ForumPortaliCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 DHIMBJA E KOKES!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
UNKNOWN
H2O
H2O


Male Numri i postimeve : 750
Location : Tokesor
Registration date : 30/09/2008

MesazhTitulli: DHIMBJA E KOKES!   5th October 2008, 4:42 am

Dhimbja e kokes eshte nje nga dhimbjet me te zakonshme, por edhe nje nga me te nenvleresuarat, madje edhe nga ata qe vuajne prej saj. Rreth 57% te rasteve mjaftohemi duke marre nje analgjezik te pergjithshem, duke gabuar ne trajtimin e vetes. Pse ndodh kjo? Mbi te gjitha sepse nuk njohim tipin e dhimbjes se kokes dhe, si rrjedhoje, eshte e veshtire te gjendet kurimi i duhur. Perpara se te marresh nje tablete, eshte e nevojshme te kuptosh gjithmone se me cfare dhimbjeje ke te besh. Ne kete menyre, do te jesh ne gjendje te nderhysh me ilacin perkates.

Dhimbja e kokës është një nga dhimbjet më të zakonshme, por edhe një nga më të nënvlerësuarat, madje edhe nga ata që vuajnë prej saj. Rreth 57% të rasteve mjaftohemi duke marrë një analgjezik të përgjithshëm, duke gabuar në trajtimin e vetes. Pse ndodh kjo? Mbi të gjitha sepse nuk njohim tipin e dhimbjes së kokës dhe, si rrjedhojë, është e vështirë të gjendet kurimi i duhur. Përpara se të marrësh një tabletë, është e nevojshme të kuptosh gjithmonë se me çfarë dhimbjeje ke të bësh. Në këtë mënyrë, do të jesh në gjendje të ndërhysh me ilaçin përkatës. Në vijim, do të gjeni një guidë të vogël për të dalluar dhimbjet më kryesore të kokës dhe një listë ilaçesh për kurimin e tyre. Dhe, për të kuptuar nëse pilula “juaj” është ajo e duhura, provoni të bëni një test të vogël: Migraine Act-Assessment of Current Therapy , i cili përmban katër pyetje të thjeshta por shumë themelore, të përgatitura nga një grup ekspertësh europianë.

Mes 150 dhimbjeve të kodifikuara të kokës, 12 janë format kryesore, nga të cilat më të përhapurat janë migrena, cefalea tensive dhe cefalea e përqendruar.

Ja mënyra se si mund t'i dallojmë ato:

Migrena - Një dhimbje e fortë dhe pulsante që godet vetëm një pjesë të kokës, keqësohet njëherësh me mundimet fizike (ndonjëherë mjafton një lëvizje e thjeshtë e kokës) dhe shoqërohet me marrje mendsh, të vjella, bezdisje nga drita, zhurma dhe erëra të veçanta. Kriza e provokuar nga një zgjerim i tepërt dhe i papritur i enëve të gjakut në kafkë, mund të zgjasë nga 4-72 orë dhe ka tendencë të rikthehet. Ata që janë me fat i lajnë hesapet një herë në gjashtë muaj, të tjerë çdo muaj dhe madje edhe çdo javë. Gratë vuajnë më së shumti nga një dhimbje e tillë.

Cefalea e përqendruar - Kjo është forma më e dhimbshme, por edhe më e rralla; ajo godet një në 1000 vetë, veçanërisht meshkujt. Është një dhimbje që zgjat pak, nga një çerek ore deri në tre orë, por mund të jetë e padurueshme. Cefalea e përqendruar godet syrin e mollëzat dhe goditjet e saj nuk janë kurrë të izoluara. Ato shfaqen në periudha dhe orë fikse: për shembull, gjatë çdo ndryshimi të stinëve dhe gjithmonë në mëngjes e në mbrëmje.

Cefalea tensive - Ky është “rrethi klasik në kokë” (një lloj kaske therëse që e shtyp kokën) dhe nuk është kurrë shumë e fortë. Një dhimbje e tillë varet nga një shtrëngim i madh i muskujve të qafës apo të shpatullave, që shkaktohet nga qëndrimi jo i mirë, nga përtypja, por edhe nga stresi dhe lodhja. Thuhet se simptomat nuk janë gjithmonë të qarta dhe dhimbje të ndryshme të kokës mund edhe të bëhen së bashku. Atëherë, si mund të kuptojmë se cilit grup i përket dhimbja jonë? Nëse vuani shpesh, sistemi më i mirë është të mbani një ditar ku mund të shënoni numrin e goditjeve, frekuencën e tyre dhe tipin e dhimbjes. Më pas, këtë ditar mund ta çoni tek një specialist që ta shohë dhe të japë diagnozën e duhur. Në rast se dhimbja e kokës është rastësore dhe jo edhe aq e fortë, ditari nuk ka çfarë duhet, por një kurë është e nevojshme. Sado kronike apo kalimtare të jetë, çdo dhimbje koke ka ilaçin e saj “lehtësues”.

Zgjidhja sipas mases:

Është shumë e rëndësishme të ndërhyhet shpejt, madje në disa raste edhe për të parandaluar. Një ndërhyje e tillë shërben jo vetëm për të ulur kohën dhe frekuencën e dhimbjeve, por edhe për të evituar që dhimbja të bëhet kronike. Nëse nuk kurohen, dhimbjet e përsëritura të kokës kanë prirje të shfaqen sërish dhe çdo herë me një intensitet më të madh. Më poshtë jepen emrat e ilaçeve më efikase për këto dhimbje:

Për lehtësimin e migrenës dhe cefaleas tensive:
analgjezikët dhe anti-inflamatorët - Janë ilaçet më të përdorura, me të cilat abuzohet në shumicën e rasteve. Ato arrijnë të bllokojnë çlirimin e prostaglandinave, të cilat janë molekulat përgjegjëse të dhimbjes. Më të zakonshmit janë paracetamoli, ibuprofeni, aspirina dhe indometacina, që është më efikasja për migrenën, sepse është edhe ngushtuese e enëve të gjakut. Megjithatë, këto lloj tabletash janë të përshtatshme për dhimbjet sporadike dhe të lehta, por jo në rast se dhimbja e kokës është e vazhdueshme: në këtë rast, ka rrezik të mbytesh kot së koti me pilula.

Migrena dhe cefalea e përqendruar: triptanët. Ato janë arma më e mirë sepse riekuilibrojnë nivelet e serotoninës, neurotransmetuesit që rregullon qarkullimin e gjakut dhe aktivitetin nervor. Triptanët veprojnë në harkun kohor prej dy orësh dhe mund të merren edhe në momentin kur dhimbja ka filluar. Ilaçe të tilla kanë një avantazh të veçantë: ato nuk luftojnë vetëm dhimbjen, por edhe simptomat e tjera, si marrjen e mendve dhe të vjellat. Nuk ka triptan më të mirë se të tjerët. Efikasiteti i tyre varion nga një pacient tek tjetri. Për të zgjedhur “të duhurin” duhet të kontaktojmë me mjekun. Më i përhapuri është sumatriptani; përveç këtij, në farmaci mund të gjenden edhe rizatriptani, almotriptani dhe frovatriptani. Ky i fundit vepron ngadalë, por efekti i tij zgjat më tepër, prandaj përdoret shpesh edhe për parandalimin e dhimbjes.

Cefalea tensive: qetësuesit. Ilaçe të vjetra si valiumi, të marra në doza të vogla, mund të shërbejnë për të qetësuar muskujt dhe për t'i dhënë fund dhimbjes.

A është pilula e duhur?
Zbuloni të vërtetën me anë të testit...
Për të kuptuar nëse kura që ndiqni është më e përshtatshmja, përgjigjuni me “po' ose “jo” pyetjeve të mëposhtme:
• A funksionon ilaçi që përdorni në mënyrë të vazhdueshme dhe për pjesën më të madhe të dhimbjeve?
• A të zhduket dhimbja brenda dy orëve?
• A jeni në gjendje të ktheheni në gjendje normale brenda dy orëve pas marrjes së ilaçit?
• A ndiheni aq “të mbrojtur” nga trajtimi që bëni sa të mund arrini të planifikoni aktivitetet tuaja të përditshme?
Në rast se i jeni përgjigjur tri pyetjeve me “po”, atëherë terapia që po bëni është e duhura. Përkundrazi, në rast se keni dhënë dy herë përgjigjen “jo”, pilula nuk është e përshtatshme për dhimbjen tuaj. Në këtë rast, është më mirë të drejtohesh tek një mjek për të përcaktuar tipin e dhimbjes së kokës dhe kurën përkatëse.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
DHIMBJA E KOKES!
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Kasata Forum :: Shkenca :: Shendeti-
Kërce tek: