ForumPortaliCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Danimarka, "qoshja" e njerëzve të lumtur

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
UNKNOWN
H2O
H2O


Male Numri i postimeve : 750
Location : Tokesor
Registration date : 30/09/2008

MesazhTitulli: Danimarka, "qoshja" e njerëzve të lumtur   5th October 2008, 4:59 am

Rezultatet e dy studimeve të fundit u kanë dhënë danezëve një status shumë të veçantë

Sekreti: balanca dhe harmonia që kanë mes njëri-tjetrit


Tre vjet më parë, nëse do të pyesnit një person nga Danimarka për sekretin e lumturisë, me siguri që do të kishit marrë si përgjigje një të ngritur të supeve. Por sot, po t‘ia ribënit të njëjtit person të njëjtën pyetje ka shumë mundësi që të përballeshit me një të qeshur të çiltër dhe me një sërë shpjegimesh. Faktikisht, ata njihen si njerëzit më të lumtur të botës dhe kjo sigurisht që ka ndikimin e vet në gjendjen e tyre të brendshme, që manifestohet dukshëm edhe së jashtmi. Që nga viti 2006, Danimarka, një vend me një popullsi shumë homogjene e me mbi 5 milionë banorë, që ndodhet në brigjet veriore të Evropës, konsiderohet si "qoshja" më e lumtur në botë. Dhe kjo pas një vëzhgimi e studimi të hollësishëm të dy burimeve të ndryshme. Rezultati i këtyre studimeve ka ndryshuar kryekëput imazhin që ekzistonte për Danimarkën dhe danezët në botë, si një vend ku njerëzit janë të zymtë, të mbyllur në vetvete, të depresionuar dhe kanë numrin më të lartë të vetëvrasjes në të gjithë planetin. Me pak fjalë: mjerë danezët! Në fakt vendi i mrekullueshëm është një model i një bashkëjetese harmonike mes njerëzve të moshave dhe shtresave të ndryshme, që vazhdon të jetojë me buzën në gaz edhe në këtë epokë shndërrimesh të mëdha e globalizmi. Ky rezultat i ri si dhe përqendrimi i madh mediatik rreth tij ka zgjuar një debat të madh mes vetë danezëve në lidhje me këtë fenomen, që i bën ata ndër kombet më me fat në botë. Në fakt nuk është vetëm çështje fati, sepse për të arritur deri këtu, danezëve u është dashur edhe shumë punë dhe përkushtim, e mbi të gjitha një mënyrë optimiste të menduari e të pari të jetës, të cilën e konsiderojnë edhe aleaten më të mirë të suksesit të tyre shpirtëror. "Ky përfundim na ka dhënë mundësinë që të reflektojmë në lidhje me atë çka jemi, dhe ajo çka jemi është një vend i balancuar në mënyrë të përsosur", thotë një pronare e një kompanie turistike. Në fillim të vitit 2006 ishte ajo që kishte qenë prej qindra vitesh: një vend i qetë dhe i stabilizuar, i njohur në botë përmes famës së përrallëtarit të famshëm Hans Kristian Andersen, Kopshteve të Tivoplit dhe kështjellës së famshme, ku Shekspiri vendosi ngjarjet e tragjedisë së famshme të Hamletit. Për sa i përket turizmit, ai ka qenë në rënie të lirë që prej dhjetëvjeçarësh. Të pakët kanë qenë ata që kanë marrë rrugën drejt Danimarkës, për të kaluar ditët e lira edhe pse ai është një vend me një natyrë të mrekullueshme dhe me shumë mundësi për të kaluar një kohë me të vërtetë të paharrueshme. Por ndoshta pengesë është bërë edhe moti me vranësira të herëpashershme. Më pas, në korrikun e atij viti, një studiues i Universitetit anglez të Leiçesterit publikoi listën e vendeve më të lumtura të botës, duke argumentuar e justifikuar të gjitha arsyet e një renditjeje të tillë. Bëhet fjalë për një studim të mirëfilltë, të bazuar në shumë të dhëna. Raporti nxirrte në pah se arsyet e situatës së mirë shpirtërore të danezëve ishin një përzierje e faktorëve ekonomikë, socialë, të kujdesit shëndetësor eksesit në shkollim, standardeve të jetesës. Danimarka ka një sistem shëndetësor tërësisht falas dhe ka një nga përqindjet më të larta të Prodhimit Kombëtar Bruto për frymë. Një nga pikat e forta të saj janë edhe shkollat, të gjitha të cilësisë shumë të lartë. Lajmi i renditjes së Danimarkës në krye të klasifikimit për sa i përket lumturisë, u përhap shumë shpejt. Nils Martiny, një student 26-vjeçar i antropologjisë sociale i Universitetit të Aarhusit, qyteti i dytë më i madh i Danimarkës, e kaloi vitin e fundit të shkollimit në Peru duke bërë kërkime shkencore. Edhe aty, lajmi i studimit në fjalë ishte përhapur dhe ishte një nga temat e diskutimit. Sipas Nilsit, ata ishin shumë të çuditur, pasi ideja që kanë kudo, edhe në këtë vend për njerëzit nordikë është ajo e njerëzve shumë të rezervuar dhe shumë seriozë e mbi të gjitha që nuk dinë të gëzojnë jetën si njerëzit e tjerë, duke pasur gjithmonë kryesore zbatimin e rregullave strikte. Por të huajt nuk janë të vetmit që janë habitur me këtë renditje të Danimarkës. Edhe vetë danezët, të paktën disa prej tyre, mbetën shumë të çuditur. Edhe pse në përgjithësi njerëzit janë në gjendje të mirë shpirtërore, ata kanë tendencë që të mos i shprehin hapur emocionet e tyre, sikundër bëjnë rëndom njerëzit në gjerësi e gjatësi të tjera gjeografike të planetit. Danezët si dhe nordikët e tjerë janë më të vetëpërmbajtur, por kjo nuk do të thotë se ata nuk janë të lumtur së brendshmi. Pra bëhet fjalë vetëm për një mënyrë shprehjeje e jo të ndjeri. Megjithatë, rezultati është shumë i vërtetë dhe nuk ka asnjë stisje apo fryrje të tij. Në fillim të kësaj vere, qendra studimore shkencore suedeze, "Vëzhgimi i Vlerave Botërore", e cila përdor një metodologji shumë origjinale dhe të ndryshme nga ajo që u përdor në universitetin britanik, për të nxjerrë renditjen e vendeve më të lumtura të botës, publikoi një studim sipas të cilit edhe një herë danezët ishin njerëzit më të kënaqur dhe më në humor të mirë të planetit. Studimi nënvizonte se shkaqet më të rëndësishme të mirëqenies së vendit janë liria për të zgjedhur jetën që dëshiron të bësh, ekuilibri dhe balanca mes gjinive dhe tolerancë e pakicave. Edhe një herë, Danimarka mori çmimin maksimal. Po çfarë ka Danimarka kaq të veçantë që ne të tjerët nuk e kemi dhe si pasojë nuk ndihemi aq mirë sa ndihen danezët? Arritja e një ekuilibri, balance brenda vetes sonë, sigurisht që është një nga arsyet kryesore. Lumturia në shumë shoqëri nordike, të cilat renditen në krye të klasifikimit në të dyja studimet, qëndron te një kombinim perfekt i forcës ekonomike dhe programeve sociale. Mënyra e funksionimit të Danimarkës mbështetet te taksat e larta dhe te një rishpërndarje shumë bujare e të ardhurave të shtetit te të gjitha shtresat e popullsisë, veçanërisht tek ato që janë më në nevojë. Kjo për amerikanët, veçanërisht përbën një anatemë të vërtetë. Rishpërndarja e të ardhurave të shtetit ka bërë që vendi të ketë një sistem shëndetësor shumë të fortë, të ketë një masë pensionistësh me të ardhura që i sigurojnë një jetë shumë të mirë si dhe shkolla e institucione të tjera publike të nivelit të lartë dhe krejtësisht falas. Danimarka është një vend me kokë, por edhe me zemër. Rrjeti i fuqishëm i sigurisë sociale që "I përkund" danezët që nga momenti i lindjes deri në vdekje është mikpritës edhe për të huajt. Një amerikane 55-vjeçare që vendosi të jetojë në Danimarkë ka mundësi që të konvertojë sistemin amerikan të pensionit me atë danez dhe të marrë më shumë përfitime në vendin nordik. Disa njerëz mendojnë se një nga shkaqet e lumturisë së danezëve është bërja e diçkaje që quhet Hygge dhe që shqiptohet "hooga". Danezët thonë se kjo fjalë është e vështirë që të përkthehet, por ka të bëjë me konceptin e një ndjenje dashurie dhe lidhje të veçantë familjare. Esenca e tij është të lënët e gjërave në rrjedhën e tyre, relaksimi i plotë i mendjes dhe trupit dhe kalimi i një kohe sa më të gjatë me familjen e mbi të gjitha kryerja e aktiviteteve të përbashkëta. Por cilat do qofshin arsyet për lumturinë e danezëve, të dy studimet e fundit tregojnë qartazi një gjë: përveç gjithë përparësive ekonomike e sociale, ka diçka në and-në e danezëve që i bën ata ta shohin dhe përjetojnë ndryshe jetën, madje kanë edhe diçka që nuk e kanë skandinavët e tjerë dhe që mbetet një mister. "Është mistika e kombit tonë. Fqinjët tanë na duan për këtë veçori, por nuk do ta kuptojnë dot kurrë se përse bëhet fjalë".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Danimarka, "qoshja" e njerëzve të lumtur
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Kasata Forum :: Forum i lir :: Diskutime-
Kërce tek: