ForumPortaliCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Orinda Huta irlandeze?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Stica
LLastica
LLastica


Female Numri i postimeve : 1179
Registration date : 01/10/2008

MesazhTitulli: Orinda Huta irlandeze?   13th October 2008, 4:31 am




Duket si nje histori e trilluar kryekeput.
Por qe Orinda Huta nuk e mohon.Pas nje hezitimi te gjate
ajo ka pranuar me ne fund te rrefeje dicka nga e gjithe kjo thashethemenaje qe po qarkullon keto dite ne kafenete e Tiranes.Qe me sa na tregon vete ajo qenka me shume se nje thashethem.Kengetarja nuk ka dashur te jape deklatara te prera te origjines se saj te panjohur.Ka vendosur tju pergjigjet disa pyetjeve , me qellim per tu vene fre fanatazive te shfrenuara te njerzeve,
qe po ja deformojne shume historine te cilen as ajo vete nuk e ka zbuluar te plote.


Gazetarja: Ka kohe qe ne kafenete e Tiranes e ne mes miqve te tu po qarkullon nje thashethem disi i cuditshem , sipas te cilit ju nuk qenekeni shqiptare por irlandeze, dhe se sa po keni gjetur prinderit tuaj ne Irlande.
Pak e veshtire per tu besuar.Eshte e vertete apo nje thashethem qe nuk i duhet vene shume veshi , apo ka dicka te vertete ne kete histori ??

Orinda Huta:Te them te drejten nuk kam pike deshire te flas per kete gje , sidomos ne kete moment.Por duke pare se ky thashethem po merr dhene,
ndjej se duhet ti bej nje lloj prite fantazive te shfrenuara te njerzve qe ndersa e qarkullojne mes njeri-tjetrit kete histori , i shtojne asaj detaje sipas qefit.Kjo gje po me shqeteson shume,ne nje kohe kur une nuk e kam te qarte te plote variantin e kesaj historie.

Gazetarja: Kjo do te thote se paska dicka te vertete ne kete thashethemnaje ?

Orinda Huta:Ne kete moment nuk mund te them se gjithe ajo cka ke degjuar keto dite , nuk eshte thashethem.Ama nuk jam akoma gati te jap nje deklarate te prere per kete gje.Une kam zbuluar se njerzit qe me kane rritur me kane adoptuar e se origjina ime eshte irlandeze.Eshte akoma shpejt per te dale ne kete perfundim.Une nuk dua te nxitohem per te dale ne perfundime qe ma permbysin krejt te shkuaren time.Jam shume e tronditur nga e gjitha kjo qe po ndodh, ndaj do tu lutesha njerzve, te njohurve te mi , qe te mos deformojne me shume kete histori qe po me lendon jo pak .

Gazetarja: Kjo eshte nje histori shume intime,si ju doli jashte kontrollit, si perfundoj neper tryeza kafenesh pra si thashethem i dites ?

Orinda HuTa:Ndoshta prej Miqeve.Me vjen keq qe e pohoj kete , por prej
duhet te kete dale.Kam pasur nevoje te flas me ta ne ditet qe po kuptoja se dicka po ndodhte me mua.

Gazetarja: Cfare po ndodh ne fakt ?

Orinda Huta:Kete po perpiqem te zbuloj edhe une.Te lutem me ler pak kohe sa ta zbuloj, te siguroj qe do ta rrefej pasi ta zbuloj.Ne keto dy vitet e fundit pasi mbusha 18 vjec , prinderit e mi nisen te me shqetesonin pak e nga pak , ndersa nisen te me tregonin disa histori te cuditeshme.

Gazetarja: Mund te na thuash se kur dyshoje per origjinen tende ?

Orinda Huta:Ndoshta qe ne ato heret e para qe shkoja ne Irlande.Me cudiste qe perhere prinderit e mi me thonin te shkoja gjithmone me pushime atje.Pikerisht atje do ta kuptoja se po ndodhte dicka me jeten time.Do te nisja te dyshoja me shume atje kur nje cift irlandez qe njoha atje, kerkonte te me biresonte.Ne fillim kjo me beri per te qeshur , por kjo gje u perserit disa here.Edhe ketu ne Tirane kur kam shkuar ne kishe cifte amerikanesh me kane kerkuar te me biresonin.Ndaj nje gje e tille me qe shndruar ne loje.Por shpejt do ta kuptoja se kembengulja e ciftit ne Irlande per te me biresuar nuk do ishte me nje loje.Shume gjera te tjera me pas qe do te ndodhnin do me trondisnin me shume.

Gazetarja:Ndoshta se do te bindnin se ata jane prinderit e tu te vertete ?

Orinda Huta:Nuk dua te them asgje tani per tani, une di qe kam dy prinder shqiptare me te cilet kam kaluar 19 vjet jete.Jam rritur ne ate shtepi , pjesa tjeter e kesaj historije me dhemb shume nuk dua ta besoj

Gazetarjaas gjithe kesaj Historie a mund te ndodhe qe Orinda Huta te largohet fare nga Shqiperia ?

Orinda Huta:Une nuk e mendoj dot kurre qe ta braktis familjen time.Do te shkoj shume me shpesh ne Irlande,mund te rri atje me gjate nga ckam ndenjur keto kohe, por s'mund te largohem nga shtepia ime.Gjithe keto vite jam mburrur per te qenit puro tiranse, dhe vazhdoj te them se jam puro tiranse,njeriu beson me shume ate qe duhet te besoje apojo ?

Gazetarja: Nuk te tundon ideja se ne Irlande do beje nje jete shume me te mire se ketu ?

Orinda Huta:Kjo eshte gjeja e fundit qe mund te mendosh kur je ne nje situate te tille.Une jam shume e kenaqur me jeten qe kam bere keto 19 vjet.
E tani do tju lutesha ta mbyllim ketu kete histori fola me shume se c'duhej per kete.Te kalojme ne pytje te tjera qe ta mbyllim ndryshe kete interviste, pa te lene shijen e keqe.

Gazetarja: Sapo ke nxjerre klipin e ri , Cfare do te vije pas tij ?

Orinda Huta:Meqe fitova cmimin diskografik tek "Kenga Magjike" shtepia
diskografike "Super Sonic" do me mundesoje realizimin e nje albumi te ri dhe dy vidioklipe te reja.Mund te them me bindje se persa i perket muzikes jam ne nje faze shume te mire.Ndihem e realizuar ne kete kohe , nderkohe qe kam nisur studimet e larta per Publik Relation ne Universitetin Europian te Tiranes.
Kaq do me mjaftonin per tu ndjere shume mire, por ja qe ndodhin gjera te papritura qe nuk te lene rehat.Megjithate do te kaloje dhe kjo situate , jam e bindur per kete gje.


Marre nga Gazeta Shqiptare


Edituar për herë të fundit nga Stica në 13th October 2008, 4:34 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
dreqja
Mamune vogel
Mamune vogel


Female Numri i postimeve : 3717
Registration date : 30/09/2008

MesazhTitulli: Re: Orinda Huta irlandeze?   13th October 2008, 4:33 am

:?:

_________________
MyHotComments.com
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://kasata.forum777.com
MISTERIOZJA
Luleshtrydhja Forumit
Luleshtrydhja Forumit


Female Numri i postimeve : 4095
Age : 27
Location : secret
Humor : not bad
Registration date : 02/10/2008

MesazhTitulli: Re: Orinda Huta irlandeze?   13th October 2008, 4:44 am

hajdeee, po na ben te dyshojme kjo tani qesh me te madhe

_________________

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Orinda Huta irlandeze?   Today at 8:57 pm

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Orinda Huta irlandeze?
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Kasata Forum :: Art dhe kultur :: Vip-
Kërce tek: