më të ngritur, vithe më të kërcyera, lëkurë më të pastër, buzë më të fryra, dhëmbë më të shndritshëm, hundë më të vogël, gishtërinj më të hollë, flokë më të bindur... uf! Pa merak, nuk je vetëm. Rrethuar nga imazhe trupash të gatuar në perfeksion, të kudohasur ashtu me shumicë në revista, programe televizive, sfilata a skena, është e lehtë të zaptohesh nga pasiguritë e shtysat për t’u përmirësuar.

Ah, misteri i mistikës femërore! Sado mirë, ka edhe më mirë! Fare lehtë mund ta gjesh veten të përfshirë gjithë kërshëri në vorbullën e klasifikimeve të femrës - me mish e kocka si ti – më të bukur të të gjitha kohërave apo më seksi të vitit, duke thënë me vete “e mirë është dreqi” e duke ëndërruar “eh sikur, sikur të isha edhe unë ashtu”, me besimin se do të kishe më tepër fat, sukses e dashuri e se do të ishe më e lumtur. Po, po, pikërisht si atëherë kur ke menduar se një model i ri flokësh, një dietë a krem do të ta ndryshonte rrjedhën e gjërave.

Në rregull, jemi fajtore që besojmë te miti i transformimit, por fajin e ka kultura bashkëkohore, që e karakterizon rolin gjinor të femrës me pritmëni e kërkesa kontradiktore. Nga njëra anë, pritet të jemi fizikisht tërheqëse, pasive, të përkujdesura, të dhimbsura deri në vetëmohim e, nga ana tjetër, na duhet të jemi inteligjente, të suksesshme, të pavarura dhe me besim e kërkesë të lartë ndaj vetes. Në këtë kontekst, ne ndahemi pikërisht nga mënyra që kemi zgjedhur për t’iu përgjigjur këtyre pritmënive.

Një pjesë pranon realitetin e kufijtë e vetes e ecën përpara, duke i vënë deri në bindje më pak peshë pamjes e duke zbatuar ligjet e kompensimit. Shumë mirë, për sa kohë që kjo zgjedhje nuk çon në paragjykime, ndjenja negative a armiqësie për ato që janë ndryshe nga vetja.

Një pjesë tjetër përpiqet të të bëjë ç’të mundë për t’u përmirësuar, në disa raste me sukses e pa pasoja e në të tjera me kosto në cilësinë e jetës, pasi sasia e kohës, energjisë dhe parave të shpenzuara i pakësojnë hapësirat për t’u zhvilluar në aspekte të tjera të identitetit. Këto të dytat duket se udhëhiqen nga parimi: la’ e më la’ (lexo: lart), rrugë të mesme s’ka. E nëse janë të lumtura me veten, ca më shumë jam unë për to.

Të tjerat, që i brendësojnë pritmënitë dhe besojnë se mund t’i përmbushin kërkesat kontradiktore të shoqërisë, bëjnë pjesë në grupin që besojnë të miti i superfemrës. Janë pikërisht këto që zhvillojnë e përjetojnë një imazh të varfër trupor, shoqëruar me ndjenja turpi e papërshtatshmërie, që çojnë ku më shumë e ku më pak në shqetësime emocionale, vetëvlerësim të ulët, dieta, ankth, depresion, frenim seksual dhe çrregullime të ngrëni. Në pamundësi për të ndarë nevojat dhe dëshirat personale nga ato që shfaq media, të afërmit apo të tjerët përreth, ato e gjejnë veten duke jetuar për ditën kur do të ngjajnë më mirë, në vend që të jetojnë të tashmen.

Nga sa më sipër, mësimi është i thjeshtë: Duaje veten nëse do të të duan. Nëse do të jesh e lumtur me veten e të ndihesh mirë, duhet të krijosh dhe mbash qëndrime të shëndetshme mbi imazhin tënd trupor. Është provuar tanimë se ato ndër ne, që janë të ndërgjegjshme mbi mesazhet socio-kulturore rreth bukurisë, janë më të mbrojtura nga pasojat e mundshme negative të tyre. Ato janë më të afta për t’i rezistuar tundimit për konformizëm, më pozitive në vlerësimin e të tjerëve e më fleksibël në përcaktimin e bukurisë. Ato gjithashtu zotërojë aftësi më të mira përshtatjeje e përballimi të konflikteve në një sërë fushash të jetës, përfshirë ato të roleve gjinore, pasi kanë fuqi të brendshme, që vjen si rrjedhojë e një vetëvlerësimi më të lartë dhe përballimi më të mirë të stresit.

Jam e bindjes se ajo çka e përcakton vetëvlerësimin është përshtypja e përgjithshme mbi veten, pra mendimi për veten në tërësi e jo si shumë pjesësh. Të ndjerët e plotësuar dhe e shëndetshme është rrjedhojë e ndjenjave pozitive rreth asaj çfarë përfaqëson dhe e një këndvështrimi të peshuar rreth botës.

Sigurisht që shpesh ne përballemi me sfidën për t’u ngritur mbi veten, për të mos qenë gjykues mbi trupin, vendimet e veprimet tona e në po të njëjtën kohë, për të mos qenë shumë gjykues ndaj miqve apo të panjohurve. Në fund të fundit, gjykimet tona mbi të tjerët janë pasqyrim i gjykimit që kemi mbi veten. E megjithëse ato janë dritare për shpirtin, ndoshta është më mirë të mos ndalemi me aq, por të shkojmë përtej asaj që shikojmë. Ndaj nëse imazhi yt mbi paraqitjen vuan nga analiza e tepërt dhe vetëvlerësimi i ulët, mos harro se pamja është vetëm një pjesë e vogël e ekuacionit. Peshimi i drejtë i aspekteve të vetes në gjithë dimensionet jetësore – familje, punë, kohë e lirë, miqësi e dashuri – mund të jetë një mënyrë më e frytshme për të mos harruar thelbin: plotësimin e vërtetë, jo vetëm të nevojave të trupit, por edhe të shpirtit.

Bukuria është kombinimi i shumë cilësive që i falin kënaqësi shqisave e mendjes. Personaliteti, humori, mirësia janë në një masë të madhe ato që të bëjnë të bukur në sytë e të tjerëve. Sekreti i të qenit e bukur është të ndjerit e bukur, andaj ndihu mirë më veten e lëre mirësinë tënde të rrezatojë.

Pa e zgjatur më shumë, të uroj pranim të gëzuar të bukurisë së brendshme (e të jashtme) dhe kënaqësi në këtë proces zbulimi të vetes. Dhe një gjë të fundit: në përrallë nuk fitoi beteja me pasqyrën.


(marr nga revista jeta) :urra:
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://kasata.forum777.com
MISTERIOZJA
Luleshtrydhja Forumit
Luleshtrydhja Forumit


Female Numri i postimeve : 4095
Age : 27
Location : secret
Humor : not bad
Registration date : 02/10/2008

MesazhTitulli: Re: Pasqyrë moj pasqyrë...   11th October 2008, 9:22 am

syckat

_________________

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Pasqyrë moj pasqyrë...
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Kasata Forum :: Shkenca :: Psikologji-
Kërce tek: