ForumPortaliCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Interviste me Vesa Lumen

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Stica
LLastica
LLastica


Female Numri i postimeve : 1179
Registration date : 01/10/2008

MesazhTitulli: Interviste me Vesa Lumen   10th October 2008, 3:28 pm








Vesa Luma ishte pjese e kengetareve qe diten ta freskonin te nxehtin e veres me kenget e tyre, por ajo eshte nga ato artiste qe pervec kenges, ka prioritet edhe shkollen.

E themi kete duke iu referuar faktit qe menjehere pas publikimit te dy kengeve shoqeruar me klip, njera prej te cilave luhet me Turin e Produkt 28(qe arriti te pelqehet ne ditet e para te trasmetimit ne Stv) ajo nis nje master per mardhenie diplomatike, duke u bere keshtu nje shembull perfekt i figures qe di te menaxhoje mire edhe peshen e skenes, dhe rendesine e studimit. Ne vijim, ajo rrefen per kenget, studimet dhe profesionin e saj…

C’mund te themi per klipin tend me te ri, me titullin: “Ik kur te te le un”?

“Ik kur te te le un” eshte nje kenge verore ritmike, punuar nga Florent Boshnjaku, me tekst te shkruar nga une, nje kenge e cila e ka merituar edhe klipin po aq veror. Kam bashkpunuar me produksionin kosovar KAON, me punen e te cileve kam mbetur shume e kenaqur. Regjine e ka bere siurisht, i dashuri ime, Genci.

Nje titull trasgresiv qe nenkupton shume vetebesim dhe posesivitet. Ne te vertet, je kaq posesive ne dashuri?

Jo dhe aq! (Qesh) Bje shaka. Eshte vetebesimi ne dashuri, por nuk e teproj shume. Jap shume per dashurine, ndaj edhe dua te mar shume. Gjithsesi, tekstet e kengeve te mia, nuk i perkasin jetes time private.

Ne fakt, kjo fraze, mendon se eshte me teper “monopol” i femrave apo i meshkujve?

Kjo fraze mund te jete monopol i te dyja gjinive, atehere kur i leverdis cdonjeres prej tyre. (qesh)

Ku i shikoni piktakimet dhe diferencat mes dy qenieve qe nga natyra i ka bere sa te ndryshem, po aq edhe te ngjashem me njeri-tjetrin?

Se pari, e rendesishme eshte qe jane qenie njerzore, ndaj edhe diferencat ne kete raste jane shume te vogla, te paperfillshme.

Ne c’rast do t’i thoje “ik” personit qe do?

Nuk e di! Ne kete moment, nuk mund dhe as nuk dua ta mendoj nje gje te tille, por them se nese do te me tradhetonte edhedo ta beja…

E karakterizon veten me teper nje vajze te ndjeshmne apo te forte?

Di te jem e forte duke qene e ndjeshme, do te thoja une. (Qesh) Ka momente kur vertet ndihesh keq dhe te duhet mbeshtetja e te gjith atyre qe te duan, per te te rikthyer buzeqeshjen, gje qe mua, fatmirsisht, nuk me mungon.

Po tek ata qe te rrethojne, cfar vlerson me teper?

Thjeshtesine, pa diskutim.

Je per barazine absolute gjinore?

Sado qe mundohem te mos i krahasoj gjinite, prap se prap mbahem pas asaj qe femrat gjithmone duhet te kene perparsi.

Sepse ato jane me te brishta apo sepse e meritojne vertet?

Ne fillim, vjen ajo e para, por jo me pak edhe e dyta, kur sheh se kohet kane ndryshuar dhe femrat jane bere me te forta e me te pranishme ne cdo fushe te jetes.

Hidhemi ne fushen qe e ke po kaq per zemer, gazetarina. Sa po i kushtohesh asaj kohet e fundit?

Mund te them, mjaftueshem, duke marre parasysh qe sapo jam diplomuar ne degen e komunikimit masiv dhe tani ne tetor, do te vazhdoj studimet Master per marrdhenie diplimatike.

Cfar e ben dallimin midis ushtrimit te ketij profesioni ketu dhe ne Kosov?

Nuk do te isha ne gjendje te beja dallimin sepse si ne Kosove, ashtu dhe ne Shqiperi, gazetaria ka filluar te transformohet ne nje forme me demoktratike. Per momentin, ende jemi duke e hulumtuar fufirin e saj.

Si ndihet nje gazetare kur intervistohet nga nje kolege e saj?

(Qesh) Jam munduar gjithmone te jem korrekte me gazetaret, duke e ditur punen e tyre dhe kjo ka bere qe mos te kem ndonje problem me median. Edhe pse disa here ka ndodhur qe kane bere thashetheme, keto thashethemi kane marre aq shume hapesira ne media saqe edhe per publikun, nuk kane qene me interesante.

Kur ke ndertuar nje emer te mire dhe publiku te do e te respekton, i druhesh nje zhgenjimi te mundshem te tij?

Une jam serioze ne pune dhe perpiqem te ruaj emrin qe e kam fituar me pune. Ne jete njeriu gjithmone ka kthesa dhe duhet t’i presesh ato, nese i ben qellimisht apo rastesisht. Megjithate, une jam shume e lumtur qe kam afer vetes publikun qe me ka mbeshtetur gjithmone, ndaj e di qe edhe ne momente me te veshtira, do te me mbeshtes si cdo here.

Cili mendon se do ishte reagimi yt nese ndodh te ngrihesh nje mengjes dhe ta shohesh veten ne faqen e pare te nje gazete, sigurisht, jo per punet e tua artistike, por per ndonje skandal, qofte edhe te sajuar?

Larg qofte, se pari! Edhe nese do te kishte ndodhur, do te kishte qene si rezultat i ndonje keqkuptimi, te cilin nuk do ta kisha marre per mire, sigurisht. Megjithate, sot jetojme ne kohe e shtypit te lire dhe kushdo eshte i lire te shkruaj si te doje, mjafton te mos abuzojne. Me vjen keq qe shpesh abuzohet. Personalisht, nuk jam gjendur dhe nuk besoj te gjendem ne te tilla situata. Perkundrazi, u ruhem shume, ndaj nuk mund te jap nje pergjigje te supozuar.

Je nje lexuese e rregullt e shtypit, e gazetave?

Per shkak te vete profesionit, eshte nje gje qe e kam te nevojshme. Duhet te jem ne korrent te atyre qe ndodhin apo shkruhet, por gjithsesi, nuk u jap shume rendesi. Me pelqejne shkrimet profesionale mbi te gjitha ato me emrin gazetarit poshte. (Qesh) Jam kundra anonimatit.

Po forumet e ndryshme ku flasin per ty, i vizitoni shpesh?

Ndonjehere, kur kam kohe te lire, edhe mund t’u hedh nje sy… e bej, nuk pertoj!(Qesh) Aty shkruajne shume dhe eshte e veshtire t’i lexosh te gjitha, edhe pse do te kisha shume deshire te isha ne dijeni te atyre qe mendojne per mua dhe punet e mia.

Cilesimi si nje nga kengetaret me te mira, te tremb apo te motivon per te ecur me tej?

Normale qe me motivon, por jo vetem kaq, sepse, sado e talentuar te jesh, duhet te dish ta mbash suksesin tend ne cdo menyre.

Po konsumimi, te tremb?

Cdo gje e ka kufirin e vet, ndaj edhe konsumimi u tepert nuk eshte i frytshem per asnje artist.

Pa u zbehur ende suksesi i klipit tend, pason nje tjeter, tashme duet me Turin e Produkt 28… Si t’u be propozimi per bashkpunim dhe sa e ke gjetur vete ne te?

Turi eshte djale shume i talentuar, ndaj edhe e kam pranuar ftesen me shume kenaqesi. Jam pershtatur shume edhe me kengen, qe eshte shume e bukur, ashtu si edhe klipi. Kam marre shume komplimente per kengen. Bravo cunave te Produktit! (Buzeqesh)

Te tre djemte kane zgjedhur nga nje kolege per duetet. Ti do te kishe dashur te kishte rene shorti me ndonje nga djemte e tjere apo je e kenaqeur me zgjedhjen?

Me secilin besoj se do te kisha kaluar po aq mire sa edhe me Turin. sigurisht qe edhe duetet e tjera qe pasuan me djemt, jane shume te bukura dhe mjafte te realizuara.

Cfar mendon per duetet mes kengetarve te shqiperis dhe atyre te kosoves? Po realizohen disa te tilla ne keto kohe. Do te duhej te beheshin me shume?

Sa me shume, akoma me mire, sepse kjo eshte nje pasqyre perpara popullit, se Kosova dhe Shqiperia edhe ne art jane NJE, por nuk eshte e thene qe vetem rep-artistat te na bejne bashke. Do te ishte shume mire nese edhe kengetaret e tjere bejne duete apo trio.

C’te re tjeter kemi nga Vesa, ne planin profesional dhe ate personal?

Shume surpzira! (Qesh) E radhes do te jete ne nentor. Surpriz shume e kendshme dhe shume ndryshe nga ato qe jemi mesuar te shohim.

Je per ndryshimet e thella apo te menduara mire?

Sigurisht qe per ndryshimet e menduara mire. Nese jane te menduar mire, atehere mendoj se ndryshimet ndodhin per mire.

Do te doje te shtoje dicka te fundit?

Pershendes te gjith….
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Interviste me Vesa Lumen
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Kasata Forum :: Art dhe kultur :: Vip-
Kërce tek: