ForumPortaliCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 ANTRAKSI, BAKTERI QE TRONDITI BOTEN

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
MISTERIOZJA
Luleshtrydhja Forumit
Luleshtrydhja Forumit


Female Numri i postimeve : 4095
Age : 27
Location : secret
Humor : not bad
Registration date : 02/10/2008

MesazhTitulli: ANTRAKSI, BAKTERI QE TRONDITI BOTEN   6th October 2008, 4:35 am

Antraksi (Bacillus anthracis) ose plasja eshte njebacil qe prodhon spore qe rezistojne edhe me kalimin e viteve ne mjedisin e jashtem.E ka marre emrin plasje nga ngjyra e erret, gati e zeze e njollave qe ai provokon tek te infektuarit.Mikroorganizmat jane te dy llojeve,sferike(ose ndryshe sy) dhe cilindrike(bacile).
Bacilet kane forma te tjera dhe dy prej tyre janeantraksi dhe cingeli. Embrionet zene vend ne lekuren e kafsheve dhe mund ta transmetojne semundjen tek njeriu ne formen e semundjes se lekures.
Ne vitin 1881,Louis Pasteur arriti te zbuse efektin e bacilit antraks(nga I cili vdiq edhe Karl Marks) dhe shpiku vaksinen qe mban emrin e ndaj semundjeve epidemike.
Antraksi mund te perdoret ne formen e tij origjinale ose te perpunohet ne laborator.Mund te manipulohet adn-ja e tij dhe te behet rezistente ndaj antibiotikeve,pra ti beje ata te paefektshem.
Sporet sapo hyjne ne organizem,transformohen ne bakterie qe shumefishohen dhe prodhojne toksine.Kjo hyn ne qarkullimdhe eshte pergjegjese per problemet me te renda qe shkaktohen ne organizem,sepse vret makrofaget ,celulat e sistemit unitar qe luftojne agresionet e jashtme.
Me e rrezikshmja eshte plasja e mushkerive.Jane te pakten 8-10 mije spore te plasjes qe arrijne ne mushkeri.Vdekshmeria varet nga doza,por edhe madhesia e sporeve:sa me mikroskopike ,aq me thelle ato depertojne ne organizem.Kjo eshte forma me e rralle e semundjes.Kur sporet hyjne ne mushkeri lokalizohen aty dhe prodhojne toksinen, e cila hyn ne qarkullimin e gjakut dhe shkakton hemoragji.Simptomat jane te ngjashme me gripin.Ne rast se nuk mjekohet ,vdekshmeria eshte 90-100 per qind , ne rastin kur e merr ndihmen e shpejte dhe kurohet sakte,vdekshmeria mund te zbrese ne 10 per qind.Ne keto raste virusi e humbet edhe percjellshmerine. Rreth 90 per qind te rasteve antraksi prek lekuren.Nese kurohet mire ,vdekshmeria nuk eshte me shume se 1 per qind.Ne mungese terapie ,vdekshmeria shkon deri ne 25 per qind. Semundja zhvillohet nga nje jave deri ne 60 dite nga infektimi.Simptomat shfaqen 1-6 dite pas prekjes. Gastro-intestinale(qe prek stomakun dhe zorret ) hyn ne organizem nepermjet ngrenies se mishit te kafshes .Provokon ethe,lodhje ,shkakton ulcer ,demton stomakun dhe zorret .Vdekshmeria 25-60 per qind. Nese rastesisht e hapni nje zarf me antraks, mos prekni syte dhe fytyren.Lajini duart mire me sapun dhe ferkojini gjate.Mos lejoni pluhurin te hapet ne mjedis.Mbylleni hermetikisht dhomen ku eshte hapur.Te gjithe personat e pranishem ne ate moment duhet ti nenshtrohen kontrollit .Lajmeroni policine. Te gjithe embrioneve qe provokojne plasjen I pergjigjen antibiotiket.Jo vetem ciprofloksacina ,antibiotiku I krijuar per kete qellim , por edhe dozicilina, penicilina, eritromicina, kloramfenikoli,tetraciklina e shume te tjere .Praktikisht ,ne natyre nuk ka embrione rezistente ndaj antibiotikeve.
Eksiston dhe vaksina antiantraks qe aplikohet ne tre faza ,me distance pas 6,12 dhe 18 muajsh.Pak persona jane te vaksinuar dhe mungon nje fushate per vaksinimin e popullsise.
Antraksi eshte perdorur si arme dhe jane pare edhe rezultatet tragjike te disa eksperimenteve:
KINE- - -ne 1937 shkencetaret e ushtrise japoneze perdoren rober kinez per eksperimente.Vdiqen me shume se njemije persona ,si I provave te bera me atraks mortaje dhe kolere
ANGLI- - -anglezet zhvilluan eksperimente me antraks ne vitet 40 ne ishullin Gruinald,duke perdorur kafshet .Ishulli u mbajt I izoluar deri ne vitin 1990,kur nuk paraqiste me rrezik.
BASHKIMI SOVJETIK- - -ne 1979 ,svderlovsk .Dalja e me pak se nje grami sporesh te antraksit nga nje depozite ushtarake shkaktoi vdekjen sipas te dhenave zyrtare te 70 personave,por sipas burimeve josovjetike viktimat ishin me shume se 1000.
IRAK - - -gjate luftes se Kuvajtit ,SHBA -ja vaksinoi mijera ushtare.Zbulimet mbi armet biologjike irakiene kane sinjalizuar qe Bagdati ka prodhuar 18 000 litra spore antraksi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
ANTRAKSI, BAKTERI QE TRONDITI BOTEN
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Kasata Forum :: Shkenca :: Shendeti-
Kërce tek: