ForumPortaliCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Dieta “light” në shtatë ditë ...

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
UNKNOWN
H2O
H2O


Male Numri i postimeve : 750
Location : Tokesor
Registration date : 30/09/2008

MesazhTitulli: Dieta “light” në shtatë ditë ...   5th October 2008, 4:44 am

Ke vendosur të humbasësh disa kile të tepërta, të cilat i ke shtuar gjatë dimrit.
Pa u stresuar ja tek është një minidietë e ekulibruar.
Të ndihmon të eliminosh dhjamrat dhe toksinat dhe të rigjesh freskinë.

DITA 1
Mbushe frigoriferin me sallatë, karrota, kos
Menu e ditës
Mëngjes – Një gotë lëng portokalli, 3 feta buke të thekura me marmalatë frutash
Dreka – Makarona me salcë dhe 2 feta ananas
Darka – Pak proshutë, sallatë domatesh, një mollë

DITA 2
Ha me ngadalë: në këtë mënyrë do të ndiesh një gjendje të ngopuri. Mos hezito të përdorësh erëza aromatike (borzilok, koper) për t'i dhënë sa më shumë shije pjatës.
Menu e ditës
Mëngjes – Një kos, një pjatë me qumësht dhe me kornflakes dhe një lugë të vogël mjalt për të shtuar energjinë
Dreka – Një pjatë pilaf, perime të zgarës, karrota të grira, një dardhë.
Darka – Peshk të zgarës, sallatë jeshile me majonez, një bistak rrush

DITA 3
Ngrihu nga tavolina sapo të kesh mbaruar vaktin. Bëj një shëtitje gjatë konsumimit të ëmbëlsirës.
Menu e ditës
Mëngjes – Një gotë qumësht dhe pak mjalt
Dreka – Supë me oriz dhe zarzavate, sallatë me ullinj dhe pak limon, tre mandarina
Darka – Biftek viçi, një pjatë sallatë jeshile, tre kivi

DITA 4
Mundohu të hash në orare fikse për të mos çrregulluar orën tënde biologjike
Menu e ditës
Mëngjes – Një kafe me pak sheqer, tre feta buke me pak gjalp
Dreka – Spageti me salcë domate, pak spinaq dhe një mollë
Darka – Dy feta të holla proshute, një pjatë sallatë, një banane

DITA 5
Për të lejuar që organizmi yt të lirohet nga toksinat e shumta duhet të pish sa më shumë ujë
Menu e ditës
Mëngjes – Një lëng frutash, disa biskota me pak marmalatë
Dreka – Kotoletë pulë, një pjatë me kunguj të fërguar, një portokalle
Darka – Një pjatë sallatë me domate kastraveca dhe dy feta bukë

DITA 6
Menu e ditës
Mëngjes – Një tas me korflakes, kos, një kafe ose çaj me pak sheqer
Dreka – Patate të fërguara me pak ton peshku , sallatë jeshile, qershi
Darka – Peshk në tavë, sallatë me domate pak bukë

DITA 7
Mundohu të shtosh aktivitetin fizik, ec të paktën 30 minuta. Nëse nuk ke humbur as një kile, atëherë zgjaye dietën edhe një javë.
Menu e ditës
Mëngjes – Lëng molle, tre biskota me marmalatë
Dreka – Picë me kërpudha, sallatë me misër dhe vaj ulliri, një mollë
Darka – Një biftek zgare, sallatë domate, një dardhë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Dieta “light” në shtatë ditë ...
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Kasata Forum :: Shkenca :: Shendeti-
Kërce tek: