ForumPortaliCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Disa këshilla për lidhjen në largësi

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
dreqja
Mamune vogel
Mamune vogel


Female Numri i postimeve : 3717
Registration date : 30/09/2008

MesazhTitulli: Disa këshilla për lidhjen në largësi   11th October 2008, 7:30 am

Jo gjithmonë gjërat në një lidhje shkojnë ashtu siç i ke planifikuar. Madje, mund të ndodhë që të shkojnë shumë më keq sesa mund të ishte marrë me mend. Si të jetosh një lidhje në largësi? Si të shmangësh, që ajo flaka të mos shuhet për shkak të disa kilometrave largësi?Nuk përbën aspak çudi që gjatë një udhëtimi pune apo në muajin e pushimeve, apo qoftë edhe në një shëtitje të thjeshtë ose njohje të rastësishme, të dashurohesh me dikë. Dhe sigurisht që ndodh shumë shpesh, që ky "dikë" të mos ta ketë shtëpinë te pallati përballë shtëpisë tënde.

Por edhe në ndodhtë që të mos jesh e detyruar të bësh shumë rrugë për të arritur te shtëpia e tij, sepse fati e deshi që të jetoni në një qytet, me mijëra arsye mund të bëhen shkak që ai të transferohet në një vend tjetër, pa përjashtuar këtu edhe mundësinë e një shteti tjetër.

Arsye pune, studimi, çështje familjare e të tjera të këtij lloji, mund të bëhen shkaku që nga partneri yt të të ndajnë qindra kilometra largësi, mbase edhe mijëra. Dhe në raste të tilla, jo gjithmonë mund të ndodhë të gjesh një zgjidhje ideale të tipit "Do të vij me ty"; "Do të jetoj me ty kudo që të shkosh" dhe kjo, në të shumtën e rasteve shkakton probleme ndonjëherë aq të mëdha, sa përfundimi aspak i lumtur do të ishte fundi i lidhjes njëherë e përgjithmonë, pavarësisht se duheni, pavarësisht se midis jush gjërat shkonin shumë mirë.

Largësia nuk është asnjëherë një aleat i mirë për një lidhje. Sepse ajo, siç thonë më të vjetrit, është si era, shuan zjarret e vegjël dhe ndez të mëdhenjtë. Pastaj largësia shkakton dhimbje, vuajtje, keqkuptime dhe xhelozi. Ka në mes edhe pak ndjenjë fajësie, sepse mund të të paraqiten shumë raste dhe jo gjithmonë është kaq e thjeshte t'u thuash "jo".

Me pak fjalë, nuk duam të japim zgjidhje që nuk ekzistojnë. Thjesht u japim disa këshilla atyre që janë duke përjetuar një lidhje në largësi. Disa sugjerime për të administruar më mirë këtë situatë, në pritjen që nuk mbaron thuajse kurrë, që gjërat të ndryshojnë për mirë dhe më në fund të piqen kushtet që ti të kesh mundësi të bashkohesh me të dashurin tënd.

Ja disa gjëra, të cilat nuk do të ishte keq t'i dinit...

1) PËRDORNI TEKNOLOGJINË

Kurrë më shumë se sot teknologjia nuk ka qenë një aleate e fuqishme për argumentin në fjalë, pra për ata që dashurojnë për së largu. Dhe këtu nuk e kemi fjalën vetëm për e-mailin apo për një program të thjeshtë chat-i, por për ato programe komunikimi në distancë, që të lejojnë komunikim më të ngushtë sesa thjesht një telefonatë apo disa shkronja që jepen e merren. Mjafton të blesh një "webcam", që të jep mundësinë jo vetëm të flasësh dhe të shkruash, por edhe të shihesh në sy. Njësoj sikur të ishe me të në një dhome. Pothuajse...

2) KEQKUPTIMET DUHEN SQARUAR
Kurrë mos shko në shtrat pa sqaruar më parë një keqkuptim që mund të ketë lindur gjatë bisedës së bërë në largësi. Dhe duhet thënë që në kushte të tilla, keqkuptimet janë të pranishme më tepër se ç'duhet. Largësia është e tmerrshme. Mund të zihesh edhe për gjëra që në rrethana të tjetra thjesht mund të të bënin të qeshje. Dhe pasojat e një zënke që vjen në kushtet e një distance të largët, janë vërtet të pakëndshme. Gjithmonë mundohuni që të mos e mbyllni komunikimin me të duke përplasur telefonin me inat, apo duke shkëputur lidhjen përmes internetit, pa thënë natën e mirë.

3) GJITHMONË TË QARTË

Ji gjithmonë e qartë dhe e hapur në ato që thua dhe përpiqu që të mos lësh asgjë të paqartë apo ndonjë qoshe ku partneri të ketë mundësi të hamendësojë. Partnerët që mbajnë një lidhje në largësi, janë gjithmonë shumë të ndjeshëm, madje edhe shumë xhelozë. Më mirë zgjat kohën duke treguar edhe detajet më të vogla, sesa të lësh boshllëqe që lënë vend për të dyshuar apo për t'u keqkuptuar. Mos i lër asnjë shteg që të "notojë" nëpër mendimet e tij të stërholluara, që mund ta çojnë kushedi se ku. Të flasësh në distancë dhe të tregosh diçka qoftë edhe shumë të rëndomtë, nuk është e njëjta gjë si të komunikosh ballë për ballë, kur ke mundësi të kontrollosh gjestet, veprimet dhe shprehjet e fytyrës.

4) JETË AKTIVE
Të kesh një lidhje në distancë, nuk do të thotë aspak që ti duhet që gjatë gjithë ditës të rrish e ngjitur pas telefonit dhe të presësh me ankth telefonatën e tij. A thua se në këtë jetë nuk ke gjë tjetër për të bërë. Lëri partnerit kohën që ke planifikuar me të dhe mos lër pas dore angazhimet e tua apo qoftë edhe argëtimet. Fakti që partneri yt është larg, nuk do të thotë që ti duhet të mbyllesh brenda dhe të mos kesh jetën tënde aktive. Duke qenë gjatë gjithë kohës e zënë me diçka, do ta vuash edhe më pak largësinë dhe do ta bësh disi më të lehtë situatën që po përjeton.

5) PLANIFIKO ME KUJDES UDHËTIMET

Përpiqu të hartosh një plan udhëtimi të tillë, që të japë mundësi të takoheni me të disa herë gjatë gjithë vitit. Mundohu që vizitat e tij tek ti apo anasjellas, të jenë sa më të shpeshta. Bëji mirë llogaritë e parave, të cilat të kushtëzojnë. Mund t'ju japin shumë mundësi për t'u takuar në fillim dhe të ju entuziazmojnë aq shumë, sa pjesën tjetër të vitit do t'ju duhet të kënaqeni vetëm me telefonatat. Është mirë që të ardhurat e planifikuara për udhëtime të administrohen në mënyrë të tillë, që të të japin mundësi të takoheni në periudha të ndryshme të vitit. Vini në funksion edhe trurin. Mos e lini veten të udhëhiqeni vetëm nga zemra.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://kasata.forum777.com
MISTERIOZJA
Luleshtrydhja Forumit
Luleshtrydhja Forumit


Female Numri i postimeve : 4095
Age : 27
Location : secret
Humor : not bad
Registration date : 02/10/2008

MesazhTitulli: Re: Disa këshilla për lidhjen në largësi   11th October 2008, 8:42 am

E URREJ DASHURINE NE LARGESI
MOS JA UROFSH AS HASMIT :inat:

_________________

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
dreqja
Mamune vogel
Mamune vogel


Female Numri i postimeve : 3717
Registration date : 30/09/2008

MesazhTitulli: Re: Disa këshilla për lidhjen në largësi   11th October 2008, 6:40 pm

e mi mos be kshu se ska lezet gjynaf

_________________
MyHotComments.com
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://kasata.forum777.com
MISTERIOZJA
Luleshtrydhja Forumit
Luleshtrydhja Forumit


Female Numri i postimeve : 4095
Age : 27
Location : secret
Humor : not bad
Registration date : 02/10/2008

MesazhTitulli: Re: Disa këshilla për lidhjen në largësi   12th October 2008, 12:36 am

aaaaa aaaaa

_________________

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
dreqja
Mamune vogel
Mamune vogel


Female Numri i postimeve : 3717
Registration date : 30/09/2008

MesazhTitulli: Re: Disa këshilla për lidhjen në largësi   12th October 2008, 5:39 am

qesh me te madhe qesh me te madhe ke te drejt mi ,jam dakort me ty ...po sme rrihet icik pa ngacmu opa

_________________
MyHotComments.com
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://kasata.forum777.com
MISTERIOZJA
Luleshtrydhja Forumit
Luleshtrydhja Forumit


Female Numri i postimeve : 4095
Age : 27
Location : secret
Humor : not bad
Registration date : 02/10/2008

MesazhTitulli: Re: Disa këshilla për lidhjen në largësi   13th October 2008, 2:55 am

dajak dajak qesh me te madhe :shpull:

_________________

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
dreqja
Mamune vogel
Mamune vogel


Female Numri i postimeve : 3717
Registration date : 30/09/2008

MesazhTitulli: Re: Disa këshilla për lidhjen në largësi   13th October 2008, 2:57 am

dajak ca ke mi ca ke ? se di
sa per temen kam degjuar qe ka pas lidhje ne largesi .dhe kjo e ka shtu akoma me shum dashurin ndermjet tyre .
po un se besoj .kur nuk e ke pran ate njeri qe te bisedosh ,ta kesh afer , dashuria ateher do te ftohet ... dhe do e zer gripi perqesh

_________________
MyHotComments.com
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://kasata.forum777.com
MISTERIOZJA
Luleshtrydhja Forumit
Luleshtrydhja Forumit


Female Numri i postimeve : 4095
Age : 27
Location : secret
Humor : not bad
Registration date : 02/10/2008

MesazhTitulli: Re: Disa këshilla për lidhjen në largësi   13th October 2008, 2:59 am

kalamaja e nje emndimi me ty siper albania

_________________

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
dreqja
Mamune vogel
Mamune vogel


Female Numri i postimeve : 3717
Registration date : 30/09/2008

MesazhTitulli: Re: Disa këshilla për lidhjen në largësi   13th October 2008, 3:00 am

falimners or taj lepirese kalamaja

_________________
MyHotComments.com
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://kasata.forum777.com
MISTERIOZJA
Luleshtrydhja Forumit
Luleshtrydhja Forumit


Female Numri i postimeve : 4095
Age : 27
Location : secret
Humor : not bad
Registration date : 02/10/2008

MesazhTitulli: Re: Disa këshilla për lidhjen në largësi   13th October 2008, 3:01 am

qesh me te madhe me ner qofsh mar taj
edhe zer mend larg dashurise, se rrezik tensioni lart dajak

_________________

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
xhentil3
I keq
I keq


Male Numri i postimeve : 733
Location : I_KEQ
Humor : bziiiiit bziiiiiit
Registration date : 02/10/2008

MesazhTitulli: Re: Disa këshilla për lidhjen në largësi   10th June 2009, 8:50 pm

vallezim
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
dreqja
Mamune vogel
Mamune vogel


Female Numri i postimeve : 3717
Registration date : 30/09/2008

MesazhTitulli: Re: Disa këshilla për lidhjen në largësi   13th June 2009, 9:29 am

kte e kapi me duket ... tensioni qesh me te madhe a te raft pika xhentilo .. fol mor per temen ca me kercen sa me i deg me i tjeter qesh me te madhe opa

_________________
MyHotComments.com
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://kasata.forum777.com
xhentil3
I keq
I keq


Male Numri i postimeve : 733
Location : I_KEQ
Humor : bziiiiit bziiiiiit
Registration date : 02/10/2008

MesazhTitulli: Re: Disa këshilla për lidhjen në largësi   13th June 2009, 4:45 pm

i ke shkrujt shum shum bukur,po statistikat nuk na tregove?


te bej te fala nga krepja!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
dreqja
Mamune vogel
Mamune vogel


Female Numri i postimeve : 3717
Registration date : 30/09/2008

MesazhTitulli: Re: Disa këshilla për lidhjen në largësi   24th June 2009, 3:57 am

flm shum bei dhe ti te fala shum nga un .
statisstikat ja ku i ke --> opa

_________________
MyHotComments.com
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://kasata.forum777.com
xhentil3
I keq
I keq


Male Numri i postimeve : 733
Location : I_KEQ
Humor : bziiiiit bziiiiiit
Registration date : 02/10/2008

MesazhTitulli: Re: Disa këshilla për lidhjen në largësi   27th June 2009, 1:40 am

qesh me te madhe te marrt drreqi dorashken


te fala pac puc
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
dreqja
Mamune vogel
Mamune vogel


Female Numri i postimeve : 3717
Registration date : 30/09/2008

MesazhTitulli: Re: Disa këshilla për lidhjen në largësi   17th July 2009, 2:00 am

opa kiss

_________________
MyHotComments.com
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://kasata.forum777.com
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Disa këshilla për lidhjen në largësi   Today at 1:35 pm

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Disa këshilla për lidhjen në largësi
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Kasata Forum :: Ndjenja ,dashuria,erotika :: Dashuria-
Kërce tek: