ForumPortaliCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Ngadalëson kreu, Tirana bllokohet në Ballsh

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
UNKNOWN
H2O
H2O


Male Numri i postimeve : 750
Location : Tokesor
Registration date : 30/09/2008

MesazhTitulli: Ngadalëson kreu, Tirana bllokohet në Ballsh   5th October 2008, 2:58 pm

Dinamo-Vllaznia ndahen në paqe, Lushnja bën surprizën e javës në Peqin


Kreu i kategorisë njeh
xhiron e ngadaltë të tij
në javën e gjashtë të këtij
sezoni. Bylis është emri
i barrikadës së pakalueshme për
Tiranën, Elbasani mundet në
Kavajë ndërsa Shkumbini bie
viktimë e euforisë dhe i dorëzohet
një humbjeje dramatike në
fushën e tij ndaj Lushnjës. Kurse
Partizani, pas humbjes në Vlorë,
tani prek fundin e tabelës dhe
njëkohësisht zyrtarizon krizën
e thellë që e ka përfshirë në këtë
sezon, ku duket se objektivi jetik
i tyre do të duhet të jetë mosrënia
në kategorinë inferiore.
Bylis - Tirana 0:0
Tirana, skuadra që ka demonstruar
forcën në kryesimin e
tabelës në pesë javët e para, është
bllokuar dje në një barazim 0-0
në transfertën ndaj Bylist. Bardheblutë
ndanë me ballshiotët
nga një pikë, në një ndeshje, ku
mungoi goli i shumëpritur dhe
kjo për meritë të vendasve, ku
trajneri Hysen Dedja duket se ka
bërë të ndihet dora e tij. Slishkoviç
nuk ka pasur shërbimin e Dabullës
dhe të Lilës, ndërsa Memelli
nuk ka fuqi të mposhtë portierin
e ballshiotëve. Megjithatë ky barazim
nuk i ka kushtuar shumë
në tabelën e renditjes, ku ruan
distancën e ndjekësve edhe falë
rezultateve të rivalëve.
Shkumbini - Lushnja 1:2
Është Lushnja ajo që përfiton
në një ndeshje dramatike në
Peqin, duke i shkaktuar Shkumbinit
humbjen e parë sezonale
në shtëpi. Miqtë triumfojnë me
rezultatin 2-1. Turdiu kaloi në
avantazh vendasit me një 11-
metërsh në minutën e 16 dhe
në minutën e 60 del me karton
të kuq pas një ndërhyrjeje të
ashpër në dëm të Bubeqit. Ka
qenë ky i fundit, ai që kishte
barazuar më parë rezultatin në
1-1 në minutën e 44. Pas kartonit
të kuq të Turidut, lushnjarët
e shfrytëzojnë në maksimum
epërsinë numerike ndaj vendasve
dhe në minutën e 78‘ fitojnë
një 11-metërsh, që do të kthehej
në gol nga Gentian Çela. Lushnja
mund të kishte thelluar fitoren,
ndërsa Nora humbi në minutat
shtesë rastin më të mirë për të
barazuar. Shkumbini humbet
kështu edhe vendin e dytë në
tabelë, duke u parakaluar nga
Vllaznia (11) dhe Dinamo (10),
po aq sa Shkumbini, por që pozicionohet
i katërti.
Besa - Elbasani 1:0
Besa mund Elbasanin në
Kavajë, duke fiksuar humbjen
e parë të verdhebluve në këtë
sezon. Ka mjaftuar një gol i Kulit
në minutën e 63-të të kësaj ndeshjeje
nga pika e 11-metërshit,
që kavajasit të shijonin fitoren
e parë në edicionin 2008-2009.
Ndërsa trajneri Ilir Daja triumfoi
kështu ndaj "së kaluarës" së tij,
Elbasanit, që e bëri të famshëm
në Superligë, kur i dhuroi edhe
titullin kampion të Shqipërisë.
Bëhet fjalë për një ndeshje të
ndezur, e cila ka parë vendasit
më këmbëngulës, ndërsa miqtë
të rrezikshëm në kundërsulme.
Nuk kanë munguar raste për
shënim në të dyja portat, por
ndeshja u vendos nga një episod:
11-metërshi i dhënë në dëm
të Elbasanit pas ndërhyrjes së
parregullt të Vrapit, që ndali depërtimin
e Prognit në zonë. Kuli
nuk gabon dhe më pas kavajasit
ruajnë këtë rezultat deri në fund.
Kjo humbje e zbret Elbasanin një
vend më poshtë në renditje me
pikë të barabarta me Flamurtarin
(9 pikë).
Dinamo - Vllaznia 1:1
Barazimi 1-1 ka qenë verdikti
i përballjes më të fortë mes rivalëve
në luftën për titull, Dinamos
dhe Vllaznisë, e zhvilluar në
"Selman Stërmasi". Blutë kanë
kaluar të parët në avantazh me
anë të një autogoli të Smajlit, që
devijoi drejt portës së Grimës një
gjuajtje të Almuçajt në minutën e
15. Për barazimin e shkodranëve
ka menduar Dhëmbi, i cili në
minutën e 59‘ ka kthyer në gol
një aksion të gjatë me kombinime
Sinani-Boadu. Ndeshja për asnjë
moment nuk u ngrit mbi nivelin
mesatar dhe të dyja skuadrat
bënë shumë pak për të merituar
më shumë. Ky është barazimi i
katërt për skuadrën e Daliç në
këtë sezon. Me pikët e ndara
midis tyre, të dyja skuadrat kanë
arritur të ngjiten në tabelë, ku
Vllaznia e shikon veten të dytën
me 11 pikë, ndërsa Dinamo në
vendin e tretë me 10 pikë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Ngadalëson kreu, Tirana bllokohet në Ballsh
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Kasata Forum :: Sporti :: Futbolli Shqiptar-
Kërce tek: