ForumPortaliCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Të lindësh e bukur është fat, Të bëhesh është Alketa

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Stica
LLastica
LLastica


Female Numri i postimeve : 1179
Registration date : 01/10/2008

MesazhTitulli: Të lindësh e bukur është fat, Të bëhesh është Alketa   28th October 2008, 8:52 pm

Dikur njihej si zëri i shkathët i “Top Albania”-s. Tani si një nga femrat më të hijshme të ekranit. Të gjitha të vërtetat mbi çuditë e make up-it dhe gardërobës të sofistikuar… Pa harruar edhe ndonjë ndërhyrje plastike aty e këtu





Ka pak njerëz në botë, fotot e të cilëve në periudha të ndryshme të jetës duket sikur janë të njerëzve të ndryshëm. Michael Jackson është shembulli më i njohur në botë: fëmijë zezak, që shndërrohet në grua të bardhë. Kurse Alketa Vejsiu është shembulli më tipik shqiptar: prezantuesja e radios që njohu suksesin më të madh në moshën më të vogël, se kishte talentin të thoshte njëmijë fjalë në minutë pa gabime, u shndërrua në një ikonë televizive gjithë sharm, që shkon përtej talentit thjesht të të folurit. Ca ndërhyrje të vogla kirurgjikale, gjetja e modelit të duhur të flokëve, përmbysja fund e krye e gardërobës... Dhe ja, Alketa është.



Dikur e fshehur pas zërit

Për Alketën fama erdhi në një moshë fare të re. Ende pa mbushur 15 vjeç, ajo ishte zëri më i famshëm radiofonik në Shqipëri. Por kush fshihej pas zërit të bukur dhe misterioz? Dalja në ekran shoi kureshtjen e mijëra fansave, që donin të shihnin folësen e njohur të Top Albania Radio-s. Por imazhi i 15-vjeçares, një nga shoqërueset e Bojken Lakos në këngën “Asgjë e largët”, nuk pati të njëjtin sukses si zëri i saj. Një adoleshente e zakonshme, me syze miopi, flokët gështenjë, në formë presjeje. Përsa i takon stilit të të veshurit ishte ende herët për të bërë një klasifikim.



Imazh adoleshentësh

Nëse doni të dini çfarë vishnin adoleshentët e fillimviteve 2000, mjafton t’i hidhni një sy fotove të Alketa Vejsiut. Bluza të shkurtra, mundësisht që tregojnë kërthizën, padiskutim edhe kurrizin; minifunde shumëngjyrëshe, pantallona të gjera ushtarake, pantallona në formë cowboy, xhinse të grisura zbukuruar me zinxhirë e një sërë aksesorësh të tjerë që varen deri në tokë.

Jemi në periudhën ku piercing-u në hundë dhe kërthizë për një pjesë të adoleshentëve konsiderohen si çmenduri. Edhe Alketa nuk guxoi deri në këtë pikë. Por flokët ama i sajoi gjithfarësoj modelesh të çmendura: herë duke krijuar dhjetëra gërsheta të vogla pas koke, zbukuruar me kapëse të vogla shumëngjyrëshe, ose vetëm dy gërsheta të trasha.

Më shpesh i mbajti lëshuar, krehur pa ndonjë model të veçantë, duke fshehur disa defekte në fytyrë. Madje edhe syzet Alketa i përdori për të maskuar në njëfarë mënyrë hundën me kurriz, sepse menjëherë pas operacionit në hundë ajo hoqi dorë nga përdorimi i tyre.

Me ngjyrën e flokëve nuk rrezikoi të eksperimentonte ashtu siç bënin gjithë adoleshentët e tjerë. Qëndroi më tepër te flokët biondë ose në nuanca të ngjashme, si për shembull: gështenjë e hapur, ngjyrë gruri, lajthi etj.



Kur kirurgu bën çudira

Takimi fatlum me regjisoren Grabocka i siguroi idhullit të adoleshentëve prezantimin e disa spektakleve rinore. Nga një figurë e mistershme radiofonike, Alketa u shndërrua sa hap e mbyll sytë në ikonë e ekranit. Por ekrani nuk fal defekte, të cilat në radio nuk do të ishin vënë re. Megjithëse me një siluetë të rregullt dhe elegante, figura ideale për të dalë bukur në ekran, Alketa nuk kishte një fytyrë fotozhenike, sidomos për shkak të hundës dhe veshëve. Prandaj kryen dy ndërhyrje kirurgjikale (hundë dhe veshë) të domosdoshme për një fytyrë fotozhenike.



Pas operacionit në hundë, show girl-i e diplomuar për biznes, nëpërmjet një shërbimi fotografik, lançon imazhin e saj. Në foto ajo nuk ngurron të pozojë në profil. Shërbimi fotografik zbuloi një Alketë tjetër, me fytyrë dhe trup modeleje. Flokë në ngjyrë platin deri poshtë supeve, buzë të plota, make-up i fortë që thekson sytë: foto që duken si të prera nga një revistë mode me një modele me tipare të rregullta në fytyrë.

Ky ishte rasti i parë ku Alketa i prezantoi publikut imazhin e ri, mbi të gjitha hundën e re.

Efekti qe i menjëhershëm. Fytyra e saj tashmë ishte e denjë për t’u bërë imazh publicitar, prandaj edhe oferta të tilla nuk vonojnë. Ajo u bë imazhi zyrtar i dy kompanive prestigjioze në Shqipëri, si dhe pushtoi kopertinat e disa revistave të rëndësishme.



Në kapërcim të moshës

Ndërkohë, vërshuan oferta të tjera për të drejtuar spektakle televizive të rëndësishme, si “Gjeniu i Vogël” apo “100 Këngët e Shekullit”, ku mosha mesatare e publikut i kalon të njëzetat. Edhe Alketa e kapërceu moshën e saj të vërtetë. Kjo gjë ra menjëherë në sy, sidomos në prezantimin e saj gjatë spektaklit “100 Këngët e Shekullit”. Fustane elegantë mbrëmjeje të gjatë deri në fund të këmbëve apo deri në gju, treguan se Lolita e dikurshme u shndërrua brenda një kohe të shkurtër në një zonjushë të vërtetë skene.

Pas një periudhe tërheqje nga ekrani, ku zonjusha Vejsiu bëhet zonjë dhe mama, ajo iu rikthye sërish skenës me një tjetër bashkëpunim me Vera Grabockën, si dhe me një pamje krejtësisht të re, më sensuale dhe më femërore se kurrë më parë. Në spektaklin “Më shumë dashuri”, u duk qartë se Alketa kishte bërë të vetin një stil alla grande damma. Look-u, gardëroba, krehja e flokëve të zonjës Vejsiu, evokuan femrën klasike të viteve ‘40. Ondet e mëdha të verdha sollën në mendjen e publikut aktoren Lana Turner, ndërsa kostumet me funde deri në gju e xhaketa mbi këmishët e lidhura fjongo, kujtuan stilin e Greta Garbos. Tangoja që vallëzoi me kolegun e saj, Emiliano, solli në shqip “Aromë gruaje”: atë të një gruaje vërtet të bukur, pavarësisht se jo me një bukuri 100 % të vërtetë.

_________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
ana
Vizitor



MesazhTitulli: pergjigje   7th May 2010, 6:50 pm

do te doja me shume pergjigje mbi micheal jackonin sepse nuk e kuptoje se pse ai ishte nje femije zezak dhe u be nje grua e bardhe albania se di
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Të lindësh e bukur është fat, Të bëhesh është Alketa
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Kasata Forum :: Art dhe kultur :: Vip-
Kërce tek: