ForumiPortaliCalendarGalleryPytësoriKërkoLista e AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuIdentifikohu
Share | 
 

 DUHANI DHE DEMET

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
MISTERIOZJA
Luleshtrydhja Forumit
Luleshtrydhja Forumit


Female Numri i postimeve: 4095
Age: 25
Location: secret
Humor: not bad
Registration date: 02/10/2008

MesazhTitulli: DUHANI DHE DEMET   6th October 2008, 2:31 am

Duhani dhe demet

Duhani gjate djegjes cliron 4 mije lende, qe nga nikotina dhe monoksidi i karbonit (si pergjegjes kryesor per vrasesin nga duhani dhe demtimet e aparatit kardiovaskular) dhe deri te katranet, substancat me perberje benzopireni, kobalti radioaktiv, qe jane nder shkaktaret e kancerit te mushkrive. Ne qofte se do te bejme nje liste te demeve qe shkaktohen drejtperdrejt nga duhani, ato qe influencohen apo rendohen prej tij, ajo do te jete teper e gjate, por le te perqendrohemi mbi demet kryesore. Duhani eshte pergjegjes per te ashtuquajturen "epidemi" te kancerit te mushkrive, sidomos ne gjysmen e dyte te shekullit XX-te, duke cuar kete kancer ne numrin nje te vdekshmerise se kancerit te meshkujt. Te femrat kanceri i mushkrive nuk ka rol paresor ne vdekshmerine, por rreziku prej tij, eshte rritur cdo 10-vjecar me rritjen e perdorimit te tij prej femrave. Eshte vertetuar se per cdo 20 cigare rreziku 15-fishohet. Kryesisht te piresit e duhanit, mosha kur ky shfaq simptonat e kancerit eshte rreth 50-60 vjece dhe prej saj njeriu mund te perfundoje edhe ne nje nderhyrje te mundshme kirurgjike. Por, sic e thame edhe me siper duhani shkakton nje liste te gjate demesh. I ashtuquajturi bronshik azmatik shpeshhere e ka pikenisjen nga duhani. Personat, qe kur gdhihen ne mengjes, puna e pare qe bejne fillojne te kolliten dhe nxjerrin nga goja gelbaze ne sasira mesatare. Te personat qe nuk pijne duhan mushkerite me ane te sistemit ciliar (qelizat me "qime"), vetepastrohet gjate gjithe dites, gje qe duhanpiresit nuk munden ta bejne kur sistemi i tyre ciliar ka dale jashte funksionit dhe mushkrite nuk jane ne gjendje ta nxjerrin gelbazen. Jane keta persona qe semuren me shpesh nga infeksionet pulmonare.Por, demet me te medha shkaktohen ne sistemin kardiovaskular te gjakut.
Duhani mbahet si nje nga faktoret kryesore ne demet Arteriosklerotike te vazove (ngushtimi i eneve te gjakut) qe ne vetvete shkakton semundje iskemike te zemres, infraktin e zemres demtimin e sistemit nervor, si dhe te shume organeve te tjera. Eshte vertetuar se semundjet iskemike jane te pranishme 3.4 per mije, tek ata qe nuk pijne duhan dhe 7.4 mije tek ata qe pijne duhan. Tek ata qe pijne 20 cigare ky rrezik trefishohet. Konsumimi i tepert i duhanit shton rrezikun per vdekje te papritur. Monooksidi i duhanit, nje nga perberesit e tymit, pakeson oksigjenin ne gjak, nderkohe qe nikotina nje nga perberesit e duhanit shton punen e zemres dhe te dyja shpetojne formimin e trombit (mpiksje gjaku) qe ngushton dhe bllokon anet e gjoksit. Ata qe jane konsumatore te duhanit, referojne qe e kane te pamundur per ta lene ate. Kjo eshte pjeserisht e vertete. Nikotina nje nga perberesit e duhanit zevendeson Acetin-Klinen, nje perberes qe ka rolin percjelles te impulsit nervor ne sinops (pjese e sistemit nervor qendror dhe atij periferik). Organizmit, pas lenjes se duhanit i duhet nje periudhe prej 40 ditesh qe te prodhoje sasine e duhur te Acetil-Kolines. Gjate kesaj kohe ish-duhanpiresve i eshte stresuar, nevrikosen edhe nga zhurma me e vogel, kane pergjumesi etj. Por, te gjitha keto veshtiresi kalohen me pak vullnet dhe kembengulje. Pirja e duhanit i shkakton deme edhe aparatit tretes. Keshtu duhani jep rrezik te larte per karcinomen e ezofagut. Kur kombinohet me pirjen e alkoolit ky rrezik shkon150/1ne raport me popullsine jo-duhanpirese. Duhani, duke kontribuar ne vazokonstruksionin (ngushtimin) e eneve te gjakut te stomakut rrit perqindjen per ulceranin e stomakut, nderkohe qe rritet 2,7 here rreziku per kancer-stomakun.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

DUHANI DHE DEMET

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Kasata Forum ::  :: -