ForumPortaliCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Si të luftojmë viruset në stinën e teshtimave

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
UNKNOWN
H2O
H2O


Male Numri i postimeve : 750
Location : Tokesor
Registration date : 30/09/2008

MesazhTitulli: Si të luftojmë viruset në stinën e teshtimave   9th October 2008, 2:30 pm

Me pak njohuri mund të shmangim shanset për t‘u shndërruar në "viktima" të të ftohtit

Me ftohjen e motit shfaqen edhe shenjat e para të gjendjeve gripale

Ky është momenti më i përshtatshëm për t‘u sëmurur. Qytetet si Tirana, me dendësi të madhe të popullsisë, janë vendi ideal për zhvillimin e viruseve gripalë që "hidhen" sa nga një kontinent në tjetrin në kërkim të të ftohtit dhe "viktimave" të radhës. Një person i rritur zakonisht mund të marrë 2 deri në 5 të ftohura në vit, ndërsa ata që vuajnë më shumë janë fëmijët që shkojnë në shkollë, të cilët jo rrallë mund të sëmuren nga gjendje të ndryshme gripale edhe 10 herë brenda vitit. Kjo kategori njerëzish, për shkak të moshës, ka një sistem imunitar të lëkundur dhe ende të brishtë, duke u shndërruar kështu në një rezervuar të madh infeksioni. Pjesa më e madhe e gjendjeve virale transmetohen në shtëpi, ose nëpër shkolla dhe të rriturit që janë në kontakt të vazhdueshëm me fëmijët janë më në rrezik.

Puthja ok, por lani duart

Me kalimin e moshës, çdokush mëson se si të marrë masa mbrojtëse ndaj të ftohtit, apo viruseve të ndryshme gripale të stinës. Një nga këto masa mbrojtëse është larja e vazhdueshme dhe e shpeshtë e duarve dhe mbi të gjitha mosprekja e hundës, sidomos në publik. Kjo, sepse gishtat mund të ndoten lehtësisht nga viruset dhe t‘i transmetojnë ato po lehtësisht nga një person te tjetri. Kur sapo ke marrë në duar ndonjë virus dhe prek hundën, atëherë nis infektimi që kalon shumë shpejt edhe në zonën e syve. Larja e herëpashershme e duarve mund të shmangë deri në një shkallë të caktuar përhapjen e viruseve brenda familjes. Shpesh mendojmë që në raste të tilla nuk mund t‘i puthim njerëzit e dashur. Në fakt të puthësh nuk ka asgjë të keqe, vetëm se menjëherë më pas duhen larë duart. Virusi "udhëton" në rrugët e frymëmarrjes dhe vendoset në fund të grykës. Vetëm nëse keni një kollë të keqe dhe mukoza atëherë mund të ekzistojë rreziku i transmetimit të virusit përmes puthjes. Viruset e të ftohtit përhapen shumë edhe përmes teshtimave, ndaj kujdes edhe me to. Megjithatë, e vetmja mënyrë për t‘u ruajtur tërësisht nga infektimi është të shndërrohesh në heremit e të mos takosh e prekësh njeri me dorë. Shaka!

Viruset e të ftohtit janë të vështirë që të transmetohen

Viruset e të ftohtit nuk janë shumë ngjitës. Në eksperimentet që janë bërë në kushte laboratorike me individë të shëndetshëm, që i janë nënshtruar një ambienti të infektuar, është vënë re se nuk është edhe aq e lehtë të transmetosh një virus nga një person te një tjetër. Një person është i ndjeshëm dhe i gatshëm për të marrë virusin kur i shfaqen teshtimat e para, rrjedhja e hundëve, apo kolla. Virusi shumëfishohet në qelizat e mukozës së hundës dhe del jashtë përmes teshtimave, apo të folurës.

Disa persona janë më të ndjeshëm se të tjerët ndaj viruseve

Të gjithë njohim njerëz të cilët sëmuren shumë rrallë, ose asnjëherë, që e kalojnë stinën e ftohtë pa pasur problemet që ka zakonisht pjesa më e madhe e popullatës. Këta njerëz nuk është se nuk e marrin infeksionin, por çështja është se nuk i kanë simptomat e njohura. Këta persona përbëjnë një rast shumë interesant studimi. Në sistemin tonë imunitar ka shumë të panjohura dhe ndër to mund të jenë edhe ato që kanë të bëjnë me aftësinë e disave për të mos u sëmurur, sikurse edhe me gatishmërinë e të tjerëve për të pritur me krahë hapur çdo infeksion. Një pjesë e madhe e infeksioneve virale nuk prodhon sëmundje. Ky quhet edhe koncepti ajsberg i infeksionit. Ato nuk shfaqin simptoma dhe kalojnë pa u vënë re. Zbulimi i shkaqeve të reagimeve të ndryshme ndaj infeksioneve është një fushë shumë interesante e gjenetikës që po lëvrohet dhe ende nuk ka përgjigje për shumë pika të mbetura enigmë.

Burrat dhe gratë, reagime të ndryshme ndaj të ftohtit?

Në fakt, nuk ka ndonjë provë konkrete dhe të saktë që të nxjerrë në pah ndonjë ndryshueshmëri të madhe mes sekseve në mënyrën e marrjes së viruseve, ose për sa i përket reagimit ndaj infeksioneve. Por është fakt se sistemet imunë janë të ndryshme. Ai i grave është më i fortë, sepse një gruaje i duhet mbështetje shtesë për të përballuar shtatzëninë, pra rritjen e një krijese të vogël brenda saj. Kjo mund t‘i bëjë sistemet imunitare të femrave më tolerantë.

Stresi mund të të shkaktojë gjendje gripale

Presioni i jetës së përditshme mund të të bëjë më të ndjeshëm ndaj infeksioneve. Eksperimente të kryer te vullnetarë të ndryshëm tregojnë se ata që kanë pasur probleme në shtëpi, ose zyrë, apo në jetën e tyre janë më të prirur që të sëmuren me viroza të ndryshme gjatë stinës së ftohtë. Stresi lidhet shumë me rezistencën e përgjithshme trupore ndaj infeksionit. Sigurisht që nuk dihet ende mekanizmi që e shkakton këtë gjë, por mendohet se ka një rritje të hormonit të kortikosteroideve, që njihen për ulje të rezistencës. Shtimi i stresit në jetën moderne mund të jetë një nga shkaqet kryesore të uljes së rezistencës dhe përhapjes së kollajtë të infeksioneve virale e gripale në qytetet me popullatë të dendur.

Gripi është më i shpeshtë në dimër

Sapo moti ftohet vijnë edhe shenjat e para të gjendjeve gripale. Ne vishemi trashë për të mbrojtur trupin nga temperaturat e ulëta, por nuk mund të arrijmë të mbrojmë temperaturën brenda hundës. Hunda thahet në temperatura të ulëta, apo në ajrin e kondicionuar dhe në këto rrethana viruset nisin të riprodhohen me shpejtësi. Sipas një studimi të fundit, del se individët që qëndrojnë për një kohë më të gjatë në të ftohtë janë shumë më të prirur të sëmuren se ata që e shmangin një qëndrim të tillë. Gjatë këtyre ditëve duhet të përdorim shallet që të na mbulojnë gojën dhe hundën për të krijuar një mikroklimë të ngrohtë.

Ekzistojnë 200 viruse që shkaktojnë të ftohtët

Kur mendoni që po ia hidhni gripit mos u gëzoni shumë, sepse një tjetër mund t‘ju godasë sakaq. Shkaku për këtë është lloji i virusit. Antitrupat që zhvillon organizmi kundër të ftohtit të parë nuk mund të të mbrojnë nga një virus i një lloji tjetër. Gjatë dimrit qarkullojnë shumë lloje virusesh, mjaftueshëm për të të mbajtur mbërthyer të gjitha ditët e vitit. E ndërsa ata janë të llojeve të ndryshme simptomat i kanë thuajse të njëjta dhe ne shpesh kujtojmë se na është rikthyer të ftohtët e jo se kemi marrë një virus tjetër

Të ftohtët dhe humbja e oreksit

Zakonisht, çdo lloj sëmundjeje shoqërohet me ikje të oreksit. Pjesa më e madhe e gjendjeve gripale nuk shoqërohen me ethe. Humbjen e oreksit e nxit prodhimi i disa hormoneve nga qelizat e bardha të gjakut, të quajtura Cytokines që luftojnë infeksionin dhe shkaktojnë ethe, lodhje dhe humbje oreksi. Në përgjithësi, viruset e zakonshme të të ftohtit nuk shkaktojnë një kundërpërgjigje nga qelizat e bardha, por infeksionet e rënda mund ta bëjnë, si për shembull gripi dhe kjo shkakton edhe humbje të oreksit.

Shkaku i simptomave të të ftohtit

Në hundët e njerëzve ka disa sekrecione hundore që shkaktohen nga të ftohtët. Simptomat e të ftohtit: teshtitjet, kolla, rrjedhja e hundës, apo bllokimi i saj shkaktohen nga një kompleks kimikatesh që vihen në punë nga sistemi ynë imunitar, të cilat veprojnë në enët e gjakut, gjëndrat dhe receptorët nervorë. Ato janë pjesë e kundërpërgjigjes inflamatore ndaj infeksionit. Brandykina, një peptid, është një nga këto kimikate dhe është propozuar që të luajë një rol dominant në situatat e të ftohtit.

Shpresa për shërim

Ka pasur gjithmonë shumë interes në gjetjen e medikamenteve që do të mund të frenonin të ftohtin, të paktën pjesërisht, por deri tani askush nuk ka dalë me ndonjë gjetje të duhur. E vetmja këshillë është të ruhesh sa më shumë dhe të konsumosh në periudhat e krizës sa më tepër agrume. Kryesisht përdorimi i vitaminës C mendohet se është parandalues.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Si të luftojmë viruset në stinën e teshtimave
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Kasata Forum :: Shkenca :: Shendeti-
Kërce tek: