ForumPortaliCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Han: Hungaria vendimtare, vetëm fitorja na lumturon

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
UNKNOWN
H2O
H2O


Male Numri i postimeve : 750
Location : Tokesor
Registration date : 30/09/2008

MesazhTitulli: Han: Hungaria vendimtare, vetëm fitorja na lumturon   9th October 2008, 2:31 pm

Trajneri holandez e konsideron si ndeshjen më të rëndësishme të grupit

Hungari-Shqipëri hyn në fazën më të nxehtë. Në 72 orët e ardhshme do të marrin dorën e fundit të gjitha përgatitjet për këtë ndeshje të shumëpritur, e cila e ka gjetur përfaqësuesen tonë si kryesuese e grupit 1 të eliminatorëve të Botërorit 2010.

INTERESIMI - Një fakt i tillë ka bërë që ekipi kuqezi të jetë në qendër të vëmendjes së medias hungareze, e cila interesohet për "sekretin" e surprizës së deritanishme të grupit. Por më i kërkuar i gazetarëve është pikërisht trajneri i Shqipërisë, Ari Han, një emër shumë i njohur një dhe njëkohësisht shumë i respektuar në Hungari. Madje prania e tij në stolin kuqezi, ndikon edhe në gjykimin e shtypit vendas, që thekson se "Shqipëria do të kërkojë rezultat të mirë, aq më shumë që në stol ka holandezin e famshëm, Ari Han". Por vetë trajneri i shqiptarëve është i përmbajtur në komunikimin me ta.

GRUPI 1 - I pyetur në lidhje me zhvillimet në Grupin 1, në një prononcim të tij për "Magjar Hirlapin", Han nënvizon se do të jenë emrat e mëdhenj, ata që janë edhe favoritët për të vazhduar më tej. "Portugalia, Danimarka dhe Suedia janë ata që do të luftojnë për kualifikim, pavarësisht se për momentin jemi ne në vend të parë dhe jemi shumë optimist, lidhur me mundësitë tona", ka thënë tekniku holandez, i cili spontanisht ka zbuluar se nuk e shikon skuadrën e tij si një plan-prishëse në këtë grup.

OBJEKTIVI - Megjithatë, Han paralajmëron se të tijtë nuk kanë shkuar për formalitet në Hungari: "Në këtë takim dua që, në radhë të parë, lojtarët tanë të jenë në gjendjen më të mirë fizike të mundshme, kuptohet synojmë të mos dalim të humbur. Por, ne do të ishim të lumtur vetëm nëse do të fitonim ndeshjen me Hungarinë është shumë e rëndësishme, mund të jetë ndër ndeshjet vendimtare nëse ne do të arrijmë të fitojmë. Nëse jemi në ditën tonë më të mirë, mund të fitojmë ndaj çdo skuadre. Madje, qëllimi ynë është që të hyjmë për fitore në çdo ndeshje. Hungaria nuk është një kundërshtar shumë i vështirë, madje mendoj se ata janë një ekip i thyeshëm".

ZHVILLIMET - Kombëtarja shqiptare kreu dje dy seanca stërvitore, paradite në 10:30 dhe pasdite në 17:00 në stadiumin e skuadrës FC Veçeshit. Edhe sot pritet t‘i nënshtrohet të njëjtit program. Burime të sigurta pranë Kombëtares bëjnë të ditur, se gjendja e ekipi si psikologjikisht ashtu edhe fizikisht është e mirë, me përjashtim të sulmuesit Hamdi Salihi, i cili vazhdon të jetë në dyshim. Me shumë mundësi, të shtunën kundër Hungarisë, Kapllani do të zbresë nga minuta e parë si sulmues i vetëm i modulit 4-3-2-1. Ndërkohë që i vetmi i konfirmuar deri tani për formacionin titullar është mbrojtësi i krahut të majtë, Kristi Vangjeli.

KUNDËRSHTARI - Problemet në kampin kundërshtar nuk kanë të sosur. Ervin Kumanit pritet t‘i mungoj jo vetëm Bobosh, por edhe lojtari me përvojë, Zoltan Gera, që ka një dëmtim dhe rrezikon formacionin apo dhe vetë ndeshjen. Dyshime ka edhe për Sabolç Hustit dhe Bodorit. Ndërkohë tifozët hungarezë, sipas një sondazhi të bërë, i sugjerojnë Kumanit portierin Laslo Kitelesh në listën e titullarëve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
limona
Vip ne Kasata
Vip ne Kasata


Female Numri i postimeve : 388
Registration date : 02/10/2008

MesazhTitulli: Re: Han: Hungaria vendimtare, vetëm fitorja na lumturon   12th October 2008, 5:52 am

ngushellime per kombetaren qaj ,,,sna mbetet tjeter vecse te mos i humbim shpresat per me tujtje albania
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Han: Hungaria vendimtare, vetëm fitorja na lumturon
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Kasata Forum :: Sporti :: Futbolli Shqiptar-
Kërce tek: