ForumPortaliCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Holandezët, "kundër" kullës së Pizës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
UNKNOWN
H2O
H2O


Male Numri i postimeve : 750
Location : Tokesor
Registration date : 30/09/2008

MesazhTitulli: Holandezët, "kundër" kullës së Pizës   5th October 2008, 5:00 am

Ndërtesa e shekullit XII është matur dhe pretendon të hyjë në librin "Guinness"

Që është e pjerrët është, madje shumë. Vetëm se format e prera dhe pamja ushtarake nuk lënë shumë vend që kjo të dallohet me sy të lirë. E megjithatë, Jakob Van Dijk ka kryer të gjitha matjet dhe krahasimet e mundshme dhe nuk ka asnjë dyshim.

"Kulla e Bedumit është më e përkulur se kulla e Pizës, pra është edhe më e shtrembra në Evropë", siguron holandezi, që dikur ka qenë gjeometër dhe tani është në pension.

Në fakt është e dyta, do të saktësonin me shpejtësi ekspertët që bëjnë matjet për llogari të librit "Guinness" të rekordeve, duke qenë se vetëm para një viti kanë kurorëzuar si mbretëreshë të pjerrësisë në kontinentin e vjetër kishëzën e Surhusenit në Gjermani.

Por këtu, në provincën e sheshtë të Groningenit, askush nuk ia vë veshin këtij arsyetimi. "Është njëherësh çështje kohe dhe pjerrësie, argumenton Jani, një nëpunës bashkie, i cili ka zgjedhur për të ngrënë drekën në një prej stolave të kopshtit që rrethon kullën, e ndërtuar shumë pranë një varreze. "Kjo e jona është e pjerrët që në shekullin XII. Gjermanët vijnë pas nesh prej të paktën dy shekujsh e gjysmë. Edhe kjo është e rëndësishme në garë, apo jo"?

Nuk dihet me saktësi cili qe Valfridi nga Hadersfildi dhe as me çfarë merrej. Ashtu si edhe Radfridi, bashkudhëtari i tij, që të dy i binin kryq e tërthor Frizisë në errësirën e shekullit XII. Nga emri supozohet se Valfridi lindi në Jorkshair të Anglisë dhe ekzistojnë të gjitha gjasat që t‘i përkiste besimit të krishterë dhe të ishte predikues i këtij besimi. Historia e ka ngritur në rangun e martirit, kur u vra pa pikën e keqardhjes nga vikingët, të cilët më pas e kryqëzuan në atë zonë të sheshtë e të lagësht ku sot gjendet veriu i skajshëm i Vendeve të Ulëta.

E megjithatë, sakrifica e tij duhet të jetë përjetuar nga shumë njerëz, duke qenë se popullsia e zonës me shpejtësi ngriti një kishëz në vendin ku u krye masakra. Është pikërisht ajo ku ngrihet sot kambanorja e prirur, Sint Walfridus Kerk.


Gjelbërim e qetësi


Aty pranë ndodhet fshati Bedum, me 10 mijë banorë. Një vend për kartolina, me tre supermarkete, një apo dy pabe, një hotel të vogël dhe, padyshim, me një dyqan biçikletash. Nuk gjendet asnjë restorant i vërtetë, por edhe këtu besimi fetar përjeton ndarjen e doktrinave, duke qenë se martiri mijëvjeçar grumbullon rreth vetes protestantët, ndërkohë që fare pranë ngrihet një kishë katolike me kambanoren që lartohet drejt qiellit me saktësi të admirueshme. Të dhënat historike na tregojnë se një tempull i tretë iu dedikua Rafridit, por u shkatërrua gjatë ditëve të përgjakshme të skizmës.

Nuk do ekzistonin shumë arsye për të udhëtuar drejt këtij fshati, 15 kilometra nga Groningeni dhe rreth 150 nga Amsterdami, në rast se natyra nuk do të kishte vendosur t‘i prishte ekuilibrin kambanores së lashtë. Por edhe kjo do rezultonte e pamjaftueshme në rast se Van Dijku, i fiksuar pas saktësisë, do të kishte zgjedhur t‘i shijonte ditët e qeta të pensionit në ndonjë parajsë në Karaibe, dhe jo të vendosej në Bedum dhe me spango e plumbç në dorë, me nivelues e makinë llogaritëse, t‘i vinte detyrë vetes të sfidonte mitin e kullës së Pizës.

"Monumenti italian është i lartë 55,86 dhe priret me rreth katër metra", saktëson ish-gjeometri holandez. "Kambanorja e Valfridit është 35,7 metra e lartë dhe vuan nga një mungesë ekuilibri që e anon rreth 2,61 metra". Duke pasur parasysh këto të dhëna, arrijmë në përfundimin që në rast se dy ndërtesat do kishin të njëjtën lartësi, "kulla e Bedumit do ishte 6 centimetra më e anuar. Kjo do të thotë, deklaron me ton solemn, se ne anojmë më shumë".

Rekordi nuk është zyrtar dhe, mbi të gjitha, është relativisht i ri. Van Dijku pranon se merita për rekordin e mundshëm holandez duhet t‘u atribuohet teknikëve që drejtuan disi kullën e Pizës (sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet e qytetit italian, falë ndërhyrjeve, kulla tani anon 47 centimetra më pak).

"Deri para pak vitesh anonin ata më shumë, pranon gjeometri holandez. Tani e kanë drejtuar dhe janë të kënaqur, por ne edhe më shumë, pasi tani Piza anon më pak se Bedumi". Asnjë koment mbi kullën e Surhusenit, rivalja "e re" gjermane. As edhe një nënqeshje për atë që do t‘i ndodhë Arjen Robenit, sulmuesit të Realit të Madridit dhe të Kombëtares holandeze, i cili rrezikon të mos jetë më ylli i vetëm i zonës, në rast se rekordi botëror do i njihej kullës së Bedumit.

Pizanët janë të qetë dhe kanë arsye të mira. E dinë që vetëm Sheshi i Mrekullive do të mjaftonte për të larguar vëmendjen nga çdo konkurrent i mundshëm. E marrin pretendimin holandez me filozofi dhe me një dozë të mirë ironie. "E megjithatë jemi të kënaqur që e drejtuam", pranon Xhanluka de Feliçe, sekretar i departamentit të bashkisë, që mbikëqyri punimet për restaurimin e saj para pak vitesh. "Nuk ndjejmë se kemi konkurrentë".

"Kulla jonë është më e bukur", buzëqesh Marko Filipeski, kryetari i Bashkisë së Pizës, të cilit ideja e krijimit të klubit të kullave të anuara i duket tepër dëfryese.

Ka shumë të ngjarë që edhe kryetari i Bashkisë së Bedumit të joshet nga ideja për krijimin e një klubi të tillë. Motoja e përshtatshme do të qe: "E megjithatë anon". Por ama e shkruar në gjuhën holandeze.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Holandezët, "kundër" kullës së Pizës
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Kasata Forum :: Forum i lir :: Diskutime-
Kërce tek: